Një përgjigjie për Agron Tufën dhe e vërteta për shpërthimin te ambasada sovjetike në Tiranë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

te pushkatuaritNga Maksim Konomi

 

Lexova një shkrim lidhur me një fjalë të mbajtur nga Agron Tufa. Aty përmendej edhe emri i babait tim, Manol Konomi, për ngjarjen e bombës në ambasadën sovjetike.

Është gjithçka e pavërtetë dhe denigruese. Ngjarja, me pak fjalë, është zhvilluar kështu sipas kujtimeve të tim ati:

Pak ditë para mbledhjes së Plenumit të ashtuquajtur të Tuk Jakovës, Manol Konomit dhe Teodor Hebës, i ka shkuar në zyrë babait tim Kadri Hazbiu (në atë kohë zëvendësministër i brendshëm) dhe i ka kërkuar të firmosë një dekret për pushkatime pa gjyq në raste “të veçanta”, i huazuar nga arkivat e KGB në BRSS e periudhës më të errët staliniane.

Babai ka refuzuar kategorikisht të firmosë. K. Hazbiu u largua pa thënë asnjë fjalë.

Mbledhja e KQ që u përmend në artikull, ndër të tjera do të shqyrtonte edhe punën e Ministrisë së Drejtësisë, që kritikohej për oportunizëm të theksuar.

Gjatë mbledhjes hyn me vrull Mehmet Shehu dhe pak a shumë thotë: Në ambasadën sovjetike është hedhur një bombë, por Manol Konomi nuk do që të pushkatohen 40 vetë. Im atë është ngritur dhe i është përgjigjur në mes të heshtjes së përgjithshme që “Nuk është puna për 40 ose për 100 veta, çështja është të zbulohen dhe të dënohen fajtorët”. Mehmet Shehu u tërbua me përgjigjen, e cilësoi Manolin dezertor e kapitulant dhe tha që këto qëndrime i kam dënuar me vdekje gjatë luftës. Gjithashtu Enver Hoxha e mbylli Plenumin duke thënë që “Manol Konomi është trembur përpara presionit të borgjezisë dhe ka kërkuar dorëheqje disa herë” (Dorëheqjen im atë e ka kërkuar vërtet mbas letrave jo të pakta që i vinin nga populli për ekzekutimet e internimet arbitrare të pushtetit) .

Pas kësaj atë e përjashtuan nga KQ, e shkarkuan si ministër të drejtësisë, dhe pak më vonë e përjashtuan nga partia me motivacionin “kapitulant, i frikësuar nga presioni i borgjezisë, reaksionit, armikut të klasës, etj.”

Këto njihen botërisht dhe janë qartësisht e kundërta në thelb e interpretimit të autorit të mësipërm për shkakun e dorëheqjes. Nuk e kuptoj si mund të deformohen të vërtetat në këtë mënyrë (dhe nuk është hera e parë) dhe të hidhet baltë padrejtësisht edhe mbi ato fare pak akte dinjitoze dhe të moralshme të një të kaluare shumë të errët e cila në një farë mënyrë përpiqet të mbijetojë qoftë dhe me të tilla baltosje. Mendoj se vendi ynë qoftë edhe sot ka më tepër nevojë për shembuj të tillë sesa për scoop-et e përditshme që trullosin opinionin publik.

Këtu mbaron historia e babait tim në lidhje me këtë ngjarje. Gjithçka më tej është vepër e Ministrisë së Brendshme. Shifrat 22 të vrarë, dhe numrin e të arrestuarve, ai, si të gjithë të tjerët, i ka mësuar pas vendosjes së demokracisë.

Këto nuk e cënojnë aspak Manol Konomin, jetën, punën, kontributin e tij në shërbim të vendit, përkundrazi. Vlerësimin ai e ka patur të gjithanshëm e kurdoherë, heshtazi edhe në periudhën e diktaturës, por nga njerëz të ndershëm dhe seriozë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

39 komente në “Një përgjigjie për Agron Tufën dhe e vërteta për shpërthimin te ambasada sovjetike në Tiranë”

  1. Samiu says:

    E verteta qe qendron si emrues i perbashket te te gjitha shkrimeve per diktaturen komuniste , per udheheqesit komuniste dhe vecanerisht per Enver Hoxhen eshte se ka shume genjeshtra, zmadhime… tejkalime ..deri ne te pabesueshme…. Si ka mundesi qe diktatura kishte trajtime shume me sociale dhe demokratike se sot? a te permend moshen e pensionit, arsimimi falas, shendetesia falas, uje falas…. e shume te tjera… si ka mundesi qe masat e sigurimit teknik per jeten e punonjesve ishin shume me te rrepta e shume me te mira?… shikoni vetem punetoret ne miniera sa kane vdekur…. e plot budallalleqe te tjera si ajo e Fevziut se Enveri ishte homo, apo pinte gjak foshnjash…. e budallalleqe te tjera….Shikoni…shikoni krimet, vrasjet e vetevrasjet, padrejtesite… eksplozionin, vrasjet me pagese, drogen, trafikimin e femrave… prostitucionin… qe jane plage qe na poshterojne edhe si komb….

    1. Adriatik says:

      Akti me burror ne diktaturen staliniane te te turkoshqiptarit hoxha..e beri nje grek si Konomi!

      1. ec aty says:

        Ne fakt ai tregoi se ishte pa-byths 😛

        1. Pilo Lala says:

          Nuk e kuptova mire shkrimin e ketij djalit per babane.
          Manol Konomi mbante te mbyllur ne sirtar Ligjin per pushkatim pa gjyq, dhe nuk ja merrnin dot ?
          Manoli firmosi per te gjithe, por ngaqe firmosi ngadale, e hengri edhe vete.
          Pastaj keto histori te sajuara, erdhi Mehmet Shehu, dhe tha qe kane hedhur bombe. Ku hyri Mehmet Shehu, ne kafe?
          Cfare e quani Mehmet Shehun ju, Ristanin e SHQUP?
          Ata qe hodhen bomben ne Ambasaden Ruse, jane gjykuar dhe denuar me trup gjykues.

      2. Ram says:

        Nuk ka komb “grek” apo “helen”, nuk ka patur ndonjehere. Nuk ka pakice “greke” ne Shqiperi; ato jane thjesht shqiptare besimtare ortodokse. Pse di shqip ti?

  2. faro says:

    Respekte Maksi! Babai yt ruhetne kujtesen e brezit perkates pikerisht per kete burreri te nje intelektuali qe nuk e shet profesionin per karrige. Por njerez si ky tufa kane nje stil krejt te kundert per te ruajtur karrigen. Lepirjen, peruljen e shpifjen.

    1. ben says:

      Njerez si tufa thjesht u ndodhen ne palen humbese .po si filozofi nuk ndryshon asnje pike nga ajo e enverit ne mos eshte dhe me keq.

      Eshte shume e veshtire per filozofine e nje turkoshaku qe gjesti moral I manol konomit ndoshta eshte gjesti me I larte moral I nje shtetari qe kur ka egzistuar shteti shqiptar.

      1. yp Xhixhi says:

        Oooo Ben Pisoglendi,po ku jeshe a tu qifte jot eme,ku jeshe !

  3. dajti says:

    Ky Tufa eshte bythlepires i sali serbit, te gjitha shkrimet e tij jane me helm, se ka per gje te mashtroje, rrace bastardesh.

    1. Enver Hoxha says:

      Sq

      SALI BERISHA eshte shqiptari ma i paster o komunist i flliqur

      .Serb jeni ju qe hala keni Parti ate qe themeluan jugosllavet.

      1. yp Xhixhi says:

        Jugosllavet formuan tet’eme dhe u polle ti o Sali Brrisha 😛

  4. fieraku NGA ferrasi says:

    Tufa flet me dokumenta
    Ska faj se ca Kane shkruar sigurimsat ne to.

  5. Lennard says:

    Pershendetje Maksi.E verteta , sado dallge ti bien nuk mbytet.Une per veten time kam qene antikomunist qysh heren e heres, dhe ne bisedat me miqte e kemi trajtuar gjestin e Z.Manol Konomi si rebel karshi autokratizmit komunist, gje fort e rralle ne ate kohe.Dihet historikisht qe shume personalitete te LNCL u dogjen per shkak te disa perpjekjeve qe bene per venien ne jete te idealeve per te cilat u be LNCL.Po menxyrat qe po shikojme nga klasa politike ekzistuese e te dy aneve , po na ndjell nje vrer dhe urrejtje sa me te drejte e shtrojne gazetare te shquar si Bedri Islami ,Andrea Stefani .A po dijme te bejme SHTET NE SHQIPTARET?

  6. minister ka qene apo jo says:

    Maks…
    ti e di se minister ne diktature nuk behesh rastesisht.
    Aq me pak i Brendshem!
    Tufa mbase ka gabuar ne shifrat, por krimet me te medha kunder kombit dhe inteligjences se tij nacionaliste, kishin ndodhur, pwrpara doreheqjes, apo jo?
    Te ka thene gje babi kush urdheroi vrasjet e 1944, deri te autoboba ne ambasade?

    1. Bureto says:

      Per sqarim: Manol Konomi nuk ka q

      1. Bureto says:

        Per sqarim: Manil Konomi nuk ka qene minister i Brendshem, por i Drejtesise.

  7. vrapuam nga shiu( saliu) po rame ne bresher( rama). says:

    Ti ferra nga ferra je nje ferre.
    kete tufen dhe konomin nuk i njoh. Por po i them ketij tufes se ne perendim nje here te arrestohesh apo te besh nje dite burg nuk te merr me njeri ne pune dhe as shtepi me qera ste japin.
    Ne ate kohe kush hynte ne burg kur dilte ishte i pari qe merrej ne pune.
    tani demokracia shqiptare e famshme ka shpikur cv dhe deshmi penalitwti.
    Pra kush ka qene ne burg duhet te kthehet prap se pune ska

  8. Francesk Armadhi says:

    Ne cilin burg ishte ky Tufa gjate diktatures ?

  9. alti says:

    Maks mire bere qe reagove ,per rrenat e Tufes per ngjarjet ne ambasaden Ruse ish ( BRSS),por ske ci ben , se nuk eshte i vetem nga disa gjoja te persekutuasr ,qe kujtojne se me ndryshimet demokrsatike ,duhet te ishin ata qe duhet te drejtonin Shqiperine. Tufa me shoke po i nin lezetin rrenave, per ate kohe para viteve 90, se me to po hajn buken qyl. Shqiperia eshte e shqiptareve ,dhe eshte shtet demokratik ,qe kush fiton me vote udheheqe ,por Tufa me shoke thote jo ,se ne kemi vuajtur ,ani se shumica e shqiptareve jane bashkevuajtes te diktatures. Monol Konomi nuk ka nevoje ta mbroj as ti qe je i biri ,por e mbron historia me faktet e saj .

  10. Adi says:

    A mund te me thote ndokush, nga ka qene (origjina) e ketij Manol Konomit???

    1. GAMORI says:

      VLONJAT OSE GJIROKASTRIT ! KONOMI DO ME THENE EKONOMIST( PROFESION)

    2. Demo says:

      Jam I bindur nga dhermiu

  11. ! says:

    @ Samiu,

    e verteta eshte se enverit i eshte bere transfuzion gjaku disa here me gjak foshjesh sepse doktoret palla nuk e dinin se ishte faji i melcise qe e shkaktonte diabetin e dulles. edhe gjak alieni t’i fusnin dulles melcia prape do ja prishte…

    dhe sa per ato dritat e ku di une pa leke, do te thote qe ishim skllever dhe nuk zoteronim asgje! plus me cente na paguante.

    kur t’i tekej dulles te hiqte nga shtepia puna, sjkolla dhe te interrnonte ose te fuste nje plumb bytheve.

    kishte disa standarte ne disa fusha dhe ishte peribret ne disa te tjera, minatore vriteshin edhe atehere, por nuk deklaroheshin.

  12. plaku i mocem says:

    Manol Konomi ka kundershtuar vertet shkeljet ligjore qe udheheqja e asaj kohe,me emocion, donte t’i tejkalonte.Por Manol Konomi,shpetoi pa denim kapital si minoritar,dhe njeri i shkolluar dhe me kontribute per pushtetin e pas luftes.Dihet qe per minoritaret ligji ishte gjithmone me i zbutur.Nje tjeter po te kishte bere gjestin Manol Konomit,do ta kishte ngrene gjysmen e lekut.Akti i Manol Konomit eshte i njohur boterisht qysh ne ate kohe.Pavarsisht kesaj,Manol Konomi dhe familja e tij jane e mbeten qytetare te denje e te respektuar ne Shqiperi.

  13. Arber says:

    Manol Konomi dhe Bilbil Klosi kane qene dy burrat me trima ne fushen e Drejtesise ne Shqiperi: i pari kundershtoi pushjkatimet pa gjyq te te akuzuarve pa asnje prove; i dyti, kundershtoi heqjen e Avokatit Mbrojtes qe coi ne denime me thashetheme e spiunlliqe dhe jane nje njolle e zeze ne biografine e Enver Hoxhe, Mehmt Shehut dhe gjithe piramides se Diktatures Komuniste ne Shqiperi.

    Si nje i njohur i larget i Maksim Konomit e keshilloj te beje cmos te grumbulloje dokumente ne AQSH, shtypin e kohes, studimet per periudhen 1944-1952, deshmite e njerezve qe e kane njohur Manolin dhe te shkruaje nje liber studimor historiko-biografik per te atin. Nese nuk e ben dot vete, te sponsorizoje nje historian serioz te cilin mund ta gjeje me ndihmen e shokeve qe ka plot ne fushen e studimeve historike. Ndryshe te mos qahet per balten qe do te hedhin poetuce e shkrimtare te deshtuar qe hyjne ne fushen e studimeve historike dhe shkruanje brockulla ne diell.

  14. Skrapar Korupi says:

    Manoli ka qene nje jurist dhe intelektual, i biri thote te verteten.Duhet me qene te kujdesshem kur flisni per fakte te ndodhura se ato edhe mund te verifikohen.Kumunizmi nuk luftohet me medota komuniste.

  15. argit says:

    Komunstet duhet te kerkojne falje ketij populli per krimet qe kane bere. Ne mendesine e asj kohe te pushkatoje apo te vrisje kundershtarin ishte nje normalitet banal. Askush nga komunistet shqiptar se ka targin te mburet per ndonje akt pendese, sepse kane qene pale me dashje ose pa dashje ne dhunen e pashembullt qe ju be ketij populli. Gjyqet komuniste kane qene nje paçavure e plote qe drejtoheshin nga njerez inkopetent, brutal e injorant. Denohej tjetri me vdekje dhe ne dosje ka vetem tre flete letra si hetuesi e gjyqesi.Vetem drejtesi nuk ka pasur ne ato proçese gjyqesore.

    1. Bureto says:

      Per komunistet e ndershem! Babai i tyre Lenini ka thene: “Indiferenti eshte me i rrezikshem se fajtori”. Krimet e komunizmit nuk u bene vetem nga nje X apo Y, qofte ky edhe Enveri apo Mehmeti. Por indiferente ndaj krimeve ka patur me mijra, sidomos nga ata qe ishin me pushtet, qe i dinin dhe nuk flisnin, per te ruajtur bythen e tyre. Thuhej se kishte 100.000 anetare partie, sikur te gjithe keta te ngrinin zerin, se paku vetem per te mbrojtur ligjin e tyre, a do te mund te bente dikatatori dhe diktatura ato qe beri? A do mund te futeshin ne burg te gjithe komunistet. Ne nuk dime se ç’behej e ç’thuhej ne mbledhjet e organizatave te tyre te partise, por me siguri jo vetem qe kishte solidaritet me “udheheqjen” e ndritur, por kerkohej ne to qe ajo te ishte me e ashper me “armikun e klases”! Komunizmi ishte ideologji me mentalitet kriminal, nga ai mentalitet lindi dhe ai e mbajti aq sa e mbajti ne kembe, deri sa dha shpirt vete. Ndaj eshte e domosdoshme qe nga komunistet e djeshem dhe te sotem, ne vend te gjetjes aty ketu ndonje veprim gjoja “burreror” te kerkojne ndjese publike edhe per baballaret e nenat e tyre, sepse krimet nuk kane ndodhur ne ndonje planet tjeter, po ketu ne Shqiperi. Shembulli i Bashkim Shehut, djalit te ishkryeministrit M.Shehu, eshte shume sinjifikativ. “Mehmeti ka qene nje kriminel”-ka shkruar ai ne librin e tij “Vjeshta e ankthit”, dhe ne sa e sa intervista nuk ka nguruar te denoje vepren e babit te tij dhe te regjimit komunist ne pergjithesi. Ne mungese te ndjeses, do te ishte me humane dhe qytetare te heshtej. Le te flasin me mire faktet, domkumentat dhe institucionet qe i disponojne sigurisht ato. Nuk eshte fjala per te treguar se kush ka qene ai apo ky, por per te denuar pa ekuivok nje regjim gjakatar, qe vec te keqijave asgje nuk i solli ketij vendi. Per nostalgjiket kujtoj vetem se, ky vend dhe ky “njeri i ri”, qe aspiroj demagogjikisht, te krijonte regjimi komunist, nuk erdhi nga qielli, ishte produkt i atij sistem, i cli nga jashte dukej si molla e kuqe, por brenda ishte i kalbur, era e se ciles po qelb dynjane edhe sot. Regjimi komunist ne ate kohe i kishte mbushur muret me parrullen “Armiku me i rrezikshem eshte ai qe harrohet!”, qe sigurisht per te ishin jo armiqte e Shqiperise e te popullit, por me siguri ishin, apo i sajonte regjimi per te forcuar dikataturen dhe per te mbrojtuyr keshtu pushtetin e klikes me ne krye Enver Hoxhen. Eshte e sigurte qe ka edhe sot shume komuniste qe i shohin gjerat po keshtu, por konformizmi patologjik nuk i le te sillen ndryshe, vecse ne biseda konfidenciale me miqte dhe shoket, nese edhe ne keto raste nuk jane hipokrite, meqe koha ka ndryshuar dhe ata duhet t’i pershtaten asaj. E kam fjalen per komunistet-antikomuniste- demokrate, te cilet Vaslav Havel i quante me te zinj se vete komunistet.Jane keta qe nuk po i vene gjerat ne vend me drejtesi, dhe vertetesi ashtu si duhet dhe ketu historia duhet te marre fund duke u dhene fund keshtu edhe spekullimeve per konsum politik te perdistshem. Pra duhet bere realisht ajo qe quhet dekomunistizim, dhe kjo jo ndaj individeve me te ashtuquajturen “gjueti e shtrigave”, por te denimit te atij sistemi me vepra, qe “lulkuqet mbi murre”, mos te kene me pleh qe te rriten. Shqiperia duhet te ece para dhe do te ece. Vonesat kane ardhur edhe per faktin se akoma nga nje pjese e popullit jetohet me enderrat e kohes se “xhaxhit” te tyre. Ky handikap, sigurisht qe eshte nje gur neper kembe ne rrugen e krijimit vertet te nje shoqerie demikratike, ku te sundoje ligji dhe vlerat individuale te gjithsecilit. Historia e komunizmit, le te mbetet ajo qe ka ndodhur dhe eshte dokumentuar (jo manipuluar dhe falsifikuar nga historianet komuniste), dhe t’u mesohet brezave, ne menyre qe te sherbeje vertet per te harruar nje e keqe e madhe, qe keshtu ajo te mos perseritet kurre.

      1. seleni says:

        Bureto,as ja ke idene se si fuksiononte organizata e partise se punes. Ajo ishte nje organizate formale qe konfirmonte vendimet e organeve te sigurimit te shtetit. Kur nje organizate baze nuk binte dakord me te “deleguarin” ajo shkrihej, personat qe benin rezistence perjashtoheshin dhe arestoheshin si armiq te popullit e mandej internoheshin. Madje prania e paket e inteligjences ne parti (me argumentin se inteligjenca ishte shtresa me e prekeshme) e kishte siguruar qe ne fillim bindjen pa kusht ndaj te deleguarve qe sillnin vijen e partise. Njerezit medioker dhe pa arsim te mjaftueshem-me cilesine e antareve te partise- nuk mund te mbronin te drejtat e njerezve por vetem te ngrinin doren per te aprovuar cdo lloj “propozimi” qe dukej cuditerisht sikur ishte rezultat i mendimit te masave (por ne fakt ishte gatuar me se miri ne shtabet drejtuese te Partise se Punes.

    2. xheJ eN Bi says:

      Bureto —

      Meqenese ke firmosur ” Bureto ” kame idene se je gjirokastrit si dhe une.

      Per ato qe thua po te kujtoje nje tregim te Koco Kostes ,mesuesit te letersise ,te gazeta ” Drita ‘ nga fundi i viteve 80-te.
      Tregimi pak a shume ishte se nje brigadieri te kooperatives bujqesore i shkone ne fushe Kryetari i kooperatives dhe e pyet se sa kuintal per hektare grure do mirte nga parcelat e tij .
      Brigadieri i thote se do mirte X-kv. , kur e dinte se nuk do mirte as gjysmen .

      Nje gazetar qe ishte i pranishem kur iku Kryetari e pyeti se sa do mirte ?
      Dhe brigadieri i thote te verteten .Gazetari e pyet ,se perse nuk i tha te verteten .

      Brigadieri i thote se Kryetari kerkon qe une ta genjej se i pelqejne shifrat dhe jo realiteti dhe une e genjej.
      Kjo ishte dhe motoja e gjithe sistemit .

      Nuk e di ne se Koco Kosta u denua vetem per kete shkrim ,apo dhe per shkrime te tjera.

      1. Bureto says:

        Koco Kosta eshte edhe miku im, por nuk u denua per ate gje, po per librin “Une, ti dhe dy te tjeret”.

  16. zaho says:

    Adriatik o t..e do te behesh grek me pahir po bishti qenit sado qe ta drejtosh bisht qeni mbetet

  17. ZahoKoka says:

    Respekt per Ministrin e vetem dinjitoz te Drejtesise nga viti 1945 e deri me 2015…..por jam i bindue edhe per 100 vjet! Sa per Z.Tufa, te shikoje si i kabere tufe poshtersite si atehere dhe tani.

  18. artur says:

    Ketu ka nje keqkuptim,Manol Konomi u shkarkua se nuk pranoi te pushkatoheshin 40 dhe pastaj u pushkatuan 22.

  19. Bureto says:

    Ne driten e dokumentave: Rreth krimit te vitit 1951 Manol Konomi eshte shprehur: ne punen si minister, une kam pasur mjaft raste oportunizmi, por per te pushkatuar 20 veta armiq, une nuk kam pasur frike…Prandaj, jo 20, por edhe me shume po te thote partia, une jam gati t’i pushkatoj (Uran Butka: “Bombe ne Ambasaden Sovjetike, 2008, f.96, bot. Gaz. “Standard”, 7.2.2012)
    Ne nje artikull te botuar ne nr.1 te te permuajshmes kulturore “Bota e Re” ne korrik 1945, ku prezantohet qarte natyra kriminale e te ashtuquajtures drejtesi komuniste, Manol Konomi shkruante: “Demagogji, bertasin armiqte e popullit. Populli dhe drejtesia jane dy gjera te pajtuarsheme dhe duhet te mbrojne, ne menyren e tyre, njeri tjetrin nga klikat reaksionare tradhetare…” Po aty Manoli, jep dhe platformen qe duhet te zbatonin gjykatat te mbushura me politikane, edhe keta, analfabete: “..Ky parim i ri ne historine e drejtesise s’one, kerkon coptimin e hallkes se hekurt te provave”, dmth, sipas kesaj direktive, provat ne gjyq nuk kishin rendesi.Dhe sipas saj ne Shqiperi jane zhvilluar me qindra gjyqe formale dhe jane denuar pa te drejte me dhjetra e qindra te tjere, sic eshte dhe rasti i ambasades Sovjetike. Ne kete rast, sic eshte shprehur vete, nuk e firmosi ate dekret, jo se ishte kunder vrasjes se tyre, por sepse nuk e “gjykoi oportune”, qe mos te linte gjurme ne ate dekret. Rreth ngjarjes ai eshte shprehur sic shkruhet ne fillim te komentit.

  20. Tema says:

    Presidenti dhe kryeministri kaluan pushimet së bashku

  21. rruga kavajes says:

    Me doli prape ne skene deputeti i zones time te cilin e votuam me 1992:Maks Konomi, qe u ul ne karriken e deputetit per interesat e veta duke ju kthyer shpinen votuesve te tij.Dhe,per kete lloj sjelljeje bastarde,PD e shperbleu me hyrje tek stadiumi Dinamo apo jo ?

  22. petraq says:

    populli shqiptar e ka kuptuar plotesisht se gjithe deklaratrat e poshterimet qe u jane bere nepunesve qe kane sherbyer ne kohen e diktatures nuk jane te verteta por cpifje te pa imagjinushme te ish te burgosurve dhe te ndonje si blendi ffziu qe i kane bere per hak marrje.por shqiperia perseri do te behet se populli eshte bashkuar rreth edi rames e i permbysi kalbesirat e ramiz alise e sali berishes dhe te pa pergjegjshmit si tufa me te tjere qe u pelqen vetem vehtja e tyre.

  23. besimndregjoni says:

    Nuk po e kuptoi zotrine se per cfar replike dhe mbrotje te vertete po na paraqet ky djali i Manol Konomit, se historia e vrasjes makabre te ashtuquajtur bombe sovjetike e paska cenuar te verteten.. Udheheqja kriminale e vrasese e komunizmit vriste njerze te pafajshem vriste intelektuale te permasave boterore sic ishte biokimistja grua shqiptare qe u trondit bota demokratike..Ky Maks Konomi te i kerkoi ndjese familjeve te pushkatuareve qe u mori voten e u be deputet.. e Kam biseduar me Uran Butken dhe me shume studjues te krimeve te komunizmit , se dhe vete kam botuar te verteta reth krimit komuniste per njouri per brezin e ri se cfar tragjedie i ka ndodhur ketij populli.. dhe nuk eshte ndonje merite e madhe e Manol Konomit qe nuk pranoi te firmoste pushkatimet ne ate kohe pa dokumentacion se ne fund te fundit ai ishte Jurist dhe e dinte qe nje dite do te gjykoheshin keta bastarde te tipit Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu te cilet per te i bere qejfin slaveve dhe besnikerine ndaj Stalinit vrisnin shqiptare te pafajshem… dhe studjuesi Tufa nuk ka thene se Manol Konomi beri ndonje trimeri vetem se nuk firmosi dicka qe nuk ishte akuze… por as Konomi Minister i diktatures nuk i shpeton gjykimit popullor te vertetes se ishte pjese e ingranazhit komuniste qe merte jete te pafajshem..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *