Perandoria “Gylen” në Shqipëri

26 Shtator 2014, 15:59Politika TEMA

Nga Ayhan Demir*

Tani për tani “Struktura paralele” (Lëvizja Gylen) për nga shkalla e ndikimit, në vend të dytë është në Bosnjë-Hercegovinë dhe në vend të tretë në Maqedoni.

Në fakt, se cila është e dyta e cila e treta nuk jam shumë i sigurt, por se Shqipëria zë vendin e parë në këtë renditje, jam shumë i sigurt.

Struktura paralele ka zbritur për herë të parë në Shqipëri në vitin 1993, duke e shtrirë aktivitetin ndaj një mase të gjerë, fillimisht përmes formave të edukimit. Menjëherë pastaj është zgjeruar në ekonomi. Kështu veçmas në fushën e turizmit dhe telekomunikacionit ka zhvilluar një shtrirje konsekuente.

Medresetë e ndryshme në Kavajë, Elbasan, Tiranë, Korçë dhe Berat, që janë të ngjashme me shkollat “imam-hatip” në Turqi, dikur ishin administruar nga arabët dhe në këto shkolla jepej edukim falas. Por, me rrëzimin e kullave binjake më 2001, këto shkolla përjetojnë vështirësi në financimin dhe administrimin e tyre, andaj u jepen për administrim strukturave paralele ose lëvizjes “Gylen”. Punën e parë që e bënë është këto medrese ishte që nga sistemi falas i edukimit t’i kthejnë në shkolla me para, e së dyti mësimet fetare i reduktojnë aq shumë, saqë i kufizojnë vetëm në tri orë në javë.

Përveç medreseve, nën ombrellën e tyre të organizimit përfshihen: Fondacioni i Edukimit “Gylistan” dhe Fondacioni i Edukimit “Sema”, si edhe kolegjet. Në kolegjet e Tiranës, Durrësit dhe Shkodrës, pra “Turgut Ozal”, “Mehmet Akif” dhe “Hasan Riza Pasha” në aspket të mësimit fetar nuk bëhet thuaja asgjë.

Sa i përket shkollës “Memorial International School of Tirana” (MIST), ajo është shkolla më e shtrenjtë e vendit dhe i dedikohet një klase më të lartë të shoqërisë. Gati-gati të gjithë burokratët, politikanët dhe fëmijët e familjeve elite, ndjekin mësimet në këtë shkollë.

Në nivel të edukimit universitar, nëse kandidati ka gjendje të mirë ekonomike, e drejtojnë ne Universitetin “Epoka”, e në të kundërtën në Universitetin “Bedër”. Universiteti “Bedër”, pasi që është i lidhur me administratën e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, është i liruar nga taksat. Megjithatë në të dyja universitetet kërkohen çmime të cilat i tejkalojnë standardet ekonomike të Shqipërisë.

Në të gjitha këto shkollat krijohen edhe ekipe mbikëqyrëse. Në këtë mënyrë pjesëtarët e këtyre ekipeve mbajnë kontakte të ngushta me studentët e tjerë dhe familjet e tyre. Thuhet se familjeve të studentëve, të cilët kanë gjendje të mirë ekonomike, përfshirë edhe të krishterët, u kërkohen ndihma financiare ose “lëmosha” në emër të shpërndarjes së ndihmave humanitare.

Ndërkaq ata që diplomojnë nga këto shkolla shndërrohen pastaj në ushtarë mercenarë të kësaj strukture. Një gjë që mund ta them me siguri të plotë është se këto shkolla, të shpërndara në nivel shtetëror, luajnë rolin e kazermave ushtarake.

Struktura paralele përmes shoqatës “Yeni Ufuklar” (Vizionet e reja) përpiqet ta organizojë dhe dirigjojë jetën e posa të diplomuarve. Duke filluar punët që nga martesa, e deri te punësimi, të gjitha dirigjohen nga kjo qendër sociale. Të rinjtë, të cilët punësohen, u kërkohet një rrogë në vit në formë të shpagimit. Në Bajramin e Kurbanit të hollat për kurban dhe ndihmesa të tjera janë të detyrueshme.

“Struktura paralele” po ashtu ka ndikim të madh edhe në institucionin e Komunitetit Mysliman. Aq ka ndikim kjo strukturë, saqë ata të cilët nuk pjesë e lëvizjes “Gylen” nuk mund të bëhen as pjesë e Komunitetit Mysliman e as të zhvillojnë ndonjë aktivitet fetar. Thënë shkurt, shërbimi fetar në Shqipëri është pjesë e monopolit të tyre.

Një situatë e tillë u shpërfaq me rastin e zgjedhjes së kryetarit të Komunitetit Islam. Nën ndikimin e tyre, kryetar i saj u përzgjodh një person me emrin Skender Bruçaj, i cili njihet si psikolog dhe është pjesë e strukturës paralele (Lëvizjes “Gylen”) që nga viti 1990-të.

Falja e namazit të Bajramit nga Myftiu ose Kryetari i Komunitetit Mysliman në Ballkan është një lloj tradite. Por, kryetari i Komunitetit Mysliman në Shqipëri, Bruçaj, nuk e ka falë namazin e Bajramit të Madh. Madje, deri sot nuk është parë që ai të ketë dalë para xhematit dhe ta ketë falur namazin si imam i xhematit.

“Drita Islame” është një revistë që botohet në kuadër të Komunitetit Islamik dhe përdoret si lloj mekanizmi nga struktura paralele. Shtëpia botuese “Prizmi” përkthen në shqip dhe boton librat e Liderit të “Strukturës paralele” (Fetullah Gylen). Gjithë shpërndarja dhe promovimi realizohet përmes institucionit të Komunitetit Mysliman.

Por, veprimtaria e “Strukturës paralele” nuk përfundon me kaq. Duke filluar me Gazetën Start , ajo ka ndikim edhe në mediat e shtetit. Në mediat e shkruara dhe vizuale ngjarjet e fundit që ndodhën në Turqi i janë ofruar publikut shqiptar gjithnjë të mangëta dhe të njëanshme. Sidomos para zgjedhjeve të 30 marsit janë publikuar lajme denigruese ndaj Partisë së Mirëqenies dhe Zhvillimit (AK Parti) dhe kryeministrit të atëhershëm Rexhep Tajip Erdogan.

Në Shqipëri veprojnë edhe ueb-portale të kësaj strukture, të cilat janë nën ndikim të strukturës paralele. Lajmet e tyre janë detyruar t’i përgatisin të rinjtë, të cilët janë të punësuar nga struktura paralele. Ndërkaq, ata janë të pranishëm edhe në televizionet kombëtare, duke fabrikuar lajme me para. Kjo propagandë e zezë është vazhduar edhe pas zgjedhjeve presidenciale në Turqi. Edhe pse në masë më të vogël, kjo propagandë vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Për gjërat, si meseleja e Xhamisë së Madhe në Tiranë, e cila tashmë është shndërruar në “këngë të gjarprit” dhe për lojërat e aktivitetet e tyre në fushën e turizmit dhe komunikacionit, si dhe për ndikimin e tyre në fushën e politikës dhe të policisë, do të shkruajmë pas zgjedhjeve që do të mbahen në Bullgari dhe Bosnjë-Hercegovinë.

*Autori është kolumnist i rregullt dhe analist i Ballkanit pranë gazetës ditore “Yeni Akit” në Turqi

Marrë nga Revista Shenja

71 komente në “Perandoria “Gylen” në Shqipëri”

  1. Anti-isis says:

    Shkollat e Gylenit ushtrojne aktivitet ne SHBA me qindra syresh, ne Britani, France, Gjermani, Zvicer etj.
    Nqs do kishte nje problem sic perpiqet te shpjegoje zogu i Erdoganit ne kete shkrim, atehere SHBA do ishte e para qe do ishte e para qe do angazhohej kunder Gylenit, por perkundrazi, SHBA eshte nder mbeshtetesit me te medha te kesaj levizje si kunderbalance ndaj islamit politik egjiptian dhe turk.
    Shembulli me i mire eshte ajo qe po ndodh ne Turqi.

    Nderkohe, ju sugjeroj te lexoni kete shkrim per te pare se cfare xhihadistesh jane keta qe sponsorizojne shkrime te tilla tek Revista Shenja : http://gazetaarberia.com/2014/09/tika-financon-terrorizmi-arrestimet-ne-kosove-shkaktojne-debate-ne-turqu/

    1. ago says:

      Teorikisht ti anti-isis ke te drejte ,por ajo qe nuk kam kuptuar asnjehere eshte dashuria e madhe e perendimit ,duke filluar ketu nga sallonet e mbreterve ne france ,angli ,austri e deri ne amerike ,per islamin ekstrem ,po deshe te jap shembuj sa te duash

      1. zef says:

        Numeroni se sa shkolla GYLEN ka ne shqiperi.
        A nuk eshte pushtim osmanllik dhe kjo?

    2. veriori says:

      Gyleni ne Angli, France dhe Gjermani?

      Ik o derdimen, vetem ne vendet islame(Shqiperia, BiH dhe Kosova) sukurse ta thtoe edhe vete artikulli mund te gjesh shkolla te Gylit dhe gylenxhije si puna jote.

      1. maloku says:

        E ke gabim o verioro, ka sa te duash ne Gjermani, Zvicer dhe ne Usa,sidomos ne Washington,dhe jane shkolla shume te mira.

    3. Epiriiiiiii says:

      Ky GYLENI eshte 1 Turko-Amerikan Biznesmen i Verete, qe Erdogani e Shfrytezoi per interesat e veta. Faktikish 1Mbesa ime Mbaroi TURGUT OZALIN SHKELQYESHEM dhe Fitoi Burse per ne Universiteti Mjeksor ne Ankara te Turqise, Si KRISTJAN ORTODOKS qe jemi KURR nuk u ushtrua Presion apo ndonje send tjeter, mund te them se ne aspektin EDUKATIV che formimit intelektual te Profesorve ishin shume ne Pararoje. Profesoret ishin Turq Shqiptar Anglez Gjerman etjetj. Me Pune e Fese Myslimane merrej kush donte, sishte ndonje DETYRIM. Shpresoj qe edhe Skollat apo UNIVERSITETET e tjera te ketij GYLENIT re jene si Turgut Ozali

    4. Lisi says:

      Autori i shkrimit duhet te jet noj spiro vangjeli i shqiperis nuk besoj se Autori esht Turke. Ne qofte se disa shkolla qe sponzorizohen nga turqia quhen kazerma ather edge manastiret orthodokse jan kazerma nuk e di Cila gazet edhe Autor Türke munde te vije ne ket purfundim idiot.

    5. Muhsin says:

      une di qe universiteti “Beder” eshte pa pagese ose me pagesa te ulta, ndersa per “Epoken” nuk keni cfare te thoni se eshte nje nga universitet me te mira ne Shqiperi, persa i perket pjeses se medreseve nese behen lende fetare ate nuk e di duhet te flase dikush qe ka mbaruar medresene
      http://bit.do/Levizja-Gylen

    6. erasmus of roterdam says:

      guleni eshte perfaqesues i rrymes sufiste te xhelal ud din al RUMI.
      https://www.youtube.com/watch?v=fUWM8sidG2A

  2. tourkofagos says:

    Levizja GYLEN!!!…………..PLEHRAAAAAAAAAAAAAAA!!!!
    Keta paliosounita po degjenerojne Shqiperine,ne nje pale breke te Turkye.
    O Zikeeeeeeeeeeeeeeeeeeee,ku je mer plehre i ”GYLEN”-it……!!??

    1. Toni KS says:

      I nderuar ne artikull thuhet se edhe te krishteret shqiptar shkojne ne shkolla te Gyleni, bile ju kerkohet kontribut per lemoshe/sadaka. Si e shpjegon kete? Mos jane gje edhe ate “Zikeeee” dhe “sunite”?

    2. MERITONI says:

      turkofagos

      hahahahhahhahahhahahahahahahha,çudi,ti nuk je i pari,hahahahha!!!!!

    3. erasmus of roterdam says:

      prape me me tinguj bagetie ..turkofagos.

  3. ago says:

    Mos harroni edhe AKZ ,mustaqja me siper eshte financuesi kryesor duke filluar qe nga bluzet ,flamujte ,autobuzet per fushate elektorale e deri tek xheli per floket i nikut me dylbi

    1. Bledi says:

      Kreshon e kane mbeshtetur njerezit e Erdoganit, mos ngaterro kekun me byrekun

      1. ago says:

        Jo , e ke gabim ,te gjitha aktivitetet ,shkollat apo istitucionet fetare apo te ashtu quajtura baremirese jane te markes gylen ,erdogani kishte nje projekt me te madh qe fale zotit nuk realizohet sepse ate qe ka investuar gyleni ne shqiperi erdogani as qe e enderron ,erdogani eshte mbret ne kosove dhe maqedoni

        1. Toni KS says:

          Mbret thua? Veshtire. Me shume klloun i oborrit.

          1. ago says:

            I referohesha me shume zones se influences ,,,,

            1. Toni KS says:

              Gjerat kane ndryshuar ne KS. Ekspanzioni i xhihadistave eshte stopuar. Edhe politikanet oportunist shqiptar qe perdoren erDOGanin per vota dhe leke sot dalin me deklarata kunder tyre. Kosova eshte pjese e koalicionit kunder ISISit, Turqia jo.
              Prandaj erDOGani do te dal nje klloun i shfrytezuar.

  4. tourkofagos says:

    Tani del qarte se,perse shqiperia eshte katandisur nje bourdhelo sunitesh…………….
    Ju sunitokomentues,na e kapni njehere ”doganin” per qafe,ju plehra qe akuzoni ORTHODHOXINE per greqezim te Shqiperise,keni futur turkezimin ne cdo qelize te jetes shqiptare………….plehraaaaaaaaaaaaaaaaa!

    1. cukali says:

      …na cave trapin…Pyke k…!! flitet per shkollat me te mira ne shqiperi ndersa ti,gjithmone te njejten potere…pordhes…!!

  5. Hajro says:

    Artikullshkruesi turk eshte oficer i Shiku-t dhe me porosi te Erdoganit kerkon te hedh dyshime mbi kolegjet turke ne Shqiperi.Te gjithe shqiptaret e dine qe konflikti midis ish kryeministrit Turk,Erdogan dhe liderit shpirteror Gylen eshte qendrimi ndaj skandalit finaciar qe beri djali Erdoganit me tre djemt e ministrave turq qe pastruan 1 miliarde dollare me nje mafioz iranian ne Bankane

  6. Ardit says:

    Artikullshkruesi turk eshte oficer i Shiku-t dhe me porosi te Erdoganit kerkon te hedh dyshime mbi kolegjet turke ne Shqiperi.Te gjithe shqiptaret e dine qe konflikti midis ish kryeministrit Turk,Erdogan dhe liderit shpirteror Gylen eshte qendrimi ndaj skandalit finaciar qe beri djali Erdoganit me tre djemt e ministrave turq qe pastruan 1 miliarde dollare me nje mafioz iranian ne Bankane
    Qendrore ne Ankara.
    Shkollat Turgut Ozal dhe simotrat e saj jane nderi i arsimit shqipatr mbasi jane hapur dhe jane nene vartesine e shtetit shqiptar.Erdogani te rregulloje Turqine dhe te mos fus hundet ne punet e brendeshme te Shqiperise.
    Arditi

    1. Asmoni says:

      Ju kerkoj ndjes per injorancen te nderuar zonja dhe zoterinj por desha te pyes me qe ky zoteria Gylen apo Levizja e tij a eshte ferare apo politike? me sa po shoh une qenka dicka e turbullt as pokitikan e as fetar, edhe politikan edhe fetar ose as mish e as peshk ca eshte more aman se na e hoqet trurin?edhe njehere ndjes per injorancen ee.

  7. Shqiptari says:

    Ku jane historianet Xhufi e Dh(Llalla) per nje feste fetare ortodokse para 2 muajsh ngriten ne kembe shqiperine.Per nje grek qe drejton nje pakice ortodokse 10% bejne namin.Ndersa per perandorine Osmane ju vjen mire.Shikoni se keta soj nuk kane blere vetem Kreshnikun,por edhe historianet tone.

    1. Shqiptari. Une jam shqiptar dhe jam edhe orthodhoks. Nese ka dyshime per Janullatosin, fare lehte munx te hapet nje hetim nga te gjithe ata qe e quajne antishqiptar. Dhe le te dale e verteta. Nese ka bere veprimtari antishqiptare le te merren masa (p.sh te shpallet persona non grata). Por ama njelloj duhet vepruar edhe me keta qe na deklarojne se turqit i kemi vellezer. Nuk harrohen 600 vjet genocid dhe shtypje. Dhe na del Niku ose Pellumbi dhe te tjere qe na thone se Turqia ishte e mire per ne sepse nuk u greqizuam ose nuk u sllavizuam. Kjo teori duhet te bjere poshte nje here e mire dhe shembull per kete jane arbereshet e Italise. Armiku (Turqia) nuk ka per te qene kurre miku yne. Ata qe deklarojne ndryshe ose qe deklarojne se jemi vellezer me turqit te pakten te deklarojne se jane turq qe kane mbetur nga periudha otomane ne keto troje. Te marrim vesh kush eshte kush.

      1. Toni KS says:

        Dakord jam me ty. Mirepo kam edhe nje lajm te mire per ty. Kete pune e mori ne dore Daje Semi i cili do ti bjere gjarperit ne koke. Mercenaret shqiptar qe furnizojne ISISin me rekrute, gylenistet, erDOGanistet dhe gjithe tradhetaret tjere do mbesin si peshku ne zall. Ketyre do ju vdes babai dhe nena. Bile edhe me dhimbshmja per ta – do ju vdes leku. Do te mbeten per gjynaf si shfaqje bizare mesjetare ne shek. 21.
        Shpresoj qe fat te njejte te kene edhe xhihadistat e Janulles. Perfundimisht ketij populli ti hiqen nga kurrizi bishat mesjetare.

        1. E keqja eshte qe nuk i hapin hetimet se me pas do te duhet te zbulojne petet e lakroreve te vet. Dhe Pellumb Xhufi del na flet kunder Shen Kozmait qe perpara se te ishte i Etolise ishte i Kolkondasit. Mund te mos i kete qejf por le te permende nje myzeqar qe na paska qene filogrek. Pellumbi te na tregoje njehere burimet e veta financiare dhe pastaj te kerkoje te te tjereve. Se dreqi e hengert jetojme ne Shqiperi dhe e dime cfare vlere ka rroga dhe sa i pasur behesh vetem me rroge qofte ajo edhe e nje mnistri. Apo edhe keta turqit e tjere.

  8. Eri says:

    Nje llapaqen i Erdogan diktatorit, qe mundohet te flasi kundra Gylenit. Te pakten ky Gyleni i hoqi nga duart e talebaneve arabe medresete dhe ka kolegjet me te mira ne vend. Te gjitha keto budalleqet e ketij pseudo gazetri nuk i ha asnje ne Shqiperi. Keto mund ti shkojne ne Turqi, por te gjithe e dine mire se cfare monstre po kthehet Erdogani dhe ne cfare shteti teokratik po e kthen Turqine.

  9. tit qerosi says:

    na zyne frymen lekurezinjte turq ! gjashteqind vjet s’na u hoqen qafe

  10. nela says:

    Dhe cfare na ka thene autori me kete artikull? Une smora vesh gje. Bravo qe kane shkolla e sbejne mesim fetar. Cte keqe keni pare?

  11. lajme shqip says:

    A mund te na thoni kush jane portalet?

  12. ulvi şehay says:

    Autori eshte nje militant i mirepaguar i Zotit Taip Erdoğan.

  13. Todi says:

    Mos shkruani kot o plera kur nuk dini te verteten,Universiteti EPOKA eshte me i miri ne Shqiperi ku shkon vetem ajka e maturanteve shqiptare.Ne EPOKA vazhdojne studimet me qindra studente te besimit te krishter dhe mund te thone se nuk ka as edhe nje ore te vetme mesim per fene islame etj.
    Hyni dhe shikoni renditjen Europjane te Universiteteve per te pare se kush eshte EPOKA.

    1. Toni KS says:

      Dakord. Mirepo pse duhet qe nje ideolog religjioz i huaj te hap universitet ne Shqiperi? A nuk eshte Shqiperia shtet laik? A jemi ne shqiptaret aq injorant qe te mos hapim dhe mbajme dot vete nje universitet per te qene?

      1. Blue Jasmine says:

        Jo nuk jemi injorante, por nuk na le grykesia Toni. Shqiperia eshte kampion vetem per korrupsion. Edukimit dhe shkollave i eshte vene shkelmi prej kohesh. Dhe pastaj thone qe rinia rri rrugeve, kafeneve, ben krime , vjedhje ordinere.
        Shkollat nuk kane as kushtet minimale te mesim dhenies. Jo me shume se disa dite ministia e arsimit vendosi te rikostruktoj dy shkolla fillore ne rrethinat e Librazhdit. Ambjentet e brendshme ishin te mjerueshme e te vinte per te qare kur i shihje. Po pse vetem ne Tirane te kete shkolla , ndersa rrethet e tjera ta presin ujin qe rrjedh nga shiu me kova e legena.
        Dhe pastaj ankohemi se po shtohet injoranca…Aty ku shuhet edukimi, fillon erresirra…

  14. Ibrahim Dalliu says:

    Artikull i sakte. sa cfare cmimi do paguaje Shqiperia nga levizja GYlen e pate. Komuniteti musliman nuk foli kurre per dy xhamite qe rekrutuan mbi 100 shqiptare per ti derguar ne Siri. Me nje nga ata imame bashkepunonte prej 6 vitesh me nje afere qindra milioneshe. Ai merrte autorizim nga KMSH per te organizuar haxhin dhe parate e fituara nuk dihet ku shkonin.
    Cpune ka nje psikolog ne krye te KMSH-se? po n.kryetari e myftiu i Tiranes qe jane sociologe? Flasin gjithnje per islamin tradicional, cfare islami more keta jane inkopetente. Vetem dy muaj para kapjes se dy imameve te akuzuar per terrorizem n.kryetari i KMSH z. Gazmend Aga deklaroi ne nje TV se KMSH i ka te gjitha xhamite dhe imamet nen kontroll. Shqiperia fale politikaneve te korruptuar i ka dhene pushtet Gylenisteve. Gylenizmi ka nje histori te dhimshme ne Turqi. Eshte akuzuar pafundesisht per puc shteti atje. Keta jane dege e MUSLIM BROTHERHOOD. Shteti yne nese nuk vepron tani keta do ta kthejne Shqiperine ne kasaphane sic bene ne turqi. Se sa shtrirje e rekrutime
    kane ne Shqiperi mjafton te shikosh disa komentues qe shperthejne te nervozuar, pa llogjike, krejtesisht te pa justifikuar ndaj shkrimit. Bravo Mero.

  15. Kor+ca. says:

    Do evropjanizohemi apo do neo-osmanizohemi. A mos jemi ne nje rruge te mesme?
    Kush na i ka fajin per shtepine tone, komshinjte?
    Osmani i Shekullit 12 dhe Osaman ne shekullit 21 ? Koncidence?

  16. PrapambetjetOsmane says:

    Cok gyzel !
    Eshte normale qe turqia te interesohet per turqit kudo qe ndodhen dhe aq me teper per ata te ballkanit.
    Tani, edhe debate te vogla do te kete mes “vellezerve”, edhe zorret e barkut ngaterrohen e jo me vellezrit.
    Vellezrit ju dergojne selam, ndoshta pak larg, por mendja dhe zemra ju rreh si ngahera tek ju !

    1. Toni KS says:

      Kjo i bie se turqit kane ngaterruar adrese sepse vllezerit e tyre banojne nja 500 me ne jug shqiptareve sidomos pas shkembimit te vitit 1923. Vetem sikur duhet angazhuar Aida Shtinon qe te rigjejne njeri-tjetrin perseri.

  17. Gwenplaine (njeriu qe qesh) says:

    Ky duhet te Kastriot Myftaraj turk. Tani qe u zbulua ajo qe eshte dhe ka qene perpara syve te te gjitheve ndihem me i qete. Bravo turku i vogel dhe vasali i tij qelepir shqiptar qe u munduan kaq shume.:)

  18. Drejtesia says:

    Ky eshte nje kandar i Erdoganit qe flet. Guleni ka shkolla kudo edhe ne Amerike por Turqit Erdoganist e kane inat se eshte i MODERUAR persa i perket Islamit. Shiko si pellet anadollaku ne artikull se nuk ka shume ore fetare…

    1. ago says:

      drejtesia @te krahasosh erdoganin me gulenin eshte si te krahasosh shefqet krasniqin me bin laden ,e kuptove ndryshimin ??gulen i moderuar ??ai eshte islamisti me i ndezur

  19. Vija Teodos says:

    Se kush jane shkollat dhe kolegjet turke ne.Shqiperi i dine ata femije dhe prinder qe kane aplikuar atje.Keto jane vec fjale,Atje femijet edukohen me ndjenja patriotike,te duan vendin e tyre, mesojne nga 8 ore ne dite , nuk ka telefona dhe barkun te zbuluar.Ato veretete jane krenaria e arsimit ne Shqiperi.Ka personel te perkushtuar ne shkallen siperore.Ne se doni ilustrim po ju jap nje fakt.Para dy vjetesh vajza ime shkoi ne Stamboll dhe i shoqeronte nje mesuese qe i kishte prinderit ne Stamboll.Ngaqe ishte e zene dhe shoqeronte femijet nuk vajti ne shtepine e saj por lajmeroi dy prinderit e saj pleq dhe i takoi rreth 20 minuta ne stacionin e autobuzit dhe u nis perseri per ne Shqiperi.Besoj se edhe me kaq mund te kuptoni te verteten.

  20. tourkofagos says:

    Nje BRAVO E MADHE per Meron dhe stafin e Tema-s,per kete shkrim/bombe.
    Mendoj se qe ketej e tutje,gazeta Tema duhet te sjelle me shume material per GYLEN BRADHERS,e cila eshte kanceri i Shqiperise……ZGJOHUNI!

  21. Claus says:

    Nje artikull shume interesant dhe real. E kam thene shpesh qe ne policine shqiptare ekziston nje rrjet i “Levizjes Gylen”, por jo vetem atje.
    Autori i ka rreshtuar shume mire tere ate rrjet qe ekziston ne Shqiperi, por ka harruar ushtrine e cila me kohe ka qene nen influencen e ketij rrjeti islamik.
    Ushtria ka qene e pare qe ka rene ne kete rrjet, ku ish-ushtarake shkonin per kurse trajnimi dhe ktheheshin andej “trushpelare”.

    Kalojme tek klasa e intelektualeve historiane. Ke raste sa te te duash. Pothuaj tere katedra e historise me zoterinjte Xhufi dhe Duka kane patur privilegje dhe aksese ne studimin e dokumentave Osmane si askush tjeter. Kontaktet qe kishin me rrethet neo-Osmane sigurisht qe nuk kane qene te pakta duke na cuar deri aty sa mund te behet dhe ndryshimi i historise.

    Ne media po ashtu, sic e thote autori, kane hedhur rrenje. Gazeta “Start” eshte ajo me tipikja, por gazetare, analiste, ish-oficere per ceshtjet turke kane shkruar dhe tek gazeta “Shekulli” dhe kete e dine mire redaktoret e mediave respektive.

    Ketu nuk duhet harruar gazeta “Dita” qe une e quaj “Dita islame” me nje politike redaksionale tejet te majte ku fryma percarese nuk mungon ne asnje rast.
    Eshte disi e cuditshme, qe tere ajo klase ish-komuniste kane kaluar ne nje islamizem te rrezikshem per kohen.
    Lexoni politikane socialiste edhe te besimit ortodoks (vetem emrim kane te tille) qe ku bie fjala per Turqine fillojne elozhe te papara. Ky politikan ka qene dikur Minister i Mbrojtjes.

    Ne bote keta jane perhapur shume. Kane miliona pasues duke perfshire edhe Gjermanine dhe disa vende te Europes. Vete Gylen jeton ne USA, qysh nga viti 1999. Ka tronditur themelet e pushtetit te Erdoganit sepse ne vete Turqine kjo levizje ka hedhur rrenje ne drejtesi, polici, sherbime te fshehta dhe ushtri.
    Erdogan para disa kohesh arrestoi nje numer te madh oficere policie, por perseri kj levizje vepron ne fshehtesi me efektivitet te madh.

    Fetullah Gylen quhet ndryshe dhe Gandi islamik, ku mund te gjesh dallime ne krahasim me politiken e Erdoganit, por prape nga tere struktura e ngritur nga Fetullah Gylen me ngjan me nje strukture teper te rrepte dge diktatoriale, te ngjashme me nje Science Theologie ku po hyre nuk del me dot.

    1. sajmiri i brisides says:

      O Klaus drejtori i gazetes Dita eshte Adrian Thano, ortodoks 10 brezash ( laluc) nga i jati dhe e ema. Gruan po ashtu e ka ortodokse nga i jati dhe nga e ema, ku mutin u be Ad Thano islamik, apo mos ndoshta eshte bere synet ilegalisht?!
      Mos flisni budalleqe. Si gazete eshte anti-berishe, pak tabloid dhe pak e mbushur me hartime ish gazetaresh te ZP-se si Bedri Islami, apo dhe te ish VOA-s te ngelur pa pune, sepse i ka lene koha mbrapa, po sa per islamike aha, aha e ke gabim.
      Nese do te fese islame ke Habjonin, po ai si cam qe eshte vec islamik nuk eshte .

      1. Genci says:

        E po pastaj se eshte Ortodoks. Edhe Ortodokset shiten edhe blihen. Ja shiko psh Kryeministrin tone qe nga Ortodoks u be Katolik.

      2. Claus says:

        “Sajmir” ky eshte problemi.
        “Performanca” e mediave nuk i tregon te gjitha. Eshte nje ceshtje e thelle psikologjike qe nuk dua ta trajtoj ketu, por nje gje e pakundershtueshme, “Dita” eshte bere altoparlanti i “prof.” Milazim Krasniqit ku simboza e Islamit e ka mbuluar nga koka ne kembe. Eshte bere altoparlant i tere rrymes anti-ortodokse me perfaqesuesit e saj Fatos Klosi (edhe ky Gylenist), Pellumb Xhufi, Bedri Islami. Ka bere fushata nga me shpifurat kunder nje krahine sic eshte Myzeqeja, vetem e vetem sepse eshte krahine ortodokse, derisa sa arrijne aty sa komentet e lexuesve nuk botohen me argumentin e “ortodoksit” Kociko se,
        “komentet tuaja nuk perputhen me politiken tone redaksionale”!!!
        A ka gjen deduksion me te hapur se kaq?

        Tani po te sjell nje shembull nga “arkivat” e mia, se si ka punuar kjo levizje “liberale” por me tendenca te forta diktatoriale-islamike.

        Nje komentues ketu me solli nder mendje nje emer analisti qe shkruan tek gazeta “Start” dhe tek “Shekulli”, i cili disa here ka vene ne fund titullin “ish-atashe ushtarak ne Turqi”.

        Ky ka qene sipas tij ish-atashe ne Turqi, te cilin e mori si keshilltar ministri i mbrojtjes socialist Majko, me tendenca te forta pro-turke.

        Gjate vitit `97 kur tere struktura e Berishes ra, ne ambasaden shqiptare ne Turqi eshte fshehur ish-kryetari i SHIK-ut, islamiku i famshem Bashkim Gazidede, por ambasada ne ate kohe kishte akoma personelin e Berishes edhe ky ne sherbim, nuk e dorezoi dhe ai shkoi ne Siri ku jepte mesim ne matematike. Dhe kete rast e dinte shume mire dhe ky tip analisti gazetash.

        Gjate luftes ne Kosove, sipas deshmive, te nje oficeri shqiptar qe kishte si detyre nderlidhjen, te tera informatat mes tij dhe atasheut ushtarak shqiptar shkonin direkt tek qeveria shtabi i pergjithshem i ushtrise turke,kjo ndodhta gjate qeverisjes se te majtit Ecevit kur vete ministria e mbrojtjes kishte lidhje direkte me NATO-n, kur telefonet satelitore ishin dhene nga USA ne ate per keto lidhje direkte me Brukselin.

        Pra lidhjet kane ekzistuar me pare, por kush ti shihte. Baza e Pashalimanit ju dha per perdorim Turqise, a thua se se ekzistonte ndonje sulm evident ndaj nesh.

        Dhe sot ky artikull na bie si “bombe” kur rrjetet e kesaj levizjeje “fantazem” bejne ne dite me Diell punen e tyre percarese dhe luftenxitese midis besimeve fetare.

        Jemi kapur o Sajmir, nga ish-komuniste dikur oficere zbulimi, ndersa sot te fshehur nen mantelin e “analisteve” dhe “gazetareve” qe gerryjne kete vend ne te gjitha fushat.
        Nga fushat e mediave, historike, ushatarake, te formimit arsimor, gazetarise etj,etj.
        Lexoje nje fare “Arditi” qe thote: hiqe kete shkrim, se “Dita” e pati dhe e hoqi.

        A e gjen ne ndonje vend tjeter kete fushate tru-shpelarese q ka filluar direkt pas viteve `90?
        Ku ti gjeje fushatat gjakatare te Sulltan Muratit, atehere armiku ishte perballe me shpate ne dore, sot e ke perballe si “bamires”, “investor”, “mesues” “punedhenes”, “gazetar”,
        “analist”, etj,etj, etj.
        Pershendetje

    2. Dardha says:

      Si gjithmone i sakte Claus. Turqia nga Erdogani tek Gyleni mund te krahasohet me renien nga shiu ne bresher.

  22. Ardit says:

    Gazeta Tema nuk duhet te behet pjese e agresivitetit te presidentit te Turqise,Erdogan,mbasi kur ai ishte kryeminister djali i tij ,tre djem te tre kryeministrave dhe nje iranian pastruan 1 miliarde dollare ne Baken Qendrore ne Ankara.Tre djemt e ministrave u arrestuan,ndersa Erdogani per te shpetuar djalin e tij shkarkoi dhe transferoi nga vendet e punes me mijra police dhe prokurore.Ndaj ketyre qendrimeve Gyleni foli hapur dhe Erdogani tani ndermerr opercione ndaj tij.
    Gazeta Dita e fshiu me nje here kete shkrim mashtrues,gje te cilen duhet ta beje edhe gazeta Tema.Ne nuk duhet te behemi pjese e luftes se brendeshme qe kane ata.

    Arditi

  23. Student says:

    Une kam qene studente e Kolegjit turk ne gjimnaz dhe di te them qe eshte nje shkolle me nivel mesatar. Ka profesora te mire por ka edhe nga ato qe nuk marrin vesht fare. Disa nga profesorat nuk zoterojne mire gjuhen anleze ne nje kohe qe lenda qe ato shpjegojne eshte ne anglisht. Ka rregulla te forta, nuk ka mesime fetare (tek kolegji e theksoj jo ne medrese) mirepo te gjithe profesorat apo profesoreshat turke jane besimtare praktikante. Pas gjimnazit vitin e pare te universitetin e fillova tek EPOKA sepse kisha burse . Di te them se ka nje nivel afer skandalozit ne mesimdhenje serisht i njejtin problem lende ne anglisht dhe profesori qe eshte skandal ne anglisht si nga ana gramatikore ashtu edhe mangesi ne shprehi dhe terma. Jam larguar nga Epoka dhe jam transferuar ne shtet sepse behet fjal per te ardhem time ne nje profesion dhe nuk do doja te dilja me njohuri mediokre dhe me nje diplome EPOKE QE KA VETEM REKLAM DHE JO CILESI. Ajo qe eshte e vertete eshte se ato studente qe servilosen mire profesorave apo sillen ashtu si i pelqen atyre punesohen ne kompanite qe zoterohen nga turqit. Gjimnazi nuk eshte keq si nivel por universiteti le shuuumee per te deshiruar. MOS I BESONI KETYRE SONDAZHEVE TE BLERA KUR EPOKA ESHTE UNIVERSITETI ME I MIRE ESHTE PO I NJEJTI SONDAZH QE KA KLASIFIKUAR KRISTALIN DHE VITRINEN SI UNIVERSITETE TE MIRA DHE SERIOZE.

  24. Nesti says:

    Une jam i krishtere me rrenje e dege . Kam pas dy femijet ne ate shkolle .Ju betohem per Krisht se femijet e mi skan pas asnje lloj presioni fetar .Shkolla eshte 100% laike dhe jam dakord vetem me ate qe mesimdhenia ne anglisht e disa mesuesve turq po dhe shqiptare le per te deshiruar … Sdqft eshte shkolla me disiplinen me te mire ne Shqiperi .nuk mbahet asnje me hater ,te gjithe jane njesoj .me uniforma pa celulare e per kete jam i kenaqur .me sa di un Gylen praktikon nje islam tolerant dhe sa me teepr mesimdhenie laike. Di qe dhe medresete e Gylen kritikohen nga vendet arabe se ka nje reduktim te forte te mesimeve fetare . Jam i krishtere jam krenar per besimin tim por derrit i them derr e dajes i them daje .flm qe me lexuat

    1. tourkofagos says:

      Anesti,pios Papas se vaftise!!???
      Po mire more koqe kandari,pse duhet te coje femijet[si kristian qe je]ne nje shkolle korrakesh,thjesht prania mes tyre e fillon te te haje bitha……….hahahahaha!
      O Zot,cfare do te degjojme tjeter…………!!!??

    2. dinpaku says:

      O Nesti ,po nga turqit pret te mesosh femijet mor njeri i mire!I ke kenaq me leke dhe kur te mbarojne shkollen e shumta do punesohen ne ndonje telefoni celulare,bej hesap shkolle turke ,ku fjala turqi = prapambetje,pavarsisht ndonje zhvillimi ne aparence ,Turqi hesapi.

  25. blendi says:

    Me Turqine nuk kemi pse meremi sepse ka fuqi ekonomike…edhe pse i kom inat shume…realiteti eshte qe eshte zhvilluar goxha…sinqerisht ne duhet te meremi me veten tone sepse i kemi punet shume keq….si nga ana financiare po ashtu edhe mentale…une shpresoj qe te mbushemi mend dhe te ecim perpara sepse asgje nuk vjen pa punuar….njihemi si popull dembel,,,ne turqi punonin shume…keshtu qe te ulim koken dhe te punojme shume se e shof qe llafe kemi shume ndersa pune ncncncncncncn,,,,aty ku ka llafe shume pune 0000000/////

  26. Ervis says:

    Nje nga arsyet e vizites se anulluar te erdoganit ne shqiperi ishte edhe per ti bere presion rames per mbylljen e shkollave te gylenit, kshu qe mos ju duket cudi qe se shpejti qeveria rama ti vej drynin ktyre institucioneve sa do te shtrenjta apo cilesore qofshin.

  27. Gjergji says:

    O Nesti!Mos na falendero se te lexuam ,sepse te lexojm nga zori.Ti flet per disipline ne ato kolegje apo per aftesi profesionale?Ti thekson se per anglishten ,mesuesit turq dhe shqiptare len per te deshiruar,po ne çfare jane mire atehere.Megjithate si i krishtere qe je pergjigjen ja le ne dore TURGOFAGOSIT .Nuk mjaftuan 500 vjet injorance nga turku ,tani duhet dhe te na shkollojne si te “zgjuar” qe jane.

  28. Merakliu says:

    Me sa po shoh ata qe e sponsorizuan kete shkrim edhe ketu ben autogol ? Shqiptaret nuk hane bar por kuptojne kush eshte i drejti dhe kush ndyresira. Shikoni komentet dhe vleresoni.

    Shkollat e Gylenit jane pararoje ne shqiperi jo si halet qe lane sorrat e Erdoganit.

  29. Arber says:

    Ooo shqiptar erdoganit nxirrnjani pantollet edhe thithnja cdonjerinnga 3 er se greku ndet u kishte hedhur cka dot benit ju me ak47 me ni kalikator i shtrembohet gryka e?? Mos keqkuptoni se kisha per te gjith per disa nacista qe se pranojn realitetin 2 ushtri shqiptare kosov shqipri 12 helikopter si kemi.. E shani xhaxhin enver emri ju harroft po ala me armet e atij mundohemi me mbrojt shqiprin e trojet shqiptare 100 vket shtet 100 mij euro ska buxheti shtetit qia robt ne vend te jemi superfuqi jemi te fundit neurop pranoni realitetin se erdogani nuk esht mbret ne ks e mk po esht mbret nballkan se per 24 or jam sigurt se grumbull na bon.. I ka then ai i agimit te art artur zhejt jeni nen shpatullat e erdogan abit se perndryshe qia nenen ne pidh.. Edhe mua me dhemb realiteti po ashtu ju ka dhimt te parve tan edhe sot se dim historin ton edhe tallin goglat shtetet tjera nje popull na thot ilir tjetri barbar tjetri mongol e kshu me radh… Hajt pra naten e mir e fletshi embel… Per nder me ja dit erdoganit elhamdyrilah qe na ndihmon

    1. Genci says:

      Po kujt i plasi per Erdoganit dhe kete Gylen me siper? Po c’fare ndihme po te jepe Erdogani ty Islamik Turkie nga Kosova? Apo harrove qe Shqiptaret shkonin edhe blinin mallra skarco ne Turqi me parate e Grekut dhe Italianit, sepse aty punonin per 22-vite. O ju dhjefsha rracen juve Turqve te Ballkanit qe flisni Shqip qe nuk u bete kurre njerez. Ja shk…fsha nenen Turqise dhe rracen tuaj ne Ballkan, derra qe nuk u bete kurre njerez dhe e moret ne qafe kombin Shqiptar.

  30. denisa says:

    Jam ish kolegjiste, e diplomuar Ne Turqi dhe punoj Ne USA. Eshte e vertete qe kolegjet vetem Ne dhe familjet tona I dine.Por, shkurt dhe sakte ska per ti ardhur asgje e keqe shqiptareve nga kolegjet. Nga ana ideologjike kolegjet nuk synojne fene,por etiken njerezore qe neve na mungon si popull.

    1. tourkofagos says:

      Cfare ”etike njerzore” mund te pervetsosh nga nje turk!!!???
      Te mesosh si lahet bitha me kanoce…!!???
      Apo ti si femer ,te mesosh si i dikton Hasani gruas ”etiketen bashkeshortore”……..!!!!!!!!!!!
      O Zot,cfare do te degjojme tjeter……….

      1. Turkofagos. Me dhemb kur lexoj cfare shkruan ti. Por si i thone me mire nje fund i dhimbshem se nje dhimbje pa fund. Me vjen keq qe te etiketojne grek. Por edhe me dhimbsen se sic nuk e harrojne greket qe jane romios edhe shqiptaret harrojne faktin se jemi arber para se te jemi shqiptare. Ne fund te fundit e dime qe nje pjese jane turq se boll tu shohesh surratin, por ka edhe te genjyer.

      2. denisa says:

        hmm mendoj se me ju nuk ia vlen barra qerane…frekuencat jane sh larg…qofshi te lumtur me veten tuaj…po nje shprehje e keni te drejte…O Zot cfare do degjojme tjeter…ndotje vizive intensive nga njerez qe kane nje tastiere ne dore se sbejne gje tjeter…Zot na mbaj mendjen thuaj!

  31. Pasi qe Shqiperia u be HAN me dy e me shume PORTA ,” sot po perballemi me keso derra dhe dosa” ! Eshte fakt qe nuk mund te mohohet se ; Shkolla dhe dijet qe merrnin nxenesit dhe te rinjte ne Shqiperi kane qene nga me TE ARRIRAT dhe me konkurueset ne bote . Tani ku kemi rene ? Sa e sa poshte e sa thelle jemi futur ne batakun e ketyre batakqinjeve me shpirt me katran se vet katrani ! Mallkuar qofshin berishistet qofte ne veri apo dhe ne jug , bashke me Berishe e me Selame ! PjEter ARBNOR E Tritan SHEHE ME SHOKE , SHPIRTI NE FERR U SHKOFTE , qe perhapen frymen e rrenimit te cdo gjeje me vlere NE VEND , te arrire me shume mund e shume djerse nga populli mbare e inteligjenca shqiptare . Po pse mo per inate te nje njeriu , inat te ATIJ QE SHUME ME PAR KISHTE VDEKUR . duhesh te denohej i gjithe populli qe te perballet me lloj lloj te keqijash qe po na shofin syte e po na i nxejne veshet ? Ne fferr shkofshin sa me shpejte dhe keta njereze te ultra te keqinje , qe me siguri , vendi i tyre nuk i mban , ndaj dhe vijne ne Shqiperi per te bere kapital ! U shofshin e u katranofshin !!!!!!!!

  32. Gattamelata says:

    Me vjen keq kur shoh komente anti-turke, anti-serbe, anti-maqedonase apo anti-greke! Jetojme ne nje kohe ku duhet te vleresojme individin per ate qe eshte, dhe jo per c’kane bere gjysherit apo stergjysherit e tij!

    Per sa i perket kesaj, eshte faji i shtetit tone, qe e ka bere han kete vend dhe futen Gylen-et, Fazllic-et e me radhe! Kemi shtet te dobet dhe askush s’po mendoj ta ndertoje! Pse mos te jene shkollat shqiptare me te fortat, po te jene kolegjet turke sado te moderuara te jene ato!

  33. Ottoman's says:

    Fort te nderuar bashkeatdhetare. Para cdo komenti tuaj, fillimisht mendoj se duhet te dini s’i shperndahet dija Islame ne Shqiperi.
    Se pari, qendrojne vakefet qe mund te jene shqiptaro-turq, Iranian,arab e kombesi te ndryshme te vendeve musllime te Lindjes se Mesme. Aty mesohet Islami ne te gjitha disiplinat e tij , pervec kesaj disa gjuhe te huaja edhe shkence dhe te gjitha keto sponsorizohen nga Mbreti Fehd, Abdullah , konsullata e sheikeve ,komunitetet myslimane sunite etj . Pastaj kemi medresete , qe ne vendin tone administrohen nga fondacioni Sema I cili I perket Fet’hullah Gylenit. Aty I jepet me shume perparesi shkences ,por qe edukohen edhe ne Teologji. Ky eshte Islami I moderuar ku lidhet shkenca me fene. Keshtu, studentet e sotem edukohen per epoken qe jane duke jetuar dhe jo sic do donte gazetari I ktij artikulli sikur te ishim ne kohen kur selxhuket perqafuan fene muhamedane dhe uzurpuan Azine e Vogel. Ndersa shkollat e administruara nga fondaconi “Gylistan” jane per sunitet,katoliket,ordokset,evangjelistet,bektashinjte,sufistet,jehovaistet etj etj. Eshte e vertete se ketu ka ekipe mbikeqyrese qe njihen si “motrat e medha” .Keto se bashku me mesueset njohin familjen, njohin vendin nga vjen, dhe “motra e madhe” jashte koniviktit te shkolles mund te te hedhi ndonje fjale per fene ,por qe biseda te tilla nuk zhvillohen kurrsesi pa deshiren e adoleshentit tashme 16 vjec te pergjegjshem. Gylistani eshte institucion laik dhe nuk perfshin fene ne asnje aktivitet.

    para disa kohesh Shqiperia u rendit nga vendet e fundit te Europes per arsimin dhe kjo sepse vleresimi u zhvillua ne shkollat publike dhe kaotike nga sistemi politik qe le per te deshiruar.Ndersa Gylua I merr me provim nxenesit e tij dhe u siguron dhe bursa me te mireve.

  34. merk says:

    Pastaj thojne nuk na merr evropa neve.si do shkojme ne evrope keshtu qe jemi nisur per ne azine anadollake.o turkofogos thuaj nje gje ketyre njerzeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje