Ministria e Financave çon në Prokurori dosjen për abuzimet me projektet e BE-së

15 Qershor 2014, 19:23Kronika TEMA

Ministria e Financave ka dërguar në prokurori dosjen e Auditit të Programeve të Asistencës, Akredituar nga Bashkimi Europian. Kjo sepse pas përfundimit të auditimit janë vërejtur shkelje në Autoritetin e Auditimit të Programeve të Asistencës, akredituar nga Bashkimi Europian (Drejtoria e Auditit për projektet e BE-së).Gjithashtu është kallëzuar penalisht edhe drejtuesi i agjencisë Pajtim Shehu, i cili mban përgjegjësi për të gjitha shkeljet e evidentuara në tërësinë e këtij raporti, raporton Ora News.

Në njoftimin e Ministrisë së Financave thuhet se “Shumica e shkeljeve të konstatuara në auditim kanë të bëjnë me shkelje dhe parregullsi financiare, të paraqitur nga Titullari i Agjencisë si dhe financierja e kontraktuar. Tre punonjës, në përgjigjet e tyre kanë kundërshtuar të kenë dije, të kenë marrë pjesë apo të kenë firmosur në ndonjë nga procedurat apo transaksionet financiare për të cilat kanë qenë ngarkuar. Vartësit e kanë akuzuar me shkrim se nuk kanë dijeni, as kanë marë pjesë dhe as kanë firmosur asnjë nga tenderta e kryera në 3 vite.”

Grupi i auditit ngarkon me përgjegjësi drejtuesin e agjencisë, Z.Pajtim Shehu për të gjitha shkeljet e evidentuara në tërësinë e këtij raporti, të urdhëruara, kontrolluara, miratuara, dhe firmosura prej tij në ushtrim njëherazi të të gjitha funksioneve të papajtueshme në fushën e menaxhimit financiar, si dhe për të gjitha rastet dhe shumat e konstatuara me dëm ekonomik për buxhetin e shtetit për faj të tij.”

Sipas Ministrisë së Financave lidhur me kontrollin ka rezultuar se “Agjencia ka shkelur rregullat ligjore në fuqi në fushën e menaxhimit financiar dhe kontrollit, prokurimit publik dhe kontabilitetit. Nuk ka mbajtur aktivitetet e magazinës, si rrjedhim asnjë mall i blerë nuk është gjendje, dhe as që mund të provohet dalja ose destinacioni i tyre. Agjencia ka vepruar në kushtet e mungesës së plotë të një sistemi të kontrollit të brendshëm të menaxhimit financiar.”

Nisur nga konstatimet, Ministria e Financave e ka dërguar dosjen për hetim të mëtejshëm në Prokurori, duke kallëzuar penalisht ish-drejtuesin e këtij institucioni të rëndësishëm.Në përfundim, Grupi i auditimit ka dhënë 21 rekomandime për ndreqjen e parregullsive, zhdëmtimin e vlerave të përfituara/paguara padrejtësisht, si dhe për kallëzim penal të rasteve që përmbajnë elementë të veprave penale”, mbyllet njoftimi.

6 komente në “Ministria e Financave çon në Prokurori dosjen për abuzimet me projektet e BE-së”

  1. 1* says:

    Germo Tare, germo, se … qenin e ngordhur do te gjesh. Edhe në se e gjen, nuk ka asgjë për t’u alarmosur. Rrini te qete se askujt nuk i hyn gjëmb në këmbë. Si gjithenjë, organet e drejtesise te baba Saliut do te bejne cfar dinë e cfarë kane bere gjithenje. Hajdutit do t’i japin te drejte dhe ai t’i gezojë milionat e fitura, te rroje i luntur e i gezuar ne vilën e tij ne qytet, ne periferi e ne plazhin e Golemit.

  2. Sali QENI says:

    Nuk me duken aq bindes keta te Ministrise se Finances. S’ka me shqiperia specialiste qe ti tredhe maskarenjt e hajdutet.
    Se eshte e vertete qe ne tendrat ka firma te fallsifikuara. dmth ka dokumenta qe nuk jane autentike, Prokuroria duhet ti kishte arrestuar menjehere.

  3. deni says:

    fjala vetem fjale ………………….

  4. Kastriot says:

    Po keto ose jane debila, ose jane shume te zgjuar e duan te fshehin gjurmet. Pse nuk kontrollojne CFCU e . Aty sapo ka fituar tenderin 1 milion euro kompania e keshilltarit te Berishes.

  5. brumbulli says:

    Nusja e Telitit e paska denoncuar. Plerat

  6. Goni says:

    Po te flasesh per CFCU aty hajdutlliku eshte ulur kembekryq. Banda elite e hajduteve te ministrise se financave quhet kjo drejtori. Nuk kontollohet CFCu se leket e pazareve ndahen tek ministri financave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje