Transportonin klandestinë me gomone, arrestohen dy skafistë shqiptarë

Dy skafistë shqiptarë nën drejtimin e një gomoneje, e cila kaloi gjatë natës nëpër Adriatik për të arritur brigjet e Ciolos në Itali , nuk ia kanë dalë t’i shpëtojnë policisë italiane.

Guardia di Finanza ka arritur t’i lokalizojë dhe bllokojë. Sipas mediave italiane dy skafistët shqiptarë, një 42 vjeçar me iniciale A.Z dhe një 28 vjeçar me iniciale A.X, që të dy nga Vlora, u arrestuan nën akuzën e favorizimit të emigrimit klandestin.

Ndërsa 37 emigrantët kurdë dhe sirianë, mes tyre 5 gra e fëmijë, janë transferuar në një qendër pritjeje në Otranto, ku kanë deklaruar se janë sirianë.

Vetëm një orë para tyre, 37 emigrantë të tjerë nga Somalia u kapën në portin e Santa Maria di Leuca në Itali.

Në këtë rast gomonia kishte arritur të zbarkonte në bregdet, pa u vënë re nga askush.

Sipas medias italiane pasi skafistët kanë zbritur klandestinët në errësirë janë rikthyer në det.

Helikopteri i policisë të Barit ka nisur monitorimin, teksa gomonia me shpejtësi të plotë i ishte drejtuar ishullit grek të Korfuzit. Dyshohet se gomonet ishin nisur nga brigjet e Greqisë.

Guardia

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Transportonin klandestinë me gomone, arrestohen dy skafistë shqiptarë”

  1. Daje Ceni says:

    Plasen edhe gomonet e Rilindjes. A ka gje qe i ngopka ish-komunistet drogaxhinj? Te ikim nga syte kembet o njerez,,e ti leme Ramen e Like floririn te qeverisin fuushat e maalet, ujqit e lepujt,por jo njerezit.

  2. 88 says:

    Haaa!
    “Lirija Funksjonon”! tha Regani kur “u prish” Lindja!
    edeh kta skafistat jan pjes e “pllanitr te madh te Liris”! sepse i bejn njerzit te lir

  3. coli says:

    bravo Skafistat per veprimin i kane zbritur ne token e lire te gjithe shendosh e mire dhe jane nisur te bejne rrugen e radhes se greqia jane ne krize pak rendesi ka se cfare origjine kane

  4. Armand Shkërdhaku-ABC News says:

    Hiku koha e moratoriumit te skafeve që ne fakt ishte pakti qe drogen do ta transportonte vetem banda Çiftelia ne pushtet….Sipas teorise se maleve që më i forti e pi gjith supen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *