Mbyllet dokumenti i reformës në drejtësi. Të hënën pas Komisionit të Ligjeve, niset drejt Komisionit të Venecias

20150926_194411TemA

 

Komisioni i Ligjeve pritet të miratojë ditën e hënë rekomandimet e Komisionit të Lartë të Ekspertëve për ndryshimet kushtetuese, të cilat do t’i dërgohen Komisionit të Venecias për shqyrtim dhe përshtashmëri me frymën e Kushtetutës. Ndryshimet në Kushtetutë synojnë të përfarojnë Kushtetutën me ndryshimet që do pësojë Shqipëria në raport me statusin e saj si vend me perspektivë për të qenë anëtar i Bashkimit Europian, do të reflektojë angazhimet për një drejtësi të pakorruptuar, si dhe një kuadër ligjor që mbron politikën shqiptare dhe institucionet e shtetit nga depërtimi i elementëve kriminalë.

Komisioni i Lartë i Ekspertëve ka punuar mbi këtë draft pas një analize të holësishme të problematikës që shoqëron sistemin tonë të drejtësisë dhe ka rekomanduar ndryshime, nën këshillat dhe drejtimin e përfaqësuesve të programit Euralius të Bashkimit Europian dhe OPDATE të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Komisioni i Venecias do të jetë filtri i fundit i këtyre rekomandimeve të cilat do të kthehen pastaj në Kuvendin e Shqipërisë për t’u miratuar me 94 vota, ose me referendum popullor.

Kushtetuta e Shqipërisë u miratua në vitin 1998 me referendum popllor dhe pësoi ndryshimin e saj të parë në vitin 2007, që legalizoi qëndrimin në detyrë tej afatit të drejtuesve të pushtetit vendor, si dhe më 2008, ku u ndryshua mënyra e zgjidhjes së presidentit, e prokurorit të Përgjithshëm, ndryshimin e sistemit elektoral, si dhe procedurat për votbesimin e qeverisë.

Një tjetër ndryshim ajo e ka pësuar në vitin 2012 për të zbutur imunitetin e funksionarëve të lartë të shtetit, sidomos deputetëve për ndjekje penale.

Nga këto ndryshime, ato të vitit 2008 kanë prodhuar një problematikë të re në raportet e presidentit me sistemin e drejtësisë, ku ai ka dhe kompetencë thelbësore. Institucionet e drejtësisë që emërohen nga presidenti, si anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, prokurori i Përgjithshëm, gjyqtarët dhe prokurorët e zakonshëm propozuar nga KLD etj, ishin formatuar si të tilla për një president konsesual me 84 vota, i cili detyrimisht do ishte mbi palët, ose do zgjidhej nga të dy palët. Ndryshimet e 2008 e bënë presidentin një figurë politike të njëanshme dhe lanë në dorë të tij, gjithë institucionet e drejtësisë, gjë që ka politizuar në ekstrem drejtësinë dhe e ka bërë korrupsionin e saj një betejë politike. Po ashtu, është bërë e papranueshme sjellja e një presidenti politik ndaj detyrimeve për afatet e emërimeve apo zëvendësimet e funksionarëve të shtetit, ngaqë Kushtetuta nuk mund të përshkruajë dhe këto hollësi përveç afatit të mandatit.

Fjala vjen, Shqipëria po përballet me dështimin në emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese pasi ata po qëndrojnë përtej afatit në detyrë, ngaqë presidenti nuk i zëvendëson. Po ashtu, vetë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese shpesh janë në konflikt interesi, pasi vijnë nga gjykata të shkallëve të ulëta dhe u bie të rigjykojnë çështje për të cilat vetë kanë marrë vendime.

Problemet e Gjykatës së Lartë dhe kryeprokurorit

Probleme shfaqen me Gjykatën e Lartë, me efiçencën e vendimeve të saj, tejkalimin e kompetencës rishikuese të vendimeve, mungesa e juridiksionit fillestar kur ka procese ndaj funksionarëve të lartë, që gjykohen direkt e në Gjykatën e Lartë, ndryshimet e shpeshta të vendimeve unifikuese, dhe probleme të tjera, sic është mungesa e një mekanizmi llogaridhënës për gjyqtarët e kësaj gjykate.

Duke i shtuar kësaj problematike dhe atë të Gjykatës Administrative, krijohen një sërë premisash për ndryshime thelbësore në këtë gjykatë.

E njëjta situatë paraqitet dhe tek kryeprokurori, sidomos në procesin e përzgjedhjes së tij, e cila është tërësisht politike dhe anashkalon Këshillin e Prokurorisë.

Një fokus thelbësor reforma ka mbi Këshillin e Lartë të Drejtësisë, që do të kthehet në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Drejtimi i KLD nga presidenti, që tashmë është politik sjell anomali dhe bie ndesh me mënyrën si është zgjedh KLD kur presidenti ishte konsesual. Praktika ka treguar se një president politik ka bllokuar emërimin e zv.kryetarit të KLD duke e mbajtur atë post të bllokuar për mbi një vit me papërgjegjshmëri. Ka po ashtu mbivendosje kompetencash për inspektimin mes KLD dhe Ministrisë së Drejtësisë, që duhen rregulluar. Por, kryesorja është formula e re e KLD dhe ndarja e anëtarëve që zgjidhen nga Kuvendi dhe Konferenca Gjyqësore.

Komisioni i Ekspertëve të Nivelit të Lartë pretendon se ndryshimet kushtetuese do të ridimensionojnë kompetencat e presidentit në raport me sistemin e drejtësisë. Ai do të emërojë formalisht anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Lartë Administrative, mbi propozime që do vijnë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Do ketë kompetencë ekskluzive për emërimin e tre prej 9 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, si dhe do të rishikohet mundësia e formulës së re për rizgjedhjen e  kreut të shtetit.

Ekspertët po ashtu mendojnë se kjo reformë siguron pavarësi të Gjykatës së Lartë, duke e kthyer atë në një gjykatë karriere, paanësi dhe transparencë në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Si dhe ridimensionim të rolit të prokurorisë.

Reforma po ashtu ka një sens të fortë të betejës anti-korrupsion në sistem që sigurohet përmes inspektimeve më të pavarua dhe profesionale, testit të integritetit, atij  edukativ, si dhe testit psikologjik, si dhe një dimension të dekriminalizimit të sistemit.

Nëse Komisioni i Ligjeve e kalon ditën e hënë draftin për Komisionin e Venecias, atëhere ngelet që aktorët politik të presin qëndrimin e BE dhe SHBA për këtë reformë dhe të mbështesin ose jo qëndrimet e tyre.

REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Mbyllet dokumenti i reformës në drejtësi. Të hënën pas Komisionit të Ligjeve, niset drejt Komisionit të Venecias”

  1. majmun luli says:

    presidenti na populli
    reforma mos vej ne parlamend po me referendum popullor po doni qe te ket reforma ne drejtesi po duan qe te tallen ekspertet per drejtesin ta cojn ne parlament hatere do ta len ne doren e agjenteve te sigurimitte shetit qe esht bushur parlamendi plot na te gjitha krat e politik leshit

  2. Besi says:

    Ç’eshte kjo foto e kushtetutesh me nenin 2, Shqiperia merr pjese ne Bashkimin Europian, kush e vendosi Edi, Luli dhe Junkeri? Apo tani qe gjithe duan te dalin ne te futemi dhe te perfitojme te gjithe te keqijat qe kane ngelur

  3. nini says:

    E vetmja zgjidhje qe presidenti te mos jete si ky qe kemi tpra politik) ,eshte mire te zgjidhet direkt nga populli.Populli duhet me referedum ta votoj reformen ne drejtesi ,pasi eshte ai qe per 23 vjet qe merr vetem padrejtesi . Kryetaret e gjykatave ,kushtetuese dhe te larte ,si dhe kryeprokurori duhet te zgjidhen nga populli ,ndryshe do te jene produkt i klaneve qe e kane kthyer drejtesine ne bisnes te fitimit.

    1. jani says:

      Me vjen keq po me kete milet qe rrehet me nji trajse miell as kjo qe thoni juve nuk eshte zgjidhje.
      Pse a nuk jane me voten e popullit kriminelet ne parlament?

  4. kombi says:

    Hiqja Lenes dhe veja Prenes .

  5. ligji dhe vetem ligji e bene shtetin me te perparuare dhe ecen perpara …..dhe askush nuk dele mbi te kjo eshte demokracija dhe te drejtat e cdo prone apo kapitali ne vende e cdo investitori……………….apo punesimi me te ardhurate e veta

  6. Kthehet nga Venecia – as mish as peshk, ashtu si vet Demokracia!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *