FOTOT/ Kalonin ilegalisht drejt Anglisë, cigarja djeg të gjallë në kamion dy të rinj shqiptarë

21 Nëntor 2014, 12:00Politika TEMA
FOTOT/ Kalonin ilegalisht drejt Anglisë, cigarja djeg të gjallë

Dy të rinj shqiptarë një vajzë dhe një djalë kanë humbur jetën në përpjekje për të hyrë ilegalisht në Angli.

Të rinjtë janë shkrumbuar nga flakët e zjarrit që shpërtheu në kamionin ku ata ishin fshehur rreth orës 19:30 të mbrëmjes së të mërkurës.

Nga pozicioni që janë gjetur trupat tregon se ata janë përpjekur të dalin nga kamioni në momentin kur ka rënë zjarri, por ka qenë e pamundur. Trupat e viktimave janë gjetur terësisht të karbonizuar.

Lajmi është përcjellë edhe nga mediat franceze dhe ato britanike, të cilat kanë publikuar dhe pamjet e kamionit në flakë.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, kamioni drejtohej nga një shtetas polak dhe ishte nisur nga Polonia, ndërsa u përfshi nga flakët në terminalin e trageteve pranë Dunkirk.

Policia franceze ka bërë ndalimin e drejtuesit të kamionit. Teksa është marrë në pyetje nga Prokuroria, ai ka mohuar të ketë pasur dijeni se në pjesën e pasme të mjetit që drejtonte kishte emigrantë.

Mediat raportojnë gjithashtu se dyshohet që është shkaktuar nga një cigare e hedhur nga viktimat, që më pas ka djegur edhe pëlhurën që mbulonte pjesën e pasme të kamionit, ku ishin fshehur.

Ndërsa pritet që sot të dalin rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes së rëndë, Ora News zbulon se vazja që ka mbetur e vdekur është nga Rrësheni, Rina Kaçorri, 22 vjeç, dhe ishte nisur ilegalisht për tu bashkuar me bashkëshortin e saj, qe ndodhej në Angli.

Ajo shoqërohej nga djali i dajës së burrit të saj, Rexhë Mynzyra, që po e ndihmonte për të mbërritur në destinacionin e tyre në Angli.

Dy viktimat e shënuara janë të fundit në listën në rritje të azilkëruesve që humbin jetën në kërkim të tokës së premtuar angleze.

Incidenti nxjerr edhe njëherë në dritë rreziqet me të cilat përballen emigrantët që kalojnë ilegalisht me kamionë dhe maune drejt Britanisë së Madhe.

Marrë nga Ora News

 

15 komente në “FOTOT/ Kalonin ilegalisht drejt Anglisë, cigarja djeg të gjallë në kamion dy të rinj shqiptarë”

  1. razo says:

    po nuk ja vlen te humbasesh jeten te vish ne Angli te punosh si qen ne lavazhe makinash… Nese vertet kaq te deshperuar paguani para per te ardhe si njerez e jo si kafshet. Asgje nuk eshte me e shtrenjte se jeta.

  2. frank hebreu says:

    Po xhaxhi edi qe kapardiset si al capone me thes me pordhe duhet te ndihet mire qe qytetaret e tij jane ne nje rang me afrikano verioret,se rrace tjeter nuk vdes ne evrope te hyj ne angli.ripjellja e kostumeve dhe pordhacave ka dhe goje te flase.fajtore jane dhe shqiptaret qe jetojne ne angli qe flasin dhe premtojne me rrena.anglia nuk i don te huajt .

    1. miu says:

      Po salii qe i qiu nonen dogji nje shqiperi ne 97 dhe ti bon bërr bërr. Iken me mijera nga shqiperia e ti na bon politike .qorr I bibës

      1. MAÇOKU says:

        TY MIU MIUSHI TE QIFSHA FAMILJEN KOMUNIST I QELBUR SHQIPERIN E DOGJEN KOMUNISTET SI PUNA JOTE IDJOT SPERM E SEKRETAREVE TE PARTIS QE TA PALLONIN NENEN DHE YT ATE E RUANTE PAS DERE GJOJA KAN MBLEDJE PARTIE SE I BENIN EDHE NATEN MBLEDHJET DHE PO NUK U ZHDUKET JU SI RACE E KEQE QE JENI SHQIPERIA ESHTE E FALIMENTUAR

  3. mira10 says:

    Më mirë bukë e kripë e në shtëpinë tënde. Të gjithë e dijnë që shtëpia e huaj nuk bëhet kurrë shtëpia jote. Punoni që të ndërtoni jetën në vendin e bekuar që na ka dhënë zoti.

    1. Edi says:

      Eshte e lehte tju thuash te tjereve ndertoni jeten atje ne shqiperi kur vete i ke kthyer shpinen.sejcili mundohet per te siguruar nje jete me te mire ,dikush ka dhe nje tjeter ska fat.keshtu eshte kur vendi ku ke lindur nuk jep asnje shenje shprese per nje jete me te mire

    2. meritoni says:

      mira

      po keta per buke e krip kane dale ne migrim!
      gjdo njeri qe eshte normal,nese ka nje rroge,ai nuk del ne migrim.

  4. qytetar says:

    Kjo eshte nje shenje e forte per tu then vampireve tane politikane qe mjaft me! Mjafte duke vdekur akoma rrugeve te emigrimit, nuk u ngopen 24 vjet me gjake shqiptaresh! Vllezrit e mi mos ikni nga shtepite tuaja, te kerkojme te merrnim pasurin qe politikanet tane na kane vjedhur, ska te majte apo te djathte por ka te ndershem dhe hajdute apo kriminele! Ngushellime per keto dy viktima te radhes te politikes vrasese shqiptare!

  5. agostin says:

    Sokol!Po per ty kush e ka fajin qe je kaq kafsh ?

  6. lili says:

    Problemi eshte se’ cigaren’ burrat shqiptare nuk e laine kur!edhe ne kami on me benzinin à fer,nuk ju durohet pa cigare!

  7. barkoba says:

    Komuniteti shqiptar kot qendron ne Amerike.Rrijne me food stamps si idiota.Poshterohen vandalizohen dhe akoma rrijne me katnaret amerikan.Mos shisni shtepit kot se ska pune apo rroga ne amerike.Amerika ka pjerdh me kohe.Martohen shqipot si budallenj me katnaret amerikon.Emigracioni eshte genjeshter!Poshte Perendimi!

  8. Lespar says:

    Perendimi ka mashtruar popuj te medhenj e jo me ne.Politika shqiptare eshte anti kombetare.Emigracioni eshte supermashtrim.Mallkuar qoft Perendimi!

  9. bedri says:

    buke a kripe ne token tone

  10. dorian says:

    Ropt mu nė pidh perėndimit , I trajtojnė shqiptarėt si afrikanė , jemi shtet nė mes tė evropės.dhe asqė kanė ndėrmėnd tė na fusin ndonjėher nė evropė , kėta racist , britanik dhe evropian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje