Atentati në Tiranë/ Policia gjen kokainë në banesën e viktimës Kevin Rugova

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

rugovaPolicia e Tiranës ka gjetur një sasi kokaine në banesën e Klevis Rugovës, viktimë e atentatit të mbrëmshëm në kryeqytet.

Nga detjate e fundit që lidhen me hetimet për vrasjen me dy viktima dhe një të plagpsur, policia bën me dije se “nga kontrolli i ushtruar nga forcat e Policisë në banesën e shtetasit Kevin Rugova, 23 vjeç, banues në Tiranë, ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës material një sasi e vogël kokainë”.

Ndërkohe dyshohet se objekiv i sulmit me kallashnikov e pistoletë ka qene Elvis gaçaj, 40-vjecari nga Tirana që mbeti i plagosur.

Nga verifikimet e kryera nga ana e Policisë ka rezultuar se shtetasi i cili ka mbetur i plagosur në këtë ngjarje, Elvis Gaçaj, 40 vjeç, banues në Tiranë, rezulton me precedent të mëparshëm penal për një sëre veprash penale të dokumemtuara si : “Vrasje”,”Grabitje”, si edhe për vepra penale në fushën e narkotikëve”– thote policia.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 gëzhoja armë zjarri pistolete tip TT, si edhe 23 gëzhoja armë zjarri automatik.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në “Atentati në Tiranë/ Policia gjen kokainë në banesën e viktimës Kevin Rugova”

  1. deus says:

    Berberin dhe Rrobaqepsen qe kujdesen per estetiken tone futini ne burg. Keta kriminelet bajga lerini te shetisin me BMW dhe me TT pistolete.

    1. Br says:

      Ti paske qene budalla,kta vrasin bjerez kot neper rruge me automatik ndersa ti ankohesh per te tjeret.

    2. Bjda says:

      Po ti kari tvjen inot q ske pa na1 her bmw me sy apo ca se spo e mor vesh…ai pasagjer ka qen o koker boleje se tgjithve i bi rasti tprovojn me hyp iher nmakin luksoze se varet ke njef dhe ca prejardhje ke…ai ishte cun me lek se plaku i jetonte namerik dhe e ema neper aeroporte si shefe e stjuardesave nderkombetare…po ku i njifni robt ju kokpalare qe shifni dy foto dhe nje artikull profesionisti mashtrrues dhe fluturoni me pras…shenjestra ka qen shoferi sepse kishte 1001 gjaqe dhe fati mori jetimin me prinder te gjalle…jini me largepames o popull pa horizont o njerez vulgare e te ceket…minimalja q mund t boni esht mos tkomentoni kshu karlliqesh se ka njerez dhe sjan pak qe per ate babuc i dhem shpirti sot e ksaj dite…ai ka qen babuci i lagjes i shokve i mesuesve te tij i familjareve te tij..ju fut jetes shum shpejt aq sa edhe shpejt e mbaroi

  2. arb says:

    1. Cfare domethene nje sasi e vogel? pse nuk japen shifra te sakta?
    2. Si esht e mundur qe shoferi mbijetoi ne kete bresheri plumbash, nderkohe qe autori edhe u kthye per te pare a e kishte kryer detyren sakt?

Lini një Përgjigje te Bjda Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *