Sëmundja e bukës, Panariti: Mielli është i kontrolluar, po spekulohet ( TemA Tv, Video)

3 Gusht 2015, 17:05Sociale TEMA

 

Nga Besmira Pelushaj

Denoncimet e bëra në media dhe në rrjetet sociale, se buka që konsumojmë është e infektuar më bakterin “Coli Bacil”, që gjendet në miellin e vjetëruar (30-40 vite), ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i ka cilësuar spekulime. Këto akuza nuk janë të mbështetura në prova tha ministri, duke iu bërë apel mediave të jenë më të përgjegjshme dhe më objektive, për të mos përhapur panik. Megjithatë, për arsye sigurie, ministria e Bujqësisë është duke kryer analiza komplekse dhe rezulatet pritet të dalin pas 72 orësh.

 

 

“E konsideroj si një spekulim të hapur. Natyrisht media është e lirë, por duhet të jetë e përgjegjshme, dhe e mira është që kur evidenton probleme, duhet që ato t’i mbështesë me prova, me dokumente që vjnë nga institucione dhe laboratorë të certifikuar. Mielli dhe buka shqiptare nuk është i ndotur me bakterin “Coli Bacil”. Instituti i Sigurisë Ushqimore po kryen analiza komplekse në të gjitha mostrat e miellit dhe mostrat e bukës së gatshme që shërben për konsum publik. Këto rezultate janë duke u përfunduar dhe kërkohen 72 orë që të analizohen dhe do të bëhën të njohura për publikun. Megjithatë, më lejoni që apriori të bëj të ditur se nuk ka snjë lloj shqetësimi dhe asnjë lloj problemi me bukën për sa i përket ndotjes se hipotezuar me këtë bakter”.

 

I pyetur për prioritetet në sektorin e bujqësisë, Panariti tha se Shqipëria synon krijimin e tregjeve të reja, subvencionim të ngritjes së serave dhe orientimin drejt tregut europian.

 

“Ne prioritet i kemi dhënë financimit të pikave të mëdha të grumbullimit dhe të tregjeve, pasi e rëndësishme për fermerin është t’i japësh treg. Kjo përqasje e re bëri diferencën dhe tashmë këto pika të mëdha grumbullimi, po organizojnë fermërët, pasi këto i orientojnë ata se çfarë duhet të mbjellin. Në vitin e ardhshëm, ne do të subvencionojmë shumë ngritjen e serave sepse serat e trefishojnë prodhimin. Dhe nga ana tjetër sera është bujqësi e mbrojtur nga stuhitë dhe për rrjedhojë garanton që të mos dëmtohet nga faktorë atmosferikë. Në do të rrisim ofertën dhe prioritet për këtë vit është hapja e tregjeve të reja.Po shohim një mundësi për të filluar negociata me importues nga Ukraina, të cilët janë të interesuar për blerjen e produketeve tona, madje ata thanë që mund të marrin komplet prodhimin e Lushnjës”.

 

Vitin e ardhshëm, në bujqësi do të ketë një trasformim rrënjësor dhe sipas ministrit prioritet do të kenë prodhimi blegtoral dhe peshkimi.

 

Intërvistën e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

21 komente në “Sëmundja e bukës, Panariti: Mielli është i kontrolluar, po spekulohet ( TemA Tv, Video)”

  1. Int. says:

    “Indicie” – nuk jeni të denjë as për t’ju sharë.

  2. Il corvo says:

    Me gjithe respektin per z Panariti, me lejoni te them se buka ne Shqiperi eshte mizerje e vertete.. Mielli eshte perberesi kryesor I saj, e rrjedhimisht I bie qe eshte nje mut e kontrolluar.

  3. Tomorri says:

    Z.Panariti flet kot e me kot, jo vetem qe mielli eshte i infektuar por kjo mund te jete edhe e qellimshe. 80% e miellit qe konsumohet sot ne shqiperi vjen nga sebia e nje pjes e vogel nga kosova me nje kosto shum te ulet prodhimi gje qe po con ne faliment prodhimin vendas, si bujqesin edhe industrin e perpunimit

  4. Fjala e lire says:

    spekullohet nga mafia e tregut te zi;kontrolli ngq sektori i ushqimit eshte i koruptuar.Atje ku gjejne spekullime i bien qylit dhe “tradita”vazhdon

  5. laku says:

    O Mondi, jepi Like Hajdutit buke lepurushi se mos na i gjen gje ate se morem fund pastaj,pa populli ushqehet me gazeta qe ne mengjes se ka problem,Partine ta kemi te forte.

  6. Zambi says:

    Kur rezultatet kerkojne 72 oresh si mund te deklaroni qe nuk ka asnje problem?
    Se mos del qe laboratoret nuk kane paisje per kete lloj analize, ndonese nuk do ishte hera e pare qe genjen publikisht

  7. Tirons says:

    I hengert jo coli ata qe e shesin por kanceri

  8. Shahisti Klasik says:

    Injoranca e mediave shqiptare eshte per te vene duart ne koke. E para “Coli Bacil” nuk eshte semundje por nje bakter, pra shkakton semundjen, po nuk eshte semundja vete. E dyta ky bakter nuk ndodhet vetem ne miell. Ky bakter mund te ndote ujin, perimet, dhe ne pergjithesi cdo ushqim tjeter neqoftese kushtet higjenike jane te dobta. Dhe ajo qe eshte me kryesorja, nuk ka asnje lidhje te drejtperdrejte me faktin qe mielli mund te jete i vjeteruar. Genjejeni kete popull se ky popull aq di, por edhe ju qe mbaheni per te ditur me duket se nje mender m.t jeni. Informoni korrekt dhe mos hidhni benzine zjarrit te spekullimeve boshe. Pra, mielli mund te jete i infektuar, por kjo s’ka te beje me faktin qe mielli mund te jete i vjeter.

    1. Agim says:

      Dhe per me teper temperatura 74.4 grade celcius e shkaterron ate bakter ( nqs eshte O517-H7 me i rrezikshmi.

  9. Vdekje fashistit! says:

    Jane krime ne vazhde qe mbjellin vdekjen ne popull sepse nuk ka kontroll rigoroz per ushqimet,ku te koruptuarit po mbushin xhepat me pare qyli

  10. loni says:

    Ky maskara doli edhe ne mbrojteje te bulmeteve pas nje pseudoskandali te porositur, fakti ishte dhe eshte se vec te tjerave kosi rri me shumese 14 dite dhe nuk ndryshon shije dhe ere. jane dendur ne konservante. Doli lsi dhe lavderoi prodhimet bijqesor pa hormone ndrkohe qe te gjithe e dijne qe perimet frutat e mishi denden me kimikate hormone. kjo parti eshte mafie e paster

  11. Alban Dardani says:

    –” HARRO MUSHKE VOLORENE, SE ALI PASHAN E PRENE”

    –O o o…Popull qe flet me vehte, bjej vehtes pas. Ne dy drejtime;-

    1- ose vet organizo strukturen me te pershtateshme , me rregulla e ligje qe te mos varet as nga shteti e as nga privati, ne te kundert, ata , gjithnje do te genjejne.

    2- 0SE,..ose ..ose, vazhdo te flasesh me vetvehten, ti biesh vetvehtes nga prapa, ose me kobure kokes , apo me menyrat qe ke zgjedhur deri me sot.

    — HARROJE KOHEN E ”ALI PASHAIT”.. ,QE MERTE CDOGJE PER SIPER, DHE ABUZUSIT ME JETEN E NJERVE I SHKONTE EDHE NE HELL.

  12. artisti says:

    Ky i ngjan shum nje pesonazh tek simpson!

  13. rasim says:

    Ky maskara genjen diten per diell, ai di vetem se çfar vesh brixhilda nenvete. ISUV do ta jap atepergjigje qe do ti rekomandoj Brixhilda. Rama duhet ti largoj keta qelbesira nga qeveria. Populli po dendet me kimikate. Ai ndiqni evidencat, sa raste te reja ka me kancer ne Shqiperi, pershumicen e tyre eshte pergjegjes Panariti dhe Xhilda etij.

  14. Edi says:

    Cfare kontrolli flet ti or minister mashtrues i partise se mashtrimit..

  15. Fori says:

    L I G J I Nr. 7895, datë 27. 01. 1995 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË KREU VIII KRIME KUNDER AUTORITETIT TE SHTETIT SEKSIONI III VEPRA PENALE KUNDËR RENDIT DHE SIGURISË PUBLIKE Neni 267 Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik Përhapja e informatave apo njoftimeve të rreme, me fjalë, me shkrim apo me çdo mënyrë tjetër, me qëllim që të ngjallë një gjendje pasigurie dhe paniku te njerëzit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

    Duke u bazuar ne ligj dy rruge ka : 1 Ose ministri do na vertetoje qe zbaton ligjin ose qe buka ka probleme.

  16. klimax pederasti says:

    Pse genjen haptazi o Panarlitplehu?

  17. perkthyesi says:

    Per cilesine e saj, pyetni popullin, i cili e konsumon perdite! Te keqen e aaj qe perdornim para viteve ’90! Ishte e shkeqlqyer! Tani “demokracia”, na e beri me se 10 fish me te shtrenjte, por, qe te mos i hame hakun, na e ofron balte per nga cilesia! Ju lumte!

    1. Y says:

      E fameshmja buka “integrale” nje dite eshte e zeze, nje dite eshte gri, nje here me fara, nje here pa fara…vura nje cope buke ne nje gote me uje,pas nje ore uji ishte gri dhe buka e bardhe!Eshte normale kjo o njerez?

  18. Spartaku says:

    Sote po marre vesh qe paska miell qe qendron 30 deri ne 40 vjete per tu perdorur.Ku qendron atehere buka e fresket? Ne nuk dim se çfare ham.Mjere populli.Tregetari nuk do tja dije se helmohen apo vdesin njerzit nga buka e infektuar,atij i intereson vetem te fusin sa me shume para ne xhep,pa populli ne te semes vaft.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje