Kunati fillon të zgjedhë kryetarët e parë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kunati më në fund filloi të zgjedhë kryetarët e parë. Në Sarandë, gara ishte e fortë. Në finale dolën dy kandidatë, njëri ishte inxhinier nafte dhe kryetar i Këshillit Bashkiak, tjetri mobilier.

Kunati u ul dhe analizoi me gjakftohtësi gjithë tiparet e dy kandidatëve.

Kandidati i parë që kishte CV të fortë dhe ishte me profesion inxhiner, nuk ja mbushi syrin. Ai kishte qenë qysh para vitit 1997 me PD, dhe Kunati ka një shije të hidhur për këta njerëz. Aq më tepër që atëhere ai ka qenë vetë me PS.

Kandidati i dytë ishte më bindës.

Kunati e thirri në një intervistë personale për të mësuar se çfarë kontributi kishte në PD. Kandidati filloi t’i tregojë:

Me PD jam i lidhur ngushtë që nga viti 2007, kur kam takuar për herë të parë Flamurin. Ai erdhi në Sarandë, se kishte marrë dy apartamente tek Enti i Banesave për dy vëllezërit e tij të pastrehë nga Kukësi, që jetonin në Tiranë. Mu dhimbs tregimi i Flamurit për vëllezërit që donin të shikonin detin dhe rashë në dashuri me PD.

Pastaj Flamuri më ftoi të shikoja apartamentet e tyre dhe t’u bëja disa mobilje.

Mora masat e dy kuzhinave dhe dhomave të gjumit. Ja ndërrova disa herë ngjyrat, derisa arrita tek ngjyra që donte dhe Flamuri.

Kur erdhi puna tek lekët, unë nuk doja t’i merrja asnjë lek. Flamuri këmbënguli të më paguante, por unë i rezistova deri në fund. Flamuri më në fund iku i kënaqur.

Pas kësaj kontaktet e mija me PD ishin të pandara.

Flamuri për çdo gjë që ndodhte në Sarandë më kërkonte mua informacion. Kur kisha ndonjë armik të PD, që fliste lart e poshtë kundër Doktorit, gjeja rastin sikur shkoja t’i bëja mobiliet në shtëpi dhe i raportoja Flamurit çfarë kishte blerë, si e kishte shtëpinë, sa e ka rrogën dhe gjëra të tilla. Pastaj Flamuri niste kontrollet….

Kunati u befasua shumë nga përvoja e tij.

-Një i tillë na duhet, tha me vete…vetëm se qenka mik i Flamurit, na prish punë.

Ndaj vendosi t’i bëjë dhe një test tjetër.

-Shumë dakord me këto që ke bërë. Është kontribut real. i tha Kunati. Po tani, çfarë na ofron ndonjë gjë ndryshe për Sarandën?

-Jam gati të dëshmoj se Flamuri ka blerë dhe disa gjëra të tjera në banesë, por mua nuk më ka treguar, më mban larg, i tha kandidati. Kjo tregon se ai  diçka i fsheh partisë.

-Urime, e meriton postin e kryetarit, i tha Kunati.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Kunati fillon të zgjedhë kryetarët e parë”

  1. Tim Xhelaka says:

    Derr i ndyre,
    si ti edhe ai qe te q. motren ty:

    http://goo.gl/dzFxl9

Lini një Përgjigje te Tim Xhelaka Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *