Nga ndalimi i fesë, te vizita e Papa Gjon Palit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

papaPër 23 vjet me radhë, Shqipëria nën drejtimin e regjimit komunist i shpalli luftë të hapur Zotit. Në vitin 1967 Enver Hoxha nisi goditjen dhe prishjen e të gjitha objekteve fetare, ndërsa më herët ishin burgosur dhe internuar dhjetëra klerikë të tre besimeve. Për më shumë se dy dekada, komunizmi shkëputi lidhjen e shqiptarëve me zotin dhe e shpalli vendin ateist, raporton Vizion Plus. 

Pas viteve ’90, rikthimi i fesë dhe e drejta e besimit në Zot ishte një nga ndryshimet e mëdha. Toka që kishte larguar Zotin u bekua në 25 prill të 1993 nga Papa Gjon Pali i Dytë. Menjëherë pas zbritjes nga avioni Ati i Shenjtë puthi tokën shqiptare. Pas më shumë se dy dekadash, Shqipëria ish-komuniste dhe ateiste i kthen sytë nga Zoti. I pari Papë që vizitonte Shqipërinë i shoqëruar nga Nënë Tereza, gjatë fjalës se tij në sheshin “Skenderbej” në Tiranë u foli shqiptarëve se pas asaj që kaluan duhet të shikonin përpara. Pas kesaj vizite nisi rimëkëmbja e feve në Shqipëri dhe rikthimi i besimit në Zot. Ndërsa  nga Vatikani, Papa Vojtila në përshëndetjet Urbi Et Orbi, në të gjitha gjuhët e botës përshëndeste edhe në gjuhën shqipe. Ndërkohë këtë shtator, vizita e paralajmëruar e Papa Françeskut do të jetë e dyta e Atit të Shenjtë në Shqipëri, pas asaj të Papa Vojtiles e cila riktheu besimin e shqiptarëve në zot.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

15 komente në “Nga ndalimi i fesë, te vizita e Papa Gjon Palit”

  1. safeti says:

    Bravo Berisha, arriti te sjell per here te dyt Papen ne Shqipri.

    1. populli says:

      Mesjetaret nuk mund te sjellin Pape ne Shqiperi o Safet dereziu. Papet vijne se kane program global jo fisnor e safetor e tropojan.

    2. Vlora1912 says:

      E drejt Safetovic…Bravo Berr isha qe na solle Papen!!!!!!

      Heren e pare Papa Vojtila erdhi ne Shqiperi rreth 1 vit pasi Zhdukem Enveri(Sistemin qe ai ngriti).

      Heren e Dyte Papa Francesku vjen, fiks 1 vit pasi zhdukem nga pushteti Salehun, Bastardin e Vuqidolit.

      Te jet koicidenc vall qe Papet e vizitojne Shqiperine kur ajo fiton lirine?????

    3. Sokrati says:

      te majtet jo vetem hoqen besimin por edhe i ndiqnin ne menyrat me cnjerezore.

    4. ILIRET says:

      Nuk besoj te jesh Safeti i vertete, sepse ai nuk ban gafa te tilla. Sali Berisha me 1968 ka mare pjese me kazem ne dore per prishjen e kishave dhe xhamijavet. Ka edhe foto per kete.
      Prandaj mos e ngaterro Berishen me fene. Ai asht nji heretik, qe kisha do te digjte ne turren e druve.

    5. arben. says:

      Bravo berisha??? O safet ty duhet te te cojne te spitali nr 5
      Berishajt nqs e ke vene re respektojne cdo gje te fese islame dmth jane besimtar dhe praktikant te asaj feje. Qe shkurt do te thote qe kushdo qe nuk eshte mysliman eshte i pafe dhe do digjet ne ferr. E ke pare ndonjehere kryesine e PD sa te krishtere ka?? Thuaj shyqyr qe basha me salen jane zene keq keto kohet e fundit dhe qe me.kete rast te ikin te dy per lesh

    6. Kosovar says:

      Kunder pergjigje e fuqishme e vatikanit kunder POPAVE Ortodokse qe nxine shqiperin dhe krye Popit te Ortodoksis Bartolomeut te Stambollit. Rrofte Papa dhe Vatikani perndimor vdekje Bartalomeut dhe Ortodoksis lindore.

  2. tourkofagos says:

    mallkuar qofte kujtimi i turkoshakut E.Hoxha,njeriu qe shkerdheu nje komb te tere,njeriu/kafshe qe s’duhet te ket as varr……..

    1. talil guri says:

      varre mos paci ju muzhaidinet e katapultuar nga berrisha.enveri nuke urreu sanji fe.enverit do ber varri prej floriri qe nuke ezistonin muzhaidin si puna jote.

  3. milo koka says:

    Prandaj beme hajer keto 23 vjet ne shqiptaret se na bekoj papa Gjon Pali, ky qe do na bekoj ne shtator do na bej qe ta hame njeri tjetrin me zi se kanibalet

  4. Faikonica says:

    Na vlen kjo vizite per ststus.Por nga ana tjetr, duhet te kena ndoj problem te madh na shqiptaret…dy vizita papesh per 21 vjete!!!!Lajm i madh,por a po dime ta lexojme?

  5. tini says:

    per mua papa eshte njeri si te gjthe ne ,nuk e di dhe se kuptoj pse quhet i shejte .po te jete aq i drejte ai papa pse nuk publikon raportin e abuzimeve me femijet qe kan ber prifterijte katolike

  6. tax says:

    Rrofte Enver Hoxha,qe ndermjet te tjereve shkerdheu edhe papen!

  7. Te Rinjte e Tropojes says:

    O turkofak you! Papa tha shikoni perpara, jo vini komunistet prara.

  8. alba says:

    Absurdi Shqiptar qendron ne faktin se eterit prishen kisha e persekutuan klerike,ndersa bijte presin Pape e vizitojne Vatikanin sikur te ishin besimtare te lindur.

Lini një Përgjigje te milo koka Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *