Mehmedi, shqiptari i parë që shënon në Botëror. Fiton Zvicra

Mehmedi dhe Xhaka pas golit

Mehmedi dhe Xhaka pas golit

Admir Mehmedi është bërë shqiptari i parë që shënon në një Kampionat Botëror, edhe pse për një përfaqësuese tjetër.

Sulmuesi i Freiburg ka shënuar golin e barazimit momental në ndeshjen Zvicër-Ekuador, e cila përfundoi 2-1 për zvicerianët.

Ekuadori kaloi në avantazh pjesën e parë, por sapo ka filluar pjesa e dytë ka qenë pikërisht Mehmedi i futur nga stoli, që ka shënuar me kokë golin e barazimit.

Ai nga i cili pritej më shumë, Xherdan Shaqiri, ka zhgënjyer.

Dhe, për këtë arsye, Zvicra e ka pasur shumë të vështirë, sa që golin e fitores e ka shënuar vetëm në sekondat e fundit me Seferoviç.

Për Zvicrën janë aktivizuar që nga fillimi, duke luajtur për 90 minuta, shqiptarët Valon Behrami, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Ndërkohë, Mehmedi, që rezultoi edhe lojtari më i rëndësishëm, u aktivizua sapo filloi pjesa e dytë.

Me këtë fitore, Zvicra hodhi një hap të rëndësishëm drejt kalimit të grupit.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...