I burgosuri shqiptar që jeton si Pablo Eskobar

burgNezi Kryeziu ka bërë një jetë të “ngjashme” me bosin kolumbian të drogës, Pablo Eskobar, ndërsa ndodhej në burg në Prizren.

Ai kishte ndërtuar një “shtëpi” private brenda Qendrës së Paraburgimit në Prizren, ngjashëm siç kishte bërë Pablo Eskobar, kur kishte ndërtuar një burg special për t’i kaluar pesë vjet dënim.

Ndërsa kolumbiani famëkeq kishte marrëveshje me Qeverinë e vendit të tij që ta kryente dënimin ashtu siç donte ai vetë, Kryeziu një ujdi të ngjashme kishte me zyrtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Kryeziu, i dënuar me dhjetë vjet për vrasje dhe vrasje në tentativë, është njëri prej të dënuarve më të privilegjuar.

Ai nuk e ka “vuajtur” dënimin si të tjerët, por ka qëndruar pa mbikëqyrje dhe pa mbyllje 24 orë.

Bile, adaptimin e një depoje në dhomë banimi dhe zyrë pune në burg, e ka bërë një firmë private e një gardiani të burgut të Prizrenit, shkruan Koha Ditore.

Gjithë ky zhvillim infrastrukturor ka ndodhur me lejen e drejtorit, Ilir Gutaj.

Gutaj është bashkëshorti i deputetes së PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Luljeta Veselaj – Gutaj.

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “I burgosuri shqiptar që jeton si Pablo Eskobar”

  1. Argita_B says:

    Bravo bravo, deri dje e kishin fajin serbet qe nuk shkonin mire punet ne Kosove, po sot kush e ka fajin, po prapre serbet!!
    Politikanet ne Kosove jane njesoj si ne Shqiperi, te gjithe te korruptuar.

  2. Tema says:

    Ngarkes me të pagdhëndur

  3. Spartaku says:

    Eshte interesante:ai ka vra njerez dhe per çudi denohet 10 vjete burg.Pse nuk eshte denuar me burgim te perjetshem? Ai qe mere jete njerzish nuk denohet kaq pak.Jo vetem kaq por lejohet qe beje jete perallore edhe ne burg,dhe jo si te tjeret.Kjo eshte demokraci leshi.

  4. mirditori says:

    haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa aaaahhaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa.

    Nuk behet më ky vend jo.

  5. Kol Tivari says:

    Do të bëjmë shtet, de more de,
    lum ti popull, me zi na ke…!

  6. Pardesytë e bardha says:

    Pa nis dollia, theren kurbanet, varda rakia, poshtë italanet, c’è nget me popullin, që s’di ckerkon, do kthyer fleta, sa s’eshtë vone

  7. Lennard says:

    Po qe se eshte e vertete kjo qe deklarohet ,jo qe nuk duhet te ike EULEX po duhet te shtohet dhe FBI

  8. Qeni i Qenit ky Sali Qeni says:

    E ka hanger populli i Kosoves si ai i Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *