Mbretëresha Teuta, edhe njëherë për fitoren e fundit. Romani i Mira Meksit, ndez kuriozitetin e lexuesit shqiptar

10410339_10152917620892044_873458990511660663_nAty, është një gjarpër që rrëfen. Ka jetuar në trupin e Teutës duke ndjerë me të çdo frymëmarrje, fitore e humbje. Ngjarjet zhvillohen në Risani, sot në Mal të Zi.

Personazhi 2300 vjeçar i mbretëreshës Teuta ka ngjallur interes të madh në Panairin e Librit. Romani i ri i Mira Meksit, “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” ka shitur 3000 kopje në vetëm dy ditët e para të festës së librit.

Bota ilire e shekullit III para Krishtit na shpërfaqet pothuaj e gjallë. Përshkrimet janë tabllo, ku detajet janë të qarta në çdo qoshe. Mbretëresha dhe gjenerali, lufta e mbijetesa, Iliria në kohë të lavdishme vijnë në romanin më të ri të shkrimtares Mira Meksi “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë”.

Të gjitha janë ringritur pas hulumtimesh që kanë zgjatur vite, nga autorët e lashtë tek zbulimet e sotme. “Për të shpalosur në gjerësinë e kozmosit, por njëkohësisht në detaje të holla jetën, ngjarjet, lavdinë e Ilirisë dhe të Teutës në vetëm tri vitet e sundimit të saj (230-228 p.K), por për të pikturuar edhe dashurinë pasionante, keqkuptimin tragjik, tradhtinë, robërinë, dhe në fund, vdekjen, duhej në të vërtetë një rrëfim përtej të zakonshmes, një rrëfim mitik. Dhe rrëfimi mitik bëhet nga kujtesa e hyjnishme e gjarprit të skalitur si tatuazh në trupin e Teutës”, ka thënë Meksi për romanin.

E dyzuar mes dashurisë e Luftës, për Mira Meksin, Shpirti i Teutës është për Ilirinë, ndërsa zemra e saj i është përkushtuar një burri të vdekshëm. Mbretëresha e Ilirisë ishte e dashuruar dhe kjo ndjenjë është një prej linjave më të thella të romanit “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë”, aq sa mund të thuhet pagabueshëm se ky roman është një roman për dashurinë.

“Faltaret e Ilirisë, rojtaret e misionit hyjnor të Teutës i druhen shumë dobësisë së zemrës njerëzore të Teutës, e cila mund të dëmtojë misionin e saj. Dhe marrin masa. Për t’iu përgjigjur pyetjes suaj: po, mbretëresha ilire sakrifikoi jetën në emër të dashurisë, për të mbrojtur Ilirinë”, është shprehur autorja./j.h

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...