Rexhep Qosja: E adhuroj djalin që shpalosi flamurin, Rama të shkojë në Beograd

rexhepNuk iu lejua shqiptarëve të kenë flamur kombëtar në stadium siç iu lejua serbëve, por ky flamur, megjithatë, mbërriti në stadium. Ishte kjo një ide jashtëzakonisht origjinale, shumë e papritur, shumë e befasishme, që mund ta ketë krijuar vetëm një mendje shumë krijuese. E adhuroj djaloshin që e krijoi këtë ide dhe e paraqiti ashtu si e paraqiti në stadiumin e “Partizanit”: prej qiellit”.

Kështu shprehet akademiku Rexhep Qosja në një intervistë të shkurtër për “Gazeta Shqiptare”, lidhur me ngjarjen e 14 tetorit në Beograd.

Për profesorin, ideja që kanë shqiptarët për bashkim erdhi prej qiellit.

Ndërsa i sheh si raciste deklaratat e elitës politike serbe, ai nuk është fort i kënaqur as me deklaratat eurforike të disa politikanëve shqiptarë, e mandej e sheh si të papranueshme deklaratën e sllovenes Maja Koçiançiç, zëdhënëse e Kethrin Eshton apo atë të Mishel Platinisë.

Në opinionin e tij, Rama, edhe pas ngjarjes duhet të shkojë në Beograd për të dëshmuar mençuri politike.

Ndeshja futbollistike Serbi– Shqipëri ishte një prej ndeshjeve të rralla, shumë të rralla futbollistike, që i shikoj. Prej fillimit e shikova me një shqetësim, sepse kisha drojë prej sjelljeve të tifozëve serbë, të cilët edhe më parë kanë treguar sjellje të dënueshme në ndeshjet futbollistike të Serbisë me disa shtete ballkanike dhe evropiane. E kisha parë vrasjen e atij tifozit francez në Beograd para disa vitesh. Por, sjelljet e tifozëve serbë në ndeshjen Serbi-Shqipëri ishin më të egra se herët e kaluara. Serbia tregoi se nuk e kishte organizuar ndeshjen si duhej, se nuk i kishte marrë parasysh të mundshmet dhe të pamundshmet, se shumëçka ia kishte lënë rastit. Prej çasteve të para, kur tifozët serbë filluan të brohorisin që të vriten shqiptarët, që të mbyten shqiptarët, sigurimi serb në stadium është dashur të përgatitet për të penguar ato veprimet kriminale që pasuan mandej.

Por, përgjigja në provokimet shoviniste dhe raciste që u bëheshin shqiptarëve prej fillimeve në stadium erdhi prej qiellit: erdhi në formën e një memorandumi të jashtëzakonshëm. Ishte ky flamuri kuq e zi me shqiponjën dykrenore e me portretet e dy prijësve historikë shqiptarë – të Ismail Qemalit që përfaqëson mendjen dhe të Isa Boletinit, që përfaqëson pushkën në përpjekjet e shqiptarëve për liri dhe pavarësi, që u lëshua në stadium. Domethënë ideja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë i mbërriti Serbisë jo prej tokës, por prej qiellit.

Nuk iu lejua shqiptarëve të kenë flamur kombëtar në stadium, siç iu lejua serbëve, por ky flamur, megjithatë mbërriti në stadium. Ishte kjo një ide jashtëzakonisht origjinale, shumë e papritur, shumë e befasishme që mund ta ketë krijuar vetëm një mendje shumë krijuese. Isha i vetëdijshëm se sa shumë do ta keqpërdorë këtë ide konkrete Serbia, por mua më shkaktoi adhurim për ata që e paraqitën përmes flamurit kombëtar dhe dy figurave madhështore kombëtare në të. E adhuroj djaloshin që e krijoi këtë ide dhe e paraqiti ashtu si e paraqiti në stadiumin e “Partizanit”: prej qiellit. Krejt botës iu tha se çka duan shqiptarët”, shprehet Rexhep Qosja.

REMOTE_ADDR:[]

25 komente në “Rexhep Qosja: E adhuroj djalin që shpalosi flamurin, Rama të shkojë në Beograd”

  1. Ded Martini says:

    ti me gjith shqipfolsat je penges per kombin e Ilirve.
    Nuk ke pas kapacitetin e duhur kurr ne histori,qe prej kur geni i jot jetoj ne tokat tona.
    Nuk mund te matesh me nje komb,si Serbia me kultur per ata te cilet e njohin dhe e meritojn te sillesh me kultur e dinjitet.
    Evropianet,sillen but,se jemi larg gjografikisht
    Serbet u a din shqipfolsave hallin

    1. plaku says:

      Ded Martini,
      Ja nje pjese e kultures serbe :

      Drafti Cubrilovic i vitit 1938 thote :
      “Per kombin serb nuk mund te kete zhvillim dhe jete normale perderi sa perbrij tij ndodhet kombi pengues shqiptar. Ndaj strategjia serbe duhet te kerkoje zhdukjen e kombit fqinj, ne kuptimin e mirefillte te fjales : me shperngulje, terror dhe lufte.”
      Kete doktrine serbet nuk e kane denuar deri me sot.

      Anglezet thone : “The facts speaks louder, than the words.” Faktet flasin me ze me te larte se fjalet.

    2. EM says:

      Shko pi ilacet, haloperidol merr besoj!

    3. VOTUESI says:

      Hera e pare Ded me duket plaku Rexhep i rrjedhur,droni qe mbajti varur pankarten me simbol provokues per xhahilat serbe Se pari nuk quhet flamur por pankarte dhe nuk ngjante si flamuri yne i kuq me shqiponjen e skenderbeut,flamuri aprovohet ne parlament dhe me dekret te presidentit vendoset ne institucione,per mendimin hedhja ne menyre te cuditshme dhe te papritur mbi stadiumin e beogradit ishte provokim per te prishur viziten e Rames ne beograd. pala jone ka gabimet e veta por serbet ishin fajtore qe nuk diten te prisnin te pakten 1 here ne 100 vjet komshinjte e tyre historike dhe me urrejtje qe i kalon cdo cak e kufi shane dhe mallkuan shqiptaret ,Akademiku Qose duhet ta dije nga pervoja se pas nje termeti te fuqishem vjen nje uragan dhe baltosja e perpjekjeve e qeverive te dy vendeve tona shkoi per lesh dhe u minos.Jo Rama te shkoje por edhe dhenderri i Serbise ne shqiperi Berisha nuk do rregullohen dhe normalizohen marredheniet mes vendeve tona per se paku 50 vite qe as ne as Qosja nuk do i arrije dot .Ded thua qe Serbet kane kulture dhe shtet me shume se ne E VERTETE por kane dhe huliganet me te keqinj bote.Krishterimi yne ka dy popuj te ligj qe na turperojne ne bote:grekun dhe Serbin

  2. Gjergj KASTRIOTI says:

    Rama le te shkoje ne Beograd,ndersa ideja e shpalosja e flamurit te Shqiperise se madhe eshte e vjeteruar,pa buke.Ajo ploteson vetem deshirat e vogla,jo ato te perpektives.Dyshoj shume se ky marifet eshte organizuar enkas nga UDB-ja serbe per te krijuar artificialisht incidente diplomatike e acarimin e situâtes midis dy vendeve dhe te rajonit te Ballkanit

  3. Drejtesia says:

    Po Djali me shume gjasa qe e ka hedh ate flamur eshte Serb ore “koke e madhe e kombit Shqiptar”, por ti e ke treguar mire se nga anon ne debatet me Kadarene. Siduket e dike ti para vete autoriteteve se kush e paska hedh.

  4. jhhgkhjflhasdfl anticensurë says:

    o xhepo re dhe ti në nivelin e një IQ 75-80!
    o xhepo nuk ta lejon vëndi që zë në inteligjencën e kombit shqiptar për të qënë kaq i rrëmbyer dhe kaq emocional!!
    tek ti o xhepo duhet të punojë truri i madh dhe jo ai i vogli!!
    sot ke folur me të voglin o xhep!ti e di fare mirë se kur hyn në funksion emocioni arsyes i thotë “shko pirdhu që këtej”!
    ty nuk të lejohet o xhep se i njeh mirë sërbët!ke jetuar nën ta dhe me ta,nuk ishte zgjedhja tënde!e di fare mirë historinë e shishes!dhe atë e propaganduan si vepër të shqiptarëve,por që ishte thjeshtë shfryrje epshi i një homoseksuali sërb!i mungonte trashësia e origjinalit dhe futi shishen!ti e di mirë o xhep se si i vunë dinamitin vetes dhe na akuzuan ne,bile në mes të tiranës!!dhe kjo e sotmia o xhep mun të jetë e tillë!akoma nuk është vërtetuar se e ka bërë një shqipo o xhep!!deri tashti flitet për sërb o xhep,dhe ti adhuron sërbin se na paska për zëmër!!
    o xhepo edhe sikur të ishte ashtu si e adhuron ti!?nuk ka asnjë vlerë,o xheeep!
    nuk ka asnjë vlerë sepse nuk është as flakë kashte!!është një veprim emocional që mund të sillte pasoja të rënda!është një mëndjelehtësi e papërgjegjëshme!kjo as flakë kashte nuk e gërvisht aspak dhe askund sërbin!!shkaktoi katastrofën më të madhe pas L II B dhe askujt nuk i shkon në mëndje të flasë kundër tij!!të gjitha ja kanë falur dhe po e marrin me të mirë,bile!!debili,lojtari i famshëm francez ose injoranti,poresident i uefës është në sinkron me presidentin sërb për “sikur” të ishte bombë atomike,me hidrogjen a ndosshta “armagedo”që të mund të shkatërronte botën!?
    o xhep,po të them mavria sepse po e pjerdh këto kohët e fundit,do të adhurosh dikë??llogjikën e ke dhe mund ta thuash,nëse nuk të ka lënë akoma mëndja!!duhet të adhurosh atë shqiptar që do tu mësonte shqiptarëve se pa ndërgjegje qytetare nuk mund të ecim përpara!të adhuroje atë/ata shqiptarë që do të mundnin të bashkonin,në veprime,këtë komb të përçarë në limitet e kozmopolitanizmit dhe të ISIS!këtë komb që fjalën bashkim e njeh vetëm në injorancë!!të adhurosh atë shqiptar/e që me veprimin e tij të thjeshtë,qytetar ndihmon këtë komb!!gjëja e parë që mund të bësh ti o xhep,ta jap nga eksperienca time personale,pyet në dyaqnin që shkon të bësh blerjet e përditëshme!pyet se nga e ka prejardhjen malli,bëj atë që bëj unë,as të grekut(asnjë lek në bankat e tij) e as të sërbit nuk e blej!o xhep mavrija ky veprim pa bujë pa tym por me një nxehtësi të jashtëzakonshme do ta digjte e përvëlonte si sërbin dhe grekun!!
    por ti nuk e bën dot,shumica dërmuese ë shqiptarëve nuk e bën dot!sepse nuk duke t flaka e kashtës,sepse nuk mund të dukemi si heronj,sepse nuk mund të ngrëmë atë krenarinë e sëmurë!!të bojkotosh sërbin e grekun është një veprimtari e gjatë e heshtur,por me rrezultate të shkëlqyera!është fillimi i bashkimit të shqipove!një bashkim me zemër me veprime dhe jo me fjalë e flakë kashte!!
    o xhep qosja që kur ke filluar me ata debilat e ISIS po na zhgënjen gjithnjë e më tepër!!
    bëj kujdes o xhep se dhe mol kadarenë e kemi respektuar njëherë e një kohë,enverin,saliun,nanon dhe këtë shalgjatin gjithashtu,por veprimet e tyre na kanë detyruar të bëjmë të kundërtën!për mua je i mirë përsa kohë punon për kombin tin,shtetin tim!po fillove nga gomarllëqet,nuk është se duhet ti mbajë unë mbi shpinë!ti jap ty dhe me përforcues bile!!

  5. asdreni says:

    Kujdes qose me flamuret,pasi i ndryshon shume ata:
    Me dashurine e zjarrte per flamurin e Jugosllavise komuniste,u cfaqe me pas mbas ndryshimit me flamurin e islamit te Anadollit,te cilin e valavite vrullshem etj,etj,.

  6. rrush says:

    Kryeministri duhet te shkoje dhe t’i pergjigjet racizmit dhe pabesise se tyre me edutaken dhe mençurine qe na karakterizon. Ne syte e botes, por edhe per ne vete vlen me shume te tregojme se jemi popull i mençur, paqedashes, mikprites, larg dhunës dhe hakmarrjes. Nuk i intereson askujt ky debat i ndezur, perveç se serbeve, ndaj une jam per PO, duhet te shkoje! Une kam besim se Rama, si mjeshter i fjales dhe zot i mendimeve te veta te thena pa u drojtur asfare, do i lere me …reke nder shale keta fekale!

  7. Ermal Cifligu says:

    Respekte, jeni vertete Nderi i Kmbit.
    Ngritja e flamurit ishte vertete e adhurueshme dhe po ashtu mbrojtja e tij nga djemte ne fushe. Ashtu spontane sic u be, tregon fuqine e kombit tone, dhe tanime nuk ka Serbi apo Evrope qe ta ndali bashkimin e shqiptareve.
    Jam i sigurte se drone nuk kane qene iskenim serb, sepse ishte aq i pasur me simbolikat kombetare, sa nuk do kish kuptim per qellimet e serbeve. Do u mjaftonte dicka me e thjeshte per qellimet e tyre.
    Edhe nese ishte Shqiperi e Madhe, pastaj cfare? Nese nuk tregon respekt per veten, askush nuk te respekton.
    Dhe ju gojeprishur qe fyeni Nderin e Kombit, a me thoni cfare pushteti politik ka ai qe te mund bej tradhetira? Ai ka vetem fjalen, dhe ate e thote gjithnje shqip, te drejte, te mencur edhe patriote? Mund te tradhetoj vec ne endrra!
    Sa per serbet e kulturuar, mund te quhen vetem ata serb qe jane distancuar nga gjithe veprimet cetnike qe populli dhe shteti serb kane kryer ne Ballkan.

  8. izagukod says:

    Ju antishqipetar, para se te flisni per te madhin R.Qosja lexoni vepren e tij.Ju anonim s’jeni as per pushke se mendja ju paska lene.Ju qe s’do ju kujtone as pjella e pjellave tuaja,ateher kur R.Qosen do ta kujtoje gjith Shqiptaria si Rilindasin e Fundit te Kombit. Te uroj jete te gjate z. Qosja ! Je ikona e Kombit Shqiptar.

  9. Giacomo Pucini says:

    Prej qiellit te ndricuar
    Nje ze po na therret
    Atje duke vrapuar
    Detyra po na th’rret
    Po na therret.
    Edhe pse ideja mund te jete e vjeter, prape, ne shqiptareve, ai flamur ose banderole ose lecke ose cope ose parrulle, s’ka rendesi, na ben qe ta duam edhe me shume Shqperine, na ben qe te jemi edhe me te afruar me njeri tjetrin dhe jo te zihemi per ate qe “pse me pe me inat”.

    Edhe sikur ai flamur te jete hedhur nga serbet per provokim, prape ishte ne favorin tone per idene e mrekullueshme:
    Shqiperi o shkemb e gur
    Vritesh, pritesh per flamur
    Ata hiq e tine vur
    keshtu ka qene qyshkur. …. Prandaj mos e shani bace Rexhepin!

  10. goni says:

    Ju do te jeni gjithmon i rrespektuar per kombin ton profesor QOSJA atdhedashuria dhe patriotizmi bashk me mendjen tuaj te ndritur profesor ju rradhit ne njerzit me te shquar te kombit ton,profesor mos degjo ca komentus qe hedhin balt me te pa drejt mbi figuren tuaj kta leri mos i nga jan besniket e atishqiptarit kryekriminelit dhe agjentit SERB sali berishes,jan qef prishur me ju profesor se ju ja keni çjerr lekuren e surratit kti agjenti kryemashtrusi kryetradhtari dhe kryekrimineli te SHQIPTARVE,dhe nje her RRESPEKTE PROFESORI DHE AKADEMIKU I KOMBIT TON PROFESOR QOSJA.

  11. i huaj says:

    PR.QOSJA eshtenje nga figurat e kombit Shqiptare dhe e njeh historine me mire nga te gjithe dhe duhet te respektohet.
    Me pelqeu Edi Rama qe do te shkoje ne Serbi.
    I mbyturi nuk ka cfare te humbase dhe tani justifikohet me cdo gje keshtu bo ben dhe politika Serbe.
    Bota i njeh se kush jane serbet dhe do jua japi pergjigjen qe meritojne.

  12. mohikani says:

    ALBANIANS OF ALL LANDS UNITE

  13. Prenga says:

    Or dede Trapi (Martinoviqi)! Sa per ate kulturen e serbve e pane gjithe bota barbarine e tyne. Prandaj or DEDE ose je prgjumesh ose je Martinoviq Deda!

  14. kuq e zi says:

    rama duhet te shkoje edhe pse serbia me dekleratat e politikaneve te saj don me i dhene shkak rames qe ta anulloje viziten mbase jane penduar qe pranuan nje vizite te tille
    prandaj rama duhet te shkoje qe ti detyroje te flasin hapur duan apo zduan bashkepunim dhe paqe

  15. Pellazg 100% says:

    Po sa shumë i ka përcëlluar fjala “AUTOKTONUS”, por a ka ndonjë bir k… të thotë se nuk është e vërtetë.
    E përëris o shqiptar, nuk i djeg flamuri apo banderola, i përcëllon vetëm fjala “AUTOKTONE” (se u kujton origjinë e tyre, nga kanë ardhë) ndoshta i djeg dhe pamja e atyre dy burrave.
    Shajnë, ofendojnë, ulërasin, sulmojnë e dini pse? Sepse kanë frikë, kanë shumë frikë.
    Vërej diçka në fotot e publikuara të përleshjes në stadiumin e Beogradit, të gjithë serbët që sulmonin binin në tokë.Ishin të friksuar se përballë sportistët Shqiptarë nuk e di se si u dukeshin.
    Vërejini ato foto.
    Ndoshta edhe ZEUSI i ruajti bijtë e vet.
    Nderim për Rexhep Qosen.

  16. tirona says:

    Je i nderuar Rexhep Qoshja, por ketu e ke dhjere fare, ti thua qe flamuri kombetare nuk u lejua por ai mbriti, per cilin flamur kombetare flisni per ate flamur qe mbriti ne fushen e stadiumit te Beogradit apo per ate flamur kombetare qe shoh tek kjo foto mbas shpines tuaj, nuk ju lejohet ju te beni gabime te tilla trashanike duke rene pre e provokimeve te nacionalisteve Serb. Nje pyetje kom per jy zoti Rexhep Qosja, gjithashtu ja boj pyetjen edhe te modhit Ismail Kadarese qe deri tani nuk ka folur: Per JU, kush eshte Flamuri Kombetare Shqiptare ai qe u pa ne fushe , apo ai qe eshte ne kete foto mbas shpines se Rexhep Qoses.,

  17. Erenik Doli says:

    Edi Rama do shkoje ne Beograd sepse eshte i detyruar me patjeter nga Masonet, pjese e te cileve eshte dhe vete ai. Pune muti, cifuteri hesapi. Por do i vije radha dhe kesaje lebetie e makuterie, do vije nje dite qe Bota do udhehiqet nga e drejta universale.

  18. tirona says:

    . ….. vetem duke shpalosur Flamurin KOmbetare Kuq eZI me Shqiponjen me dy Krena ne mes , ne do ta fitojme kete beteje te nisur nga provokatoret nacionaliste Serb ……

  19. Sume Gruda says:

    Ngaritja e Flamurit eshte me te vertete “patriotike” nuk mundet te behet me shume po qe se nuk ijshin keta qe e menuen mire, keta djem per te bere me shume do duhej te ijshin me brire apo me dyfeke te gjata! Ne Detroit te Amerikes kur nje pakice emigrantesh shqiptar fluturuan nje “aeroplane” ne hapesiren e Qytetit te Detroitit dhe valviten flamurin kombetar me emrin e legjendarin Adem Demacin i burgosur me shume shoke te tij qe ne i quenimu te “burgosur konshiente” kunder rregjimit Titiste ne vitin 1986.

  20. adamo 311 says:

    pershedetje.
    te vetmen gje pozitive ne kete rast shohe mundesine dhe domosdoshmerine e qeveritareve Beograd-Tirane te marrin kete SKANDAL si “fat” per tu futur ne bisedime per nje adhmeri me te mire.

    Skandalet gjegj. Katastrofat do te jene te kota, nese nuk perfitohet nga ato.

    Rrofte Iliria e “QETE me PASARDHESIT” saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *