59 kandidatë për fitimin e Topit të Artë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

fifaFederata Nderkombetare e Futbollit (FIFA) ka publikuar nje liste prej 59 kandidatesh per fitimin e Topit te Arte, qe eshte cituar nga mediat sportive te vendeve te ndryshme.

Skuadra kampione e Evropës në fuqi, Barcelona, përfaqësohet në këtë listë me 7 futbollistë dhe pikerisht Messi, Mascherano, Neymar, Suarez, Bravo, Rakitic dhe Iniesta.

Edhe nënkampionët e Juventusit kanë përfaqësuesit në këtë listë, por një pjesë e tyre janë larguar nga Torino. Vidal, Tevez dhe Pirlo, të cilët tashmë kanë kaluar te Bayern Munchen, Boca Juniors dhe New York City, janë mes 59 kandidatëve për Topin e Artë, ashtu sikurse edhe Chiellini, Pogba dhe Morata. Surpriza e kesaj liste eshte mungesa e portierit te kampionëve të Italisë, Gianluigi Buffon.

Mjaft mirë prezantohen në këtë listë paraprake edhe Real Madridi dhe Bayern Munich. Spanjollet përfaqësohen nga Cristiano Ronaldo, Gareth Bale, Luka Modric, Karim Benzema, Toni Kroos, Sergio Ramos dhe James Rodriguez, ndërsa skuadra kampione e Gjermanisë ka lojtarët Alaba, Muller, Neuer, Lewandowski dhe Robben.

Pas disa javësh do te percaktohen 23 emrat e futbollistëve që do të vijojnë këtë garë, ndërsa në dhjetor do të zbulohen edhe 3 finalistët.

Ceremonia e dorëzimit të Topit të Artë do të zhvillohet në 11 janarin e vitit 2016, në Zyrih të Zvicrës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “59 kandidatë për fitimin e Topit të Artë”

  1. komiti i shaptikait says:

    keshtu i konvenon fifa-s qe te fut sa me shume kandidate ,kur te gjithe e dine se messi e ka siguruar trofeun e tij te peste ,pavarsisht se tani po lengon nga lendimi ne kembe .
    besoj se dhe suarezi,neymari dhe ronaldo do te ishin dakord qe me se shumti ky cmim i shkon per shtat messit .

  2. argenti says:

    Suarez dhe Neymar mund te jene dakord po sa per penaldon aha nuk besoj te jete dakord,ma do mendja se nuk e ze gjumi naten qe MESSI do marre topin e 5-te te arte…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *