“Kam qenë dëshmitar vetë kur Shkëlzen Berisha ka marrë 30 milionë lireta nga Miri i Xhikes”

zeniDy ditë pasi Sali Berisha, me një letër drejtuar OSBE-së, thoshte se akuzat për djalin e tij janë ngritur mbi bazën e dëshmisë së një personi të dënuar për vrasje, ka reaguar ish-badigardi i tij, Izet Haxhia.

Ky i fundit me anë të një letre, thotë se Shkëlzen Berisha ka qenë i përfshdirë në trafiqe të ndryshme.

Haxhia thotë se ka qenë vetë prezent, kur Shkëlzeni ka marrë 30 milion lireta nga Miri i Xhikes.

Po të të kisha përballë, mundësia më e madhe është që nuk do të flisja. Nuk ia vlen. Por disa pyetje, (kam shumë, por po veçoj disa) po t’i shkruaj:

Së pari, unë atë që kam thënë për të birin kanë qenë plotësisht të vërteta. Kam qenë dëshmitar vetë në distancë kur Zeni ka marrë 30 milionë lireta nga Miri i Xhikes tek stadiumi “Qemal Stafa”. Plus do të shtoja edhe diçka tjetër për Zenin; çfarë e lidhte Zenin e “vogël” me Fitim Gërxhalliun e firmës “Gjallica”? E pyes babë Saliun: A kishte dijeni që Zeni shoqërohej me Fitimin? Apo nuk e pa as Fitimin kur ishte i ftuar personal i Zenit në festimet e 28 Nëntorit në darkën që jepnit ju o Salë Mashtruesi. Po qe se edhe këtë e quan gënjeshtër, të hapen arshivat e TVSH dhe shifni kronikën se më ke shoqërohej Zeni jot i dashur.

Ka pas nuhatje për lekët ai Zeni jot që kur ishte i vogël, Sali, nuk duhet ta mohosh. E nisi me trafikantë droge e pronare firmash piramidale dhe e bitisi me trafikantë armësh. Por për këtë punën e trafikut të armëve nuk dua ta fajësoj shumë, se për këtë ai kishte përvojen tate kur u shite armë gjyshërve të dashur të Zenit tat, tek serbet e Bosnjës.

Por vazhdoj me pyetjet e mia:

Përse jetën e ke ndërtuar mbi mashtrimet? Përse i paudhë nuk ndenje në partinë tënde, siç deklarove para nesh në 11 dhjetor të ’90-s, por erdhe e grabite partinë që krijuan studentët? Përse, krijesë e gatuar në kuzhinat e errëta e antishqiptare, vrave shpresën e shqiptarëve të vuajtur që të besuan aq shumë në ato fillime të viteve ‘90? Përse e ktheve PD-në në një parti të krimit dhe e mbushe me spiunë e antishqiptarë?

Nuk u bëre njëherë burrë. Rrin duke shpif e denoncu si ato plakat e liga të lagjes. Nëse unë jam vrasës, e qenkam dënuar sipas denoncimit që më paske bërë në ambasadën amerikane, zanati jot i vjetër i denoncuesit; dil e kërko hapjen e çështjes “Hajdari” tek miqtë e tu prokurorë. Të shofim cili është vrasësi apo hjeksi, unë apo ti?

Thua për mue që po të denoncoj ty në media ngaqë pres të më ulin dënimin këta që janë në pushtet apo kundërshtarët e tu. Më ngatërron me veten! Unë në jetën time nuk kam bërë, as nuk bëj kompromise me askënd e për asgjë, as me këta që ti i quan kundërshtarë, por që janë pjellë e një barku politik që të ka lindur edhe ty; si ti nuk mund të jetë askush, por që janë në marrëveshje të heshtur me ty e krimet e tua. Ke bërë shumë zullume. Unë nuk të urrej siç më urren ti mua, por të mëshiroj. Unë të kam luftue vetëm me të vërteta. Kisha një lutje të fundit për ty: Lere të qetë këtë vend! Meqë nuk ka burra që të dënojnë për krimet e tua, kthehu në qoshen tënde se ke plot. Jam gati të bëj burg për krimet e tua. Veç mos i bjer në qafë më atij populli!”, thotë ai në një replikë të botuar tek gazeta Dita.

 

REMOTE_ADDR:[]

34 komente në ““Kam qenë dëshmitar vetë kur Shkëlzen Berisha ka marrë 30 milionë lireta nga Miri i Xhikes””

  1. Artur says:

    Miri i Xhikes eshte i vdekur me kohe, prandaj e perdor si deshmitar, ne te gjitha rastet me tha, i thashe, asnje prove, askush prezent, vetem zoteria e tij, a thua kush ka qene, as per roje nuk e mbajten, megjithese kishte qene student per mjekesi. Larg nga ky mashtrues, duam te lexojme fakte e jo genjeshtra ordineresh.

    1. Elton says:

      Ti shoku do jesh i vogel. Ne e mbajm men zenin Ne 94 95 96 me makine te blinduar dhe perher Ne shoqerin e te forteve perfshir dhe te ndjerin qe permende. Isht nje makin italiane blu me duket se ishte fiat chroma aapo lancia sme kujtohet mir.
      Po per armet te gjyshi serb i zenit as ket se dije ti Artur.
      Ket e dine dhe me I hunburi Ne shqiperi dhe ballkan.
      Kshu qe ky sja fut kot jo.
      Se do ti me e mbrojt Salen ketu esht pun tjeter.
      Ai esht shkatruesi i shqiperise bashk me nanon.
      Dhe kta te tjeret mesa duket si sala Jane.
      I vetmi ndryshim esht se kta ste vrasin

      1. DIELLI mbi KORAB says:

        Izeti ka gjak te paster shqiptari.
        Burr TRIM dhe i Beses.
        Ai pranon gabimet qe ka bere por nuk kerkon meshir.
        Ai tregon te verteten per te qene ne qetsi me ndergjegjen dhe shpirtin e tij.Dhe pse dikur ai ishte shum njeri agresiv e don token qe e lindi dhe njerzve vertet te ndershem dhe atdhetar ai u perulet me respekt,

        1. Pilo Lala says:

          Po te marri statusin e te penduarit, mund ti beje nje sherbim te madh Popullit, dhe do ja fali.
          Vetem te shkoje ne burg Familja e Berishes.
          Nje ekonomiste e Taci Oil thoshte qe ika se po nuk i shkoi ceku sot Argites, jam e pushuar nga puna.
          Te hapen dosjet e llogarive te studjos se femijes-monster, dhe te debilit Zeni qylaxhiu qe dergonte parate ne Suedi, shikoni Western Union sa dergonte.

          1. altin says:

            Dakort jam Pilo te marre statusin e te penduarit per vrasjen e Azemit qe te na thote me ke rrinte Shkelzeni kur ishte 17 vjec. Edhe Izeti mendjen tende ka por eshte shume i trashe per ta kuptuar qe edhe keta do e shtrydhin si limon sic e shtrydhen haklajt e pastaj do e hedhin drejt e ne burg.

        2. Erald says:

          Une nuk e di cfare ka bere Shkelzeni sot apo dje por di te sigurte qe pas 97 ka qene pa leke. Njelloj si une e njeh gjithe lagjia e juridiku. Me keto sulme vetem sa beni te pbesueshme dhe ato qe mund te jene te verteta.

    2. Arber says:

      po me fitim gerxhalliun cfare e lidhte,ne ato vite zeni bridhte neper vlore me djalin e fitimite…apo dhe per kete genjen,ai thote shikoni filmimete e tvsh.

    3. sit..back..and relaks →→→ says:

      ene ti o cen, do i thoshte xeni izetit sipas atij skecit te estrades tirones. Mire e pra mo, ene une jom deshmitar qi Edwin Cristak Rama ka mor pesëdhit mëljon lëreta po nga Xhiri i Mikes ne nje nate te nrofet vere.

  2. Nora says:

    Ky eshte nje mesazh I forte. Me qindra mijra Jane njerezit qe te besojne, por pushteti eshte marred penguin akoma nga kerma even ndyre Sali. Nje arsye madhore even popullin qe votoi Edi Ramen ishte te plotesonte kushtet dhe legjislacionin even drejte per te denuar Saliun dhe kompani qe even vodhi dhe grabiti kete popull deri ne palce. Askush nuk votoi me shume per me shume buke e drita dhe pune. Me pare se gjithshka donim denimin even krimit me kriminel Saliun. Po Edi Rama nuk paska koqe. Post team kish koqe te fuste new burg Salen do kishte bekimin e popullin even do mbreteronte since kryeminister. O Ed edhe njehere team themi team votuam te denosh Salem me families,Arben Imamin, Ridvan Boden, etc lubinjte even there, not per buke. A ka mesazh me te forte see ky

    1. Deshmi says:

      Xeni ky me goje si byth kali ka nxjerre forcerisht 4 familje ne Farke dhe u ka marre pronen afer liqenit.

  3. I stresi says:

    un jam i djatht Po kurr nuk me perfaqson ajo Pd e ati bastardi Zoti Haxhia je i sakt posht politikanet e 85 partive hahaaa

  4. Phantom says:

    Ky eshte me keq se perrallat e Andersenit.
    Sot Shkelzen Berisha eshte 35 vjec, Miri i Xhikes ka 14 vjet qe ka vdekur, dy jave kishte qe ishte liruar nga Italia ne burg ku vuajti 4 vjet. I bie 18 vjet me perpara qe Shkelzeni 17 vjec paska marre aq leke. Mos u tallni me te tilla gjera se eshte turp. O Izet, me mire mos fol budallalliqe, nxirr prova dhe futi ne burg nese i ka bere njeri keto. Te biem rehat dhe ne te tjeret, se po u be njeri shembull aq e ka Shqipetari, i fut te gjithe brenda se merr si pushka ….

    1. Aleksander says:

      Aq ,fiks fare aq ka thene ne interviste Haxhia qe shkelzeni qe 17 vjeç merte para !-Shume i sakte e I VERTETE Izet Haxhia.

    2. koti says:

      hajde llogaritar hajde qe na qenke o fantom ka qen 35 vjec thua dhe ne 2000 i bie te kat qen 20 vjec dmth euro u fut ne 2002 ky miku na paskesh ber 4 vjet burg dhe doli nga burgu pa lek e pa gje fare sipas teje nuk kishte as miq e shok qe te gjente 30milion lireta nje tip si ky miri. mos beni avokatin e atyre qe moren ne qaf kete popull

      1. X says:

        Koti fare! Bëi hesapet prape se nuk po te dalin mire……

  5. Lezha 100 says:

    Keta familja e sales Jane shume te korruptum po e Miri gjikes ashte dekun ja fute kote ky legen po tropojanet jane shume te pa bese

  6. kollodoku says:

    Shteti duhet ta marri kete Izetin dhe ta pysi.Gjithe kto gjona qe thot a Jan te verteta apo jo. KY ka fol gjithmon me emra. Ja njoni qe po ja thot ne sy sales. Ku eshte policia, prokurori, shteti.

  7. al paci says:

    E di ca kam kuptuar me keto intervistat e ketyre tropojaneve, duke filluar nga saliu izeti mulosmani hakljat azemi zeni e shume te tjere qe kan drejtuar deri ne 97 qe tropojanet paskan shume pabesi intriganta dhe thik mbas shpine. Nuk i paskemi njohur dhe i kemi ndjekur nga pas ne ato vite, po tani nuk munde te genjesh dhe ta mashtrosh popullin si ne ate kohe qe cdo gje ishte erresire e nuk munde te shikoje paster. Si izeti dhe saliu jan te pabesushem me ate qe thone, kushe munde ti besojne ketyre qe akuzojne njeri tjetrin si ato kurvat e keqe.

    1. Pilo Lala says:

      Pabesia eshte karakteri i Tropojaneve.
      Kjo duket tek te gjithe ata.

  8. gjethi says:

    Per ju qe mbroni kryekriminelin dhe agjentin e udb-es sali ram sheqere berish fazlliçi:ne 97-en sa vjeç i bie te kete qene shkerdheni kur se bashku me Gani Dizdarin ka shkuar ne vlore me fugon dhe boshatisur zyrat e gjalices?!Ganiu ka deklaruar qe kane marre dokumentet!!po e marrim te mirqene fjalen e Ganiut(mundesia me e madhe eshte qe te kene terhequr para+dokumente)por lind pyetja:shkerdheni ne ate moshe dhe pa patur asnje lloj funksioni,shtetror apo “piramidal”perse shkon dhe terheq dokumentet e gjallices?!per nje gje jam i sigurte:sali r sh b f eshte fatkeqesia e kombit shqiptar(jo vetem e shqiperise) dhe ne vitin 2015 kush e mbron ose i shkon prapa ose eshte nje idiot i lindur ose nje pleher qe nuk vlen as per trajtim bujqesor.

  9. determination says:

    Do dalin te gjitha me kohen e vet, te gjithe do te ndeshkohen per ato krime, shkaterrime edhe abuzime qe i kane bere ketij populli dhe vendi. Eshte zhvatur shqiperia nga cdo gje te cmuar qe ka pasur. Dhe nje koloni te ishte nuk do kishte perfunduar keshtu si eshte. Nuk e kuptoj keto do ishin pasuruar me shume neqofse te mendoshin gjate e jo deri tek hunda e tyre dhe do kishin rritur vlerat ketij vendi.

  10. FLAMUR_VLORE says:

    IZET HAXHIA-PERSONAZHI NE HESHTJE-USHTARI I PANJOHUR– QE BEHET I RENDESISHEM DHE I NEVOJSHEM PER DREJTESINE NE DENONCIMET E ZULLUMEVE E TE KEQES ME TE MADHE TE SHQIPERISE—FAMILJA ANTISHQIPTARE BERISHA—-

  11. Bond says:

    Avokat, Rama s’ka lidhje fare me Enver Hoxhen…mendohu icik kur flet o burr! Tallash mbete gjithe jeten…

  12. Bond says:

    Avokat, Rama s’ka lidhje fare me Enver Hoxhen (qe ishte burre shteti).

    Mendohu icik kur flet o burr!
    Tallash mbete gjithe jeten…

  13. freeeee says:

    nga PD duhet te largohet cdo njeri qe e mban vetem sa do pak shqiptare, eshte bere nje cerdhe serbo file qe vetem shkaterrim i solli ktij vendi.

  14. SuloKapedani says:

    Sa herè te ngacmosh ty Izet , ti behesh nj aset.Ose me me mire ti je si gjeli qe bleu mbreti.Bam plaku me dybek gerr florinjte ne dyshek.Kur i binte vete mbreti gjeli gerr glasat ne dyshek.Si do dale sala Izet,florinjte qe ka grabitur apo glasat qe pretendon ti.Jepi Izet por nje gje e ditke mire Mjere populli i shkretè ç’farè po heq me kete kolerè shpellari.

  15. Izeti nuk po genjen says:

    Zeni ka qene kushedi sa here ne Vlore per te takuar djalin e Fitim Gerxhalliut.

  16. murat says:

    Izet! Dua te me pergjigjesh ti :jam matjan dhe jam krenar per prejardhjen time,Sali Berisha nuk eshte tropojan por nga Puka i perjashtuar nga fshati per jete,mqse.kanunin e Lekes e njohim si une dhe ti njelloje,cila eshte aresyeja e dashurise kaq e madhe per Sali Berishen kur ai nuk eshte edhe tropojan? Mos i vjen era pa burrni per ju

  17. murat says:

    qe i sherbyet per interesa te qelbura dhe tani villni gjak,si malsor qe pretendon qe je a nuk beson qe tregohesh ashume i dobet sepse ke hanger ne sahanin e tije

  18. "BALASHI" says:

    Izet Haxhia cdo dite shpalos ndjenjat me te pastra te shqiptart. Per mua eshte larguar nga veset dhe cdo dite nxjerr ne pah vyrtytet me te mira te tropojaneve.
    Ne ate treve, per mua sigurisht, nuk ka njerez mesatare. Atje ose ka kerma si sala me shpuren e tij, ose ka njerez shume te mire si ky Izet e shkoet e tij, e jo ai qe ishte kur qe me salen.
    Kjo qe ka shkruar sonte eshte nje pamflet, nje proze poetike e mrekullueshme. I kam lexuar tere shrimet e tij. Ai po reagon per mire. Jep te dhena te sakta per nje monster e bemat e tij ogurzeza… Bravo Izet! Mos u merzit nga disa lepires te Saliut. Shih shumicen. Ata jane me ty. Te pergezoj…

  19. Mergimtari says:

    Izet Haxhia jo vetem sot, pore ne vaxhdimesi ka dhene fakte te jtuara , si njeriu me besnik i vampirit Berisha. Edhe pse ka dy vjet qe xeni eshte i papune, ai bene shpenxime maramendese neper bote, jo vetem duke pushuar ne Mal dive, Dubaai e gjetke ne hotele me 7 hyje, pore nuke di se sa shpenxon per zogezen e rre qe bashkejeton, per qente e per macet, per kuajt e gomeret. Ajo qe ka me shume rendesi dhe qe perben krim, eshte fakti se gjithe kete pasuri maramendese e ka vene me pune te pista dhe ne bashkepunim me kriminele dhe drogaxhinj, nga me te rrezikshmit e vendit tone, po keshtu sic thote Izeti, ai merej edhe me shitjen e armatimt dhe muncjoneve ushtarake qe ne gerdec cuan ne vrasjen e 26 punonjesve civil dhe 300 te plagosurve. Te gjtha keto pislleqe e superfitime i bente nen hunden dhe bekimin e baba Saliut. Bravo Izet, meqene se dini shume krime dhe pislleqe te Berishes dhe pinjolleve e familjes se tije, denancoi qe ne qytetaret e zakonshem te mesojme te vertetat e kesaj familje kriminelesh.

  20. Izet Haxhia, ndoshta genjen per shume gjera, por per nje fakt qe kam qene deshmitar, ka thene te verteten dhe une dua ta besoj se ai te gjitha i ka te verteta! Eshte fjala per 14 Shtatorin. Te gjitha sa thote jane sic kane ndodhur.

  21. Ira says:

    30 milion lireta janë 15 mijë euro.
    Kanë grabitur miljona euro, pushtetarët tonë, me tendera, me korrupsione, me kontrabandë, me trafiqe, me konçensione etj etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *