Lame: Çdo ndërtim i paligjshëm do të prishet. Bici: 5 vjet burg kush ndërton pa leje

lame

Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, dhe kryeinspektoria e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (Ish-INUK), Dallëndyshe Bici, mbajtën sot një konferencë të përbashkët për shtyp mbi çështje që kanë të bëjnë me mbrojtjen e territorit dhe planifikimin urban.
Drejtori i ALUIZNI-t vuri theksin tek afati i fundit për vetdeklarimet e ndërtimeve pa leje, që është 31 janari 2015, duke bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë këtë afat.
Ndërsa zonja Bici vuri theksin tek ndryshimet e reja që janë bërë në Kodin Penal, ku parashikohet dënimi me burg deri ne 5 vjet për ata që ndërtojnë pa leje.
Fokusi ynë do të jetë si deri tani i përqëndruar tek legalizimi i banesave, tek legalizmi i zona informale, proces i cili zgjidh hallin e pronës të këtyre qindra mijë qytetarëve.  Ju bëj thirrje qytetarëve si deri më sot t’ju hapin dyert punonjësve tanë, t’i ndihmojnë dhe mbështesin ata në procesin e rilevimeve në terren, të plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm deri në marrjen e lejes së legalizimit. Ka vetëm një mundësi që qytetet tona të urbanizohen me dinjitet dhe të kthehen në qendra urbane ku çdo pronë është e ligjshme dhe ku çdo ndërtim i paligjshëm apo i palegalizuar do të prishet me vullnetin e përbashkët të qytetarëve”, tha Lame.
Ndërsa Bici njoftoi ndryshimet e reja në Kodin Penal që hyjnë në fuqi më 1 shkurt 2015.
Ppër ndërtimet pa leje është hequr koncepti i dënimit me gjobë dhe duke u zëvendësuar me dënimin me burg. Është shtuar koncepti i pasojave të rënda qoftë në tokë private ashtu dhe në atë shtetërore duke vendosur një dënim maksimal deri në 5 vjet. Është shtuar dënimi për personat që japin ndihmë për ndërtimet e paligjshme, duke vendosur si masë dënimi burgim deri në 3 vjet dhe në këtë kuadër duhet të kemi parasysh sipërmarrësit, ndërtuesit apo zbatuesit e punimeve”, tha ajo.
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Lame: Çdo ndërtim i paligjshëm do të prishet. Bici: 5 vjet burg kush ndërton pa leje”

  1. tony uk says:

    E kuptoj qe po beni shtet dhe jam plotesisht dakort,por me kete punen e burgut me duket se po i beni njerezit me zemer,nuk eshte zgjidhja burgu se per pak vite te gjithe shqiptaret do te jene me precedente penale!!

  2. filani says:

    Jo mor vlla se nuk do jene te gjithe me zemer, se shumica i ka me leje. Por dhe te zaptosh token e tjetrit dhe te ndertosh se s’ti prish njeri, se shteti eshte rrumpalle, s’ka kuptim dhe s’duhet te vazhdoje me (te pakten me ato ritme skandaloze).

    Ndertime pa leje do te kete (si ne gjithe boten, sepse krijohen hapesira per kete gje), por jo ne ate shkalle shkaterrimi qe paten per gjithe keto vite.

    Nuk mund te bjere shi gjithmone thone diku… ndaj zini mend se dielli po i hap rete.

  3. arben says:

    Perhendetje dhe perkrahje qeverise per punen e lavderushme per te ndertuar me ne fund edhe ne nje shtet ku te sundoje ligji dhe jo maliqi.Vecse nje keshille miqesore do ti jepja kesaj qeverije.Jetojme ne kapitalizem dhe paraja ka vlere me shume se sa burgu pasi ne kete te fundit prapa populli paguan per te mbajtur te burgosurit dhe me e mira do te ishte qe si kudo ne bote per te tilla shkelje ligjore te aplikoheshin denime ku shkelesi I ligjit te demshperblente shtetin me gjoba te kripura.Do te shikonit se sa shpejt kane per tu rregulluar gjerat pasi paraja sot per shqiptarin ka vlere me shume se jeta .Per fat te keq ky eshte realiteti I kapitalizmit te eger qe po jetojme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *