A qendrojnë Behxhet Pacolli dhe Ylli Ndroqi, pas “Hotel Dajtit”?

3 Qershor 2015, 11:13Politika TEMA
A qendrojnë Behxhet Pacolli dhe Ylli Ndroqi, pas “Hotel

Pezullimi i punimeve për fasadën e hotel Dajtit dhe pikëpyetjet që janë ngritur për destinacionin e kësaj ndërtese historike do të qartësohen kur vetë kryeministri Rama të marrë një vendim lidhur me këtë çështje.

Burime nga Ministria e Kulturës thanë për ResPublica se vendimi për të ardhmen e hotelit i takon vetëm kryeministrit Rama.

ResPublica mësoi se ngërçi i krijuar për hotel Dajtin lidhet me interesin e shprehur nga biznesmenii të njohur kosovar Behgjet Pacolli dhe presidentii i kompanisë “Yldon”, Ylli Ndroqi për ndërtesën në fjalë.

Gjithçka mbetet për t’u konfirmuar në ditët në vijim, kur dhe pritet të mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Territorit që do të shqyrtojë këtë çështje.

Por, Ylli Ndroqi përgenjeshtron lajmet për përfshirje të tij në partneritet me Behgjet Pacollin, në çështjen e Hotel “Dajtit”.

Në një deklaratë publike, Ndroqi ka hedhur poshtë lajmet  për një përfshirje të mundshme në këtë çeshtje.

Nuk kam asnjë lidhje me Behgjet Pacollin në çështjen Hotel Dajti.

Lajmet e publikuara nga media online janë të pavërteta” thuhet në deklaratë.

Media të verifikojë të gjithë të dhënat që ka në dispozicion dhe të gjejë qoftë edhe një kontratë të vetme lidhur me këtë çeshtje, që nuk ka qënë dhe as nuk do të jetë në interes timin“, sqaron Ndroqi.

Behgjet Pacollin e kam mik por nuk kam asnjë marrëdhënie biznesi me të”, vijon ai.

19 komente në “A qendrojnë Behxhet Pacolli dhe Ylli Ndroqi, pas “Hotel Dajtit”?”

  1. Ajaxs says:

    Ta blejne dhe ta bejne siç ishte, krenaria e turizmit SHqiptare.

    1. Dardan says:

      Edi Rama dhe shqiperia te mos gaboje si Berisha por tja jape ket Hotele Behgjet Pacollit vetem ky dine dhe ka mundesi tja ktheje shkelqimin dhe ta bej Hotelin me modern ne ballkan.

      Mos beni gabime me Ylli Ndroqa e njerze qe skan haber ne ket pun por ta mare Behgjeti dhe ta beje tiranen me nje xherdan.

      1. elio says:

        Na leni rehat ne shtepine tone o kosovar. Vazhdoni rregulloni qytetet e shtetin tuaj..

  2. salem says:

    Jo ore jo ,eshte Sali qeni qe vodhi ngado mundi dhe njeri s’po i thote akoma “ku i ke parate e popullit?”

    1. Klorinda says:

      …bile jo te popullit por te Partise. “C’thote populli ben Partija”

    2. artiles says:

      Sala e shiti nje here, e bleu Fullhajni gjoja per banken e shqiperise. Pra leket kaluan nga nje xhep ne xhepin tjeter, dhe buxheti i shtetit ja morri bankes ca para. Te jape llogari pse e lbeu dhe nuk e vuri ne funksionim, pastaj le t’ja shesin privatit. Te pakten cmimi do te jete me i larte se 30mil euro, qe e bleu Banka e Shqiperise.

  3. Le ta marri kush te doje ,vetem te kthehet ne ate gjendje qe ishte. Nje krenari e arkitektures ne Shqiperi. ISIS-et i kemi patur jo vetem ne brenda Shqiperise po edhe ne krye te qeverise,persa i perket shkaterrimeve ne veprat historike e kulturore. Me thoni cilen veper historike e kulurore nuk shkaterroi pushteti i Saliut ? Edhe ministrite edhe banken do t’a prishte , edhe vet kryeministrine filloi ta shkaterroi ,po shyqyr zotit nuk arrita ta hidhte pertoke………….

  4. qytetar says:

    A nuk thoni ishalla e merr dhe e kthen ne nje super hotel me 5 yje…firma e pacollit eshte nder me te mirat.

  5. pa emer. says:

    mulla behxheti ku ti fute hundet bashk ma ramen,atu behen biznise me para ne xhep.

    1. Klorinda says:

      Ku ka ma mire se ta bejme Xhami

  6. alti says:

    Ne qofte se qeveria ka vendosur tia jape Pacollit, bien poshte te gjitha akuzat, qe i beheshin qeverise Berisha per korrupsion. Ministri Ahmetaj eshte matrapaz dhe kerkon sekserin ne kete transaksion per hotel “Dajti “.Ai hotel embleme duhet te jete prone e BKombetare, por te shfrytezohet si hotel.Banka e ka blere dhe ka mundesine financiare ta ribeje dhe ta ket nen administrim . Ne qofte se Rama do vazhdoje me privatizime te prones publike ta kete te qarte se nuk e ka te gjate ne pushtet. Ai hotel embleme ka nevoje per menaxhim se fitimet do ti nxcjerre se sben . E shiti Shqiperine Nano kurva dhe Sali hunderri dhe Ahmetaj kerkjon te shese ate qe ka mbetur . Hiqe ket minister leshi, qe bashke me Gjiknurion jane me te pazotetet , pale kane marre dhe ministrite krytesore ku luhet bisnesi politik .

    1. Dardan says:

      Alti. Berisha e detyroi B-kombetare te bleje me nje qmim shum te larte hotel dajtin per te mbuluar deficitin buxhetor, B-kombetari invetoj 20 milion euro plus per ta rindertuar duhet te investoje te pakten edhe 40 milion.

      A!nuk esht me mire qe ky hotel te shitet 20 mil euro ti shkojn prap buxhetit te shtetit plus investitori i ardhshem te investoj kapital te fresket 40-50 milon dhe shqiperia te hyje ne harten hotelerine me nje super hotel.

      Me ket kalkulim shqiperia do perfitoj 20 milion euro ne buxhetin e shtetit pastaj 40-50 milion invetime, pastaj nje super hotel te rangut boteror, pastaj gjate ndertimit do punsohen disa qindra njerze. Pastaj pas perfundimit do punsohen edhe disa qindra te tjere.

      Kjo esht llogjika e tregut te lire jo si beri berishovski. Rama duhet ta nxjerre nga pronesia e shtetit ket hotel qe ka mbete si kufome ne mes te tiranes.

      Shteti duhet te mbaje ne pronesi korporata strategjike jo Hotele.

      1. beni says:

        o Dardan……nuk thuhet `qmim`…por `CMIMM` apo je mesu me u qin n`byth ti….vazhdo …bre se keshtu je me mesu shqipen rrjedhshem ..vazhdo keshtu…

        1. Dardan says:

          beni. Flm per korigjimin mesimin ku ka me mire se te mesosh prej analfabetav. Cmimmmmmm sa bukur duke gjithe keto mmm te qendisur. Haaaaaaaaa

  7. leci says:

    Pacolli nuk ben biznes me Ndroqin

  8. besnik says:

    Pse u be privatizimi i prones publike teKinema Mileniumi ne Elbasan, nji ndertese bashkohore me lulishte e siperfaqe mbi 2000 metra katrore.Ishte kryeveper e Qytetit.U prish e po bejne nji pallat 14 katesh.Sa Keq e sa turp!!

  9. Dardan says:

    Behgjeti e ka pik te dobet ket hotel une e kam degjuar ne disa intervista ku ka shprehe ineters per ta privatizue ket hotel por berishovski nuk i dha mundesi ta privatizoje ndersa dihet se Behgjeti eshte nje ndertues i permasave boterore ather pse mos ti shitet, Behgjetit dhe Tirana. te beje nje hotel super luksoz.

    Rrjeti i hotelev te Pacollit Swiss Diamonde hotel jan nder me luksozet ne bote.

  10. Tomorri says:

    Krye minister Edi Rama dhe te gjithe ju shqiptare te tjere:

    E kam pare per here te pare hotel Dajtin ne vitin 1960 dhe per mua dhe shoket e mi ka ngelur si pik referimi per shume lloj aktivitetesh dhe takimesh,ky hotel i madh dhe me nje histori shume me te madhe duhet te jete emblema e kultures shqiptare dhe si i tille duhet te mbetet pasuri e shtetit dhe popullit shqiptar,sigurishte duke e çuare ne parametrat qe sote kerkon koha.

    Ai Pacolli apo Ndroqi se duane te nedertojne hotel privat moderne le ta bejne dhe ne jemi shume dakorte por jo me prek Hotel Dajtin dhe me zhduke nje cope histori te kombit tone.Kjo kurre nuk do quhet investim i merituare per popullin shqiptar.Edi Rama keto pune i ka merak vete dhe ma merr mendja se nuk do te gaboje.

  11. lemi says:

    Vetem B.Pacolli e bene mreikulli si nuk ka qene asnjehere.Ai i ka te gjitha…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje