Formula 1 në zi, ndërron jetë Jules Bianchi

18 Korrik 2015, 10:58Sport TEMA

Piloti i Formula 1, Jules Bianchi ka ndërruar jetë në spital nëntë muaj pas aksidentit të tmerrshëm në Çmimin e Madh të Japonisë.

25-vjeçari ka qenë në koma që nga tetori i 2014-ës, pas përplasjes me një vinç, i cili po largonte një tjetër makinë në atë moment.

Familja e tij njoftoi në orët e para të së shtunës se piloti ka mbyllur sytë për herë të fundit pak para se të shënonte data 18 korrik.

“Me dhimbje të madhe, duam t’ju njoftojmë se Jules Binachi ka vdekur në Centre Hospitalier Universitaire në Nicë të Francës, në të cilin gjendej që pas aksidentit të 5 tetorit në cirkuitin e Suzukës gjatë Çmimit të Madh të Japonisë. Jules luftoi deri në fund, ashtu siç ka bërë gjithmonë, por sot beteja e tij merr fund. Dhimbja është e madhe dhe e papërshkrueshme”,  thuhet në njoftimin e familjes.

Familja ka falënderuar të gjithë mjekët që janë përkujdesur për Jules, duke nisur nga ata të spitalit japonez të cilët e morën nën përkujdesje që pas aksidentit e deri tek ata francezë të cilët e mbikëqyren deri në çastet e fundit të jetës.

3 komente në “Formula 1 në zi, ndërron jetë Jules Bianchi”

  1. Ajaxs says:

    U prefshe ne Paqe.

    1. shqip says:

      o zoti ajaxs e ke then gabim,nuk shkruhet u “prefsh” ne paqe, por te “mprehesh” ne paqe,

  2. KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) says:

    U prehte ne paqe.
    Djal i ri qe le shum dhimbje per familjen dhe miqte e tij.
    Nje sekonde e gabuar dhe i kushtoi jeten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje