Vjedhja e madhe!

lavdosh ferruni

Nga Lavdosh Ferruni 

Nuk është vjedhja e Bankës së Shqipërisë vjedhja e madhe. Është vjedhja e ujit të përrenjve e lumenjëve të Shqipërisë. Është vjedhja që ka filluar qysh në vitin 2008 me një agresivitet të paparë e që vazhdon çdo ditë në çdo metër tub që shtrohet për ta fshehur lumin në tub, që të mos e shoh jo vetëm njeriu, por asnjë lloj kafshe e asnjë lloj bime. Më pas një grusht njerëz, që pasurohen nga vjedhja e lumenjve dhe mijëra që rrënohen.  Marrja (pra vjedhja) e ujit të lumenjve e përrenjve me tuba për kilometra të tërë afekton burimet e ujit të pijshëm dhe i heq mundësinë për mbijetesë mijëra njerëzve që jetojnë në këto hapësira si rrjedhojë e pamundësisë për të vaditur tokën e pakët bujqësore, pamundësinë për të marrë pak ushqim proteinik prej troftës së ujërave të pastër, pamundësinë për të gjeneruar ndonjë të ardhur nga sektori në rritje i turizmit të egër .

Çuditërisht edhe pse vjedhjen po e denoncojnë për ditë komunitet e prekura, madje po protestojnë, ajo që po ndodh është se prokuroria nuk po reagon, madje ka raste si ai në Librazhd kur futet në burg ai që ngre zërin që po i vidhet uji fshatit.

E një përmase të pafalashme është vjedhja e lumit të Lengaricës në Përmet, që jo vetëm vjedh ujin e Lengarices, por dhe denatyron  kanionin e Lengaricës, pjesë e parkut natyror, monument natyror dhe atraksion i fuqishëm turistik.

Së fundmi dëgjuam se Ministria e Energjitikës dhe e Mjedisit kanë ngritur grup pune për HEC-in e Lengaricës, në objektin e punës së  të cilit është “….dhe verifikimi i përmbushjes së detyrimeve të koncesionarëve sipas kontratës të koncesionit dhe kushteve të përcaktuara në lejen mjedisore të Ministrisë së Mjedisit dhe lejes zhvillimore komplekse miratuar me vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit”.

Pra grupi i punës e nis punën duke ju referuar zbatimit të një kontrate dhe leje mjedisore qartazi të paligjshme, në vend që të shoh a duhej bërë kjo kontratë e a duhej dhënë kjo leje në atë  vend. Dhe ka shumë të ngjarë që grupi i punës të dalë me konkluzionin, që zbatimi i kontratës dhe lejes të paligjshme është i ligjshëm,  pasi është bërë sipas kushteve të kontratës e lejes së paligjshme.

Dhe vjedhja e madhe vazhdon e rritet.  Po kështu po rritet dhe reagimi qytetar kundra vjedhjes se madhe.

REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Vjedhja e madhe!”

  1. era says:

    Nje vjedhje e Bankes me kalimin e kohes do te sherohet, por keto vjedhje dhe krime jane te pariparueshme.

    Keta birbo qe nuk anullojne dhe po vazhdojne te lejojne shakterrimin e lumenjve duhet te akuzohen se po SHKELIN LIGJIN.
    Per te mare lejen mjedisore nje servis makinash apo bicikletash keta horrat e mjedisit kane sorrollatur te shkretet qe punojne per buken e gojes me muaj te tere. Perse? Perveç qelbesirlleqeve te tjera edhe sepse duhet te jene dakort per zhvillimin e biznesit edhe macet dhe qente e mehalles.
    Dhe per te shkaterruar gjithe pasurine e popullit( buken e gojes se shqiptareve) keta zorzoper ( MINISTRITE E MJEDISIT DHE ENERGJITIKES)nuk pyesin fare per popullin-e kane detyrim ligjor- dhe bejne sikur Konventa e Arhusit nuk ekziston per shqiptaret. NUK DUHET TE PRANOJME TE NA KONSIDEROJNE – popull i kategorise se fundit.

    Neper mbledhje mesojne disa fraza permendesh dhe i recitojne aq sa per te bere Show ne TV.

    Titulli i shkrimit duhej te ishte : VJEDHJA DHE KRIMI I MADH

    Shqiptaret duhet te çohen sa nuk eshte vone. Mos e bejme si Nastradini qe thoshte larg bythes sime. Cubat punojne me plan, duke njohur mendesine e shqiptareve i percajne dhe i grabisin shume me kollaj.
    Te gjithe duhet te ndergjegjesohen se ndertimi i ketyre HEC-ve eshte si avazi i nastradinit( pa dashje e kujtuam 2 here) melodine e krimit dhe hajnise do e degjojme neser, por neser eshte shume vone.

  2. lili says:

    Shume me vend artikuli,po prek interesat e Familjeve tona-Familje tash qe na ia shtuhe shume se déri due patem vetem Nje Familje,berisha,tash kemi Familier e Lisse qe po bejn kerdi,te PS se,po edhe Familier minoritaire qe edhe ministrine per vêtu po kerkojne….

  3. Berish-Basha-Melltezi -Zeni says:

    Tani u kujtua ku sahan lepirs se;kur ishin keta ne pushtete ku maskara lepinte kockat qe i hidhnin si qene.

    1. LORA says:

      Jo vetem lepinte kocka por bente edhe kolonen e peste ne aksionet e shoqerise civile.Sahan-lepires ka lindur dhe i tille do do te ngordhe;e ka gjenetike.

  4. Stela says:

    Hej, ti je ftohur ne tajare ore mik…..!! Po ujin dhe token e kane vjedhur ashiqare qe prej 25 viteve o Ferr-hum! Tani nuk e kane problem te vjedhin ne mes te dites e para te gjitha kamerave edhe vete banken e shtetit te pjerdhur… nejse, nesje, bej hyzmet parave te tuaja qe merr me projete koti e vazhdo te fluturosh (me presh) o Lavdosh…..

  5. era says:

    Kur do marre fund traplliku i shqiptareve?!Nuk merren me shkrimin dhe problemin por me CV e artikullshkruesve te komentuesve.
    A di njeri a ka pas dashnore Anshtajni?

  6. Alba says:

    A jeni ne metro more!
    Zoteria me lart njihet si me prirje te majta por ka vite qe lufton per ceshtje te drejta. Asnjehere nuk ka qene ne pushtet, perkundrazi,eshte nga te paktet qe ngre zerin dhe, sa here e ngre, i pritet buka e gojes. Ai duhet te shpallet hero per se gjalli.
    Kujdes me sahanet qe lepini ju se mos ju kthehen kokes. Kokat e shtetit i kerkojne mendje kur vjen puna per vendime (megjithese jo gjithmone).
    Me kete paturpesi qe kemi ne si komb, e meritojme fatin qe na ra per hise, perfundimisht.
    Ne se nje prej nesh ben heroin, te gjithe e peshtyjme sepse na vjen turp nga vetja qe nuk bejme asgje.
    Mbajini duart lidhur, ate beni po, te pakten lidheni edhe gjuhen kur nuk keni asgje me te mire per te bere.
    Dilni me emra te rreme ketu, madje me emra femrash kur jeni meshkuj por, pa provoni nje here te dilni shesheve per ceshtje te drejta qe na mbrojne te gjitheve-ateher ta shohim kush eshte burr i vertete JU apo ky me siper qe guxon te ngreje zerin!
    Turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *