Ardian Vehbiu i bën thirrje Lubonjës dhe Zogajt të tërhiqen nga gazeta Panorama: Merret me debate kurvash

26 Gusht 2015, 20:25Politika TEMA

Publicisti Ardian Vehbiu ka kërkuar nga Fatos Lubonja dhe Preç Zogaj, që tërheqin shkrimet e tyre nga gazeta Panorama dhe të mos shkruajnë më aty.

Kjo, pasi sipas Vehbiut, ajo është një gazetë që merret me debate kurvash.

Kërkesa e Vehbiut bëhet pas debateve të hapura nga një intervistë e Gjergj Lekës te Panorama, ku aludonte se disa këngëtare kanë qenë dashnore të Sigurimit të Shtetit.

Mes emrave të përmendur, kanë qenë edhe ato të Parashqevi Simakut dhe Lindita Theodhorit.

Më vjen keq që shtypi shqiptar është katandisur në këtë nivel dhe i flet publikut me gjuhën e vulgut; teksa asnjë nga kolegët dhe miqtë e mi nuk proteston. 

Edhe ata që ndërhynë këto ditë, më tepër e bënë për të vënë në vend “nderin” e këngëtareve të përgojuara nga Leka, dhe shumë më pak për kontekstin ku i detyron të bëjnë debat “Panorama.” 

Mu ngjitur me muhabetet për kurvat dhe kurvllëqet e tridhjetë vjetëve të shkuara, botonte sot kolegu im dhe albanologu i njohur Matteo Mandalà një opinion për Nilo Catalano-n dhe Kishën e Shën Thanasit. 

Dje dhe pardje, sërish përbri lapërdhive për këngëtaret, kishin botuar opinione dhe artikuj Fatos Lubonja dhe Preç Zogaj dhe kushedi kush tjetër. 

“Panorama” ka arritur të tërheqë në faqe protagonistë të rëndësishëm të diskursit publik në Shqipëri – të cilët, mes të tjerash, kanë shprehur jo rrallë shqetësimin e tyre për degradimin e mediave dhe, në veçanti, të shtypit të shkruar. 

Nuk besoj t’u duket normale, këtyre kolegëve dhe miqve të mi, që fjala e tyre të infektohet nga kontakti me sherrin rreth kurvave, në vitrinën e faqes së gazetës Panorama”, shkruan Vehbiu në blogun e tij “Peisazhe te fjales”.

Shpresoj që kolegët e mi, që botojnë rregullisht në “Panorama”, t’i lexojnë këto radhë dhe të protestojnë ndaj faqes së cilën e nderojnë me shkrimet e tyre; madje edhe duke u tërhequr përkohësisht nga bashkëpunimi, derisa kjo gazetë të ndryshojë politikën e vet editoriale. 

Shqetësimi im nuk ka të bëjë vetëm me “Panoramën”, por edhe me media të tjera, që nuk mbeten mbrapa, kur është fjala për të mbuluar me të pëgëra njerëz që nuk kanë mundësi të mbrohen; ose për t’u shkatërruar reputacionin personave publikë, të cilët ai reputacion i mban gjallë“, shkruan më tej Vehbiu.

17 komente në “Ardian Vehbiu i bën thirrje Lubonjës dhe Zogajt të tërhiqen nga gazeta Panorama: Merret me debate kurvash”

  1. - says:

    Ty s’te kan permendur ata ,
    mos ja tuf kot .
    Emrin tat s’e kena lexu deri tash .
    Apo i bo parprit kyyyyyyyyyy tinzari pri tyrrqie

    1. Peshku i kuq says:

      Panorama drejtohet nga nje kurve, kjo dihet prej kohesh. Pse nuk diskuton Panorama per gazetaret dhe vip-at gay ne Shqiperi ???

  2. Vladimir says:

    I nderuar mik, Panorama historikisht ka qene nje pacavure ose me mire nje kobure me fece ne dore te Irfanit dhe jo te gazetareve te cileve ju mbetej vetem nje altenative te nenshtroheshin ose te iknin. Dhe sa te jete ne pronesi te Fanes ai stan ate bulmet do te kete. Sidoqofte, flm Ardian.

  3. Kryqi says:

    Ish zerin e popullit,”uniformen ideollogjike te partise” ?

    Freedom of the Press

    The right, guaranteed by the law of the land, to gather, publish, and distribute information and ideas without government restriction; this right encompasses freedom from prior restraints on publication and freedom from Censorship.

  4. doktori says:

    Shiko intelektin e pronarit dhe shiko gazeten po gjetet ndryshim ma tregoni.

  5. dajti says:

    Shume e drejte Ardian, kjo gazete eshte nje llum qe prodhon vetem plehra. Qe kur ky fanja e perdori gazeten per sulme banale per perfitime ndaj Dhori Kules duke i numeruar edhe pensionin e nenes nuk e lexoj me. Shume mire e ka cilesuar komentuesi Vladimir.
    Sa per Zogajn , ai eshte nje spiun dhe mercenar me pagese, s’ka rendesi ku dhe cfare shkruan, edhe ne nje hale do shkruante nese i duhej.
    Fatos Lubonja eshte i shitur tek shpellari, dhe ti Ardian ju ke bere nder ketyre plehrave duke i cilesuar si gjoja opinioniste, ata jane tamam aty ku e ndjejne vehten rehat.

  6. une them qe ajo gazete te mbyllet.
    pse? se botoi nje unterviste nje shkrim 100% te vertete.
    ai i ka pare. degjur, jetuar.

    ky adrani me duket se do jete ne po ate “tigan”

  7. Ganiu says:

    D.m.th Ti Ardian mbas tere atyre qe ka thene Gjergji Leka per Linditen dhe Parashqevine, i ke vene vulen gjithe kesaj meseleje duke i quajtur Kurva keto vajza. me mendjelehtesine me te madhe, ti ose je budalla ose te ka argetuat shume kjo puna e kurvave sa me shkrimin tend e konfirmon te qenurit e tyre kurva ne kohen kur kane qene vajza. Po pse o Ardian ne vajzeri vajzat nuk duhet te dashurojne? Si merr guzimin, ku e gjen te drejten qe i quan kurva vajzat kengetare per te cilat po diskutohet. A do te te vinte mire ty apo te tjereve qe dikush te thoshte te njejten gje ne menyre krejt te pa pergjegjeshme per nenen tende apo nenat e te tjereve se kane pase dashruar ne vajzeri!! Pak vajza kishte qe adhuronin dhe dashuronin artiste, apo futbolliste qe luanin me Partizanin (si nena jote studente) e klubet e tjera te futbollit, dhe kjo duhet te na japi te drejten per ta emertuar ate dhe te tjera si kurva!!!!!! prandaj jo vetem mos shkruaj gomarlleqe por as mos bej thirrje qe publiciste te tjere te abandonojne gazeten Panorama ngaqe nuk te pelqeka ty. Mos i thuaj dhe mos i bej tjetrit ate qe nuk dod doje ta benin te tjeret per ty.

  8. Ganiu says:

    D.m.th Ti Ardian mbas tere atyre qe ka thene Gjergji Leka per Linditen dhe Parashqevine, i ke vene vulen gjithe kesaj meseleje duke i quajtur Kurva keto vajza. me mendjelehtesine me te madhe, ti ose je budalla ose te ka argetuat shume kjo puna e kurvave sa me shkrimin tend e konfirmon te qenurit e tyre kurva ne kohen kur kane qene vajza. Po pse o Ardian ne vajzeri vajzat nuk duhet te dashurojne? Si merr guzimin, ku e gjen te drejten qe i quan kurva vajzat kengetare per te cilat po diskutohet. A do te te vinte mire ty apo te tjereve qe dikush te thoshte te njejten gje ne menyre krejt te pa pergjegjeshme per nenen tende apo nenat e te tjereve se kane pase dashruar ne vajzeri!! Pak vajza kishte qe adhuronin dhe dashuronin artiste, apo futbolliste qe luanin me Partizanin (si nena jote studente) e klubet e tjera te futbollit, dhe kjo duhet te na japi te drejten per ta emertuar ate dhe te tjera si kurva!!!!!! prandaj jo vetem mos shkruaj gomarlleqe por as mos bej thirrje qe publiciste te tjere te abandonojne gazeten Panorama ngaqe nuk te pelqeka ty. Mos i thuaj dhe mos i bej tjetrit ate qe nuk do doje ta benin te tjeret per ty.

  9. england says:

    Nuk ka pse te terhiqen nje ish spiun kurve i sigurimit dhe nje gazetar antishqiptar kurve nga nje gazete kurve,atje e kane vendin.

  10. ZahoKoka says:

    Ato vajza kane bere dashuri aktive, por jo me qindra burra sikurse pretendon pijaneci Gjergji Leka.

  11. ? says:

    Vehbiu paska perfituar nga rasti per te nxjerre inatet e tij me Panoramen ne te cilen jane publikuar disa shkrime kunder tij.Ne cdo gazete shqiptare hasen shpesh lajme serioze krahas lajmeve roze e kjo ka te beje me ligjet e tregut. Keshtu i bie qe edhe Vehbiu te bojkotoje Temen e Meros.

  12. Lili says:

    Kurvnija qe permendet ketu eshte vetem maja e acebergut! Po eshte tregimi per poshtershine morale qe ai sistem imponoj shqiptareve ku vetem kush pranonte perdhunimin e poshtersimin e vete kishte mundesi me mbijetuar.
    Eshte tregim per si ai regjim imponoj shqiptareve te keqen ne cdo pjese te jetes edhe eshte tregim per pse jemi sot ne situaten ku jemi ku llumi i poshtersive eshte ne kulm ne njeten tone politik,ekonomike e kulturore,eshte tregim per pse jemi ku jemi,pertej rastet e d’y kengetareve qe shume lehtesisht munden me u ndryshuar me emer tjere ne cdo rreth,ne cdo shtrese t’asaj kohe prej brigaderit qe abuzonte me fshataren e thjesht tek ministre dashnore…
    Pra,mos shkoni gishtin aty ku tregohet hena..
    Ky débat duhet te vazhdoje,jo Duke u kufizuar tek ato dy emer qe permenden ,e qe Jane vetem d’y nder mija te tjera,po Duke kalluar ne nje shkalle ma ‘intelektuale’ me pse e si u lejuar ne boten tone nje poshtersime i tille i shqiptareve,pse ai sistem prodhon ate qe kemi sot se frutet e kurvellqet te djeshme po i shohim sot ne shoqerine shqiptare.
    Pra ky débat shoqeror eshte ma se i domosdoshme per ke ka pak fije ndergjegje,se kurvelleqet lejojne keq perdorim te e shen thanasit

  13. andromeda says:

    Ç’është kjo stimë për dy leshkot që përmend ti, o Ardian. Po ata vetëm në kësisoj gazetash mund të vegjetojnë sepse me shkrimet e tyre surrogato na bëjnë për të vjellë.

  14. mesila says:

    une nuk e kam lexu noi her panoramen,se ka rrezik te jete gazete kurve,po dhe preshi me lubonjen kurva jane

  15. Tema says:

    Komunikimi ësht arsyetim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje