Studiuesi Altimari: Ja pse festa e 7 Marsit nuk ka domethënie për shqiptarët

altimariRilindjes Kombëtare Shqiptare brenda trojeve etnike i ka paraprirë një rilindje shumë më e hershme. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Shkollën e Parë Shqipe. Sipas studiuesit Francesco Altimari, 7 marsi i vitit 1887 nuk është data kur është hapur shkolla e parë shqipe. Në javën e dytë të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, ai ka shpalosur fakte të reja në lidhje me këto çështje. Altimari ka mbajtur ligjëratën me titull “Jeronim de Rada, rilindjet arbëreshe dhe zanafilla e Rilindjes Kombëtare Shqiptare”.

 

“Rilindja e parë fillon në Itali me dy seminare kishtare të kishës arbëreshe. Seminari i parë është ai i Kosilit në Kalabri, në vitin 1780, e më vonë vjen seminari i arbëresheve të Palermos”, tha Altimari.

Sipas tij, nuk do të kishte pasur rilindje të dytë pa të parën. Altimari thotë se rilindja arbëreshe para asaj shqiptare kishte ardhur si nevojë e intelektualëve arbëreshë, të cilët në të shumtën e rasteve ishin me formim kishtar, pra ishin priftërinj.

Për Altimarin, arbëreshët kishin nevojë për më shumë njohuri për identitetin e tyre.

“Ata grumbulluan materiale për të parë prejardhjen e tyre. Ky proces filloi në seminarin arbëresh të Sicilisë”, ka thënë ai, teksa ka shtuar se Atë Gjergj Guxeta kishte rol kyç në këtë seminar e po ai më pas solli një ideologji të mirëfilltë në raport me atë se kush ishin arbëreshet.

“Arbëreshët nuk janë grekë, sado që kanë rite të përbashkëta, por nuk kanë gjuhën e as zakonet e tyre”, tha Altimari të hënën në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ai shtoi se në këtë rast u zbuluan rrënjët e arbëreshëve dhe për këtë gjë kishin shkruar edhe drejtorët e tjerë të seminarit.

Si rezultat i kësaj rilindjeje, shqipja në vitin 1744 bëhet gjuhë zyrtare në vendbanimet arbëreshe.

“Data e 7 marsit nuk ka asnjë kuptim historik, sepse 7 marsi kupton atë që një sulltan pushtues ia lejon një populli të robëruar të hapë një shkollë në gjuhën e tij”, ka thënë Altimari.

Ai thotë se arbëreshët e kishin bërë një gjë të tillë prej shekullit XVI duke hapur shkollën ku shqipja ishte gjuhë zyrtare.

Për Altimarin, rilindja e parë arbëreshe është tradita e mendimit arbërisht.

Rezultatet e kësaj rilindjeje, si thotë ai, vërehen në fund të shekullit XVII dhe në fillim të atij XVIII.

“Në dokumente të rëndësishme ngjan historiografisht i pambështetur imazhi i sajuar i një rilindjeje kombëtare lindur në Shqipëri në fillim të shekullit XIX, që shkruhet në fjalorin enciklopedik shqiptar”, ka thënë Altimari, teksa shton se epoka e rilindjes i ka fillimet e saj në proceset e reja që u shfaqen në jetën politike e kulturore të Shqipërisë në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit XIX.

“Kjo rilindje nuk lind në Shqipëri, por në Itali. Qyteti i Napolit u kthye në një laborator të veçantë për komunitetin arbëresh”, ka shtuar ai./KD

REMOTE_ADDR:[]

26 komente në “Studiuesi Altimari: Ja pse festa e 7 Marsit nuk ka domethënie për shqiptarët”

  1. diti says:

    ndoshta mund te jene te verteta edhe keto qe thuhen ,sepse Shqiperia nuk ka nje histori reale te shkruar,shume historiane qe historiane i thencin ekane deformuar ate,sepse arbereshet e Italise e kane ruajtur gjuhen shqipe edhe sot e kesaj dite te trasheguar ne breza dhe normalisht qe jane rrenje te thella dhe te forta.Ata e duan me shume se ne gjuhen dhe traditen e ketij vendi.

    1. sit .back. and_ relaks says:

      kesaj qe thote ky pepinua i thone hajde baba te te tregoje arrat.

      1. aqif kopertpni says:

        Pepinot or taj, dhe kryeministrin e par te italise e zgjodhen nga arbereshet, qe dhe sot e ksaj dite i ruajne tradicionet me mire se une dhe ti.

  2. realisti says:

    Mbase duhet thene qe 7 marsi kujton shkollen e pare laike shqiptare

  3. dritani says:

    Ka domethenie o Francesk ka!
    Sa vete kane derdhur gjakun per ate dite o Francesk. Greket Kozmain e shpallen shenjt dhe personalisht mendoj qe mire kane bere.
    Kush hap shkolla duhet nderuar. Po ne? Hajt ta heqim edhe kete date.
    Duhet nje dite per t’i kujtuar ato mundime dhe ate gjak o Francesk!
    Kjo puna e gjuhes u be vari trapin. Edhe ti duheshe me keto “shpjegime”.

  4. Petro says:

    7 marsi eshte festa e mesuesit.

  5. LORA says:

    Paskemi mbetur qe te na vije njefare altimari e te na tregoje piketat e historise sone!!!!!!!!!!!!!!!.
    Kush e ka psonisur kete arrogant,le te mbaje edhe pergjegjesite.
    Koha mund te sjelle pasurime dokumentare,te pashterura, per Rilindjen Shqiptare por nuk mund te levize asnje dekike shenjterine e 7 Marsit 1887,qe erdhi ne truallin tone pas rrekenjsh gjaku te patrioteve shqiptare.
    TUNG.

    1. neritan says:

      Lora,
      Sa me kenaqe me te nxehuren tende.
      Une sinqerisht nuk me nxeh aspak menyra e te shikuarit te gjerave nga Altimari, biles mund te them qe me duken interesante. Fillesat e rilindjes kombetare mund te quhen me plot goje se fillojne me botimin e jeronin de rada ne vitin 1836 “Kenget e Milosoas”. Shkrimet e Arberesheve te Italise ishin shtysa kryesore e caktimit te alfabetit latin per shqipen. Kane nje rol jashtezakonisht te madh ne percjelljen e figures se Skenderbeut, te cilin otomanet perpiqeshin ta quanin nje thjesht nje luftetar te krishtere.

      Nese do quanim vete gjerat laike atehere si mund te quajme dokumentin e pare shqip “formulen e pagezimit”, apo librin e pare shqip “Mesharin” e Gjon Buzukut. Jane dy vepra totalisht fetare por per momentin perbejne dokumentet e para shqipe.

    2. Gramosh says:

      E nderuar Lora,

      Profesor Altimari eshte arberesh, drejtues i katedres se albanologjise ne universitetin e Kalabrise, nje nga figurat me te njohura ne kete fushe. Eshte nje nga ata qe e kane ruajtur per 500 vjet gjuhen shqipe. Eshte nje nga personat me te nderuar te kombit. Ja disa nga funksionet e tij :

      Cariche accademiche:

      direttore del Dipartimento di Lingue e Scienze dell’Educazione dal 1° novembre 2012 ad oggi;
      direttore del Dipartimento di Linguistica dell’Università della Calabria dal 1993 al 1999 e dal 2008 al 2012;
      pro-rettore-delegato alla vigilanza sui servizi amministrativi e contabili d’Ateneo dal 1° novembre 1999 al 31 ottobre 2013;
      presidente del Corso di laurea in Lingue e culture moderne dal 1¡ã novembre 2002 e del Corso di laurea magistrale in Lingue e letterature moderne dal 1° novembre 2004 al 31 ottobre 2008;
      presidente del Corso di laurea in Lingue e letterature straniere dal 1° novembre 1999 al 31 ottobre 2001;
      membro del Senato Accademico dell’UNICAL in rappresentanza dei Direttori di Dipartimento nel biennio 1997-1999;
      membro del Consiglio di Amministrazione dell’UNICAL in rappresentanza dei professori di 1 fascia per il biennio 1995-1997;
      membro del Senato Accademico Integrato dell’UNICAL in rappresentanza dei Direttori di Dipartimento nel biennio 1995-1996.

  6. Lym Kepi says:

    Ik Francesk andej nga ke ardhur se nxin dot ti 7 marsin ashtu sic se nxine dot Historinr e Shqiperise pseudohistorine te tipit Bythqyr Meta e Dezhgia qe svlen as te ju permendet emri

  7. Klimax says:

    Me mire te mbajme nje fakt real, qofe edhe jo i larget ne kohe historike, se sa kjo mani e ketyre barbareve per “zbulime te reja shkencore” te nje identiti artificial. Kur perpiqesh te heqesh vetullat mund te nxjerresh syte!

  8. pirro says:

    realisti – ka te drejte.
    7 Mars 1887 ka te beje me Shkollen e Pare Shqipe LAIKE.
    Shkola fetare qe mund te kene perdorur shqipen ose arbeishten mund te kete patur por shkolla laike nuk ka patur para dt. 7 Mars 1887.

  9. Vladimir says:

    Altimari eshte nje intelektual i mirfillte dhe personalitet arberesh. Ato qe thote jane fjale zemre te nje atdhetari dhe duhen degjuar e respektuar. Nuk na pengon Altimari te festojme 7 Marsin qe shenon nje dite te madhe ne historine e arsimit shqip, por nuk ka pse te injorojme ate çka bene rilindas te tjere per shkronjat dhe per shkollen shqipe edhe me heret se kjo date.
    Botimet e hershme fetare ne gjuhen shqipe, i kemi trajtuar si perpjekje individuale te meshtareve per te shkruar gjuhen e popullit, por mbas njohjes me perjekjet e Papes me orgjine shqiptare, Albani, ndofta duhen shikuar me nje sy tjeter, si perpjekje atdhedashese nga njeres te ndriçuar, qe ndonse ne poste te larta, nuk kishin harruar atdheun e te pareve te tyre.

  10. DRTN74 says:

    ARBERESHET BENE MIRE QE RILINDEN PO ZGJODHEN TA BEJNE NE NJE VEND TJETER.NESE ARBERESHET JANE ATA QE U LARGUAN PAS VDEKJES SE SKENDERBEUT KA QENE NJE ZGJEDHJE E TYRE SADO E DHIMBSHME TE KETE QENE.HISTORIA BEHET ATY KU JETOHET.NUK MUND TE CAKTOJNE DATA PER NJE VEND QE PARAARDHESIT E TYRE VENDOSEN TA BRAKTISIN

  11. labi says:

    O L(y)ora para arberesheve duhet te perulen gjith kombi shqiptar sepse jane te vetmit qe ruajten kulturen arberore te paster.

  12. lisi says:

    Qenke fycke zotrote,qe s’paske degjuar se datat vendosen me dekret dhe hiqen po me dekret.
    Ne kemi 100 vjet qe e festojme keshtu,del nje pyke dhe na nxjer nje tjeter date.Pas teje do dale prap nje i trete me nje date te re,e pastaj?!
    Datat historike jane historike se edhe pranohen si te tilla

    1. ilia says:

      Lis,
      Ke te drejte, me perjashtim te “fyckes”. D.m.th. ke te drejte qe datat percaktohen me dekret.

      Por nuk ke te drejte sepse uk shpjegon si del ajo data qe percaktohet me dekret. Altimari arsyeton se hapja e shkolles ne 07 Mars eshte bere me lejen e Sulltanit, qe per te nuk eshte gje qe duhet festuar. Sikurse edhe qe eshte teper vone, pra lidhet ne vitin 1887.

      Ai propozon, por vetem propozon, qe dita e shkolles te lidhet me nje mgjarje me te hershme…
      Kaq. Sigurisht qe duhet dekretuar nese vendoset.

  13. A says:

    Vdekja e te Madhit Heroit te Populli dhe Kombit shqiptar te krishterit GJERGJ KASTRIOTI, ishte nje humbje e madhe e pa zevendesueshme deri ne keto momente qe jetojme ne sot. Sepse vepra e tij ishte gjigande, sepse ai luftoj me Superfuqine e kohes me te madhe ne bote PERANDORINE OSMANE-TURKE qe ishte nje perandori me mendesi dhe filozofi te mbrambetura dhe jo zhvilluese e drejtuar nga SULLTAN njeri me injorant se tjetri, por duke qene edhe njeri me maskara se tjetri, njeri me intrigant se tjetri arriten te rrine ne fuqi deri ne vitin 1922, deri sa u rrezuan nga strategu, mendje ndrituri QEMAL ATATURK, i cili solli dhe vuri ne veprim reforma te medha te gjitheaneshme te emancipimit te shoqerise turke, ne arsim, kulture dhe qyteterim.
    Me vdekjen e GJERGJ KASTRIOTIT, i cili i kishte sjellur nje mbrojtje madheshtore te pavdekeshme popullit dhe kombit shqiptar, ai beri njekohesisht edhe mbrojtjen e mos hyrjes se frymes islamike perverse ne rradhe te pare ne Itali dhe ne mbare shtetet Evropiane s’bashku me JANOSH HUNIADIN e HUNGARISE.
    Pra, me vdekje e ketij heroj me mijra ishin shqiptaret qe vershuan si refugjat ne Mbreterine e Napolit dhe u ngulen aty ne pronat qe ishin falur nga Mbreterit e Napolit shqiptareve, per ndihmesen qe te rrine ne pushtet kjo dinasti Napoletane. Keto qe u ngulen aty jane me gjak te paster shqiptar, me gjuhe, zakone, tradita thellesisht shqiptare, por me religjion orthodoks qe varen nga SALIA e SHEJTE – VATIKANI.
    Si MBRETERIA e NAPOLIT dhe VATIKANI per asnje moment, per asnje cast nuk u bene pengese ne lidhje me gjuhen shqipe, ku menjehere u hapen shkolla ne gjuhen shqipe, duke mesuar kete gjuhe te bukur te bekuar nga perendia duke bashkangjitur edhe zakonet dhe traditat me te mira shqiptare. Pra, PATRIOTET e MEDHENJ ARBERESH jane PARAROJA e ARSIMIT, KULTURES shqiptare qe duhet nderuar me perulesi dhe respekt te madh, cdo invid shqiptar dhe mbare shoqeria ne boten shqiptare.
    Kur gjate kesaj kohe populli dhe kombi SHQIPTAR ishte i pushtuar ne menyren me barabara me te gjitha llojet e mjeteve nga Perandoria Osmane-Turke, sikurse jane duke vepruar sot ne shtetin e Irakut KALIFATI injorant i IRAKUT te VERIUT dhe ne SIRI nga islamiket muslimanet suni xhihadiste. Edhe sot qe ne TURQI jetojne mbi 6-te MIJELION SHQIPTAR nuk ka pasur kurre nje shkolle ne gjuhen shqipe.
    Per ta perllosur popullin dhe kombin shqiptar PERANDORIA MIZERABEL OSMANE-TURKE territoret shqiptare deri me 28 NENTOR 1912 ishin ndare ne 4(KATER) VILAJETE. Deri ne momentin e fundit Perandoria Osmano-Turke, megjithese ishte ndare nga ana gjeografike-politike nga Shqiperia, sepse kishte tani ndermjet shtete te tilla si Bullgarine, Greqine, etj, nuk ka ndihmuar kurre popullin dhe kombin shqiptar, te pakten formalisht me nje dekret sulltanor, sa me la gojen ose mutin me shurre, bashkimin e 4(KATER) VILAJETEVE SHQIPTARE ne 1(NJE) VILAJET te vetem. Pra, as kete veprim nuk e beri edhe kur me 28 NENTOR 1912, SHQIPERIA doli shtet i PAVARUR.
    Prandaj, eshte objekt i studjuesve te pa aneshem shqiptar nga i mbare populli dhe kombi shqiptar mbrenda dhe jashte trevave te thone fjalen e tyre shkencore dhe historike dhe skemi pse te gjelozohemi, sikur po e dergojme hapjen e shkolles ne nje shtet qe nuka dashur kurre si PERANDORIA OSMANO-TURKE.
    Te mos krenohet asnje shqiptar se eshte me shqiptare se tjetri, por duhet thekesuar kjo qe ARBERESHET e ITALISE edhe sot e kesaj dite flasin shqip dhe ruajne zakonet shqiptare.
    Duhet shkruar e zeza mbi bardhe, shqiptaret e ikur mbas vitit 1990 ne shtete te ndryeshme te botes, femite e tyre neqoftese nuk kane ngulmim dhe kembengulje nga prind e tyre NUK FLASIN ASNJE FJALE SHQIP.
    Kemi nipat tane, femite e shokeve dhe te kusherinjeve kur vine ne Shqiperi nuk flasin shqip dhe duan perkthyes me vehte.
    Jepjani ate qe takon Cezarit, sepse me marifete te tilla si individ, si familje, si shoqeri dhe popull shqiptar nga SHTETE ILIRE kufitare me SHTETET GOTIKE GJERMANIKE, jemi katandisur as sa nje kokosh me nje thelle. Prandaj mos ta konsiderojme vetem shume te zgjuar, shume te mencur, shume te shkathet, etj.
    Sepse po e shikojme veten ne keto 24-vjet “DEMOKRACI” qe jemi kthyer gazi i botes sepse me se fundi edhe THESARI i SHTETIT na u grabit, na u vodh nga 1(NJE) NJERI i VETEM si Don ARDIAN FULLHAJNI dhe ne rrime akoma veshtrojme yjet. Tung.

  14. Kor+ca. says:

    7 marsi ka lidhje me ate qe ndodhi ne trojet e motshme te arberve dhe te vete arberve qe mbeten nen pushtimin osmanlli.
    Si e tille ky 7 mars nuk tjeterson historine e arberesheve ne Itali, por eshte pjese e hisorise sone ne teresi dhe ne vecanti me aritjet ne token shqiptare .
    Nje dite e tille historike,ne respekt te mundit te arberesheve te matane detit Adriatik, do te qe teper e vleresushme per historine e kombit tone.
    As kujt qe arin te behet per burre nje dite historike, nuk mund ti mohojet djaleria e me parshme. Edhe djaleria eshte pjese e vazhdimit ne te ndjerit per te aritur ne qenien burre.
    Dy data nuk e prishin historine, por e pasurojne llogjiken e historise sone.

  15. drita bashaj says:

    Altimari mund te flase sa te doje per arbereshet. Vertete I respektojme per patriotizmin dhe kulturen e tyre. Vertet filluan botimet ne shqip me pare se ne Shqiperi, po ajo levizje nuk ndikoi per zhvillimin e Rilindjes ne Shqiperi per shume arsye. Ne Shqiperi festohet hapja e shkolles shqipe ne SHQIPERI, jo ne Itali, si shenje respekti per deshmoret e medhenj te germave shqipe, per te cilet duhet te perulemi. Mund te shtoni data sa te doni, por lerini ato egzistueset se ato nuk jane te komunizmit, jane te popullit shqiptar. Cdo njeri ndjehet kompetent dhe autoritar qe t’na tregoje se ke duhet te festojme dhe si ta komentojme historine dhe letersine shqiptare, a thua se deri tani ne banonim ne Afrike dhe po na vijne ca njerez me culture dhe na tregojne se c’ka ndodhur ne Shqiperi, kur ata s’e dine me saktesi se c’ka ndodhur atje ku jetojne vete. Nuk e kuptoj se si e marrin guximin. Eshte njeso sikur te vete une tani dhe t’ju propozoj te festojne shpalljen e republikes ne Korce nga francezet dhe jo shpalljen e Republikes Franceze pas revolucionit. Nuk e di pse ka kaq shume miza dhe mushkonja rreth nesh!!!

  16. mirejam says:

    qe 7 marsi eshte spekulativ as qe do mend. qe duhet nje date perkujtimore per nje vedn te skllaveruar per 5 shekuj, as kjo nuk do mend. por e verteta ehste edhe me e forte se ajo cfare sjell z.Altimari: Shkolla ne gjuhe shqipe ka patur qe me 1620, ne Pllane (prane miltoitt te sotem)dhe me 1672 eshte e dokumentuar. natyrisht keto shkolla kishin edhe karakterin fetar, pasi ishin ngritur ne kujdesin e kishes franceskane, por ehste shkruar dhe eshte folur shqip, dhe dokunette e 4 vjecarit jane shenuar ne shqip

  17. Epirotas says:

    mendoj qe duhen respektuar mendimet e tij, por kjo nuk do te thote qe patjeter te bejme sic thote. 7 marsi eshte date historike per shqiperine. debati me nxiti te mendoj per shkollat shqipe ne viset e tjera shqiptare etnike. Kur jane hapur shkollat e para shqipe nw Kosove, Maqedoni, Cameri, ne Mal te ZI, Presheve Metvegje Bujanovc ? Kete nuk e di?

  18. Mentari says:

    o shqipo cdo gje ka filluar me anti-Krishtin Enver Hoxha.ai e fshiu historine e vjeter shqiptare komplet dhe prodhoj historine e tij qysh kur erdhi ne pushtet 1944. Cdo regjim ne shqiperi ka tentuar te zhduki historine e para tij dhe duke vendosur si histori te shqiperise vetem kohen e sundimit te tij.Shqiperine mori Turku i vu zjarr,mos rri duarkryq shqiptar po duku shqiptar…………tragjedia e kombit shqiptar e demtuar me shum nga vet shkerdhatat shqiptar.

  19. agostin says:

    Arbereshet dhe qe kane 500 vjet te larguar nga Shqiperia nga reprezalet turke,e mbrojne identitetin e tyre te origjines ,me shume se disa injoranta islamik, qe identifikohen si turq ne trojet shqiptare.

  20. Duhet qw kushdo qw mer persipwr te komentojw pwr kwto problene qwndror jo tw vogwl, tw mendohet mire apo mw mirw tua lwrw kopetentwve Historiane e tj. Mire komento komentuesi A. apo me sakte dhe Z Drita Bashaj qw wshtw dhe kopetente, qw e falenderoj pwr gjykimin e saj.
    Nuk duhet kaluar ne VULLGARITET zonja dhe zoterinj qw komentoni. Arbwreshwt kanw historine e tyre qw i respektojnw se jane GJAK SHQIPTARI.
    PO doni tw shikon Data jo tw sakta, shikoni se keni plot po jo, atw tw shkollws sw parw shqipe, qw shumw mirw e thotw njw komentues,eshte shkolla e pare mbare shqiptare.7 NARSI, ka VENDIN E VET NE HISTORINE E SHQIPERISE dhe gjyhws shqipeLAIKE qw drejt e nwnvizon z, PIROapo Vladimiri komentues.

    Guri Naimit D.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *