INTERVISTA/ Melda Yildiz Pencapligil: Burrat në Turqi e kanë frikë gruan në parlament!

21 Nëntor 2014, 11:51Politika TEMA

Nga Ahmet Dursun

Melda Yildiz Pencapligil, ka lindur në Turqi. Studimet Universitare i ka realizuar në degën Ekonomi/Finanacë. Pas diplomimit, punoi në Bankën Popullore në Turqi dhe në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit po në Turqi. Në vitin 2000 së bashku me familjen (për shkak të punës së bashkëshortit) nisën të jetojnë në Shqipëri. Ka dy fëmijë. Flet arabisht, anglisht si dhe shqip.

Çfarë nënkupton vjeshta për një grua?

Është periudha më e mirë për një grua. Është periudha kur mund të japë sygjerime të denja e të vlefshme dhe kur mund ta transferojë përgjegjësinë. Çdo grua duhet ta jetojë vjeshtën e saj

Gjuha shqipe, a është e mjaftueshme për të shprehur dashurinë?

Këtë nuk e kam menduar ndonjëherë, sepse dashurinë nuk e kam menduar ta shpreh në gjuhën shqipe. Por çdo gjuhë është e mjaftueshme për ta shprehur dashurinë, jam e bindur se edhe gjuha shqipe është e pasur dhe e veçantë edhe në këtë drejtim.

Sipas meje, gratë turke që jetojnë në Shqipëri, nuk janë të përfshira mjaftueshëm në aktivitete sociale. Cila mund të jetë arsyeja?

Është e vërtetë që ka një komunitet të madh, sidomos pas viteve 2000 kur kam ardhur dhe unë për herë të parë dhe çdo vit ka shkuar në rritje. Një pjesë e tyre janë këtu sepse kanë shoqëruar burrat e tyre dhe i janë përkushtuar më shumë rritjes së fëmijëve dhe shkollimit të tyre. Natyrisht është një shoqëri e huaj edhe kjo do të kërkojë kohë, por mund të them që kanë edhe një lloj pengese nga burrat e tyre. Ata duan që gratë e tyre të merren më shumë me fëmijët dhe me shtëpinë, sesa të jenë pjesë e aktiviteteve sociale dhe kulturore. Kjo vjen shpesh nga egoizmi i tepërt i burrave, edhe pse shumica e grave turke që unë njoh kanë arsimin si dhe përgatitjen e mjaftueshme për tu përfshirë në këto aktivitete.

Në 5 Dhjetor 1934, gratë në Turqi fituan të drejtën të zgjedhin edhe të zgjidhen në Parlament dhe qw në zgjedhjet e para në 1935 u zgjodhënplot 18 gra. Sot, parlamenti turk ka 550 vende nga të cilat 78 janë deputete femra. Juve, si ju duket ky numër?

Është shumë pak, në një demokraci pjesëmarrëse. Unë mendoj që parlamenti turk, sot, duhet të kishte 50% gra. Nuk është kështu, sepse shoqëria turke ashtu si në shumë vende e pengon gruan të bëjë ngjitjen që meriton. E them me bindje që arsyeja është xhelozia dhe egoizmi i burrave. Ata e kanë frikë gruan, sepse nëse ajo arrin këtë përfaqësim, do të tronditet themeli i një sistemi që bazohet te fuqia e burrave dhe natyrisht do të shtohen ligjet që do të mbrojnë të drejtat e grave.

Në rast se gruaja turke do të fitonte pozicionin që meriton, Turqia a mund të ishte anëtare e BE?

Mendoj se ka arsye të tjera që nuk jemi anëtarë të BE. Nuk ka lidhje me të drejtat dhe liritë e grave mos pranimi apo zgjatja e negociatave për anëtarësim. Ka arsye të tjera që shpiken çdo herë për të mos pranuar Turqinë në BE.

Çfarë mendimi keni për gratë siriane dhe irakiene që janë strehuar në Turqi për shkak të konflikteve? Pasi sot, më shumë se 2 milion refugjatë lufte ndodhen në territorin turk.

Situata në këto dy vende është vërtetë tragjike, po ashtu edhe pasojat për to. Askush më shumë sesa një grua nuk e kupton se çdo të thotë të lësh shtëpinë tënde dhe të detyrohesh, për të shpëtuar fëmijët, të largohesh në një vend të cilin mbase asnjëherë më parë nuk e ke pare. Fatkeqësisht, ashtu si këto gra, ka në të gjithë botën; gra të cilat janë detyruar të lënë gjithçka pas, t’u ikin konflikteve, luftrave, dhunës!

Disa burra thonë se gruaja në këtë jetë, është një dënim që Zoti ia ka dhënë burrit?

Këta që e thonë, janë burra të dobët të cilët nuk kanë ditur të bëjnë zgjedhjen e duhur. Pikërisht këta burra, të mendohen mirë e të mos bien pre e lojrave dhe mos të ndihen të dënuar nga Zoti. Mos harrojmë që për disa gra, për ato të dobëta, edhe burrat janë dënim në këtë jetë.

Çfarë shkakton xhelozia?

Një grua xheloze, së pari gërryen veten e saj dhe pastaj përpiqet ti prishë punë njerëzve që lakmon. Në përfundim e sheh që më e pakta ka humbur bukurinë e brendshme, vetëbesimin dhe shpirtin që vetëm një grua, që quhet grua, e ka.

Stambolli, pse është i bukur?

Ka një magji që vjen nga historia e hershme, ka një shpirt mikpritës, një pamje magjepëse dhe është qytet që lidh shumë vende e shumë kultura. Ka një misticizëm të fshehtë që të bën për vete.

Unë ndonjëherë gruan turke e ngjasoj me kafen turke dhe gruan perëndimore me kafen ekspres. Ju, çfarë mendoni për këtë?

Jam në një mendje me përc aktimin tuaj. Është e vërtetë që gruaja turke është më klasike, më e lidhur me traditat, ndërsa një grua evropiane është moderne dhe preferon të qëndrojë mbi këmbët e saj. Në fakt, kafja ekspres është më e vonshme sesa ajo turke e cila mbart natyrisht edhe  nostalgji.

A e kanë humbur “magjinë” e dikurshme thashethemet, pasi u shpik interneti?

Unë mendoj se në Shqipëri thashethemet mes njerëzve ia kalojnë shpejtësisë së internetit, është një lloj komunikimi vërtetë i “admirueshëm”. Nuk e di, ndoshta vjen nga periudha e komunizmit, por dëgjon gjëra të pa imagjinueshme nga njerëzit. Aq shumë sa ndonjëherë arrijnë të vijnë edhe tek veshi im. Thashethemet e internetit janë të tjera, por njerëzit kënaqen më shumë kur i bëjnë direkt.

Një grua turke, a është supersticioze?

Po, sepse është e rrënjosur prej kohësh. Ka njerëz që besojnë dhe njerëz që bëjnë sikur nuk besojnë.  Edhe tek ata që vërtet nuk besojnë, ende ruhen disa gjeste.

Cila është gjendja më e papranueshme e gruas shqiptare, atë që mendoni “pse dreqin e bën”?

Te gratë shqiptare, shoh shpesh një ambicie të tepërt të panevojshme. Bëjnë dukshëm përjashtim ato gra të cilat kanë pasur edhe kanë ditur të ruajnë një traditë familjare qytetare, ato janë më pozitive dhe paqësore. Por fatkeqësisht, ka edhe gra që nëpërmjet ambicieve të tyre të tepruara, pa punuar shumë presin të kapin majat e suksesit. Madje, disa prej tyre e lejojnë të përdoren nga të tjerët dhe unë mendoj që një grua kurrë nuk duhet t’ia lejojë vetes këtë.

A ka gra ultranacionaliste në Shqipëri?

Ka gra nacionaliste të cilat me të drejtë e duan këtë vend dhe duan që qyteti i tyre të jetë më i pastër, jeta e tyre të jetë më e pasur dhe ndajnë me mua, me shumë krenari, pjesën plot lavdi të historisë shqiptare. Jam e bindur se në Shqipëri më shumë se kushdo, janë gratë që e duan këtë vend.

Cila është drita dhe hija e gruas shqiptare?

Drita e gruas shqiptare është vetëbesimi që ka dhe hija, natyrisht jo për çdo grua, është ambicia e tepruar dhe xhelozia ndaj të tjerëve. Unë e admiroj vetëbesimin që ka gruaja shqiptare dhe natyrisht ambicia e tepërt dhe xhelozia është pjesë e personalitetit të çdo individi, por kur kjo është e tepruar mendoj se i bën hije gruas shqiptare.

12 komente në “INTERVISTA/ Melda Yildiz Pencapligil: Burrat në Turqi e kanë frikë gruan në parlament!”

  1. ülokiju anticensurë says:

    “Flet arabisht, anglisht si dhe shqip.”
    vazhda e gafave të gazetarucëve të meros!!
    kur përmënden gjuhët që një njeri flet fillohet me gjuhën e nënës:
    turqisht,frëngjisht(ka studiuar në francë)anglisht,arabisht dhe shqip!!
    gjuhë e folur numërohet dhe gjuha amtare,nuk lihet si e nënkupura llogjikisht!!
    nuk di sa çfarë leshi mësoni në ato shkolla që keni bërë??
    nese keni bërë ndonjë!?

    1. fitim behri says:

      eshte e quditshme qe te gjitha grate turke flasin turqisht

      1. ülokiju anticensurë says:

        për ty o debil mun të jetë e quditëshme me fol turqisht,por po ta shohësh mirë ti o gomar nuk di shqip!!
        nodshta nuk je shqiptar,por po të jesh!?nuk thot dot njeriu se ti flet shqip!!
        or idiot,nuk është e thënë që ti përkasësh një kombi dhe ta dish gjuhën e tij!!ndoshta truri tënd nuk e kap një gjë të tillë,POR NDODH!!
        kur flitet se sa gjuhë flet një njeri përmëndën të gjitha GJUHËT QË FLET dhe jo të nënkuptohen disa prej tyre!!
        me kë diskutoj dhe unë!!shko futi një paqe ne kos se qeke trap!

  2. Klimax says:

    Ne qoftese kjo turkale e shkolluar dhe e kulturuar ne Perendim mendon se Europa “shpik” arsye te ndryshme per te mos pranuar Turqine ne BE, atehere fatkeqesisht ajo nuk e kupton se ceshte demokracia. Keshtu qe mire eshte te vazhdoj te shijoj kafen turke qe mbart edhe nostalgji sulltanesh nga qyteti magjik i Stambollit.

    1. Meyrem says:

      Evropa gjithnje ka shpik dhe do ta te shpik pengesa per turqit jo vetem per hyrjen ne BE por per gjithcka. Ajo nuk eshte gati te mendoje njesoj per te gjitha fete dhe Turqia ne BE nuk e shvendos balancen me nje gjethe, po me nje tulle te rende

  3. sheila says:

    Kjo eshte gruaja ceyhanit apo jo? A e di kjo qe ceyhani bashkejeton me nje tjeter madje ka dhe femije me ate?

    1. lida says:

      Me vjen keq qe po harxhoj kohe qe [po shkruaj po ty c.te duhet ,pse merresh me te tjeret__dhe jeten e te tjerreve.

    2. linda says:

      zj.Melda eshte e mrekullueshme me cilesi e virtyte sh. te mira ,qe ka mesuar shqipen,dhe intervista e dhene eshte mjaft e mire,urimet me te mira per Zj.Melda dhe familjen e saj.

  4. ben says:

    Cfare eshte kjo qe jep intervista,ka ndonje vlere apo pse flet 3-4 gjuhe.Sigurisht te jape intervista,ti botohen,por edhe pa emer,se emri kesaj nuk shpreh ndonje gje.gazetari mund te marre ne interviste edhe ndonje turk ose kinez tek medresja,eshte njelloj.
    Interviste,me pergjigje pergjithsuese,futja kot me nje fjale.

    1. gazetari says:

      Ku e ke mbaru shkollen more ti qe do text pa emer?

  5. linda says:

    Urimet me te mira per zj.Melda ,intervista e dhene ne nje nivel sh te larte(pergjigjet sh te sakta e nivel te larte) Eshte nje grua e mrekullueshme,me kulture me edukate e shoq

  6. linda says:

    Urimet me te mira per zj.Melda ,intervista e dhene ne nje nivel sh te larte(pergjigjet sh te sakta e nivel te larte) Eshte nje grua e mrekullueshme,me kulture me edukate e shoqerueshme ,e perkushtuar per familjen, e ambjentuar me kulturen e vendit ku po jeton dhe ka mesuar edhe gjuhen shqipe per efekt komunikimi.njerzit nuk duhet te ngaterojne personat kur shkruajne.,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje