Durrës/ “Termat Romake” rikthehen në monument të vizitueshëm pas 25 vjetësh

1 Qershor 2015, 19:37Kulturë TEMA
Durrës/ “Termat Romake” rikthehen në monument të

Pas 25 vjetësh, “Termat Romake” të shekullit të parë të erës sonë në Durrës, rikthehen në monument të vizitueshëm për turistët dhe publikun e gjerë.

Ky monument i rëndësishëm i qytetit, i shtohet lashtësisë së Durrësit, si vlerë e turizmit kulturor, si destinacion i vizitueshëm nga çdo turist dhe vendas e i huaj.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila pasi pa nga afër punën e bërë, vlerësoi se monumenti antik, dëshmi e historisë, është një nga format e promovimit të trashëgimisë sonë kulturore, e cila ndikon edhe në rritjen e turizmit në vend.

Kumbaro u shpreh se “jemi vetëm në fillim të punës me kryetarin, sepse me kryetarin e ardhshëm prapë do të vazhdojmë t’i ndjekim. Zoti Dako do te jete prane nesh, pasi është në interes të Durrësit për t’i përfshirë monumentet e kulturës në itinerarin turistik dhe në interes të të gjithë trashëgimisë kulturore dhe të gjithë shqiptarëve që këto monumente, jo vetëm të mbrohen e të pasurohen, por edhe të promovohen për turistët dhe për vizitorët vendas”.

Për kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Dako, historia dhe trashëgimia kulturore zënë një vend të rëndësishëm në projektet e tij.

Projekti u bë i mundur në kuadër të bashkëpunimit dhe një marrëveshjeje ndërmjet DRKK- Durrës, Universitetit Lumiere Lyon2 në Francë, Institutit të Arkeologjisë e Bashkisë së Durrësit. Një ndihmesë në këtë bashkëpunim kanë dhënë edhe nxënësit e projektit “Miku i Monumentit”, të cilët u përfshinë në projekt.

5 komente në “Durrës/ “Termat Romake” rikthehen në monument të vizitueshëm pas 25 vjetësh”

  1. Akilis says:

    Zonja kumbaro vleresoi se monumenti antik deshmi e Historise.
    Po te kujt?
    Une di qe kur nuk ke gjuhe,dhe pas 2000 vjet shtet atehere per cfare Historie flet kjo zonja?
    Vini re mos ju shpeton ndonje fjale dhe thoni per Terma Greke se Avokati i Albanistanit merr inat.
    Kur e pushtoi Athina Romen e mbani mend qe e shkaterroi?
    Kjo Histori ju pelqen juve me emra qytetesh,zotash te ndryshuara se jini pa identitet dhe servila,

  2. Sul Pumi says:

    Me vjen cudi: ne nje rubrike per kulturen perdoren fjale “Terma”. Valle e dine te gjithe se c’jane Termat. Ne Rome jane “Terme di Caracalla”.
    Po ne Shqiperi: jane termat e Durresit, jane Termat e Dibres, etj.
    Pse nuk perdoren fjale shqipe, kur ato ekzistojne.
    Perse perdoren fjale si do restaurojme “sitet arkeologjike”.
    Keni marre mision te zhduksi gjuhen shqipe, sepse si po veprohet, per nja 20 vjet te tjera, me shume se 50% e fjalorit do zevendesohet, duke krijuar nje hibrid gjuhesor.
    Fare mire mund te thuhej Banjat, te cilat roma e lashte i kishte ngritur kudo, ne cdo vend te perandorise.
    Faleminderit

  3. kulmaku says:

    Vrejtje me vend,,,por edhe fjala *banjat* eshte fjale latine,,,fare mire mund te perdoret fjala shume shqip *nevojtoret romake*.

  4. agostin says:

    “Po hibrit gjuhesore”, cfar fjale eshte Z.Pumi?

  5. vizioni i Bashes says:

    Bukur,…@kulmaku !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje