Totozani në Fier: Shqetësim serioz ndotja e ajrit në Marinëz dhe Visokë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

totozaniAvokati i Popullit, Igli Totozani, i shoqëruar nga një grup ekspertësh të institucionit ishte sot në Bashkinë e Fierit, në kuadër të “Ditëve të hapura”. Pranë kësaj bashkie funksionon edhe një zyrë rajonale e Avokatit të Popullit, për marrjen e ankesave nga ana e banorëve.
Jam sot këtu për të mbledhur dhe dëgjuar ankesat e qytetarëve të Fierit dhe gjithashtu për të promovuar rolin e zyrës rajonale. Këtë gjë do e bëj me të gjitha zyrat rajonale, për t’i promovuar dhe për të sjellë Avokatin e Popullit sa më afër qytetarëve. Ata nuk kanë pse të mundohen deri në zyrat tona në Tiranë, por mund t’i depozitojnë ankesat e tyre në çdo zyrë rajonale të Avokatit të Popullit”, tha Totozani pas interesimit të medias.
Avokati i Popullit theksoi se “nga ankesat e depozituara prej qytetarëve sot, por dhe nga ankesat që kemi në institucion nga qarku i Fierit mbeten problematike: papunësia, çështje të lidhura me INUK, si dhe një problem shumë serioz mbetet ndotja e ajrit, sidomos në Marinëz dhe Visokë”.
Një tjetër shqetësim i përsëritur nga Avokati I Popullit, z. Igli Totozani ishte edhe ai i përcaktimit të një minimumi jetik.  Totozani bëri një tjetër apel nga Fieri, për qeverinë, duke e konsideruar këtë çështje si një problem emergjent, që kërkon zgjidhje sa më të shpejtë.
Ky është një problem i vazhdueshëm i të gjitha qeverive të këtyre 25 viteve. Kjo ka bërë që pensionet, rrogat minimale në fshat dhe qytet, pagesa e ndihmës ekonomike, pagesa për aftësinë e kufizuar, si dhe të gjitha subvencionet e tjera, që jep shteti, nuk garantojnë një standard real jetik, sepse nuk janë reale në përputhje me nivelin e jetesës në Shqipëri. Ne kemi nevojë jo vetëm të rrisim në mënyrë reale këto pagesa, por ne duhet të kuptojmë se cili është niveli i varfërisë në vend, cilët janë të varfër në këtë vend. Gjithashtu, duhet të kuptojmë se sa njerëz, nga ajo e ashtuquajtur shtresë e mesme, për arsye nga më të ndryshmet, objektive apo subjektive, po rrëshqasin në varfëri. Llogaritja e minimumit jetik është një prioritet për Avokatin e Popullit sepse prek interesat e të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë”, u shpreh  Totozani.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *