Informaliteti/ Haxhinasto: Pagesat e qytetarëve për taksitë sipas taksimetrit, certifikim serviseve

haxhinastoMinistri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, prezantoi të premten paketën e re të masave kundër informalitetit në fushën e transportit rrugor. Kjo paketë prek të gjithë transportin ndërqytetas duke përfshirë edhe taksitë.
“Ky plan masash qe u miratua në mbledhjen e fundit të qeverisë, ka një kalendar specifik për zbatimin e tij duke nisur nga tetori. Paketën e plotë të masave e kemi vendosur edhe në sitin e ministrisë. Mund të shihni planin e masave dhe afatet përkatëse për realizimin e tyre.

Edhe ky plan ka një synim madhor që është cilësi më e lartë e shërbimit për qytetarët dhe siguri më e lartë e këtij shërbimi. Masat përfshijnë edhe elementët ekonomikë në fushën e transportit, qe kanë të bëjnë me licencimin e subjekteve të angazhuar në transport. Transporti i qytetarëve, tha ai, eshte i ndjeshëm për elementët e sigurisë dhe domosdoshmëri eshte që subjektet të jenë të licencuar. Na rezulton se drejtues mjetesh, apo operatorë, janë të palicencuar duke rrezikuar jetën e qytetarëve”, tha Haxhinasto.

Sipas tij, një bllok i rëndësishëm do të jetë përmirësimi i shërbimit taksi. “Është e domosdoshme që të respektojmë standardin e legjislacionit tonë, me qëllim që të gjithë në sektorin e transportit të ketë rregullat e tyre dhe kështu gjithsecili të ketë mundësi dhe të paguajë detyrimet e shtetit dhe ne te jemi me standarde sa më afër BE.

Operatorët e taksive ta dinë që synimi i këtij plani është që taksimetrat të vendosen në funksion dhe pagesat e qytetarëve të jenë mbi bazën saj dhe shërbimit që i ofrohet qytetarëve”, deklaroi Haxhinasto.
Një pikë tjetër e paketës, sqaroi ai, është edhe çertfikimi i serviseve të automjeteve. Sipas Haxhinastos, nuk bëhet fjalë për regjistrim, por për çertifikim të atyre që punojnë në servise në mënyrë që shërbimi tek qytetarët të jetë sa më i sigurt.

“Me rëndësi është servisi i automjeteve, ka nevojë për rregullim. Aktiviteti i këtyre operatorëve është me rëndësi për sigurinë e jetës së qytetarëve. Ata që punojnë në pikat e servist duhet të jenë të certifikuar, cilësia e shërbimit të jetë sa më e mirë dhe sigurtë”, bëri të ditur ai.
Haxhinasto nënvizoi si një pikë po të rëndësishme edhe çështjen e biletave dhe pajisjes së qytetarëve me to, për të pasur standarde dhe shërbim më të mirë.

“Shumë e rëndësishme çështja e biletimit, kontrolle rigoroze që të gjithë qytetarët të marrin biletën dhe tu ofrohet edhe shërbimi për atë që kanë paguar. Kjo paketë është edhe si prelud i reformës për transportin ndërqytetës. Reforma do të sjellë standarde dhe shërbim më të mirë. Aktualisht kemi nje situatë të pakëndshme. 90% e mjeteve jane të pakontrolluar, të paregjistruar, që përbën në vetvete një evazion, prandaj do ta disiplinojmë këtë çështje”, tha ministri i Transportit.

Ai paralajmëroi edhe angazhimin e shërbimit të noterisë për transferimin e pronësisë, ku do të ketë ndryshime. “Angazhim edhe nga ana e shërbimit të noterisë, i domosdoshëm në transferimin e pronësisë. Edhe në transferimin e pronësisë ndryshime përkatëse. Automjetet do të jenë të regjistruar në Drejtorinë e Transportit Rrugor. Do te kete akses të plotë te noterëve.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *