Shënon Messi, Argjentina fiton ndaj Bosnjës

argjentina-bosnjeArgjentina startoi me fitore minimale me rezultatin 2:1 ndaj Bosnje Hercegovinës, në ndeshjen e parë të grupit F të Kampionatit Botëror. Argjentinasit bënë lojë më të mirë dhe si rrjedhojë fituan tre pikë të rëndësishme. Bosnja debutoi me humbje, por me lojë nuk dëshpëroi, madje herë pas here ka qenë mjaft e rrezikshme për rivalin.

Në minutën e 3-të, Kollashinac shënoi autogol, pasi topi i bie në këmbë dhe futet në rrjetën e portierit Asmir Begoviç. Pas dhjetë minutave, Izet Hajroviç, pati rastin më të mirë për të kthyer barazpeshën, por portieri Romero qe më i shpejtë dhe nuk lejoi prekjen e rrjetës.

Në pjesën e dytë, Aguero në minutën e 55-të pati një rast ideal, por gjuajtja e tij nga rreth 12-13 metra shkoi lart mbi portë. Edhe në minutën e 60-të, Aguero në pozicion të favorshëm  dështoi. E ndërsa Aguero dështoi në dy raste, Lionel Messi, futbollisti më i mirë në botë, pas një veprimi mjeshtëror në mes disa lojtarëve boshnjak, nga rreth 20-21 mjetra, gjuajti fort, topi goditi shtyllën pingule dhe futet në rrjetë 2:0 në minutën e 65-të.

20 minuta mëpas, Pjaniç ka gjetur të zbuluar Ibishevicin, i cili pa vështirësi nga afërsia  mposhti Romeron duke ngushtuar rezultatin në 2:1. Argjentina më 21 qershor ballafaqohet me Iranin, ndërsa sonte (në orën 21.00) luhet takimi tjetër i këtij grupit Iran-Nigeri. Bosnja me 22 qershor përballet me Nigerinë.

Statistikat e takimit Argjentina-Bosnja 2:1 (1:0)

Stadiumi “Maracana”, Rio de Janeiro.
Gjyqtar: Joel Aguilar (Sllovakia).
Shikues: 75.000.
Shënues: Kollashinac (3′-autogol), Messi (65′)-Ibisheviq (85′).
Kartonat e verdhë: Spahiç.

Argentina: Romero, Zabaleta, Campagnaro (Gago 46′) Federico Fernandez, Garay, Rojo, Maxi Rodriguez (Higuain 46′), Mascherano, Di Maria, Messi, Aguero (Biglia 87′).

Bosnia-Hercegovina: Begoviç, Mujdzha (Ibisheviq 69′), Bicakshiç, Spahiç, Kollashinac, Beshiç, Hajroviç (Vishça 71′), Pjaniç, Misimoviç (Medunjanin 74′), Luliç, Dzeko.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Shënon Messi, Argjentina fiton ndaj Bosnjës”

  1. Muhamet Begu says:

    Mesi si mi vc-je perpara,cunave shtatlarte boshnjak,BIH duhej te fitonte

  2. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    “Muhamet Belegu” !
    Ti mund te shkruash SI dhe CFARE te te doje qejfi ,por si mund te luante ndryshe ARGJENTINA kunder nje ekipi qe lojtarin me shtatshkurter e kishte 1 meter e 92 cm !
    Pavaresisht kesaj ARGJENTINA nuk luajti mire kunder Bosnje-Herxegnovit.
    Ne shumicen e kohes posedimin e topit dhe aksionet i kishte Bosnja .
    Nga ana tjeter kjo ndeshje tregoi se Argjentina ,nisur nga ato ckemi pare deri m etani eshte me dobet se Hollanda,Italia ,Franca dhe ndonje ekip tjeter qe mbahet si pretendent .
    Di Maria luajti mire por jo si tek REALI ,nuk bindi ,kurse ai palacua AGUERRO ,tregoi se eshte lojtar mediatik dhe nuk ka kurrfare intelekti.
    Higuain gjithashtu nuk ttregoi asgje nga arsenali i tij .
    Ne se keni qene te vemendeshem vetem MESSI luante si ne mes-fushe dhe ne sulm ,kjo vetem per tu mbyllur gojen skeptikeve qe i lidhin performancat e MESSIT me dyshen XAVI-INIESTA .
    Kjo ndeshje tregoi se pavaresisht kritikave ,ARGJENTINA u paraqit mire kolektivisht ne mbrojtje.
    Ishte ndeshje e pare dhe MESSIT i duhej qe te ruhej nga SHKELMAT e KAFSHEVE te Bosnjes ,megjithate nisur nga kjo ndeshje ,une nuk e shikoj as ARGJENTINEN sikurse nuk shikoj as ITALINE ne mesin e pretendenteve per kete Boteror ,te cilin sikurse e kam theksuar edhe me pare ,por qe nuk kam gjetur KUNDERSHTUES une e shikoj se ky Boteror i eshte Shitur BRAZILIT nga BLATERI .
    RRemujerat qe behen ne Brazil,ne perleshje me policine ,ne mos te mire orkestruara nga Organizmi me i larte i F.I.F.A-s ,i sherbejne kesaj strategjie .
    Ju lutem keni per te vene re se si do te SIMULOHEN ekipet pretendente per ne TETESHE ,ku do tu jepen te gjitha hapesirat per te kaluar turin me te gjitha manovrat .
    Keshtu do te ndodhe !

  3. nardone says:

    Nuk e kuptoj si luajti me mire se Bosnja, atyre i rrofte Mesi se ishin nje ekip ordiner.

  4. elinor says:

    Mesi lojtari me i mire ne bote?!! Nje nga me te miret ndoshta por….me i miri?! :/

  5. Kosovar says:

    Boshnjaket kan luajte perfekte me mir se bythe zite e Argentines

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *