Bankers i përgjigjet Braçes: Fontana s’ishte helmuese. Gazi i çliruar ishte CO2, mund të blihet në supermarket. Shqipëria ka përfituar 500 mln USD cash nga ne

marinezKompania Bankers, i është përgjigjur deputetit socialist Erjon Braçe, i cili i quajti skandal shpërthimet në Marinzë.

Sipas deputetit socialist kjo kompani ka bërë një sërë shkeljesh dhe kjo shkaktoi shpërthimin. Braçe tha se qeveria duhet të rishohë marrëveshjet me kompanitë që shfrytëzojnë burimet e naftës në Shqipëri, pasi askush nuk ka transparencë.

Por Bankers i ka kthyer një përgjigje të gjatë Braçes, ku i tregon se gazi i dalë nga shpërthimi nuk ishte helmues, por vetëm Dioksid Carboni.

Veç kësaj kompania i ka treguar deputetit edhe sa lekë ka përfituar Shqipëria gjatë 10 viteve që Bankers po punon në Shqipëri, ku thekson se janë 500 milionë dollarë cash./j.h

Përgjigja e Bankers për Braçen: 

I Nderuar Z. Brace,

Me lejoni qe me anen e ketij komunikimi tju pergjigjem zyrtarisht ne emer te Bankers per shqetesimet qe keni ngritur ne postimin tuaj ne FB diten e djeshme.

Per se pari me lejoni qe tju bej me dije, sic e kemi theksuar edhe ne komunikimet tona zyrtare, qe shqetesimi dhe fokusi kryesor i Bankers eshte qe banoret e ndikuar nga ky incident te kthehen ne shtepite e tyre te sigurte dhe ne normalitetin e tyre te zakonshem me sigurine se incidente te kesaj natyre nuk do te ndodhin ne te ardhmen dhe se Bankers do t’i kompesoj ata.

Ne lidhje me shqetesimet tuaja; Bankers per kete incident te ndodhur ka qene shume transparente dhe nuk ka heshtur qe ne momentin fillestar te ketij incidenti.

Fillimi i kesaj fontane te hapur eshte ne oren 06:23 minuta te dates 1 prill dhe ne 06:30 am, Bankers vuri ne zbatim Planin e Gadishmerise te Emergjences, ku ne menyre te menjehershme filloj komunikimin dere me dere me gjithe familjet qe banojne ne afersi te ketij pusi per evakuimin e ketyre familjeve, u njoftuan gjithe autoritetet kompetente, si dhe publiku me nje njoftim paraprak per shtyp te bere ne oren 9:16 am (shif bashkangjitur).

Me ndihmen e Policise se Shtetit, Prefektures, etj u be e mundur evakuimi i rreth 60 familjeve deri ne oren 09:30. Ne te njejten kohe kur departamenti i maredhenieve me komunitetin bashkrendonte punen per te bere te  mundur akomodimin e te evakuarve, stafi operacinalo-inxhinjeroteknik dhe ai i shpimit duke ndjekur standartet me te larta te industries se naftes dhe praktikat e njohura nderkombetare per te tilla situata, filloj menjehere pergatitjet per mbytjen e kesaj fontane.

Qe ne momentet e para u pa qarte qe kjo fontane ishte jo helmuese sepse asnje nga sensoret e H2S, CH4 and CO te instaluar perreth vatres nuk u aktivizuan, nga matjet e menjehershme u be e mundur te indetifikohej qe gazi i cliruar ishte CO2 (Dioksid karboni). Dioksidi I karbonit (CO2) eshte nje gaz pa ngjyre, pa ere, vital per jeten ne toke dhe pjese perberese e atmosferes 0.04% (400 ppm), dhe mund te blihet ne supermarket per ata qe e pelqejnë ne formen e “dry ice”.

Me lejoni t‘ju bej me dije se ne te njejten vater jane shpuar 9 puse te tjere dhe ne asnje prej tyre nuk ka pasur asnje shenje per presione mbinormale, ky ishte pusi i 10 nga e njejta vater.  Do desha te theksoja se ne historikun 90 vjecar te industrisë se naftes shqipetare nuk ka pasur asnje fontane te CO2. Operacionet e shpimit te ketij pusi jane bere ne perputhje te plote me standartet nderkombetare ne kete industri dhe stafi ka ndjekur me perpikmeri procedurat si para momentit te fontanes, gjate kohes se fontanes dhe mbas saj per te vene nen kontroll pusin.

Nuk ka pas, apo ka ndodhur asnjelloj shperthimi ne kete pus. Operacionet ne kete pus kane qene operacione rutine te nje pusi me presione normale, eshte perdorur solucion argjile me baze ujore dhe cimento klass G qe eshte standarte ne tere boten per puset e naftes, ndyshimi i vetem teknologjik lidhet me kontrollet automatike dhe kompjuterike, me te avancuarat qe mund te gjenden, per shpimin e puseve te naftes si dhe mundesine per te kontrolluar trajektoren e pusit dhe per te bere te mundur shpimet horozontale ne shtrese. Duhet te theksoj qe ne momentin e fontanes pusi ka qene ne nje thellesi 1437m ne pjesen e kurbuar te trajektores se pusit dhe jo ne ate horizontale, jo ne shtresat produktive, por me ceket.

Pusi u mbyt rreth ores 17:00 pm. Ne njohurit e mia nuk me rezulton qe nje fontane e hapur me grifone ne aftersi , ne historikun 90 vjecar te industries se naftes ne Shqiperise, te jete vene nen kontroll per rreth 10 ore.

Me marjen nen kontroll te pusit, Bankers ka njoftuar publikun me nje tjeter njoftim per shtyp te bere ne daten 1 prill ora 18:46 .

Me avancimin te marjes se plote nen kontroll te pusit per izolimin e shtreses/shtresave qe shkaktuan kete incident, Bankers ka bere nje njoftim tjeter per shtyp me date 2 prill 2014 ora 16:44 pm (gjej bashkangjit) dhe 4 prill ora 17:15 pm (gjej bashkangjit) si dhe njfotimin perfundimtar per cimentimin e kollones me date 5 prill ora 12:35pm .

Pra Bankers ka qene transparent dhe ka njoftuar publikun nepermjet mediave ne cdo hap te operacioneve ne lidhje me kete incident.

Dua tju siguroj qe Bankers gjate gjithe ketyre diteve ka qene ne kontakt te vazhdueshem dhe ka koordinuar me Ministrin e Energjise, Policine e Shtetit, Prefekturen, Drejtorine e Emergjencave Civile, Pushtetin Vendor, AKBN, Albpetrol, Agjensin Rajonale te Mjedisit dhe Drejtorin e Shendetit Publik, ndihma e te cileve ka qene kritike per te bere te mundur qe ky incident te maxhohej ne kete menyre.

Bankers po punon me komisionin e vleresimit te demeve te ngritur nga Prefektura per te identifikuar demet e shkaktuara dhe menyren e kompensimit, po ashtu ka filluar nje studim gjeoteknik dhe gjeofizik me specialist te ardhur nga Britania e Madhe per te pare qendrueshmerin e tokes ne pergjithese ne kete zone dhe ne vecanti perreth sejciles banese.  Nje plan i detajuar per rehabilitimin e mjedisit po ndermerret ne bashkepunim me Agjensine Rajonale te Mjedisit dhe me banoret e prekur. Shqetesimi juaj i drejte ne lidhje me keto aspekte eshte prioriteti dhe fokusi jone kryesor ne keto momente.

Besoj se Bankers eshte kompania me e audituar ne Shqiperi, aq sa ne menyre konstane ne zyrat tona ka autoritete te ndryshme te Shtetit Shqipetar qe auditojne per llogari te tyre, gjithashtu edhe nga ana tekniko-operacionale AKBN dhe Albpetrol kane akses ne cdo aspekt te operacioneve tona.

Se fundmi,por jo me pak e rendesishme,  do desha t’ju sillja ne vemendjen tuaj, kontributin e Bankers ne financat shqipetare dhe ne ekonomine tone.

Bankers ne keto 10 vite, ka bere te mundur qe me nje investim kapital prej me shume se 1.2 miliarde USD, ta kthej Patos Marinzen ne nje gjigand boteror per nga ana e rezervave te nxjerrshme. Pa kete investim, Patos Marinza do te ishte nje gjigand i vdekur, koha e ringjalljes se te cilit mund te mos vinte asnjehere.

Me ane te ketij investimi eshte bere e mundur qe numri i te punesuarve ne vitin 2014 te ishte rreth 2000 punonjes shqiptare.

Nga ky investim ne keto 10 vite financat dhe agjensit shteterore te Shtetit Shqipetar kane perfituar rreth 500 milionë USD direkt “cash”(230 millionë si pasoje e rentes minerare, 190 milion USD Albpetrolit ne formen e PEP&ASP dhe 80 milion USD si pasoje e takses carbon/qarkullimit, aksizes, taksa locale dhe ato te ardhurave personale). Perftimet e tjera lidhen me komunitetin, marja e tokave me qera, sherbimet nga nen-kontraktore vendas etj.

Nga ky investim viti 2014 eshte viti me prodhimin me te larte ne histroikun 80-vjecar te vendburimit te Patos-Marinzes dhe me i larti qe prej vitit 1980 ne Shqiperi, me rreth 1.2 milion tone te prodhuar.

Bankers ne vitin 2014 ze rreth 35% te investimeve te huaja direkte (FDI).

Ne gjykimin tim, 2014 eshte viti kur  industria e naftes eshte me fitimpruresja per financat e shtetit Shqipetar ne historine 90-vjecare te saj.

Bankers eshte krenar per cfare ka arritur ne keto 10 vite dhe shpreson e beson qe me investime te metejshme do te beje te mundur qe te dyfishoj prodhimin nga ky vendburim.

Mbetem ne dispozicionin tuaj per cdo paqartesi apo informacion me te detajuar.

Leonidha (Loni) Çobo, PhD

VP & General Director

 Bankers Petroleum Albania Ltd.

REMOTE_ADDR:[]

56 komente në “Bankers i përgjigjet Braçes: Fontana s’ishte helmuese. Gazi i çliruar ishte CO2, mund të blihet në supermarket. Shqipëria ka përfituar 500 mln USD cash nga ne”

  1. albpetrol+ Endri Pyka says:

    sa qenka lodhur Bankers,fshataret e marinzes po semuren nga ideja e perhapjes se gazit.Kur europianet vajten ne Ameriken Latine vendesit e pasur ata i blene me copa qelqlqi dhe copa pasqyre,Mos valle edhe ne po na trajtojne keshtu??????????????

    1. Squfuri i embel says:

      I nderuar zedhenes i Kajmanit!

      Shqiptaret vertete jane nje popull i varfer e i pashkolluar, por kane jetuar nje shekull ne saje te industrise se rende dhe e dine mire se cfare permban nje burim nafte brenda.

      Mos po thua, se keni regjistruar nje kompani Kajmane per kerkim gazi karbonik?!
      Ate mund ta blini ne supermarket nuk keni pse paguani taksa sikur nxirrni nafte.

      Megjithate, nese jeni nje kompani nafte, se ne fakt ne Marinze nxirret nafte dhe jo dioksid karboni, mund te lexoni ne google per 100 llojet e toksinave te tmerrshme qe permban nafta bruto.

      1. going says:

        Ne gjith kete histori te qelbur duhet te dini dhe dicka.
        I ndjeri SOKOL OLLDASHI ka qen deputet ne ate zone.
        Ndoshta aksidenti i tij ka te bej dicka me aksidentin e marinzes

        1. raimond vlonjati says:

          Te gjitha familjeve qe ju ndoshi demi tu jepet nje shoerblim total orej 60 milion dollare nga Bankers si demshperblim ,dhe kjo shume tu ndahet familjeve per fryme.
          Keshtu ben gjith bota ne keto raste .
          Ndaj shteti te padise per keto deme qe Banker ka bere

      2. aqifi (po i verteti ama) says:

        Se pse te kujton komunikimet e marinareve te Kolombit me indianet e shekullit te 15-te…

        1. sit back and. relaks →→→→ says:

          Fiks, ju jepnin indianve nga “uji qe djeg” rum dmth dhe ju merrnin pasurite e tokes. nuk eshte faji i indianeve te amerikes qe dhe sot bredhin me shishe “uji qe djeg” neper xhepa

  2. ermal says:

    oooops llapa mren erit

  3. Suferina says:

    Bravo Bankers! Qorra te tille si ne qeverrine shqiptare s’do gjeje ne asnje vend te botes. Jo vetem qe ben mire qe tallesh me te, por edhe ketyre shkerdhatave qe jetojne rreth e rrotull, ne te semave te shkojne se s’meritojne me teper, vecse…mire ben te ruhesh se ndonje dite mund te te dale flaka ne maje e te shkosh edhe ti ne te sateme.

  4. Lesheli says:

    Gjurmet jane te zbuluara e te publikuara tashme.
    Nuk eshte ndonje shkence e madhe te zbulohen rritjet fiktive te shpenzimeve ne vite.
    Mjafton te ndjekesh gjurmet.

  5. Bedri Hima says:

    Bankers jane investitoret me serioze ne Shqiperi. Ky eshte edhe problemi. Nje klase politike karagjoze nuk mund te bashkejetoje me bisnese serioze.

    1. going says:

      O bedri qenke dele fare !!
      Kta deklarojn perher humbje per te mos paguar taksat dhe kan guximin te thon se po bejm bamirsi ne shqiperi.
      Mire kjo po shko shif njeher ndotjen qe po i shkaktohet atyre zonave dhe informohu sa persona vuajn nga smundje te pasherushme si kanceri.

  6. arber1468 says:

    230 milion për 10 vjet rent? ne na genjyen me 1% dmth copa xhami si popull dele që jemi si dhe 1 milion Nanos për të lozur në kazino. Dhe tani brrylin.

  7. Ilirian says:

    Ore Brace, ti je i vetmi njeri ne kete bote qe ja ka mbledhur Leonidha (Loni) Cobo. Te ta mbledhe Loni eshte tmerr.
    A e kupton ti o zoteri qe je kryetari i Komisionit Parlamentar te Ekonomise?? E di se cfare detyre ke dhe per cfare paguhesh apo vetem njeh bankomatin ku merr rrogen dhe Facebook ku masturbohesh rregullisht?
    Ti si kryetar i Komisionit Parlamentar te Ekonomise ke tagrin qe te dergosh nje leter zyrtare dhe te gjitha institucionet jane detyruar qe te te pergjigjen. Por ti nuk e ben kete gje pasi nuk do pergjigje, ti do te besh populizma ne Facebook. O zoteri, nuk je me ne opozite, je ne pushtet. Dergo shkresa dhe merr pergjigje.

    P.S: E kupton qe ke hyre ne histori si njeriu i vetem qe ja mblodhi Loni…

    1. going says:

      Bravo ilirjan.
      Po pate mundesi nisja me email komentin tend ati papagallit.

  8. Likja says:

    Kete vend e ka marre lumi…

  9. Uji i ftohte says:

    Qeverite shqiptare qofte ne lufte e qofte ne paqe kane bashkepunuar me okupatoret-investitoret,gjithmone ne dem te popullit te vet.

  10. agamenoni says:

    Pirth o Loni, pirth. Pirth o prift ne prill, pirth. Mire qe e helmuat dhe e shkaterruat kete popull, por dhe e tallni. Shiko te mos demtohen makinat qe ke futur per transport nafte ne Bankers, o Loni, se do te dalesh me humbje, Yp xhixhi.

  11. lavdosh says:

    Reagimi i Bankers i mire, por jo shume i mire dhe shume i vonuar.
    Ka kohe qe Bankers nuk eshtge ne gjendje te shpjegose se cfare ben ne Shqiperi.
    Kur ne media njerezit flisnin per fracking, technologji te keqija etj etj Bankers nuk mori mundimin te shpjegoje duke ja lene vendin thashethemeve dhe shpifjeve.
    Shpjegimi sot me duket i vonuar dhe jo i sakte.
    Shpjegimi duhet tu thoje shqiptareve, historine, se sa kane rritur prodhimin, se si e kane ndryshuar zonen, se cfare teknologjish te reja kane sjelle dhe se cfare impakti positiv/negativ kane patur per komunitetin ku veprojne.
    Duhet te fokusohen tek demet, tek asistenca qe po u jepet banoreve te demtuar dhe tek fakti i thjeshte qe zbatimi i ligjeve eshte pjese e aktivitetit te kompanise.
    Duhet te shprehin solidaritet me banoret e demtuar dhe te paraqesin nje plan real per demshperblim dhe ndihme.
    Thjesht deklarata e numrit nje shqiptar, aq me teper qe ai eshte perfshire ne histori parti politike ishte me shume benzine ne zjarrin e ndezur se sa uje

  12. it'sme says:

    $500 milionë për 10 vjet? $50 milionë në vit? Dhe këtu janë përfshirë edhe taksat mbi fitimin, madje edhe taksat e të ardhurave personale të pununjësve. Dhe e thonë këtë me mburrje? $50 milion në vit fitimi i Shqipërisë nga shfrytëzimi i këtij “gjiganti botëror të rezervave të naftës” siç na e thotë ky Loni Cobo-ja, Pi-Ejç-Di-ja, Drejtori Gjeneral i Bankers Petrolium Albania Ltd.

    Mund na thotë ky Pi-Ejç-Di-ja ynë, sa është fitimi i kompanisë këto 10 vite, sa është dëmi i mjedisit, dëmi pasuror e shëndetësor i banorëve edhe për 100 vitet e ardhshme dhe sa është shuma optimale e duhur për të rikuperuar këto dëme?

    I dashur Pi-Ejç-Di, ti e di mirë se gjithë këto para që përmende, nuk mjaftojnë as për të rikthyer shkatërrimin mjedisor të Marinzës, në gjëndjen e mëparshme.

  13. elinor,.,,,.. says:

    50 milione dollare ne vit! Dhe kjo ne nje kohe qe prodhimi eshte akoma ne fazen fillestare. Imagjino te kesh nja 10 kompani si kjo, nxjerr te pakten 500 milione USD ne vit… po 100 a me shume? Mos harroni se keto te ardhura qarkullohen brenda ne vend, nuk eshte se ruhen ne ndonje banke. Pra, shume e shume te tjere perfitojne indirekt nga keto lloj investimesh. Po te ecet ne kete menyre Shqiperia ia kalon cdo vendi ne Ballkan brenda 2-3 dekadash. Kurse ju budallenjte me ne krye hajvanin Brraqe nje kompani te tille keni mbas shpirtit dhe e gjuani me gure!
    Brraqe ate pune ka, si chihuahua vetem se leh gjith diten… si do ta justifioje poziten e pordhitikanit qe mban ka kaq vite? Per gje tjeter nuk eshte i afte prandaj i duhet te beje zhurmuesin!

  14. rezi says:

    Ore leri llogjet, na trego tatim fitimin qe keni paguar,,,,apo deklaroni miliona euro investime, ne nje kohe qe punetret punojne akoma me kova per te nxjerre naften qe ne ate zone eshte ne siperfaqe……

  15. elinor,.,,,.. says:

    @it’s you; kostot e nxjerrjes se aseteve ne pension (ARO ne anglisht — asset retirement obligation) jane te perfishira ne kontrate perpara se te fillojne punimet dhe kane per qellim qe ta rikthejne vendin ne gjendjen e meparshme. Edhe peme jane te parashikuara te mbillen ne ate zone. Per budalleqet e tjera qe shkruan nuk po shkoj me gjate se tmerrohen me nivelin e injorances qe tregoni por qe cuditerisht e mendoni vehten sikur i keni marre me mend te gjitha nga pozitat e nje eksperti.

    1. it'sme says:

      @Elinor Experti,

      Që të na tmeerosh edhe ti me ekspertizën tënde, di të na thuash cili është fitimi(fitimi-ose xhiroja) e Bankers në këto 10 vite nga shitjet e saj?

      Në USA dhe Kanada, taksat e shfrytëzimit te një vendburimi nafte/gazi, (Royalty Taxes), si material natyror i parikuperueshëm, janë deri në 25-30% të fitimit neto ose rreth 5% të xhiros(fitimit bruto).

      Le ti thuhet publikut si janë këto shifra në Shqipëri.

      Dhe, në rastin konkret të shpërthimit dhe dëmeve të shkaktuara mjedisit dhe popullatës nga ky shpërthim, le të bëhet transparente cilat janë reparacionet që Bankers, sipas kontratës duhet ti paguajë palëve të dëmtuara.

      Dhe mos u bëj qesharak, i dashur Elinor, të na lësh pa frymë duke na thëne se sikur të kishim 10 Bankers Petrolium në Shqipëri, do të fitonim $500 milion në vit dhe do ja kalonim çdo vëndi të rajonit.

      Kjo nuk para duket si llogari ekspertësh, por si llogari bakallësh.

    2. besoj ate qe shoh, por edhe ate qe kuptoj says:

      z. elinor.,.,.,
      nuk eshte puna se foli Braçe. Ky madje eshte aq i vonuar per te folur dhe aq inegzistent si institucion i Kryetarit te Kom.Parl.Ekon. qe duhet te kishte vepruar qe prej dy vjetesh qe ka ardhur ne pushtet pas premtimit solemn elektoral se “do tu kthehen shqiptareve pasurite e tyre kombetare”, saqe nuk ka pse te jete ky Braçja referenca e aresyetimit.
      Por sado qe me se shumti jane indiferente, frikacake dhe kockelepires, specialiste te mirtefillte te sektorit hidrokarbure kane folur here pas here neper ankesa zyrtarisht e madje ka qelluar disa here qe kane folur edhe haptazi ne gazeta te ndryshme per ato probleme qe permend edhe Braçja.
      Madje shume me qarte sesa Braçe “ham-ham-i” dhe kane theksuar konkretisht per menyrat sesi keqshfrytezohen rezervat e naftes dhe sesi anashkalohen detyrimet ndaj shtetit shqiptar nga kompanite koncesionare.
      Keshtu qe ti ne vend qe te na besh specialistin anonim, qe fare mire mund te jete nje komentues profesionist nga ata qe gjithnje e me dendur permbytin forumet e ndryshme ne internet per çorientim dhe lavazh truri te qytetareve ne favor te pushtetareve bandite, me mire hesht.

  16. elinor,.,,,.. says:

    Ne fakt nuk quhen kosto por detyrime!

    1. going says:

      O elinor e morem vesh se je mercenar i bankers ben mir shko grric bythen me prrallat e tua.
      A e di ti se sa eshte % e personave te smure me kancer ne ate zone ne krahasim me vendet e tjera. Jo besoj prandaj hesht

  17. Amaraldo Golemi says:

    I nderuar PhD Loni apo Leonidha!
    Ne pergjigjen per deputetin dhe njekohesisht per publikun duhet te jeni me serioz kur vjen puna tek ndikimi I CO2 ne jeten e njerzve dhe gjallesave qe jetojne perreth. Ju duhet te beni te ditur publikisht se cili ishte niveli I gazit ne fillim dhe cili eshte niveli I gazit tani ne zonen e prekur nga shperthimi. Nivelet e gazit CO2 mbi 30.000 ppm jane te rrezikshme per shendetin e njeriut dhe mbi 40.000 ppm jane vdekjeprurese kur dikush expozohet me shume se 10 minute ne nje ambient te tille. Krahas sensorve te tjere ju duhet te kene edhe sensor per matjen e CO2.
    Ekspozimi ne nivele te larta ndaj CO2 shkakton dizziness,disoriantion, suffication por edhe death (vdekje). Ne shtete serioze ka rregulla strikte per sasine e CO2 ne vendin e punes apo ambientin e jeteses. P.sh. ne Kanada mbi 5000 ppm ekspozim per mbi 8 ore konsiderohet jo normal dhe mbi 45000 ppm konsiderohet helmues dhe I rrezikshem per jeten.
    Keni mundesi tu tregoni banorve me dekumenta zyrtare se cili ishte niveli I CO2 ne momentin e shperthimit dhe si ka qene niveli I tij gjate ketyre diteve kur ata ankohen si kane pikerisht simtomat e individit te ekspozuar per nje kohe te gjate ne nje ambient me shkalle te larte koncentrimi te CO2.
    Tu thuash fshatarve se CO2 munde te blihet ne dyqan dhe eshte I parrezikshem nga ana juaj eshte totalisht kriminale ashtu sic ishte kriminale dhe e papergjegjshme thenia e zotit Brace ” se munde te lahen duart me sarin”

  18. APOLLONIA says:

    Po pse lodhet kot Bankersi me nje bythshkerdhyer si erjon brace
    Po pse more qen pekinez ja can rrocken bankersit more
    Bolshevik shkaperdhat , more legen pa byth
    More morracak , more kanseroz qe ta shkerdheft kina rracen !!!
    Ju doni enver bythshkerdhyerin qe kua shkaperdhente gjyshet e ju linte pa
    Drita e pa buk !!!!!
    Po ku u bere ti more zvarranik ti kerkosh llogari atyre qe mbushin arken e ketij shteti bolshevik
    Qe po vjedhin sa do ju dalin nga hunder more morracaket e kuq !!!
    Posht bolsheviket kanseroza , posht neperkat e kuqe !!!!
    Shkofshi mbas enver bythqirit o te pafe !!!

  19. KOZi says:

    Si perfundim te gjitha cfare jane komentuar jane OK. Vetem nje pyetje nuk ka pergjigje” Shtepite ne ate zone jane ndertuar me plan,me leje,me studim ? Kush e ka bere kete studim e plan ne vite qe lejoka ndertimet ne zone fushore me pasoja te tilla?
    Apo jane pa leje te ndertuara ku te mundesh dhe pastaj kur permbyten obuurra qeverija te paguaje ?
    Asnjehere ne permbytjet e ketij viti ne Vlore e Fier dhe as ne Lezhe e Shkoder nuk eshte bere pyetja- Po kjo shtepi cfare do ketu.!

  20. nje kafe por pa sheqer fare says:

    Me eurot kash keni bo mar saliun dhe lulin ju te bankersit popullit jepini taksen rregullisht per ate qe i merrni se dhe nje byth dyqani te maresh me qera do paguash se te nxierin per bythe perjashta, nuk shitet 500 milion euro pasuria nentoksore e nje vendi prandaj mblidhni bythen paguani taksat per popullin shqiptar qe ti rritet mirqenia se po ta blejn me lek kash shqiprin te ter me ujdi te matrapazve te politikes SHQIPTARE nuk dalim asgjekundi,me leket qe keni dhen kash keni bo mar qeverin e saliut me vetura vila lluksoze ne ter EUROPEN dhe me pasuri bankare popullit k…n i keni dhen me ujdit qe ke ber me para ne dor, je i djegur 31sh zotrote dhe ne kanada keshtu i paguani pasurit shtetrore me para nen dor, lan nam kta duken qe nuk jan ne rregull si shoqeri prandaj shteti duhet te mari masa jo para nen dor se nuk dalim gjekundi.

  21. Z/Kallami says:

    Mos ngaterro teknologjine e perpunimit te gazit karbonik CO2 nder produkte ushqimore ne pijet freskuese.CO/2 asht gaz ashtu sic thue vete.Po asht mbytes vdekje prures,perdoret per shuarjen e zjarrit duke largue oksigjenin.Asht ma i rand se ajri si i till qendron posht.Shume vete vdesin nga prezenca e tije ne dhomat e gjumit kur djegin qymur drunit e pa dyshim ma i fuqishem kur djegin qymyr gurit.CO/2 asht gaz helmues dhe sjell vdekjen prezenca e tije.

  22. Z/Kallami says:

    Edhe grupi aminik NH/2 qe perdoret ne industrin e ushqimore per ti dhane produktit ngjyren asht helmues.Shume ma e shendeteshme Rakia se cdo alkol tjeter i ngjyrosun si,konjaku,likernat me ngjyra te ndryshme apo dhe pastat.Te cialt mbajne nji sasi te konsiderushme te keti grupit amonik NH/2.Ndaj nuk asht e shendeteshme te ushqeheni me shumic pasta dhe pije me ngjyre.Asht njisoj pothuej si te push me shumice duhan.Mbi 3-4 paketa ne dite te cilat te helmojne nga nikotina.Ato nga grupin NH/2 amonik qe prodhohet nga kombinimi i Azotit N me amonjakun NH/4OH.

  23. shvejk says:

    Apollonia , edhe sikur te ishe rritur te halet te partizani i panjohur do ta kishe fjalorin me te paster. Por mund te vazhdosh i sigurt keshtu deri sa Tema te lejon , mjafton te mos i shkelesh ne kallo Meros dhe mund te vjellesh sa te duash.

  24. Se pari ne se çdo gje do te ishte e kontrolluar korektesisht te tilla avari nuk kishte perse te ndodhnin ,kjo pergjigjie qe jepni per z.Braçe ,megjithse ka disa dite qe eshte krijuar ndodhia , ka ende mungese sinqeriteti por edhe nje fryme fodulleku te llojit tone ,d.m.th. shqiptar
    Mendoj se pari se : Ne nje zone ku ndodhemi, brenda kontureve te nje vendburimi qe siç e permendnni edhe Ju ,ka dhjetra vjeçare ne shfrytezim do te duhej qe nje pus i projektuar te mos gjendej para te tilla te pa priturave,ne se ju do te kishit nje projekt gjeologjik te studjuar dhe mbeshtetur eshte e kuptueshme se nje ndodhi e tille nuk do te merrte permasa te kesaj shkalle.
    Se dyti ,megjithse Ju permendi ndjekje perfekte etj etj ,perseri ne sqarimin Tuaj nuk ka asnje detaj spjegues qofte edhe te thjeshte prandaj dhe perseri shtrohet pyetja
    • A eshte gazi Karbonik produkt i grumbulluar ne shtrese per shkak te nderhyrjeve te injektimit te periudhave te shfrytezimit te me parshem apo ka burim tjeter qe Ju nuk e sqaroni por ende spjegoni duke bere nje percaktim vulgar per vetite e CO 2 ,ne se do te donit te ishit korrekt nuk duhej te permendnit se injektohet tek birra apo uji i gazuar e pijet e tjera por duhet te sqaronit prejardhjen e vertete te tij dhe si ka influencuar ne fontanim ,dhe grifone ka qene ai faktor ,ka qene lengu lares apo thyerje te tjera ne kushtet e percaktuara ne projekt .
    Per tu permendur del e nevojshme te thuhet se gazi karbonik po aq sa eshte i perdorueshem nen kontrolle specifike, aq eshte edhe mbytes kur grumbullohet ne mjedise pune apo te tjera vende mbi kufijte e normuar ne raport me oksigjenin e ajrit.Per te shmangur keq kuptime dhe lejuar hamendesime ju duhej te jepnit edhe sasine e gazit Karbonik te vleresuar si dhe perberesa te tjere ne se kishte apo jo ne gazin e çliruar mbasi ne nentoke nuk ka vetem gazerat qe permendni por edhe shume te tjere
    • Lidhur me gadishmerine qe Ju permendnj ne proçesin e mbylljes se fontanimit do te thosha qe jeni larg njohurive dhe pervojes se vendburimeve te naftes dhe gazit ne Shqiperi ,kjo sepse ne radhe te pare kjo fontane nuk ishte fontane ne nje pus me gas metan (qe edhe ai nuk eshte helmues ,por mbytes dhe zjarr marres dhe shperthyes) apo gazra te tjere hidrokarbure me nje rrezikshmeri shumefishe apo me presione mbi normale ,ka raste plot te ndodhura sidomos ne Povelçe ,Divjake Pliocen e Ballaj etj qe fontana te hapura (jo grifonime) te mbyten brenda tre dhe kater oreve ne nje kohe qe argjilja merrej nga gropat ,renduesi edhe gjendej edhe nuk gjendej prane etj .etj.
    • Gjat spjegimit theksoni si argument ,citoj “ndyshimi i vetem teknologjik lidhet me kontrollet automatike dhe kompjuterike, me te avancuarat qe mund te gjenden, per shpimin e puseve te naftes si dhe mundesine per te kontrolluar trajektoren e pusit dhe per te bere te mundur shpimet horozontale ne shtrese” ne se keto paisje apo mjete kontrolli e monitorimi do te kishin funksionuar ne menyren perfekte dhe programimi i tyre do te ishte koherent ne perputhje me kerkesat per shpimin e nje pusi per dendesim rrjeti ,siç besoj se duhet te jete ky pus ,(sepse edhe per detyren qe ka pusi nuk e thoni ne sqarimin Tuaj ),atehere me situaten per te cilen bejme fjale nuk do te kishte asnje mundesi te ndodhte nje avari e tille.
    • Pjesa e fundit ne sqarimin Tuaj nuk ka aspak perse te permendet sepse ajo nuk eshte aspak dhurate qe i beni qeverise apo komunitetit per rreth ,ajo eshte nje pasuri e te gjithe popullit Shqiptar dhe Ju jeni aty per t’i sherbyer vet vehtes jo ne si shqiptare dhe koncensioni nuk eshte si nje ndihme qe na beni ,per ate pasuri kane punuar breza dhe do te vijojne te punojne e perfitojne breza te tjere ,por detyrimet jane detyrime qe jane te dakordesuara ne kontraten themelore dhe palet e kane per detyre t’i respektojne ,por edhe ne se verehen anomali qe ndoshta me te drejte nuk kane qene te mundura te parashikoheshin ne kontraten e nenshkruar ne fillim mendoj se perveç sjelljes xhentelmene per riparime ,ne biznesin me respekt reciprok behen edhe me rruge e mjete ligjore .
    A e dini Ju se edhe me nje shtetas shqiptar qe nuk eshte banor i Marinezes apo Zharrezes e Rroskovecit apo fshatrave per rreth vendburimit me nje incident te tille keni influencuar psikologjikisht ne menyren negative apo edhe te frikeshme per shkak te mungeses se informacionit ,njohurive teknike apo edhe te kaluares jo te larget ? Une do te thosha se edhe mikro termetet qe Ju jeni shprehur se ndodhin si fenomene natyrore te termeteve te zakonshem nuk jane te tilla ? ,Nuk eshte aspak e rastesishme qe intensiteti i ketyre lekundjeve te shtohet me intensifikimin e marrjeve ne vend burim ,po ashtu nuk eshte aspak rastesi qe epiqendra e tyre eshte pikerisht ne zonen rreth shtresave ne shfrytezim si ne nivelin hapsinor te nentokes ashtu edhe ne ate te thellesise
    • Tempet e marrjes nuk thote askush te ulen ,perkundrazi ,por ato duhet te garantohen me stabilitetin e formacionit shtresor ,perdorimi i metodave te perforcimit te shtreses rret fundit nuk eshte i pa njohur per Marinzen ,prandaj edhe rritet me shume kerkesa dhe irritimi i banoreve te zonave per rreth apo edhe me gjere
    Pa dashur te nenvleftesoj punen dhe mundin e te gjithe kolegeve dhe punonjesve qe kane punuar dhe punojne prane kompanise Bankers do te doja te theksoja edhe se ,ne v.b. Marinez ,Patos ,Sheqishte Delvine Ballsh e tj kane punuar edhe mjaft specialiste te tjere te cilet ne pamundesi te angazhimit te drejt per drejte ne keto kompani apo ne Albpetrol jane braktisur dhe nuk perfillen sikur te kishin qene te huaj per naften apo gazin Kompania Juaj por edhe te tjerat duhet te gjejne forma qe edhe kete pjese te ish punonjesve te naftes dhe te gazit t’a mbajne afer edhe me ndonje shpenzim te vogel per ta
    Eshte nje mase e gjere prej tyre qe gjejne kenaqesine apo ndihen keq kur degjojne lajme te mira apo te keqia per naften e gazin .Ne shume raste mund te gjenden edhe zgjidhje efikase ne se perdoret nje politike integruese e tyre .Kjo vlen ne veçanti edhe per me tej ministrine apo qeverine apo Albpetrolin

  25. lavdosh says:

    Ky Loni, nuk e di dhe nuk e noh: por thote shprehimisht: “gjigand boteror” Ky e gjeti ky kete gjigand boteror? si mund te quhet keshtu vendburimi i Patos-Marinzes?
    Prodhimi aktual eshte vetem 20,000fuci/dite.
    Kane te drejte komentuesit ketu te tallen me 50milion dollare ne vit kur behet fjale per gjigand boteror.
    Ne fakt Bankers eshte taksapaguesi/kontribuesi me i madh ne Shqiperi (taksa, rente minerale, punedhenes) etj etj
    Pa Bankers prodhimi do ishte 2,000fuci ne dite
    Kontributi ne ekonomi eshte i madh
    ka ardhur koha qe te pastrojne shtepine duke filluar nga drejtuesit e korruptuar dhe te paafte

  26. lifi says:

    Apollo.. apo apollonia,hajduteria dhe makuteria eshte sheshit,por Loni prej betoni nuk pjerdh per mizat qe e bezdisin,i vret vetem me bisht.Koka e hajduterise eshte ne vend tjeter,prandaj dhe s’ka njoftim nga Shteti,dhjesin gjak nga frika,edhe Bracja i varfer e di po ben kot”hedh vickla”se e ha meraku shume.Zarat jane hedhur dhe preja eshte ndare,asnje s’merret me me kete pune,populli eh populli i shkrete vritet per nje litar lope,jo gazi,jo normativat,etj etj mbrockulla per shtypin.A ka ndonje nga Bankers shtepine e tij aty rrotull,vetem idiotet kenaqen me pageret e tyre,ne usa Bp pagoi qimet e kokes per naften qe rrodhi ne det,vetem druri i lan hesapet me ta,po dru ska me se kemi demokratet,….po toka rretheqark cbehet,kurre nuk mbin me atje gje e gjalle…..Bankers flet me Lonin jo direkt ne popull,i bie rret e rreth ,neser del Frroku,Rroku!Fefzua dhe harrohen …I lumte Bankers per punet “shume te mira”qe po ben per popullin.

  27. nje kafe por pa sheqer fare says:

    O ZHVEJK mos u mer me njerez ordiner se ndien te vlersum, njeriu ne koment tregon sa shkoll ka dhe çfar niveli ka,kjo seri njerzish jan gjyna se jan te goditur nga partia punes, do ket qen i internum si duket se ne dy fjal njeren e ka me te shar do ket te kalume te hidhur mos ja vej re.

    1. Drini says:

      Bravo avokati i bankers , nuk paske nevoje per tu pergatitur fare e mbroke kompanine ashtu shpejt e shpejt.Ti nuk sheh asnje nga problemet e shtepive te fshatareve si carje e plasaritje, nuk i degjon zhurmat e shperthimeve nuk e sheh ndotjen e mjedisit. Po ama e di mire see gazi eshte dyoksid carboni dhe nuk nuk ka fare monoxid carboni qe eshte hel apo gaz sulhidrik. O zoteri aty ka nje problem pasojat e te cilit i vuajne ata qe jetojne atje. Tek e fundit pse duhet te evakuhen. Kjo nuk eshte nje fatkeqesi natyrore qe te evakupohen sa here do kompania qe bene miliona dhe paguan taksat vetem kur e shterngon qeveria sic ndodhi vitin e kaluar. Bankers kishte 5 milion euro te papaguara deri vitin e kaluar.

  28. elona says:

    Spjegim skandaloz, talles dhe cinik!!!! Po era a gazit sulfhidrik aq shume e theksuar e ka nga CO2!!!!! Qarte sa kohe ska ekspertize te mirefillte nga pala Shqiptare, ministria e shendetsise dhe ajo e mjedisit mire tna behet. Shkaterrimi i instituteve shkencore ka dhe keto pasoja.

  29. Beni says:

    Po ministri c’ben?E ben dhe ai nje pune: mbledh parate

  30. Paguani demshperblimin i leni denglat, pak i duket ju te kompanise Bankers, ça kerkoni ju mor qafira te shpertheni te gjithe pusat e shqiperise pastaj do reagoni mor legena.

  31. Drini says:

    Bravo bankers pergjigjesh menjehere kur provon se gazi ishte dyoksid carboni dhe pa le na shpjegon se eshte i pademshem sikur ne te mos mernim vesh fare nga gazi i presuar ne coca cola.Keto jane njohuri qe jane marre qe ne 8vjecare Z.Loni
    Po kaq shpejt duhet te pergjigjeshit ju per pamjet e carjeve dhe plasaritjeve te shtepive te fshatareve te zones.. Ju e keni bere ate vend te pabanueshem qofte nga zhurmatt qofte nga gazrat qofte nga ndotja e mjedist dhe na kujtoni sa ka fituar shteti shqiptar. Ne fakt ne nuk e dime se sa duhet te kishte fituar por dime nje gje qe para fitimeve tuaja ju nuk pyesni per shendet njerzish apo ndotje mjedisi me pasoja.
    Pasatj pse nuk ke vene edhe nje fotografi me phd varur ne qafe Per cfare phd flet ti more kur njerzit atje ankohen perdite per pasojat e punes tuaj.

  32. Patos-Marinz says:

    Turp tju vije kur mburreni qe keni shfrytezuar barbarisht ne vitin 2014 duke rritur prodhimin qe nga 1980?!!!!Kush perfitoi nga ky sklaverim?Bankers dhe ata qe i japin lehtesira.Ptuuuuu

  33. hihihi says:

    Ripeni kete vend.Ai Xhaxhi qe ju qethte ne Rinas ka vdekur,e tashti jemi katandisur si qeni pa zot.

  34. elinor,.,,,.. says:

    Ti nuk e ke idene se cfare flet o itsjuja! Fitimi bruto dhe xhiroja nuk jane e njejta gje. Shpenzove kohe kot duke shkruar gjera te pakuptimta ne vend qe te lexoje pak mbi subjektin qe te mesoje dicka… ndoshta. Prape se prape ne te njejtin nivel injorance ngele me ndryshimin se kesaj radhe po te del arroganca prej hundesh.
    Mos me pyet mua per shifrat, ato i ke tek faqja e Bankers. Nqs nuk i gjen dot po te orientoj une pak: kliko tek Invest dhe aty i ke nder vite… edhe me tremujore. Jam i bindur se kjo kompani i ka paguar qera qeverise sipas kontrates, as me shume e as me pak. Per me teper jepi drejtim vete se nuk humb kohe kot me “ekthperta” si ti.

  35. 10 VITE ne shfrytezim te puseve te naftes ne Marinez , Bankers i paska paguar shtetit tone 500000 dollare , ose 500000 : per 10 VITE = ME 50000 dollar ne vit gjoja pagesat vjetore mesatare . Po fitimi i kompanise sa eshte ? Kete kompania nuk e thote ! Se ketu del haptas , se sa ka qene grabitja e poasuririse se grabitur vendit tone nga Kompania Bankers ! O Sali Berisha , o krimineli me i urryer qe keshtu si naften u shite te huajve dhe hidrocentralet e vegjel te ndertuar me pune vullnetare e me mjete primitive ; kazma e lopata ! Ti qe ke shpordoruar pasurine e popullit ne mos prej robit , prej zotit nje dite do japesh llogari !

  36. gregori says:

    I nderuar Loni,
    Si eshte e mundur, sipas aparaturave tuaja, qe te mos jene kapur gazet kryesore shoqeruese te puseve naftembajtese, si gazet sulfhidrike e sulfurore, gazi metan, shoqeruesi kryesor qe shperthen edhe i pari, si me i lehti, qe qendron ne krye te shtresave naftembajtese, dhe me pas oksidet e carbonit. Loni, era e gazit sulfhidrik eshte e keqe dhe jo si e gazit karbonik, dhe qytetaret kete deshmuan, mjedisi mban ere te keqe, pra nuk ishte CO2 qe mund ta blejme dhe te shoqerojme pijet me akull neper supermarkete.
    Po je specialist nafte a kimist, nuk duhej te kishe folur keshtu.

  37. Dora Vet says:

    O POPULL…TJETRI VJEN THE TE PUNESON, NE QAHEMI PERSERI…I KENI PARE KU KANE NDERTUAR 25 VJETET E FUNDID POPULLI MYZEQAR I ZONES SE NAFTES????KUTURU, BABILONI, PA KRITER, ZOTI NA RUAJT ALLAHU NA SHPETOFTE…C’KANE QE ANKOHEN PER PASOJAT?????

  38. Balzaku says:

    C’thua mo Loni prej betoni?!
    Flet me kaq krenari per bankers se shteti jone paska perfituar 500 mln usd per 10 vjet?!
    Te takon ta mbrosh pasi ke bere ca ke dashur aty. Po na thua dot o Loni qe 50 mln usd/vit jane shume perte shtetin pronar te vendburimeve? Jane shume kur ne 3-4 vitet e fundit bankers ka nxjere mbi 1 mln tone nafte ne vit?
    Po pse nuk na thua mor zoteri si ndahet prodhimi ne nje rast te tille ne Kanada?
    90% me 10%. Nga spjegimet e tua duke qarte qe po ofendo perseri kete popull qe e keni trajtuar si banana republic!!

  39. Antonio says:

    Me duket se kujtdo qe ka bere shkolle, i kane mesuar se “gazi i embel” i gangsterave te Bankers, qe ndryshe quhet Dioksid Karboni – CO2, NUK eshte oksigjen!
    Gjithmone duke u bazuar tek trillimet e kesaj kompanie banditesh, se edhe femijet e dine se nga toka e sidomos nga xhepat naftembajtes, del gazi i metanit – CH4.
    Te dyja gazrat jane te demshem si per njeriun edhe per ambientin. Te dy jane shkaktare te efektit serre. Pa permendur masen e hidrokarbureve te lengshme qe ndoten ambientin perreth Marinezes, ne menyre ekstreme; pa permendur demet nga dridhjet e levizjet e tokes(termetet artificiale te shkaktuara nga Bankers), pa permendur demin e jashtezakonshem qe po i shkaktohet nentokes shqiptare nga shfrytezimi barbar i xhepava naftembajtes si e si te mbushen arkat e kompanise kriminele kanadeze.
    Une nuk e di se ç’kerkojne keta horra me keto letra proteste ndaj atyre pak politikaneve te ndershem qe na kane mbetur; por di qe ne çdo shtet normal te Botes, kjo kompani aspak korrekte, shkaterruese e ambientit dhe e prones private si dhe evazore e mirefillte; do te ishte denuar me vendime te paepelueshme te paguante demshperblime perrallore!
    Shihni çfare pesoi BP(British Petroleum)per shperthimin e platformes ne Gjirin e Meksikes!
    Shteti shqiptar duhet t’u tregoje vendin ketyre kusareve te futur ne Shqiperi nga banda serbe e Berishoviçeve!

    A. Minga

  40. mjaft says:

    Ne minisrine e mjedisit apo ne agjensine kombetare te mjedisit dhe ispektoret e saj dominojne njerz jo prfesional qe nuk kane studjuar per kete pune si inxhiniera mjedisi ,kimie apo nafte .Atje jane disa persona qe nuk lidhen me mjedisin ekonomiste mesues etj

  41. Dashnor Kozaj says:

    THIRJE . POPULLIT TE QARKUT TE FIERIT .
    Ka ardhur koha qe populli i qarkut te Fierit , dhe sidomos naftetaret , duhet qe te ngrihen dhe te shpallin mevetesine si ne udheheqje dhe ne administrimin e te gjitha resurseve te tokes , nentokes , flores dhe faunes te qarkut . Duhet urgjent te shkeputemi nga banditet e politikes se Tiranes , se pa perjashtim jane hajdut , vagabonda,kriminela dhe te pa moralshem , sa qe e kane kthyer te gjithe teritorin e Shqiperise ,ne vilajetin e tyre . Duhet qe populli i qarkut te Fierit ,te bojkotoje te gjitha kandidaturat qe shpallin partite politike te Tiranes se degjeneruar , dhe ne kunderpergjigje te nxjerri bijte e vete , te cilet te jene te ndershem , te drejte , human , dhe te pa pajtueshem me menyren e drejtimit te ketyre 25 vjeteve , qe kane shkaterruar gjithecka qe nga themelet , ne te gjitha fushat e prodhimit te te mirave materiale .
    Populli i qarkut te Fierit , qe permbledh popullsine e Lushnjes , Divjakes , Fierit , Levanit , Cakranit , Ballshit dhe Roskovecit , duhet qe urgjentisht te bojkotojne derdhjen e detyrimeve tatimore ne llogarite e tatimeve per llogari te qeverise te Tiranes se degjeneruar dhe hipokrite . Populli i qarkut te Fierit ,duhet urgjentisht te ngrihet dhe te zhvilloj referendumin e shkeputjes nga administrimi i Tiranes . Duhet urgjent te mos pranoj marrjen borxh te kapitaleve financiare nga bankat e botes , ku e shpallin se i duan per te permiresuar jeten e popullit , por ne te vertete eshte krejt ndryshe , marrin borxhe per te zhvilluar korrupsionin dhe vjedhjet ne favor te xhepave dhe llogarive te tyre . Shancet jane tani me rastin e zgjedhjeve per pushtetin lokal , populli apo votuesit e qarkut te Fierit duhen te zgjedhin individet me sa me shume integritet dhe te jene te vendosur per te administruar pasurite dhe resurset e ketij qarku, duke kundershtuar ne menyre kategorike menyren e administrimit te Tiranes se degjeneruar.
    Populli i qarkut te Fierit duhet qe urgjentisht te ngrihet dhe te administroj pasurine qe na e ka dhuruar natyra , por qe aktualisht po na e vjedh Tirana e degjeneruar me perfaqesuesit e saj , gangestere , kriminela , hajdute , sic jane Fatos Nano , Ylli Bufi , Kastriot Islami , Sali Berisha , Edi Rama , Aleksander Meksi , Ilir Meta , Bashkim Fino , e shume e shume te tjere , qe aktualisht e konsiderojne popullin e qarkut te Fierit si skllever te tyre dhe qe i genjejne me ca para ose me nga nje thes me miell dhe u rrembejne votat sipas planeve qe ata bejne ne zyrat e degjeneruare te Tiranes .
    Qarku i Fierit , ka pasuri natyrore , si nafta , gazi metan ,qe jane paresore , disponon fusha nga me pjelloret ne Ballkan , pyje , kullota , lumenj dhe bregdetin e Adriatikut . Duhet qe populli i qarkut te Fierit duhet te ngrihet dhe te anulloj me referendum popullor te gjitha koncesionet qe jane firmosur deri me sot , per naftenxjerrjen si dhe te anulloj te gjitha privatizimet , si ajo e rafinerive te naftes qe iadministron krimineli Sali Berisha nepermjet Rezart Tacit . Pasuria e qarkut te Fierit duhet te administrohet nga pushteti lokal , sic jane bashkite dhe komunat e ketij qarku , ne menyre te punesimit te popullit sipas profesioneve qe kerkohen .
    Te nderuar , banor te qarkut te Fierit, po nuk u ngritet dhe te merrni ne dore fatet e familjeve tuaja , femijeve tuaj , bashkeqytetareve ,apo bashke fshatareve tuaj , mos prisni te rregulloheni nga te pa pergjegjeshmit te Tiranes, te cilet e kane cuar borxhin publik ne mbi 10 miljard Euro , qe i duhen ti shlyej populli shqiptar ,ne disa breza , pra dhe sterniperit tane do lindin me borxhe ne kurriz , nga i cili nuk do ta ngreme koken kurre . Ndergjegjsohuni sa me shpejte dhe bojkotoni administraten e Tiranes me administratoret e degjeneruar dhe kriminela ,te cilet nuk po ngopen me para dhe as me gjakun e popullit shqiptar .

  42. Z/Kallami says:

    Bankers flet si te ishte koha e arsimit te Zogut me mbi 90% analfabet.Kur flet per njohurit fizike te CO/2.Gadi gadi sa nuk thote qe edhe pihet e te sheron mushkerit.Sepse shitet ne treg dhe perdoret ne pijet gazuse.

  43. Aida says:

    Letra e derguar nga zoteria e Bankers duket qesharake.

    Bankers duhet te shpjegoje disa pika:
    -Si quhet teknologjia qe perdor (ne baze te termeteve te regjistruara ne ate zone kohet e fundit eshte hydraulic fracturing qe eshte me e rrezikshmja)
    -A ndot ujin nentokesor kjo teknologji?
    -Si veprohet per te shmangur ndotjen e ujit nentokesor gjate shpimeve?
    -Cilet jane emrat e kimikateve qe Bakers perdor gjate injektimit te ujit per shkrirjen e shkembinjeve?
    -Cilat masa ka marre per ruajtjen e nentokes?
    -Sa ishte sasia e CO2 para dhe pas shperthimit?
    -Cili eshte burimi i CO2?

    Fjalet e tjera jane thjesht pallavra

  44. PD-ist i zhgenjyer says:

    Epo morracaket milioner nga do vijne tjeter?. Rrofshin kompani te tilla qe pasurojne edhe morracaket tane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *