Kunati teston partinë për shërbimet seksuale për një vend pune

19 Gusht 2014, 21:28Antena TEMA
Kunati teston partinë për shërbimet seksuale për një

Kunati vendosi ta bëjë më profesionale fushatën kundër rastit të Sarandës. Për herë të parë ai vendosi të tregojë diferencën që ka mes partisë së tij dhe PS në këtë pikë. Për këtë, nisi një letër për gjithë gratë dhe vajzat e PD dhe u kërkoi atyre nëse u kishin kërkuar seks në shkëmbim të vendit të punës.

E para që i telefonoi ishte Albana.

-Më duket provokative, tha. E para, s’ke pse hap plagë të vjetra. E dyta, pyetja është ndërtuar gabim.

-Po si mund ta ndërtojmë, tha Kunati.

-Ti i ke pyetur a u kanë kërkuar seks kur u kanë marrë në punë, tha Albana. Kjo i bie që ne të denoncojmë demokratët. Se mund të të vijnë përgjigje nga Ministria e Kulturës, Bashkia e Kamzës, Posta Shqiptare, Ministria e Bujqësisë, Ekonomisë, e Jashtme, etj. Dhe mund të krijosh një imazh të gabuar për gratë dhe vajzat demokrate.

Pyetja e drejtë do të ishte a u kanë kërkuar seks tani, që të mos u kapë reforma. Me këtë pyetje ne zbulojmë perversët socialistë, se me pyetjen që ke bërë ti, zbulojmë demokratët.

-Ke të drejtë, tha Kunati. Kjo duhet korrigjuar.

Pas Albanës, i erdhi një mesazh kërcënues nga Mziu.

-Më njoftuan për emailin tënd drejtuar anëtarësisë. Unë e di që ti nuk e kishe me qejf zgjedhjen time, pasi unë fola me Zenin dhe jo me ty. Por mua nuk më dëmton dot me këto k… që bëjnë denoncime. Unë me zor s’kap njeri. Kush do të punojë me mua, duhet të jetë e gatshme për atë punë. Kush nuk do, të ikë. Unë me zor s’kap njeri.

Pas Mziut mbërriti një email nga Kilja i Postës.

-E lexova atë emailin tënd. Ma dërguan ca punonjëse të mia, që janë ende në punë. A e di ç’më shkruanin apo jo? Më thoshin tek ty erdhëm me qejf, po si t’ia bëjmë tani se ky që ka ardhë o çun e ri e dro s’na pranon. Ke gabuar që provokon demokratet në këtë pikë. Unë për vete të kam dalë besnik në rastin e Durrësit. Nuk di ku të ka mbetë qejfi.

Në fund mbërriti dhe një email, që ai kishte frikë. Ishte nga Pango.

“Më kishin thënë që je një b…q…, por mendoja se e thonin nga zilia. Ti s’mund të provokosh tani pas pesë vjetësh përsëri për çështjen time. Luli dhe Doktori më shitën një herë dhe nuk ua harroj. Por dije se po u kruajtët prapë, kam për t’ua kthyer dyfish. Se dhe nëse ia kam kërkuar ndonjërës që ka ardhur në punë, burrë jam, por atë që keni bërë ju, s’e kam bërë. Po ua mbajti, nisuni një letër burrave demokratë dhe pyetini me ç’kushte u pranonte Luli në punë në ministri, të krahasohemi kush është më burrë”.

Kunati u shastis fare nga reagimi.

Vendosi të bëjë një email të dytë, ku të anulonte të parin.

“Të dashur gra dhe vajza demokrate. Ka ardhur gabimisht një email nga adresa ime tek ju. Teksti është gabim. Luteni mos e konsideroni. Desha të pyesja a ju ka kërkuar njeri shërbime seksuale për të mos u kapur reforma, tani që priten shkurtimet në shtator? Nëse po, na njoftoni menjëherë. Person kontakti është Arben Ristani”.

Ende pa e mbyllur emailin, vjen përgjigja e parë.

-Ju lutem, jini më të qartë. Çfarë na këshilloni të ruajmë, idealin e partisë apo vendin e punës?

7 komente në “Kunati teston partinë për shërbimet seksuale për një vend pune”

  1. Tarasi says:

    E-mailit te fundit Kunati ju pergjigj aty per aty :

    Ruani zogun nga Koçua and Co.

  2. Egi says:

    Ahahaha…. dreq je ti mero, po pyt me mire keto qe kane hy ne pune tani se ta shpjegojne si funksiono ?

  3. cin cini says:

    edhe kjo ishte per te fshehur miliona euro te fullanit qe ju ka llene te dy partive. te hapin nje lajm te ri. ku ishin keta te pd per zotin minister a decan PANGO para dy vitesh,cka u be me te as gje, dhe tashti as gje sdo behet nje gjobe kush e denoncoi, e hani e pini sa te mundeni

  4. lisi says:

    Vendin e punes mendoj une.

  5. laramani njengjyresh says:

    Aahaha, e forte kjo, dmth dy te forta!
    – … me c`kushte pranonte Luli burrat demokrate ne pune?
    – … te ruajme idealin apo vendi e punes, tua japim socialistëve apo jo hahahaha
    Po si u pergjigj Kunati, tua japin apo te rruajne idealin – ta rruajne sigurisht hahahaha

  6. Dumdum Kopace says:

    Kunati osht ma I qut se ju te gjithe pergjigja e tij ishte:Mbroni edhe vendin e punes edhe idealin hahaha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje