Sulmet e Rusisë në Siri do të zgjasin tre-katër muaj

2 Tetor 2015, 12:08Bota TEMA

Fushata e ofensivës ajrore ruse në Siri do të zgjasë tre deri në katër muaj, e intensifikuar, deklaroi sot presidenti i Komisionit të Çështjeve me Jashtë të Dumës (Dhoma e Ulët e parlamentit rus), Aleksei Pushkov.

“Ekziston gjithmonë një rrezik, por në Moskë flitet për tre deri në katër muaj operacione”, njoftoi Pushkov për radion franceze “Europe 1”.

I pyetur në lidhje me intensifikimin e sulmeve në të ardhmen, ai u përgjigj “absolutisht”.

Pushkov shtoi se sulmet e koalicionit ndërkombëtar kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë qënë mjaft efikase dhe ishte i domosdoshëm kalimi në një etapë tjetër në luftën kundër grupit të Shtetit Islamik në Siri.

“Besoj se intensiteti i sulmeve mbetet një pikë shumë e rëndësishme. Koalicioni ka pretenduar kryerjen e bombardimeve ndaj ISIS-it përgjatë një periudhe njëvjeçare, por nuk ka qënë rezultativ. Nëse sulmet kryhen me një efikasitet të shtuar mendoj se rezultatet do të bëhen të prekshme”, u shpreh parlamentari.

“Vetëm 20 për qind e operacioneve të koalicionit ndërkombëtar kanë qenë frytdhënëse. Në 80 për qind të rasteve ata nuk kanë kryer bombardime”, pohoi Pushkov.

4 komente në “Sulmet e Rusisë në Siri do të zgjasin tre-katër muaj”

  1. kompliz says:

    Kjo qendron ,ndryshe ISI nuk do te perparonte kaq shume , eshte e mundur qe jane sulmuar forcat ushtarake te Asadit nga ky koalicioni .

  2. E DI... says:

    sa te nxehen mire ,pastaj ti drejtohen tyrrqis hahahaha
    kann me ja q! HANEMEN tahipos
    Rusi nga ajri greku nga deti ,o lele ,
    as ne byth te allaut sdo gjej vend tyrrqia

    1. Pelasgian says:

      Greku nga deti? Hahaha…. thanks, I needed a laugh.

      1. E DI... says:

        Janullaros ,s’ka mi dal shpirti ,
        pa marre Greqia perseri Konstandinopolin !
        Eh c’kan mi bo tyrrqis kta pupupu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje