Meta-Gojkovic: Shqipëria dhe Serbia rol parësor për stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit

13 Tetor 2014, 14:16Politika TEMA

Shqipëria dhe Serbia rol parësor për stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit. Kështu u shpreh Kryetari i Kuvendit Ilir Meta gjatë takimit me Kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Serbisë Maja Gojkovic, në kuadër të punimeve të Sesionit të 131 të Unionit Ndër-Parlamentar në Gjenevë.

Kryetari i Kuvendit vlerësoi bashkëpunimin gjithnjë në rritje mes Shqipërisë dhe Serbisë duke theksuar se përshpejtimi i ritmit të shkëmbimeve parlamentare do të kontribuojë ndjeshëm në marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat janë kyç për të ardhmen dhe stabilitetin e tërë rajonit të Ballkanit. Në këtë kontekst, Meta e ftoi Gojkovic të vizitojë Tiranën në një të ardhme të afërt.

Kryetarja e Parlamentit të Serbisë shprehu kënaqësinë për vullnetin e qartë dypalësh për forcimin e marrëdhënieve duke vënë në dukje se të dy vendet gjenden sot në një moment pozitiv të procesit të integrimit evropian.

Në këtë kuadër, theksoi Gojkovic, institucionet tona parlamentare mund të japin një mesazh të fortë bashkëpunimi në emër të të dy popujve. Gojkovic gjithashtu shprehu dëshirën për një vizitë të Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë në Beograd.

Duke biseduar për zhvillimet në rajon, Meta vuri në dukje rëndësinë e vazhdimit të dialogut dhe normalizimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës si një proces tepër i rëndësishëm për qëndrueshmërinë e paqes dhe stabilitetit rajonal, proces që Shqipëria e mbështet fuqimisht.

 

 

6 komente në “Meta-Gojkovic: Shqipëria dhe Serbia rol parësor për stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit”

  1. besi says:

    meta-ose dushan mugosha i ri po i pregadite viziten rames ose Miladin popoviqit te ri -dihet ne takim rama do te merre shqiptaret zi e me zi-braqe,majko,mili,dokle,ruqi,dhe milena.TE GJITHE MBIEMRA SERB qe thone braqe-VLLA-majko-nene,Milo-meshire,-dokle -deri ku,ruqi-rreshqwet ose milena e meshirshme.bravo ngjala meta rama ose aleanca e hajnave,qelbsirave.

  2. Kuksjani says:

    Per cfare mardhenjesh flet Ilir Meta.
    Serbet e kane kapur edhe me sportin!
    Astenje shiptare kur te luhet futboll me Serbin se,ndrushe do denohen.
    He Ilire Meta e hajdut,keta ja mardhenjet.?

  3. tani.deutschland says:

    Po per tifozet e kombetares a folet gje ?

  4. jnullatos pisoglentis says:

    srbja e pabese kerkon te na hedhi hi syve

  5. era says:

    Bizneset nen rogos te zhvillohen hapur dhe ne menyre legale.

    Perse u be rruga e kombit qe te lulezojne bizneset serbe ne Shqiperi? Njesoj si ne Kosove qe raporti eksport-import eshte shume ne favor te serbeve. Kjo eshte antikombetare.

  6. era says:

    Ndersa qepet ne Korce perfundonin ne Dunavec, qepet e qelbura dhe te kalbura serbe kishin mbushur tregun. Po ashtu patatja e miellrat e mykura. (lereni se cfare thote Panaritua)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje