Kunati merr vërejtje me paralajmërim për Fullhanin

Më në fund Doktori e humbi durimin. Kishte kaq javë që po e vrojtonte Kunatin nga larg se ç’po bënte me çështjen Fullhani. E shikonte kur nxirrte disa njerëz nga Bashkia në protestë, si organizonin firmat, çfarë fliste lart e poshtë dhe ia kishte mbledhur të gjitha.

Më në fund thirri Lulin në zyrë.

-Dëgjo ti zotëri, i tha. Ti je ba bashkëpunëtor i Edi Ramës.

-Më vjen keq Doktor, i tha Luli, unë po bëj detyrën time.

-Jo, je ba, i tha. Ta them unë ku je ba. Ed Rama kërkon të kapë Bankën e Shqipërisë dhe ti po e ndihmon. Kunati po nxjerr njerëz në protesta, po mbledh firma dhe po hap fjalë ç’t’i bëjmë Doktorit se Luli nuk e do Fullanin. Kjo është lojë e Edi Ramës. Po, po, 100 përqind e tij.

Luli uli kokën i tronditur.

-Po nuk është e vërtetë Doktor. Ne linjën tënde kemi mbajtur.

-Jo zotëri, ti po bën lojën e Edi Ramës. Ti mendon se po e mori Edi Rama Bankën, do gjejë transfertat tona me lekë jashtë dhe ti do na mundësh ne. Të gënjen mendja ty dhe ata që shpifin gjëra të tilla. Pse, ç’na di ne ti, budallenj të kemi lënë veten në dorë të Fullanit? Po kjo është marrëzi mor…

-Jo Doktor, nuk e kam menduar kurrë këtë.

-Nuk e ke menduar ti, po e ka menduar Kunati. E ka thënë lart e poshtë. Ikja e Fullanit na shpëton dhe nga Doktori, ka thënë. Ia kishin thënë djalit tim disa vetë. Këtë nuk ta fal kurrë.

-Nuk është e vërtetë Doktor. Ja, do dal e do sqaroj pozicionin vetë. Ne jemi kategorikisht kundër të ikë Fullani. Kemi thënë vetëm të ikin hajdutët.

-Ah zotëri, këto nuk m’i hedh dot mua ti, se dhe Fullani hajdut është. Ti s’ke pse thua me takt. Jo, mos bëj lojën e Edi Ramës këtu.

-Po mirë, po e forcoj kundërshtimin që Rama të mos kapi Bankën.

-Nuk ka rëndësi zotëri. Ti ja ke mbushë mendjen njerëzve që je për të hequr Fullanin se do të marrësh vesh si i kanë lëvizur paratë kundërshtarët e tu në parti. Ta them që nuk gjen dot gjë dhe e ke shumë gabim. Kjo është një marrëzi. Dhe ai Kunati ka përgjegjësi.

-Do t’i heq vërejtje me paralajmërim Doktor. I kam thënë të moz përzihet në politikë të madhe, po nuk vë mend. Edhe sot m’i mblodhi kryetarët e partive në Bashki. I thashë duhet t’i takojmë tek SHQUP, por tha ata vijnë vetë se e dinë që më gjejnë këtu.

-Po patjetër se i gënjen me ndonjë leje ndërtimi ai, ndaj i shkojnë atij. Po të paralajmëroj për herë të fundit. Kur flas unë, nuk dua njëqind zëra nga pas. Për Fullanin fola vetë, nuk keni pse flisni ju të tjerët.

-Dakord Doktor, i tha Luli. Po dal ta sqaroj vetë këtë punë. Do them që vjedhja është krim, po ikja e Fullanit katastrofë.

-Dil e sqaroje urgjent. Nuk kemi pse bëhemi bisht i Edi Ramës në këtë histori.

-Dhe një pyetje kisha, tha Luli. Me Fullanin ke folur?

-Jo mo zotëri, si do flas me Fullanin. Pse kaq lehtë shitem unë? Fullani duhet ta dijë sa vlen një telefonatë në këto ditë.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Kunati merr vërejtje me paralajmërim për Fullhanin”

  1. x says:

    ti je kokrra e plehres

  2. Trimi i Xha Jahos says:

    E fortë kjo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *