Kunati, letër proteste ndaj Edi Ramës

Pasi dëgjoi konferencën për shtyp të Edi Ramës, Kunati u ul dhe shruajti një deklaratë për shtyp kundër qëndrimeve të tij, të cilën e shpërndau më pas për mediat.

Në deklaratë thuhej:

Kryeministri Edi Rama ka treguar dhe një herë sot fytyrën e tij prej demgagogu, duke u përpjekur të anashkalojë problemet e mëdha që ka vendi dhe t’i mbulojë ato me propagandë.

Prej disa ditësh, Edi Rama po i kërkon Lulzim Bashës dorëheqjen nga kryetar bashkie, për shkak të një leje që unë kam dhënë tek Liqeni. Siç e dimë të gjithë, pushtetet në Shqipëri janë të ndara dhe bashkia është një institucion i pushtetit lokal, që buron nga populli.

Edi Rama as ka të drejtë dhe as është në nderin e tij t’i kërkojë dorëheqje kryetarit të bashkisë.

Por duke qenë njeri me dy fytyra, ai e tregoi veten gjatë konferencës për shtyp. Kur e pyetën përse nuk i kërkon dorëheqje Fullanit, ai tha se nuk mund t’i kërkojë dorëheqje pasi është institucion i pavarur. Është njësoj, tha, sikur t’i kërkoj dorëheqje Bujar Nishanit apo Zaganjorit.

Po mirë mor zoti kryeministër, po kryetari i bashkisë së Tiranës nuk është institucion i pavarur?

Si guxon t’i kërkosh dorëheqje atij për një leje ndërtimi, ndërkohë që pushteti ynë buron nga populli dhe nuk paske të drejtë t’i kërkosh dorëheqje guvernatorit kur pushteti i tij buron nga shumica në parlament?

Këto janë propagandë e pastër zoti kryeministër, por populli shqiptar nuk e ha më.

Është e vërtetë që unë kam dhënë një leje tek Liqeni, por nuk është e sigurt se aty ka ndonjë fitim të madh. Ne kemi gati dhe pesë leje të tjera. Nëse kjo leje nuk na ecën, nuk kemi për t’i ndërtuar të tjerat. Po qe se kjo na ecën, atëherë do të thotë se populli i do ato ndërtime dhe do të vazhdojmë, pasi pushteti ynë buron nga populli.

Po ashtu dëgjuam zotin Rama të justifikonte zyrat e punës së Koços në Sarandë, Vlorë dhe Vranisht, ndërkohë që tha se dhe ai vetë kishte një zyrë të vogël se aq mundësi ka. Po mirë mo zoti kryeministër, sipas teje Koçoja është duke sakrifikuar më shumë se ty për Partinë Socialiste që ka më shumë zyra?  Se ai nuk thotë që i paguaj, por thotë që i ka vullnetarë. Po qe se i ka vullnetarë, si ka mundësi që vullnetarët shkojnë më shumë pas Koços se sa pas teje që je kryeministër? Kjo na duket pak e pabesueshme. Ne e njohim ndikimin e madh të Koços në parti, por jo deri aty që ti të jesh më pak popullor dhe më pak i besueshëm se Koço. Po të jetë kështu, atëherë jep ti dorëheqje dhe ta marrë Koçoja partinë, nëse është e vërtetë që vullnetarët shkojnë më shumë pas Koços se sa pas teje.

Edhe një gjë të fundit. Meqë thoni që zyrat janë të deputetit dhe deputeti është i popullit, i thuaj Koços mos t’i hapë ato brenda degëve të Partisë Socialiste, se demokratët e kanë bezdi të shkojnë të qajnë hallet tek Partia Socialiste. Aq më tepër tani që kanë dalë dhe llafe.

REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “Kunati, letër proteste ndaj Edi Ramës”

      1. rita says:

        Hems keq te kesh njerez te degjojne keq jo

        1. rita says:

          Po me mire ti takosh perdite njeeezit apo mos i takosh fare?

      2. rita says:

        Po me mire ti takosh perdite njeeezit apo mos i takosh fare?

  1. genti says:

    Hahaha kjo eshte autogol I rames

  2. - homeri- says:

    – cinizem i plote … bjeri pragut te degjoi dera…

  3. Tarasi says:

    Qesh e ngjesh … Edi Rames!

  4. laramani njengjyresh says:

    Kunati e ka emrin Mero me duket….
    Mire e ke, te kthyen shpinen, ktheju reston! Perndryshe te mbajne per budalla.

  5. al_man says:

    mamadhia qethi desh , na u be nje mal me lesh ,beri triko e fustan me lesht nga deshet tane.

  6. DeAlfa says:

    Intervista e zotit K/minister sot le shume per te deshiruar ! FULL-HAJIN, nuk e heqim dot sepse Banka
    eshte institucion i ”pavarur” edhe kur vjedh thesarin e popullit shqiptar, President sakati nuk e heqim se
    eshte institucion i ”pavarur” ,megjithese eshte i varur, ULOKU, prej koqeve te Sali Fasllic Milloshit, orga-
    net e ‘drejtesise” ,idem .Po Parlamenti, zoti K/minister cfare kopetencash ka ? Apo te mbushi sallen me
    ”gazra helmuese” !? Dhe se fundi , zoti K/minister po votat qe ju dha populli per cfare nevojiten ?! Apo
    per te marre kolltuqet dhe ”adios pampa mia ” ! O tempora, o mores ! Quo Vadis ?????????
    Se fundi , artikulli i zotit Mero ,si gjithemone ve ”gishtin” ne plaget e popullit ”via crusis” shqiptar …… !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *