Mesazhi prekës i Alban Hoxhës për të shoqen: Do doja që fëmija ynë të të thirrte një herë të vetme “mama”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

albanPortieri i Partizanit dhe Kombëtares shqiptare, Alban Hoxha, ka shkruar një mesazh prekës për të shoqen, e cila ndërroi jetë pas lindjes si pasojë e komplikacioneve.

Ai thotë se do donte që fëmija i tyre t’i thërriste të paktën një herë të vetme “mama”.

Ti ike, por je ende këtu me mua. Je ende pranë engjëllit tonë, që do ta rris njëlloj sikurse ti të jesh gjallë. Do jesh pranë nesh në ҫfardo gjejë që të bëjmë.

Edhe pse s’duhet t’ikje, ti kë lënë një kujtim prapa që s’mundem të t’harrojë edhe nëse jetojë dy jetë, peng do të kem gjithë jetën.

Doja aq shumë që engjëlli jonë të të thirrte një herë të vetme “MAMA”, por kështu ishte shkruar.

Një engjëll la, një engjëll pas…Ti je forca ime, ti je gjithmonë pranë nesh, ti je akoma këtu me mua”, shkruan ai.

Ngjarja e rëndë ka prekur mjaft njerëz, përveç botës së sportit, e cila është sensibilizuar me Albanin./b.l

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

28 komente në “Mesazhi prekës i Alban Hoxhës për të shoqen: Do doja që fëmija ynë të të thirrte një herë të vetme “mama””

  1. mëno says:

    Ngushellime. Jeta nga njehere eshte e rende, por duhet guxim per ta perballuar me dinjitet. Urojme qe engjelli qe la pas, te rritet me gjithe te mirat.

    1. Mira says:

      Po ju sikur kini parë dhe botë me sy…! Pika që nuk të bie që e le gruan në dorën e kasapëve shqiptarë dhe nuk e çove në ndonjë spital në Itali ose Greqi…..!
      Kështu të ndodh kur shikon vetëm topin dhe famën… Tani çfarë do të bësh…!?
      Do luash me top dhe do thithësh një vizë kokainë siç bëri ai drogaxhiu Flori….!

      1. Eri says:

        Car kafshe qenke o goc qe flet keshtu, Po me florin ca pate debile, lere rehat atje ku eshte dhe vleresojeper ate muzike qe beri, ngushellime Alban me vjen shume keq

      2. mono says:

        Mira ti je shembulli qe thone “Ne vdekje ca te qajne e ca te qeshin”. S’po i vazhdoj me komentet se s’dua ta ndyj gojen.

      3. naya says:

        Injorance tipike te nje shqiptari me mentalitet b…. !!! Shif jeten tate e cfare ke pas shpines tende e jo te gjykosh jeten e tjereve !!!

      4. Bart Simpson says:

        Ti Mira je simboli me i mire i shqiptarit qe ka pare bote me sy dhe fillon t’i duket vetja i zgjuar.
        Por, perveç kesaj, qenke edhe shume e dashur, se te dhimbset ajo e shkreta me shume se te shoqit.
        Hiqe preshin, Mira, se do biesh…

        1. Ilir Hoti says:

          Pse ? ‘shqiptari qe nuk ka pare bote me sy’? Por njeriu primitiv,pa zemer,trushperlare pa ndnjenja e shprese……por kujton se eshte ‘dikushi’.Une deshiroj dhe kam shprese te sherohet!

  2. illyrian says:

    Ngushellime!
    Nje mesazh prekes nga nje bashkeshort I mire, dhe me bindje them, nga nje baba I mire!
    Per engjellin e vogel, uroj gjithe te mirat.

    U prehte ne paqe dhe e pa harruar qofte, nena qe nuk u thirr nene nga femija e saj.

  3. Ilir Meta pa shall pioneri! says:

    Keni nje mjek nga Berati, ne maternitetin kryesor te Tiranes, nuk po dua te jap emer.Gjate kohes qe ka sherbyer ne Berat, i ka ngelur nje grua ne dore, dhe se bashku me koleget e tjere u hodhen nga dritarja, ndersa gruan e lane te vdekur ne salle, burri i shkrete priste perjashta. E keni ne pozite te larte ne kete spital, eshte komplet i pafte. dhe shume fodull, i trashe si njeri. Duhet te ishte ne burg, por pagoi, dhe gjykata e nxorri te pafajshem.

    1. Dardha says:

      Po jepe emrin te shkreten se anonim je. Edhe anonim nuk ua mban te denonconi?! Jo po do veme te pyesim me radhe mjeket: Mos je gje nga Berati? Mos te ka ngelur nje grua ne dore njehere?
      Jepni emrat dhe kerkoni qe te behet drejtesi. Jo keshtu, nuk dua te them emrin. Sepse keshtu nuk e merr njeri seriozisht. Pasi kjo ngjarje qe thoni eshte e rende.

  4. uk says:

    SHUME PREKES, LOT NGA SYTE ME DOLEN ;-(

    .

  5. Dr. Vehip (Veip) Proda says:

    Marrim pjesë familjarisht në hidhërimin tuaj Alban.Jetë të gjatë fëmijës tuaj dhe ty, për ta kujtuar gjithnjë njeriun më të dashur, e cila iku para kohe për në përjetësi, pa ju “pyetur”!

  6. tani says:

    Allahu e mëshiroft dhe familjes ju dhasht saber, Femija past jet te gjat dhe ju rrit i hajrit.

  7. Gimi, says:

    Shume prekese….

  8. Wendy-B says:

    Shume prekese.Nje nene e re e ndare kaq shpejt nga jeta dhe nje engjell i vogel qe nuk do te rritet ne ngrohtesine e kraheve te nenes. Por jeta jo gjithmone shkon ashtu si duhet 🙁
    Zoti i dhente force familjes dhe jete te gjate bebit.

  9. nezo says:

    ngushullime te dyja familjeve. Nuk mund te shkruaj me shume se syt me jane mbushur me lot, nga mesazhi.

  10. kryf says:

    Ngushllime familjareve per vdekjen e kesaj vajze te re .Zoti qofte me shpirtin e saje.

  11. Ajo says:

    Allahu e meshifofte kete nene ! Jete te gjate femijes e sa me shume bekime nga zoti. Fati eshte i percaktuar e askush nuk mund te beje asgje .Ngushellime familjes !

  12. emigranti 1 says:

    Gushellime ,djalit qe humbi njeriun me te dashur.I urojme force morale dhe passion prinderor te rrite femijen si kujtim te shenjte per ate qe e lindi,por nuk mundi ta rrite.Ngjarje te tilla jane shume te dhimbshme ,por jane pjese e jetes njerzore.I urojme Benit jete te gjate, force morale dhe fat te mire ne te ardhmen e tij.

  13. Treviso says:

    Ngushullime
    Dhimbja kalohet me njerez.
    Per zonjen Maira
    Albani thote: Ashtu ishte shkruar.
    Dhe ne Itali kan ndodhur shum raste si kjo qe i ndodhi Albanit, dhe ne spitale serjoze. Pas ndodhise nuk ka vend per kritika.

  14. Joni says:

    Oh sa keq, kur e lexova kete lajm mu mbushen syte me lot. Sa e padrejte eshte jeta! Ngushellime me te sinqerta te dyja familjeve. U prehte ne paqe shpirti i saj. Zoti i dhente force Albanit ta perballoje dhe ta rrise me dhembshuri engjellin e vogel.

  15. kokekrisuri says:

    Alban jam shume prane teje ne dhimbjen tende. Duaje krijesen sa dy jete bashke, Eshte dhurata mes dhimbjes dhe pikellimit qe ta beri shoqja jote e dashur dhe Zoti. Sa te dhem vec ti e di,une te qendroj kaq afer menderisht e me zemer. Paste fat e shendet foshnja dhe babai i saj krahekeputur tani por luan per te ardhmen e femijes.

  16. ona says:

    Ngushellime,qofte i lefte dheu,,,engjellit te vogel i uroj jete te gjate,,do ti mungoje shume mami i vete.

  17. tfg says:

    Pa i hyre fjaleve prekese e dhimbies se madhe qe shkaktoi kjo humbie jete per bashkeshortin,injorantet komentues disa me pordhe me rigone e disa te tjere duke u lutur Allahit,problemi eshte madhor dhe kerkon drejtesi.
    Bashkshorti duhet te ndjek ne rruge ligjore fajin e mjekeve dhe nese vertetohet nje gje e tille,te kerkoi denimin maximal.Ne nje vend evropian nuk qahet per ”ishte e shkruar qe ajo te ikte” e pordhe me rigone,por mjeket pergjigjen perpara drejtesise deri sa te vertetohet vdekja natyrale e viktimes ………
    Vetem ne Shqiperi mund te vdesesh vet,madje ne duaret e mjekeve kasape….

  18. arif says:

    Paragrafi i fudit ka nje lapsus,o eshte sesibiluzuar ose te kuderten,se nuk ka kuptim. Keqardge e madhe. Te rroje bebi i vogel dhe ne jete te gjate

  19. mirjeta says:

    qenkeni lendur thelle. BAshkeshortjajuaj jo vetem qe paska qene e bukur sh por duket edhe njeri sh i mire.me vjen jashte mase keq qe ajo u nda kaq e re nga jeta; qe femija sdo e njohe por po ashtu dhe per ju qe ndjehet fort sa sh e keni dashur.
    Uroj qe dhimbja tju kaloje gjate viteve dhe femijes ti mbushet sado pak mungesa e nenes se vet.ngushellime prinderve te vajzes qe jane sh te lenduar dhe dermuar.

    Ju o njerez qeshkruani keq ne keto raste….besoj se ju mungojne sh gjera.Njeru ne keto raste don perkkrahje shpirterore dhe mjafton.

  20. elira says:

    Ngushellime Fatkeqesi e madhe oh dhe per te shoqin dhe femijen fati nuk dooo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *