Atentati në Tiranë/ Policia gjen kokainë në banesën e viktimës Kevin Rugova

rugovaPolicia e Tiranës ka gjetur një sasi kokaine në banesën e Klevis Rugovës, viktimë e atentatit të mbrëmshëm në kryeqytet.

Nga detjate e fundit që lidhen me hetimet për vrasjen me dy viktima dhe një të plagpsur, policia bën me dije se “nga kontrolli i ushtruar nga forcat e Policisë në banesën e shtetasit Kevin Rugova, 23 vjeç, banues në Tiranë, ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës material një sasi e vogël kokainë”.

Ndërkohe dyshohet se objekiv i sulmit me kallashnikov e pistoletë ka qene Elvis gaçaj, 40-vjecari nga Tirana që mbeti i plagosur.

Nga verifikimet e kryera nga ana e Policisë ka rezultuar se shtetasi i cili ka mbetur i plagosur në këtë ngjarje, Elvis Gaçaj, 40 vjeç, banues në Tiranë, rezulton me precedent të mëparshëm penal për një sëre veprash penale të dokumemtuara si : “Vrasje”,”Grabitje”, si edhe për vepra penale në fushën e narkotikëve”– thote policia.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 gëzhoja armë zjarri pistolete tip TT, si edhe 23 gëzhoja armë zjarri automatik.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...