Protesta e 22 Nëntorit/Basha: Do i japim Qeverisë mesazhin që të mos rrisë taksat, tarifat për studentët dhe çmimin e energjisë

BashaKryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka drejtuar një apel qytetarëve për t’iu bashkuar protestën që do të zhvillohet më 22 Nëntor në Tiranë, ndërsa akuzoi Qeverinë se po i trajton njerëzit si skllevër duke rritur taksat në kohë krize.

Gjatë një takimi të zhvilluar me të rinjtë, Basha theksoi se kjo protest synon t’i çojë një mesazh qeverisë që të mos rrisë çmimin e energjisë, tarifat për studentët dhe taksat.

Ndërsa u shpreh se vendi është zhytur në mjerin dhe padrejtësi. Basha tha se në protestë do të jetë e gjithë Shqipëria që ka humbur vendet e punës dhe se janë qindra mijëra qytetarë të mashtruar e të braktisur nga premtimet e Ramës dhe Metës.

 “Në protestë e gjithë Shqipëria që ka humbur vendet e punës. Në protestë qindra qytetarë të mashtruar e të braktisur. Qytetarët të braktisur nga premtimet e Ramës dhe Metës. Në protestë fermerët që pritën kot premtimin për subvencione” , theksoi Basha.

Më tej ai u shpreh se opozita nuk e thirri protestën për të shfryrë dufin e qytetarëve, por për t’i thënë ndal veprimeve arbitrare të dyshes Rama-Meta dhe për buxhetin 2015.

“Opozita nuk e ka krijuar këtë protestë, por ne duam të bashkojmë shpirtin e protestës së përditshme të shqiptarëve, thirrje shqiptarëve që protestojnë çdo ditë, sepse besojmë bashkë me ju se bashkimi i fuqishëm i zërit, qeveria të hapë veshët dhe të dëgjojë njerëzit.

T’i themi ndal veprimeve arbitrare, nuk e thirrëm vetëm për të shfryrë dufin e qytetarëve, por edhe për buxhetin 2015”, theksoi ai.

Duke iu drejtuar të rinjve të pranishëm në takim, Basha tha se rinia do të jetë në ballë të protestës dhe do t’i japë tonin asaj.

“Me zërin e bashkuar do flasin nesër gjithë qytetarët shqiptarë për ti dhënë një mesazh qeverisë së pa përgjegjshme.

Protesta është realiteti sot në Shqipëri, është e vërteta e Shqipërisë nga jugu në veri. Njerëzit në qytete, lagje, fshatra sipërmarrje, familje, aty ku mblidhen qajnë hallet prekin shpirtin e protestës flasin me zërin e protestës”, u shpreh Basha.

Më tej ai theksoi se kudo ndihet mjerimi ankesat akuzat për gjendjen e rendë në të cilën po kalojnë shqiptarët.

“Në protestë është e gjithë Shqipëria, janë qindra mijëra qytetarë që kanë humbur vendete tyre të punës dhe nuk kanë asnjë perspektivë për shkak të politikave të gabuara të kësaj qeverie.

Janë qindra, mijëra qytetarë që ndihen dhe janë të mashtruar edhe braktisur nga premtimet elektorale të bujshme të Ramës e Metës. Shpirti i përditshëm i protestës është me të gjithë ata që prekin pabarazinë.

Me gjithë qytetarët që nuk pranojnë që në krye hipin njerëz spekulantë me diploma false që kanë blerë. Shpirti i protestës ndihet tek të gjithë ata që nuk i harrojnë premtimet për 300 mijë vente pune dhe nuk shohin asnjë dritë në fund të tunelit. 

Në protestë janë fermerët që priten më kot premtimin për subvencione. Në protestë të përditshme të shpirtit janë sot të gjithë qytetarët që shohin si qeveria të kërkuarin e lënë të livadhisë në Tiranë dhe të vrasë katër njerëz vetëm se ka mbrojtje politike.

Ligji nuk është i barabartë për të gjithë në Shqipërinë në qeverinë e Edi Ramës dhe Ilir Metës.

Opozita nuk e ka ndezur flakën e kësaj proteste por ne duam ta bashkojmë shpirtin e protestës së përditshme të shqiptarëve, bashkimi i fuqishëm i zërit të protestës i të gjithë atyre që ndjehen të shpërfillur dhe që e nesërmja mund ta falë vetëm me zërin e bashkuar të qytetarëve me dinjitet”, u shpreh Basha. /gj.k/

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...