Hapet fushata 16 ditore kundër dhunës me bazë gjinore. Veliaj: 30% më shumë gra kanë denoncuar dhunën gjatë këtij viti

unnamed (1)Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, UNDP, UN Women dhe organizata të shoqërisë civile nisën sot fushatën “16 ditë aktivizimi kundër dhunës me bazë gjinore”, e cila do të vijojë deri në 10 Dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, si një element për të treguar simbolikisht se dhuna ndaj grave është shkelje e të drejtave të njeriut.

Fushata e 16 ditëve të aktivizmit do të vazhdojë në të gjithë vendin dhe drejtohet e koordinohet nga MMSR-ja, me mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë me organizatat e UN në Shqipëri si UNDP, UN Ëomen, dhe të gjitha organizatat e shoqërisë civile që punojnë në fushën e të drejtave të grave. Qëllimi kryesor i fushatës është përfshirja aktive e sa më shumë burrave e djemve, të cilët janë të gatshëm t’i bashkohen nismës kundër dhunës me bazë gjinore.

Në ditën e parë të fushatës, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, zhvilloi një takim me studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë, ku ftoi të gjithë djemtë dhe burrat shqiptarë që të jenë pjesë e kësaj fushate emancipuese dhe të bëhen pjesë e zgjidhjes. “Mesazhi i parë që kam për burrat dhe djemtë është që t’i bashkohen kësaj fushate dhe të tregojnë se trimëria e vërtetë nuk është ngritja e dorës kundër grave dhe vajzave, por ngritja kundër traditës”, tha  Veliaj.

Duke përmendur disa statistika, ministri Veliaj tha se këtë vit janë raportuar rreth 3000 raste dhune, por lajmi i mirë është fakti se raportimi i dhunës në institucionet përkatëse është rritur me 30% krahasuar me një vit më parë. “Kemi gjithashtu, një reagim më të mirë nga institucionet ligjzbatuese. Gjatë këtij viti janë dhënë 1800 urdhër mbrojtje, ndonëse kjo është një betejë e cila nuk mund të matet me statistika”, shtoi ai.

Këto ditë të fushatës, e cila ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për uljen e rasteve të dhunës me bazë gjinore, por edhe rritjen e rasteve të raportimit, do të shërbejnë si ditë intensive për të shtuar punën për parandalimin dhe trajtimin efektiv të dhunës ndaj grave.

Dhuna ndaj grave dhe vajzave është nga shkeljet më të përhapura e të drejtave të njeriut në mbarë globin. Fushata Ndërkombëtare: UNiTE (Bashkohu për t’i dhënë fund dhunës ndaj gruas), sidomos gjatë 16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore, është një lëvizje shoqërore globale për të ndërgjegjësuar dhe nxitur veprime konkrete për çrrënjosjen e dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Theksi i aktiviteteve të fushatës UNiTE 2014, do të jetë angazhimi i komunitetit dhe individit në nivel ‘vendor’ nëpërmjet ndërgjegjësimit ‘derë më derë’ – jo vetëm në ndërtesat qeveritare, por edhe në shkolla, universitete, kinema, bare, stadiume, bulevarde. Fushata UNiTE në Shqipëri është një nismë e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe agjencive të Kombeve të Bashkuara për veprimtari të bashkërenduara me organizatat e shoqërisë civile me mbështetjen financiare të UN Ëomen, UNDP dhe Qeverisë së Suedisë./j.h

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Hapet fushata 16 ditore kundër dhunës me bazë gjinore. Veliaj: 30% më shumë gra kanë denoncuar dhunën gjatë këtij viti”

  1. dada says:

    O zoti Velaj pse gezohesh 1800 ju tha urdher mbrojtje kata qe ruajpaguhen na ne taksat tona????

  2. Qerosi says:

    sa shume e doni kete Erjonin ju te gazetes. Fluturon, fluturon erjoni dhe fap tema ben nje lajm. Erjoni kalon me pare nga Tema

  3. tfg says:

    ne nje vend me 87% sunite nuk mund te behet asgje,injorancia dhe extremi islamik ka hyre ne cdo hallke te jetes…………femra shikohet si nje mbeturine……….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *