Ambasadorja çeke: Nuk e kërcënuam Shqipërinë me veton për CEZ. Banka Botërore dhe Komisioni Europian mbështetën marrëveshjen

tomasovaAmbasadorja çeke në Tiranë, ka mohuar se vendi i saj i ka bërë presion Shqipërisë për të arritur një marrëveshje me CEZ, në të kundërt do te vendoste veton për marrjen e statusit nga Shqipëria.

Tomasova ka thënë nga Elbasani se veto vihet vetëm për reformat.

Ajo ndërkohë pohoi se marrëveshja e arritur mes qeverisë shqiptare dhe CEZ është mbështetur nga Banka Botërore dhe Komisioni Europian.

Nuk besoj se probelmi kryesor është CEZ-i.

Si diplomat i huaj, nuk dua të komentoj për një çështje që është një çështje ndërpolitike në vendin tuaj.

Në fakt, zotërimi i ligjit dhe një gjyqësor i pavarur janë shumë të rëndësishme për operimin e kompanive në vend, për zhvillimin e suksesshëm të punës së tyre dhe për prosperitetin e vendit tuaj.

Në fakt, marrëveshja me mirëkuptim e qeverisë shqiptare me CEZ-in është mbështetur nga Banka Botërore dhe Komisioni Europian.

Kur ne japim statusin për një vend konsiderojmë se si kanë ecur reformat në atë vend.

Ne tani po presim raport-progresin që lëshohet nga Komisioni Europian dhe do të diskutojmë mbi të”, u shpreh Tomasova.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...