Alfred Lela replikon me Çim Pekën: Qimi që don të bëhet tra

22 Korrik 2015, 10:37Politika TEMA

Alfred Lela i është përgjigjur me një shkrim sot Çim Pekës, që pak ditë më parë shkruante se Henri Çili ka marrë peng Lulzim Bashën.

Peka sulmonte në shkrimin e tij edhe Alfred Lelën e Artur Zhejin, që sipas tij po përdoren nga Çili.

Një gazetar minimalist, nga një sajt gjithaq i tillë, me pezm, por pa nevojë, ka manifakturuar sulme e akuza ndaj tre kolegëve të MAPO. Shkas u bë një shkrim imi i fundjavës ku, ndoshta edhe me pak ngut e tepri publicistike, ‘radikalizoja’ në reagim të një radikaleje të fandaksur, se atyre që duan një opozitë tjetër, Basha duhet t’u jepte një parti.

Nuk dua të sqaroj këtu tekstin e shkruar, por dua të përgjigjem i cytur nga disa horrore konceptuale të kolegut minimalist, publikuar te syri që sheh vrima të zeza te çdo mendim, dhe kujton për mendime konspiracionet dhe vojerizmat.

Ai fut në një thes mua, Artur Zhejin dhe Henrin Çilin: dy të parët si ‘rrogëtarë’ dhe të tretin si “tutor”. Çfarë koncepti i ri në këto anë?! A mund të jenë tre individë tre kolegë, që ndajnë ide, që i diskutojnë, i debatojnë, bien dhe nuk bien dakord? A mund të paguhen njerëzit për punën që bëjnë, apo vetëm për ‘pritat’?

Them se po, dhe ka shumë që mendojnë si unë. Në këtë grup bëjnë pjesë njerëzit e lirë. Ata që i përshkruan robëria, aq sa dhe marrëdhënien me të Plotfuqishmin mund ta ndërtojnë veç në termat e ‘rob Zoti”, sigurisht që jo.

Qimi, megjithatë, fut ‘nën pagë’ dhe ‘porosi’, si mua ashtu dhe Zhejin. Anipse ne kemi shprehur mendime krejtësisht të kundërta. Unë kam artikuluar me forcë nevojën e instalimit të bashizmit në krye të PD-së, për hir të një opozite të fortë si nevojë e shoqërisë, ndërsa Zheji në një moment, në të drejtën e vet, në emisionin e Çanit ka folur për ‘rikthim të Berishës”.

Që ne të jemi paguar për dy gjëra diametralisht të kundërta, nga i njëjti individ, ngjan një lloj matematike që kërkon qimen në qull, gjilpërën në kashtë dhe vrimën në ujë në të njëjtën kohë.

Kur Qimi, bashkë me shokët e Qimit, përmendin ‘tutorin’ dhe ‘rrogtarin’, kam ca gjëra për t’u thënë. Po, unë marr një rrogë në kompaninë e Henri Çilit, dhe mbivendosja idioteske rrogtar-tutor bën të tillë 98 për qind të popullsisë, që nuk kanë biznesin e vet, dhe marrin një rrogë. Unë këtë lloj ‘përçmimi’ nuk e kuptoj. Ndoshta ata që e jetojnë, po.

Si “rrogtar” mund t’u përgjigjem qimëve se unë bëj jetën e një individi të shtresës së mesme. E kam bërë këtë jetë në Amerikë dhe Shqipëri. Dhe nuk del dot asnjë Qim që të gjejë një qime që nuk përputhet me atë që bëj e kam bërë.

M’anë tjetër, Qimët e medias apo OJQ-ve, duhet të pyeten se si jetojnë përtej talentit dhe përtej rrogave të tyre. Të ardhurat nga emisionet nëpër Qymez tv-të, apo punët e tjera të Qimit dhe shokëve të Qimit nuk i përligjin, as makinat, as shtëpitë dhe as gazetat online”, shkruan ai.

Zheji ndërkohë është në Sarandë me pushime. Po kujton ‘Rajmondën’ e tij. Ndofta edhe gra apo shkrime të tjera.

Në fund, kujtimet na mbeten. Edhe nëse janë gjëra që s’i kemi bërë mirë, të paktën jemi munduar të bëjmë diçka.

Nuk ka si kujtimet, Qim.

Ndërto edhe ti të tuat”, e mbyll shkrimin e tij Lela.

29 komente në “Alfred Lela replikon me Çim Pekën: Qimi që don të bëhet tra”

  1. temujin says:

    Shiko me vjen shume keq qe duhetta citoj, po ktu shkon shume ajo shprehja e atij turkofagosit: “pune korrakesh, varu k….”
    gazetare legena e shajne telendisin njeri tjetrin si fatorino kashari…ne vend qe te transmetojne kulture, dije dhe te jene shembull per ne popllin dhe masat punetore…

    1. eva eva super eva says:

      KUR U BO GAZETAR DHE CIM PEKA MOS NGELT NJERI PA U BO..

      1. XhaBarka says:

        Njoni me koqe se tjatri jane keta!!!

        1. benit says:

          ose me mire me thane bole njeri e bole tjtri, bolja boles nuk i ngjan!

        2. Bureto says:

          Kjo eshte media jone e pavarur dhe keta jane gazetaret qe bejne te mundur kete pavaresi. Kemi degjuarcedhe here te tjera sesi nje takem gazetaresh te kesaj kategorie tregojne antivlerat e tyre. Dhe eja besoju atyre ne ato qe shkruajne,apo diskutojne neper studiot televizive. Kur u shkelet ne kallo nga kolegu tregojne se c’jane ne te vertete. Dhe nuk e kam fjalen pse shkruajne edhe per njeri tjetrin, por e kam fjalen per menyren . E shemtuar. Dhe jo vetem ne kete rast.

      2. shqiptari says:

        me fal o vella po ky djali pa floke eshte I famshem?
        Nese eshte I famshem, nuk ka tru me shume se Cimi, mjafton ta lexosh pacauren qe shkruan.
        Kulmin e kap, kur justifikon rrogen per lirine, nepermjet qendrimeve te kunderta per PD me Zhejin.
        O zot!

  2. TJ says:

    Qe imi eshte nje mercenar kjo nuk ka diskutim.por qe Lela nuk eshte edhe ai mercenar edhe kjo nuk hahet! Lela na shkruan per Bashen si nje njeri me zgjuarsute vecante,me aftesi qe c’do njeri i sheh tek Basha! Ashtu sic Lela eshte perverse deri ne poshterim te vetvetes ,edhe Nasha ben te njejten gje! Per te folur per kameleonin Zheji qe s’ka patur dhe s’ka bosht! Ndron kush e paguan me shume! Ne fund Z.Cili, boss i dyve te fundit,me kujton Lysjen Leven!Prandaj media eshte katandisur keshtu me mercenare!Njerez pa personalitet!

  3. ivan i madh says:

    Filluan cakejte tellalle te PD ,Lela e Qimi te kacafyten kur dihet qe te dy nje m…. jane si nga logjika dhe pamja .Gazetare qe sdine historian so puns e ketij Lele amerikanit te mbetur aty pa pune e kethyer ketu te lepije breket e Cil Hasanit te Labinotit.

  4. , says:

    Kazani shqiperise eshte derdhur per toke ,
    dhe plehrat kane zene poshte gjithcka ne shqiperi

  5. Q.K. says:

    Nder mediat shqiptare katundaret grindavece grinden katundarisht.

  6. Klaus says:

    Të ndyrë të gjithë deri në pafundësi…Si Qimi…si Qili…si Lelqiri…si Tur Qir Zheji…Dhe mbi të gjithë ai që këta turiqirë i sherbejnë…Lulqiri…Thënë shkurt jashtëqitje të demokraqisë shqiptare…

  7. grameno says:

    Nuk di qti quaj meleza,gjysmake,ose me mire do ju pershtatej emri plehera,qe te dy.Thone gjysme mjeku shkaterron pacientet,gjysme politikani shkaterron shtetin,dhe gjysme plehera shkaterrojne qorjentojne elektoratin e djathet,nese ka ne shqiperi djathetizem.

    1. Bureto says:

      Jo nuk ka as te djathte e as djathtizem. E “djathta” zyrtare, qysh ne nisje ishte me e majte se ajo qe efaqesohet ne shumice nga PS. Une i kam besuar dhe i besoj thenies se D.Gollit se PD e PS jane dy gjysmat e bajges PPSh, e ndare ne mes nga rrota e qeres se historise. Te tjerat jane llogje Kavaje. Keto dy gjysma kane luftuar e luftojne jo prr ndonje gje te madhe ne sherbim te vendit e shoqerise, por te pushtetit per vete, i cili i permbush epshet per te dhe mundesine per te vjedhur e asuruar sic dhe a ndodhur. Popullit i kane nxjerre gjuhen dhe ne anen tjeter ie kane shkelur syrin njera-tjetres. Te neveritshem! Keta qe po komentohen sot jane nje ushtri mercenaresh, qe s’kane nga ia japin, sepse sic thote nje fjale e urte: “qeni leh aty ku ha!”. Nne fund te fundit, edhe qeni ka shpirt dhe ashtu si ne dykembeshat, dhe ai do te pertypet. Dhe qysh ne fillim vitet ’90, poeti Bardhyl Londo, ish deputet i PD pat shkruar: “…atehere, ne qofte keshtu, peshty-pertyp, pertyp-peshty, mos ardhsh kurre demokraci!…” per fat te eq dilema e Londos eshte vertetuar. Ketu jemi.

      1. petro says:

        Shume sakte Bureto, megjithate me mire qe erdhi, edhe me difekte dhe mangesi te medha.Problemi eshte qe populli s eshte i qarte dhe nuk do te jete per shume vite akoma. Po sikur fenomenet pozitive po shpejtojne.Nje force e trete(jo LSI) do t i sfumoje.

  8. I.lir says:

    Kesaj, ketej nga anet tona i thone – ” qeshi muti kaken “.
    Ic mos u zini ini nga e njejta bajge , kalon ndonjehere nje biciklete mbi te e u ndan , po prape bajga bajge ngelet.

  9. niko says:

    …….ju kerkoi komentuesve qe a mund te na tregojne ndonji gazetar qe eshte ne lartesine e duhur apo ndonji shqiptar qe eshte per tu marre shembull , se na mbytet duke share a denigrue kedo ne kete vend ,po me duket e pa denje per ju qe shfrytezoni keto mundesi ne demokraci vec per sharje e fyerje………kjo eshte nje injorance per ju kur nuk keni se cfar na afroni per ndonji pune a alternative per nje te mire sado te vogel qofte…….

    1. grameno says:

      Ka plote objektiv dhe profesionist,opinionista,gazetar,jan une po permend per mendimin tim SHPETIM NAZARKO.ALESANDER QIPO SKENDER MINGXHOZI,dhe disa te tjere,objektiv ne kritika,ne opinone,ne vleresime,dhe ne informim mete drejte te opinonit jan me shum ne krahun e majte,per ate dhe krahu i majte eshte gjithmon ne antagonizma,ne kunderthenje kur eshte qeshtja e alternativave,me shum ke opozit ibjektive mbrenda PSse,se sa objektivitet qe vjen nga klani i MAFIJOZ I PDse

  10. Maryland says:

    Alfred Lela !!!

    Ti qenke per Bashen dhe Arturi per Berishen.
    Njeri per Mutin dhe tjetri per Shurren.
    Vete po thua qe merr rroge tek Henry Cili.

    Me ate mbyllje me “Rajmonden”, …je treguar shume i ndyre.
    Te ndyre jeni ju te medias ne pergjithesi.
    Per pak kariere beni lloj-lloj ndyresirash.

  11. blendi ...ziu says:

    Me falni per shprehjen: SHAN …I DHJERI …TE PERMJERIN !!!

  12. dymi says:

    Jam krejtesisht i pataksur qe te dy keta gazetaruce goditen me njeri tjetrin. Jane dy kurva qe i thone njeri tjetrit putane nen administrimin e kryeputanes Cili.

  13. usa says:

    po replikojne dy kaqolat e gazetarise…ha ha ha cfare kohe idiotesh po jetojme!

  14. "BALASHI" says:

    Ja disa fabula qe u pershtaten ketyre tipave.
    1. QYLERI
    Shqeu pula ate goje:
    -Politiken
    s’ e kuptoj,
    -Qyl,-
    tha gjeli-
    s’ ta tregoj!…

    ARTIFICIALE
    Nje manushaqe ne lendine
    i tha shoqes:
    -Jam biondine!

    -Pa dale,
    moj,
    moter dale,
    mos je gje
    artificiale?!…

    THERJE
    -Cjap,-
    tha delja-
    tek koria,
    a e di qe ta dredh dhija,
    degjo dhe mend e mija!

    -E di,
    do ta ther vertet!

    -E ke kot more ibret
    e mbron cjapi ne pushtet!…

    BIZNES
    Kali tek pela ne are:
    -Do bej biznes te papare!

    -Ç’ na gjepuron more bilmez,
    pa pushtet
    s’ ben dot biznes!…

  15. ilo says:

    Qe Qimi eshte nje militant i PD nuk diskutohet por qe eshte me i mire se ti as nuk diskutohet pasi Qimi(ironi) te pakten nuk eshte zgjatues i penisit te puthadorit apo me sakte pederastit te pushteteve Henri Cili sic je ti.

  16. mireli n says:

    Personalisht nuk kam ndonji ndjesi si per LELEN ashtu edhe per PEKEN.Eshte e natyrshme qe nuk mund te kemi mendime te njejta,te kemi diversiitet ,kontradita etj.Por si lexues me habit fakti qe lela dhe peka me shkrimet e tyre cojne uje ne te njejtin mulli ,por gjuha letrare e tyre eshte tendecioze e fyese.Ne shkrimin e LELES psh,ne vend te emrit CIM,autori shkruan QIM.Ose aludon me malina lluksoze,shtepi e pasuri.Kjo eshte gazetaria jone?

    1. Bureto says:

      Ne veri, sidomos ne Kosove, nuk i shqiptojne drejt disa germa. Psh: per xh thone gj ( per xhep-gjep); per c thone q, si psh per cizme qizme, pra dhe per Cim, Lela ka spekulluar me Qim, per faktin se Peka eshte Kuksian.

  17. petro says:

    Si njeri sii tjetri jane gazetare te shiitur.Cimi me shume e Lela me pak.E c rendesi ka kjo? Te shitur te dy?Paguhen qe ne nje fare lloje menyre te japin udhezime nga jasht per ta mbajtur gjalle nje PD tashme ne koooooma.Misioni mbaroi te dashur gazetare.U nderrua sistemi dhe pasuria dhe fuqia shkoi ne duart e atyre qe e kishin, mafjes komuniste.Eshte teper vone per rebelime si te Zhozit, spiune po dhe budallaqe.Tashme ta cojne Shqiperine aty ku duhet, por une s e besoj te arrijne.Injoranca dhe makuteria nuk tregon ndonje rruge te duhur po te gabuar.

  18. albani says:

    Ky zotni gazetar, Fred Lela, eshte nje nga servilet me te neveritshem n emesin e gazetareve. Nuk kam asnje vleresim dhe respekt per Z. Peka, sepse edhe ky ka qene nje servil i peshtire i sali Berishes dhe i qushtetit te tij nazist.

    Mire Qimi, por ky Qimi tjeter pa qime cfare mutin kerkon, mendon se eshte gazetar maksimal, dhe jo minimal si Qimi, sipas ketij. Ky mut eshte nje gazetar
    me minimal se Qimi, se kete e mban Cili me me pare (jo me rroge, se rrogen e merr kur punon), por ky dhe pronari i tij kane me qindramijera euro borxh ndaj shtypshkronjave ku botojne gazetat dhe librat e tyre surrogato.

    Kaq tani per tani!

  19. kosta says:

    Shkrim me i ndyre se ky per nje gazetar nuk kam lexuar. Ky Lela i Mapos se Zhejit te Çilit qe na paska bere jete si i mesem ne amerike pse u kthye, apo nga dashuria e madhe per atdheun. O Lele kaçurele, megjithse je komplet qeros, pse i fyen emrat te tjereve. Pastaj po te shikojme pamjen tende ngjan me nje alien. dhe vertete, imagjinoni Lelen ashtu qeros sic eshte, te lyer me jeshile, ngjan tamam si alienet e filmave te hollivudit. Lere pastaj ate zerin e holle qe kur flet duket sikur i lutet njerezve per tia bere ate pune. Nga kjo kemi edhe kengen: “-O LELE O QEROS, -UNE TA FUS, -E TI NUK THUA MOS”.

  20. Zani Burimi says:

    Duke lexuar ato ndyresirs qe shkruan Leli taraveli i them vedit: Mos e hap as TV ne opinione, as mos lexo gazeta!
    Eshte turpi i medies shqiptare me çilin Peken dhe Tara- Lelin!
    Ore Mero, mire bere qe ehodhe ne gazeten tende kete zhgarravine te Lelit se i ke qite gollomesh te tre maskarenjte! Na ke bere nder!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje