Rama shkel premtimin për hidrocentralet mbi lumin Vjosë

vjosaNga Besar Likmeta, BIRN

Me datë 29 korrik, 2015 këshilli i ministrave ka miratuar një bono prej 8 për qind të pikëve për kompaninë turke Çinar-San Hafriyat Nakliyat Inşaat Turizm Sanayi Ve Ticaret Limited Şirketi, në procedurën e dhënies me koncesion të hidrocentralit Poçem në lumin Vjosë.

Vendimi që është botuar në fletoren zyrtare me datë 10 gusht i hap rrugën ndërtimit të një hidrocentrali të dytë pas Kalivaçit në lumin Vjosë, ndërtim i cili kundërshtohet me forcë nga organizatat mjedisore vendase dhe të huaja, si dhe nga Parlamenti Europian.

Vendimi i marrë nga qeveria në korrik gjithashtu bie ndesh me angazhimet që kishte marrë kryeministri Edi Rama një muaj më parë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet vendore, kur kishte premtuar se në Vjosë nuk do të ndërtoheshin më hidrocentrale dhe se lugina e saj do të kthehej në zonë të mbrojtur.

“Hidrocentrali i Poçemit, është një nga 8 HEC-et e planifikuara në Vjosë nga qeveritë e mëparshme, te cilin ne e kemi kundërshtuar qe nga fillimi i fushatës sonë si dhe gjate turit te takimeve me komunitetin e luginës se Vjosës, megjithëse kontrata në fjale ishte vetëm një plan,” u shpreh Besjana Guri, përfaqësuese Eco Albania, një organizatë mjedisore që lobon për ruajtjen e ekosistemit në luginës së Vjosës.

“Tashmë që kjo konkretizohet në vendimin e qeverise, në një kohe kur vetë kryeministri ka deklaruar se po punohet për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar, ne gjendemi përballe një situate shume kontradiktore,” Guri shtoi.

Gjatë një mitingu në Tepelenë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet vendore në 13 qershor, kryeministri Edi Rama u shpreh që qeveria do t’i ndalonte planet për hidrocentrale në lumin Vjosë duke e orientuar ekonominë e zonës nga turizmi familjar duke e shpallur luginën park kombëtar.

“Do transformojmë luginën e Vjosës në një park kombëtar që të frenohet barbarizimi nga hidrocentrale dhe të zhvillohet turizmi, ekonomia, bujqësia, të fuqizohet ekonomia familjar duke rritur numrin e vizitorëve në këtë park të madh të Vjosës,” tha Rama.

“Vjosa është një ndër lumenjtë më të bukur dhe me tiparet më interesantë të Europës, është një pasuri e madhe europiane. Ne në bashkëpunim me organizata ndërkombëtare të interesuara do të realizojmë projektin e Vjosës në një Park Kombëtar,” ai shtoi.

I gjatë 270 kilometra, lumi Vjosës konsiderohet si një nga lumenjtë e fundit e egër të Europës, duke rrjedhur në mënyrë të natyrshme dhe të pandikuar nga burimi i tij në Greqi në afërsi të fshatit Vouvoussa e deri në grykëderdhjen në detin Adriatik.

“Ajo çka e bën unik është vetë fakti se rrjedh i pandërprerë nga burimi ne grykëderdhje dhe ndërtimi i qoftë dhe një dige do të shkatërronte ne mënyre përfundimtare këtë pasuri të jashtëzakonshme të natyrës,” u shpreh Guri.

“Parku Kombëtar i Vjosës do të ishte parku i parë kombëtar i një lumi të egër në Evropë i cili përveç ruajtjes se biodiversitetit do të siguronte një zhvillim të qëndrueshëm për banorët e luginës së Vjosës,” shtoi ajo.

Sipas Eco Albania, hidrocentralet e planifikuara të ndërtohen në shtratin e Vjosës në të dyja anët e kufirit përbëjnë kërcënim serioz për ekosistemin e saj.

Sipas organizatës mjedisore një total prej 38 HEC-esh janë parashikuar në ujëmbledhësin e Vjosës.

Në anën greke të ujëmbledhësit, janë parashikuar 6 diga të reja, ndërkohë që është vetëm një ekzistues, HEC-i i madh i Pigait.

Në Shqipëri janë planifikuar 8 diga në rrjedhën kryesore, ndërsa 23 HEC-et e tjera janë projektuar në degët e tij – 4 nga të cilat kanë përfunduar tashmë, ndërsa 4 të tjerë janë në ndërtim.

HEC i Poçemit është diga e dytë pas Kalivaçit e aprovuar nga qeveria shqiptare në rrjedhën kryesore të Vjosës.

Ndërtimi i HEC në Vjosë dhe degët e saj nuk kundërshtohet vetëm nga grupimet mjedisore, por edhe nga Parlamenti Europian.

Nëpërmjet një rezolute të aprovuar në 22 Prill, eurodeputetët i kërkojnë Shqipërisë “t’i rishikoi planet për të ndërtuar hidrocentrale në lumin Vjosë dhe degët ë tij, për shkak se ato do të dëmtonin një ekosistemet e fundit të paprekura në Europë.”

“Vjosa është cilësuar nga ekspertët ndërkombëtarë si lumi i fundit i “egër” ne Evrope, shpallja e saj Park Kombëtar do të mbronte integritetin e këtij lumi unik në Evropë,” Guri tha.

“Ne vazhdojmë të besojmë se shpallja e Vjosës Park Kombëtar nënkupton mospranimin e asnjë dige në të gjithë pellgun ujëmbledhës të saj dhe do të vazhdojmë të mbështesim fuqimisht komunitetin në kundërshtimin e ndërtimit të HEC-eve në Vjosë,” përfundoi ajo.

REMOTE_ADDR:[]

28 komente në “Rama shkel premtimin për hidrocentralet mbi lumin Vjosë”

  1. xhemal says:

    po kur nuk mashtruan e nuk i ben dem keti vendi qrveritaret sidomos pas 92.it edhe rama qe ne fillim u duk si patriot i madh eshte kethyer jne nje sali ,bash e ilir pa as me te voglin dyshim deri kur njerzit e ketij vendi te mos rebelohen pushtetaret do shtypin ,zhvasin e bejne edhe gjera me te tmerrshme akoma se kane arritur fundin por nuk eshte larg ,me siguri do na marrin detin ,lumin, malin e gjithecka te bukur qe ka ky vend i stolisur nga natyra i vithisur nga pushtetaret

    1. zeni afezi says:

      Plotesısht e vertete….degjoj qe do te ndertohet nje hıdrocentral mbı lumın Lane dhe te ngopen pusht(e)k….

  2. alex says:

    iku edhe ky i gjati, njesoj si ai i pari do te perfundoje po te mos mbaje premtimet, ka ZOT ne kete bote a jo, ku jane mbledhur gjithe felliqesirat e shqiperise ne ate qe quhet qeveri,turppp do tu mallkojne brezat e ardhshem o te mallkuar.

  3. Ay says:

    Ah more njerez, me gjysma burra-gjysma gra nuk behet ky vend!

    Duhen burra me b…. te renda, njerez me integritet, jo hemafrodite qe i

    rrotullon Endri – Xhuxh Fuga ne tel.

    Ky shtet nuk ka institucione: Ato jane vetem tre, Rama, Brisi, Fuga……

    Po ju pelqeu keshtu, vazhdoni!

  4. ilir says:

    Hidrocentral , shum mir ,prodhon energji hap vende pune ,pas 30 vjeteve behet pron e Shqiperis ,dhe do vej Vjosen nen kontrroll pra sdo ket me permbytje .

  5. plaku i mocem says:

    Vjosa,kur del ne Pocem e poshte,pra kur del nga gryakt dhe rrjedh ne fushe,ateher i ben demet.Mbaj mend permbytjet e ndodhura qe nga viti 1950 e ketej.Demi me i madh ka ndodhur nga pjesa e Vlores.Pjesa nga Fieri ka qene me e mbrojtur natyralisht.U mboll nje masiv akaciesh ne fushen e Selenices,sapo Vjosa del nga ngushtica e Pocemit, e cila e “disiplinoi” daljen e Vjoses ne fushe ,por ky pyll i mbrekullueshem I akacieve ne buze te Vjoses, qe per qytetaret e Selenices ishte edhe park clodhje,pas vitit 90 pesoi fatin e gjith Shqiperise,keshtu qe Vjosa nuk permbahet me.Pasoja me e fundit ndodhi vitin qe shkoi ne Novosele te Vlores.Eshte e vertet qe lugina e Vjoses eshte nga me te bukurat ne Shqiperi,por te marresh energji ekologjike nga lumi Vjoses,dhe njeherazi ta “disiplinosh”,une nuk e kuptoj se ku eshte “krimi” qe i behet mjedisit.Mos do te themi se edhe Lugines se Drinit i jane bere,padrejtesi me hidrocentralet gjigande?Vendosen kushte per hidrocentralet,ato nuk mund te grumbullojne uje ne vere nga rrjedha natyrale e Lumit.

  6. Tiku says:

    Hidrocentrali nuk demton ambjentin aspak. Ne kete perfundim kane arritur spacialistte e OKB -se per mjedisin te cilet me ane te nje konvente nderkombetare rekomandojne qe te ndertohen sa me shume.
    HEC-et nuk e djegin ujin, nuk e humbin , por me te prodhohet energji e paster.
    Me kontratat shtetrore rregullohet problemi i vaditjes dhe i ujit te pijshem .
    Ata pas 30 vjetesh behen prone e shtetit me investimin e tij 0. Gjithashtu punesojne njerez dhe gjenerojne te ardhura per shtetin me taksat qe paguajne.
    Te ardhurat e shtetit jane shume te medha krahasuar me turizmin.
    Une nuk kam pare ne jeten time turiste ne luginen e Vjoses, po te kete pare dikush te thote( biles te hedhe edhe nje vidio ne youtube). Gjithashtu te tregoje se sa te ardhura gjenerojne keta turiste per vendin dhe ne cilet hotele dhe ne cilat restorante te lugines se Vjoses derdhin shumat ne ” miliona euro” .
    Ambjentaliste si ….. nuk po ze emra qe banojne ne Tirane pse nuk flasin per ajrin e ndotur ne Tirane, per cilesine e dobet te karburantit, per pluhrat, per njerzit qe urinojne ne lulishte e pas pallateve, etj. po flasin per gjoja demin qe i bejne ambjentit HEC-et. Ata genjejne qe te jene pjese e ndonje fitimi apo studimi ambjentalist . Por ne Shqiperi ka ikur koha qe te fitohen para duke prishur pune, prandaj keta ambientaliste mos te mendojne me, se ka Qeveri budallace, por ka Ambjentaliste te paafte dhe jo profesionist.
    Qeveria duhet pa vonese te zhbllokoje situaten nga Jugu ne Veri qe te filloje sa me pare ndertimi i HEC. Vijne shume investotor te huaj, investohet kapital, punesohen shume njerez, shteti merr shume taksa direkte dhe indirekte ne lendet ndertimore si me cimenton, inertet, tubot, hekur etj. Fillon nje levizje ne forme domino ne banka, ne dogana, ne tatime, ne sigurime shoqrore e shendetsore e deri ne tregetine me pakice ne fshatra ku parate e marra kthehen ne mall nga vete punetoret qe blejne mallra. Pra kemi nje levizje te plote ku i fituar del shteti.
    Qeveria nuk ka asnje llogjike te pengoje HEC me arsyetimin absurd se po shesin HEC. Kuptojeni : Nuk ka shitje te HEC !!!! Shiten aksionet si te ne te gjithe boten se nuk jemi ne socializem. Pa shit-blerje aksionesh nuk realizohet vete ekonomia e tregut. Bertasin sikur shitja e aksioneve eshte dicka e ndaluar si te ishte droge ose prostitucion.
    Qeveria duhet te jete me e mencur, nuk duhet te jete pre e disa sharlataneve megallomane , te veproje shpejt ne cbllokimin e situates pasi neser do te jete vone dhe te gjithe bllokuesit do te habiten sa te gabuar ishin.
    Pra Kryeministri jo qe nuk po shkel, por po leviz avash ne kete drejtim.

    1. Pelasgian says:

      ky i fitum del p…..iiiiiidhi i rooooopve tuj ….ja ky del fitus !!!

      Te q…..fsssssssha grun ne goj ……..po pse er gjithcka me “Fitimin” lidhet ????????

      Eshte NATYRE o te q……fssssssssha jeten ……shife se ca ndodh vit per vit ne Itali e ne vende te tjera te botes ku kan shkatrru ambientin ……permbytje , shkatrrime , demtimte miliona euro!!!!

      Mu nuk me intereson sa hotele ka ne Vjose apo sa turiste , me intereson natyra te rrije e paprekur nga dora shkatrrimtare nje qeverie qe ska PIKE BESUESHMERIE !!!!!!!

      At naften dhe ato gjerat e tjera i ka ne dore qeveria ( QE MOS QOFTE ) e padronit tat qe te jep kockat si qen zgjebe qe je dhe ti i lepin !!!!

      1. Tiku says:

        ik more moterqire ,se ty nuk te shau njeri ,o bastard…..
        dashke natyre ti ??

        ja ku e ke natyren more mut,cfare pislliku ben nji hidrocentral?

        ca eshte hidrocentrali rratoshe qe punon me nafte ?
        yyshhttttttt ,bubuzar i forumit,vetem te shash di ti!
        e ka mire detari qe te shan mbare e prap ty se e kerkon ti…

      2. Tiku says:

        O Pelazgian , nuk behet debati me te share . Deri sa pranon dhe ben komente duhet te besh kundershtime me argumente. Sharja nuk eshte argument. Populli thote me te drejte se i shari te shane.
        Ti munde te thuash se une genjej se OKB rekomandon energjine e gjelbert e cila prodhohet nga HEC-et dhe ta argumentosh , ti munde te thuash se ke pare kaq e aq turiste ne filan vend dhe ne keto hotele e restorante po behet hataja dhe jane punesuar kaq persona nga turizmi etj, munde te thuash se ndertimi i HEC nuk sjell te ardhura ekonomike por sjell varferi dhe te japesh argumente.
        O Pelazgian , nuk munde te behet gjithe Shqiperia turistike dhe po te behet nuk e pengojne HEC-et por TEC-et etj gjera.
        Do te ishte mire mendoj, te beje nje fare kthese ose te mos komentoje fare pasi ne te gjithe komentet etua ka vetem helm dhe sharje banale e aspak logjike. Flet si disa pleq te pire para 30 e me teper vitesh qe argumentin e pare kishim sharjen me nene, moter etj… dhe ne fund tere nerva ..ta them Une ! Bej kthese o i uruar ose hiq dore nga komentet se i ke te gjitha negative.
        Por mbase nuk heq dore se dikush nga matane te ka qelluar te besh zhurmuesin, por eshte e kote sikur me mijra te jene si ti. Shqiperia eshte ngritur dhe po ecen perpara .

        1. Pelasgian says:

          IDIOT …….fill pas pak komenton me nickun e shumeperdorur DETARI

          Un me ty o rrot k….aaaaari kam komentu shume pak here se ke nivelin e IQ te barabarte me nje komodine!!!!

        2. Tiku says:

          Komenti Tiku ne oren 9.43 pm nuk eshte i imi. Une nuk shaj se nuk eshte natyra ime. Pra ai koment eshte fallco.

  7. lefter says:

    Hidrocentrali mbi Vjose, ne Poçem duhet te ndertohet. Rregullon perfundimisht parametrat energjetike midis veriut dhe jugut te Shqiperise. Energjia eshte jete. Pa te s’funksionon asgje. Ne qoftese Enveri i dha prioritet veriut, sot ka nevoje jugu per balancim. Ky hidrocentral do te rregulloje floren dhe faunen ne gjithe lugine, do ndryshoje pamjen dhe ekosistemin. “Expertet” mos te flasin se eksperize nuk bejne dot. jane me diploma fallco.

  8. Eri says:

    Per ju qe thoni qe ambienti nuk demtohet,pse premtoi i Gjati ne fushate qe nuk do preket Vjosa se do ruajme ambientin?Tani na dilka qe hidrocentralet e Edit e mbrojne ambientin,vetem te Sales e demtojne.Me njerez te semure si ju vetem diktatore do nxjerri ai vend,ti gezoni.

  9. Thanasi qe ta plasi says:

    O perendi po si ka mundesi qe ky vend prodhon kaq shume koqe si puna juaj qe doni HEC-et mbi Vjose?

    1. Pelasgian says:

      jan militantet vlla ….jan shushunjat e tilla qe mbajne gjalle kte sistem ….

      ktyne ja u q…..fffffshaaaa gjakun e prisht

    2. plaku i mocem says:

      Po na thuaj more Thanas,ku eshte gabimi yne,ne se je ekspert i njohur nderkomtarisht dhe pa konflikt interesi na thuaj,c’fare do ti bejne Vjoses HEC-i Pocemit do ta haje?Jo, Vjosa perseri ne det do derdhet,energji fitohet zona nuk permbytet.Kaq e thjeshte eshte,si nuk e kupton o i nderuari Thanas,ose na i spjego qe te na nderrosh mendjen edhe ne.

  10. Pelasgian says:

    te shkeeeeeerddddddhefsha moooootren o militant i poshter qe me vjen me lloj lloj nickesh …….

    mire te ka thene ai me poshte …..kur nuk demton ambientin pse ka thene fjale te tilla 1 muje para zgjedhjeve drogaxhiu rrenacak ???? e te q….ffffsha fmit ???? pse ???????

    ATY DUHET ME JA U SHFAROS ME FARE E ME FIS DERI NE 20 GRAD ,,QOFSHIN RAMISTA MAVI , BERISHISTA BLU E LESHELISA TE KUQ !!!!!

  11. Pelasgian says:

    kur ju interson bejne si papagalla dite e nate : ” Na e ka thene Europa , na e ka thene parlamenti Europian”

    ndersa tani dalin e thone ska gje , nuk prish pune , perkundrazi na rregullon …del piiiidhiiii i mooootres me teori “Balancimin Veri-Jug ” a thu se po flet per Kilin e jo per nji bythevend si Shqiperia !!!

    Te q…..fssssssha fmit …… ty mutshin ne lume e ne det !

  12. A-politik says:

    Pelasgian me ty 100%!

  13. Ing.Ndertim says:

    Kryeministri është me të vërtetë një njeri me zemër të pastër. Ai nuk mund të dallojnë një investitor strategjik nga një kompani kamion.

  14. deni says:

    injorance shtetrore per mos te thene pisllik i paster. Ekononikisht vetem te ardhurat qe sigurojne banoret e lugines nga peshkimi gjate gjithe gjatesise se Vjoses i kalon me disa here te ardhurat nga HECi. Ah po ne gjol qe krijohet do hedhim ballgjer? Idiotesi shteterore. Me pak promocion te ardhurat e turizmit mund te jene spektakolare.

  15. KU ESHTE DEMI QE BEN HIDROCENTRALI ,SE NUK E KUPTOVA?

  16. Mentari says:

    Po eshte e vertet qe kemi nevoj per Hidrocentrale se prodhon energji te paster(pa perdorur djegje gazi,nafte e Qymyri)dhe hap vende pune por ka edhe demtim ;Demtimi eshte tek prodhimi I Peshkut natyral sepse ajo Vjose po u ba e gjitha me Hidrocentrale nuk e lejon levizjen e peshkut per te gjith gjtesise se saj,prish eko sistemin qe zogjte e kafshet e tjera nuk kane mundesi te jetojne afer ujit dhe nuk ke mundesi te mbledhesh reren per ndertime.Keto jane disa nga demtimet qe I behet Eko-Sistemit dhe marrjes se reres per ndertime ne lumen e Vjoses por edhe ne lumenjet e tjere.

  17. ifc says:

    Perse duhet dhene bonus kur dihet qe ky projekti eshte i kopjuar dhe nuk permban asnje informacion te ri tekniko-ekonomik.
    I gjithe profili i lumit vjosa duhet te tenderohet dhe te gjendet zgjidhja teknike, ambjentale dhe ekonomike me optimale per cdo propozim.
    Jam dakort te ndertohen HEC-e sepse kane efekshmerine e tyre si ne aspektin teknik per sistemin energjetik (humbjet), mbrojtjes te mjedisit (floods) ashtu edhe ne ate ekonomiko-social te rajonit, por perse duhet te pranojme zgjidhje te cilat praktikisht shkaktojne vonesa dhe probleme sociale si ne rastin e HEC Kalivac?

    Edhe pse mori bonus dhe ka mbeshtetje politike, ky projekt nuk do te fitoje sepse eshte jo feasibel dhe efficient me profilin hydroenergjetik qe ofron lumenjte Vjosa dhe Drino.

  18. Agimi says:

    Mendimi “Fantastik” se qendra e prodhimit ne veri te Shqiperise dhe konsumatori ne juge,sjell shume humbje energjie,nuk beri gje tjeter vecse nderpreu turrin qe kishim mare pas mbarimit te hidrocentralit te Komanit,per te ndertuar Hidrocentralin e Bushatit(Me kapacitet me te math se ky qe eshte ndertuar tani) dhe Hidrocentralin e Skavices qe perfundimisht bente rregullim shumvjecar te prurjeve te gjithe skemes.Ky “Mendim” na dergoi ne Banje.Jam plotesisht dakort me Pellazgianin qe ky eshte nji budallallek i math per nji territor si Shqiperia.Per nga potenciali Energjitik Lumejt tane sipas rradhes vijne :Drini,Vjosa,Devolli e te tjere.Te gjithe mund te shfrytezohen duke bere nji studim te gjitheanshem ,pra dhe Mjedisor.Europa nuk thote mos nderto por thote mendohu(pra Studjo)mirePsh mire eshte te mos preken Kanionet e Osumit apo te mos permbyten zonat minerare apo zonat e vecanta turistike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *