Organizimi dhe funksionimi i burgjeve private, Naço vizitë zyrtare në Britani

DSC_1205Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ndodhet në një vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar, i shoqëruar nga një delegacion pjesë e të cilit është edhe Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, përfaqësues të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, si dhe drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Organizimi dhe funksionimi i burgjeve private, elementët e sigurisë në sistemin penitenciar dhe në shërbimin e provës janë disa nga çështjet ku është fokusuar kjo vizitë, pjesë e së cilës ishte edhe takimi me Andrew Selous, ministrin për Burgjet, Shërbimin e Provës dhe Rehabilitimin, si edhe zyrtarë të tjerë të lartë të shërbimit penitenciar në Angli dhe Ëells.

Gjatë takimit me Ministrin e Burgjeve, Shërbimit të Provës dhe Rehabilitimit në Mbretërinë e Bashkuar Andrew Selous, biseda u fokusua mbi bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve e në veçanti mbi reformat e ndërmarra në drejtim të përmirësimit të sistemit penitenciar në vendin tonë, përmes përvojës dhe modelit të sistemit penitenciar të Mbretërisë së Bashkuar, si dhe asistencës për trajnime përsa i përket përmirësimit të Shërbimit të Provës.

Vijimësia e asistencës përmes këshilltarëve dhe ekspertëve më të mirë të fushës, madje edhe përmes atashimit te tyre pranë institucioneve shqiptare të ekzekutimit të vendimeve penale është vlerësuar me mjaft rëndësi gjatë takimit dhe pritet të jetë një ndër bashkëpunimet që do të vijojë edhe në të ardhmen.

Ndërkohë, takimit me Ministrin e Burgjeve, Shërbimit të Provës dhe Rehabilitimit, i parapriu një vizitë në NOMS (Shërbimin Kombëtar të Menaxhimit të të Dënuarve), ku drejtuesit kryesorë prezantuan mënyrën e funksionimit e sistemit penitenciar.

Ndër të tjera gjatë këtij takimi u nënvizua idea se Shqipëria përpos sistemit penitenciar aktual duhet të fokusohet drejt mundësisë së hapjes së burgjeve private (për dënimet deri në 5 vjet) si dhe implementimin e burgjeve me regjim të hapur ose burgjeve ditore, si një fazë e ndërmjetme nga izolimi i personave të dënuar, drejt lirisë, duke i ndihmuar të përshtaten në komunitet e njëkohësisht duke lehtësuar rehabilitimin e tyre.

Referuar rëndësisë së rehabilitimit të të dënuarve në jetën sociale dhe frenimin drejt recidivizmit, gjatë diskutimeve është sjellë në vemendje edhe rëndësia e aplikimit të një politike penale që fokusohet drejt dhënies së dënimeve alternative, në rastet kur është e mundur, duke i dhënë një tjetër dimension Shërbimit të Provës.

Gjithashtu gjatë takimeve u theksua se një institucion i ekzekutimit të vendimeve penale mund të jetë efektiv nëse siguria dhe rendi janë në nivelin më të lartë dhe njëkohësisht në balancë me nevojën për një vëmendje drejt rehabilitimit përmes mekanizmave efektivë, duke ndihmuar të dënuarit të ndryshojnë. /gj.k/

 

 

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Organizimi dhe funksionimi i burgjeve private, Naço vizitë zyrtare në Britani”

  1. adi says:

    Edhe burgjet do i privatizoni?!!! A ju dh…. per socialiste qe jeni

    1. Bimi says:

      Bravo Zoti Naco, filoni te beni gati vrimat e minjve se do t’i veje ne maje te hundes ketij populli nje dite dhe do ta beje si puna e Enver Hoxhes ne ’45-en. Atehere denoheshin me litar, tani qe eshte hequr denimi me vdekje, vritet ndonje sa per shembull si puna e Causheskut dhe te tjeret tek vendi…

  2. I know something says:

    Fantastike!
    Aksioneri kryesor do te jete OSHEE-ja.
    Keshtu sigurohet bizness i sigurte me cikel te mbyllur…

  3. Nacua says:

    O shqiptar ! Naco vjen ne Britani se ka djalin qe studioj ne universitetit atje! Kete Pune ka ai Tani tere keto vite! I plasi atij per burgjet! Ai ka hall te vij me dieta se mbulin shpenzimet e djalit per shkolle si varfanjak qe Eshte !:))))))

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *