Vora for Capital

ballaNga Sokol Balla*

Ndërsa intervistoja Ilir Metën këtë të enjte, konstatoja me habi pasionin me të cilin ai mbronte [ështjen e miellit të hëlmuar të Agroblend. Dhe si skeptikë dreqi dhe të pakorigjueshëm që jemi, mendja ku nuk shkon: Vora, qendra e zonës industriale (përfshirë 500 metra në vijë ajrore me Gërdecin dhe një kilometër me Rinasin), ku kryetar është (rastësisht) krushku i Mediut, po aq (jo) rastësisht Presidenti i AgroBlend e që kandidon sërish për një mandat bashkie. Deri dje Vora mbahej mend më shumë për Gërdecin, ndonjë investim misterioz arab, apo shënimin e famshëm të një ish kryetari bashkie, në librezën e punës së dikujt, i cili i kërkoi t’i shkruante në librezë se përse po e pushonte nga puna: “Bjer Librezën”, i tha kryebashkiaku i Vorës. Dhe i shkruajti në të: “Pushohet nga puna sepse më do…”. (Ngjarja është e vërtetë)

Po t’i kthehem pasionit të Metës për Vorën. Në fakt mendoj se nuk shkon më shumë se pasioni i një derbi, megjithëse kampionati ka mbaruar. Mendoj se askush nuk e kishte parashikuar këtë fushatë të vakët. Dhe zakonisht fushatat “e nxehta” në vend i ka bërë PD. Pa rëndësi në pushtet apo opozitë. Kështu ka qënë në 1992, 1996, 1997, 2005, 2009. Përjashto 1997, në rastet e tjera ka fituar PD. Cka me deduksion logjik, të [on në atë që po nuhasin të gjithë: që PD zorr se fiton kësaj radhe. Jo sepse nuk ka kazus, se [do qeveri konsumohet në dy vjet, pa folur për këtë aktualen që i ka patur që në “lindje” disa ministra të konsumuar. Jo se njerëzit nuk kuptojnë, bile ata kuptojnë shumë mirë. Por ndoshta e kanë vështirë të mësohen pa Berishën, dhe karizmën e tij agresive, që ka qënë për keq e për mirë, lokomotiva e [do fushate. Si duket stili i ri i Bashës, kërkon kohë të adaptohet dhe të adaptojë njerëzit. Por a do t’i lënë atij kohë? Ndryshe nga Rama që hipi në një autobus ku shoferi ishte hedhur vetë jashtë kabinës, shoferi i trenit të Lulit ndaloi në stacionin e tij, i hapi derën, i dha lule, i dha timonin, por mori me vete një telekomandë në distancë. Jo më kot, Berisha, i ndjerë i përjashtuar nga fushata, tashmë është shumë aktiv, në emisione të nivelit të dytë dhe të tretë të ekraneve shqiptare. Por i frustruar nuk është vetëm Berisha.

Në një fushatë ku duket se njëra palë është futur me nxitim dhe tjetra me përtesë, i frustruar ndihet Veliaj, që si Dimogjeni me llampë kërkon patjetër përplasjen e panevojshme me varkën me vela të doktor Halimit. I frustruar është Taulant Balla, që në mungesë të debatit, i është kthyer batutave me spec në distancë me Tomën.

i frustruar është në fund edhe Ilir Meta, edhe ky një gjeni i fushatave dhe i punës në terren, por edhe ai i vënë në kërkim të një kundërshtari të padukshëm. Dhe kështu, në mungesë të rëndësisë (më në fund) të betejës pë Tiranën, mjafton shkëndija e parë, për të gjetur motivimin e munguar të një fushate, të thatë dhe të bardhe.

Ky nuk ka pse të jetë lajm i keq. Ne jemi të dëshiruar për pak fushatë indiferente. Për pjesëmarrje që mos të shkojë në 85 perqind, a thua se po zgjidhim të ardhmen e Skocisë në Mbretërinë e Bashkuar. Po zgjedhim thjesht kryetarët e rinj të bashkive. oh gabova sërish. ata janë zgjedhur. ne thjesht do bëjmë një formalitet.

Me qetësi (edhe nëse dashuri, nuk kemi)…

*Javanews.al

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Vora for Capital”

  1. Kris says:

    Mediu Shkelzeni Berisha!Deri kur keta do te rrine jashte dyerve te burgut?!

Comments are closed.