“Q...robt”, Sandër!

30 Tetor 2015, 19:00Editorial TEMA
“Q...robt”, Sandër!

Nga Mero Baze

 

Pas tërheqjes së një prej investitorëve tek projekti i zaptimit të hapësirave sportive tek “Laguna Blu”, gjithçka është në dorë të kryeministrit Edi Rama dhe organeve të hetimit, për të lejuar të vazhdohet më tej apo jo. Leje për ndërtim nuk ekziston, pasi leja e dhënë nga Komuna Golem ka skaduar në datën 2 shtator. Për të rinovuar lejen, ata duhet të aplikojnë tek Bashkia Kavajë dhe Agjencia e Bregdetit, që drejtohen nga dy njerëz të afërt të Edi Ramës. Ky i fundit është informuar tani sesi është përfituar toka në mënyrë të paligjshme, me një gjyq skandaloz ku janë zhvilluar 4 seanca për 20 ditë dhe që ALUIZNI nuk e ka ankimuar vendimin e Shkallës së Parë, duke e bërë fakt të kryer zaptimin dhe duke e kthyer në pronësi të Frangajt.

Leja e ndërtimit nuk është afishuar siç rekomandon ligji dhe nuk është marrë konsesusi i banorëve. Përkundrazi, banorët janë në protestë dhe kanë krijuar një këshill përfaqësimi, para të cilit, sot, një prej investitorëve u tërhoq me dinjitet.

Pra, në mënyrë të përmbledhur, pavarësisht se çdo të bëjë drejtësia, pavarësisht nëse do të arrestohet dikush nga ata që kanë tjetërsuar pronën e shtetit në favor të Frangajt, pavarësisht nëse do të penalizohet dhe vet Frangaj apo jo, çështja e vazhdimit të mëtejshëm të ndërtimit, nuk varet nga këto pasoja. Ajo është tani tërësisht në dorë të Edi Ramës. Çfarë ka bërë Sali Berisha është një çështje që e ka në dorë drejtësia. Çfarë ka në dorë tani Edi Rama dhe çfarë mund të lejojë ai, është standardi i ri që do të vendosë ky si kryeministër në raport me ligjin.

Më shumë sesa përballë manovrave të Frangajt për të zaptuar, jemi para një standardi që do të vendosë kryeministri i këtij vendi në raport me ligjshmërinë dhe klientelizmin. Nëse ai do të zbatojë ligjin, duhet të presë të përfundojnë hetimet për përfitimin e pronësisë, duhet të dëgjojë sipas ligjit ankesat e komunitetit dhe pastaj të vendosë për rinovimin e lejes. Nëse do të veprojë si klientelist, apo siç i qahet Frangajt në telefon, si njeri që “është nën presion nga disa kolegë të tij për një copë tokë”, ai do ta lërë atë të ndërtojë jashtë rregullave dhe ligjit, duke dëshmuar se ai është peng tek Frangaj dhe duke shtuar dyshimet se kjo pengmarrje mund të vijë dhe nga ndonjë pazar që është bërë muaj më parë, rreth qëndrimit të tij dhe TV Klan rreth çështjes së ÇEZ-it.

Në këtë pikë, dua të sqaroj dhe ata lexues të keqkuptuar, që mendojnë se kam ndonjë konflikt interesi në këtë çështje dhe në mënyrën sesi do të vendosë Edi Rama. Nuk kam asnjë shqetësim. Madje nuk jam i shqetësuar në thelb për ata që banojnë atje dhe sikur t’ua zërë me tulla dhe mure dyert e dritareve dhe ballkoneve dhe t’i burgosë të gjallë, pasi janë një komunitet i nënshtruar prej tij dhe i poshtëruar për vite me radhë.

Ajo që ka rëndësi për mua sot, por dhe për çdo qytetar, është të shikoj çfarë kryeministri kam, dhe jo çfarë do bëj Sandri. Sandri me atë gjuhën  e tij vulgare, siç ua ka “q..robt”, siç thotë për ata që ka përreth, le të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë. Kjo është çështje e atyre që e pranojnë dhe i ulen në gjunjë. Çështja ime është të shikoj nëse do t’ia “q…robt” dhe institucionit të këtij kryeministri. Nëse e bën, nuk është ndonjë lajm i keq. Thjesht vendoset një standard tjetër dhe të gjithë ata që duan të zaptojnë, të marrin leje të paligjshme, të kapin shtetin dhe të poshtërojnë njerëzit pa pushtet, kanë kryeministrin e tyre ideal. Sandri u ka bërë një shërbim të madh në këtë rast, pasi u ka shkurtuar kohën dhe nervat të dëgjoni propagandë për parime dhe shtetin ligjor. Mes një zaptuesi, falsifikuesi dhe ndërtuesi pa leje dhe disa gazetarëve që e kritikojnë këtë që po ndodh, kryeministri është më shumë i shqetësuar për këta të dytët dhe ankohet se po e tepërojnë. Ndaj nuk jam aspak i shqetësuar nëse Sandri vazhdon punën duke përdorur pushtetin Edi Ramës. Jam i shqetësuar vetëm nëse Sandri vazhdon shet p… me pushtetin dhe kryeministri shet mend sikur bën shtet, duke rrasur nëpër qeli fshatarët që ndërrojnë çatitë pas shirave të rrëmbyeshëm, duke i quajtur ndërtues pa leje. Thjesht pas kësaj do ta ketë më të vështirë të na bëjë moral. Sandri mund të na bëjë një nder në këtë pikë. Nuk është pak!

59 komente në ““Q…robt”, Sandër!”

  1. Pelasgian says:

    e merrka dhe ne tel per me i thene ” aman o Sander , skam ci beje gazetarve , t’ishte per mu edhe detin ta kisha fale ”

    I PESHTIRE SI PARAARDHESIT E TIJ!

    Po kan faj ata “fshataret” qe nuk marin cfurkat e shatat e te dalin ne proteste , pastaj ta shikojme a do ket me kurajo ti fuse ne burge apo jo !

    Problemi ne shqipKARI eshte se secili shef gardhin e tij ,nuk i intereson komuniteti !

    1. macdonald says:

      mbas kriminel berishes dhe edi rama po behet nje nga arkitektet e shenjtrimit te profetit gjirokastres

      politika,qeveri,parlament,opozite,media,shoqeri civile duke shtuar dhe donaldin me hemmutin e gjermanise jane “out the order”

      Të shajnë të tutë,
      o shoku Enver,
      vetëm gjysmë dite,
      dil edhe një herë!

      Vetëm gjysmë ore,
      dil e luaj fenë,
      në Shtëpinë Qendrore,
      ta pimë kafenë!

      Në Shtëpinë Qendrore,
      more Komandant,
      ku tani i parë,
      është një intrigant!

      Ty – ky shkretëtirë,
      as të shkon në mëndje,
      i ligu të ligjve,
      në partinë tënde!

      Ç’djall të tha në kokë,
      nga shpella ta nxirrje,
      të ngjiste ca shkallë,
      veç me bythëlëpirje!

      Në hatër s’të bie,
      ty mender Saliu,
      sa të ta ndjejë erën,
      do fshihet si miu!

      Rri veç pak sekonda,
      jo një gjysmë ore,
      ta çlirosh nga bandat,
      Shtëpinë Qendrore!

      Dhe mos shko aspak,
      në të tjera vënde,
      sepse një besnik,
      ke në zyrën tënde!

      Ai ta ka mbajtur,
      emrin të florinjtë,
      se ti mbi të gjithë,
      i ke skraparllinjtë!

      Ai ngjan nga ty,
      shoku Komandant,
      ndaj me të pushtetin,
      e kemi garant!

      Në zyrën e madhe,
      të shokut Mehmet,
      është djalë i Kristaqit,
      që qe deputet!

      Ai ndonjëherë,
      bën sikur të shan,
      po nga ana jote,
      kandarin e mban!

      Eh, edhe në zyrën,
      e shokut Haxhi,
      ësht’ një oficer,
      pak mustaqeli!

      Vetëm pak mustaqe,
      siç i kish Haxhiu,
      dhe për këtë punë,
      i hoqi i ziu!

      Kaq – o Komandant,
      s’kemi më ç’të themi,
      se pushtetin tënd,
      neve prapë e kemi!

      Se do të humbiste,
      kot mendoi shpellari,
      kur në mes të natës,
      të krreu nga varri!

      Tani ik i qetë,
      dhe nuk ke pse vuan,
      se këtu shumica,
      akoma të duan!

      Ka dhe që të shajnë,
      e të hedhin gurë,
      për inat të tyre,
      unë të mburr – o burrë!

      Unë të mburr – o burrë,
      se jam realist,
      se s’jam njohur kurrë,
      si një enverist!

      1. DIELLI mbi KORAB says:

        Thone qe Sandri ka nje video te Rames,thone qe videon e ka pa dhe Andi Bushati dhe eshte turbullu fare.
        Video titullohet:
        “Treshe ne Laugunen Blu” .
        Publiku pret te shikoj rolin e Edi Rames ne kete video.
        Jam i sigurt qe Andi do jet i pari ne rresht, se dihet qe Sandri ja ka fut prej kohesh Andit nga mbrapa,ndersa shqiptaret e votuan qe Kryeministri tja fus me ne fund Sandrit dhe tan Klanit te Hajdutave dhe Mashtruesave shpresojn qe Edi te eti i fundit te rresht ;).
        Ju njoftojm se Videoja
        “Treshe ne Lagunen Blu”
        del se shpejti ne çdo kiost te Tiranes se bashku me Tele-Bingon ?

  2. hasan says:

    Kete “artikull” Mero, mos e shkrove duke shkuar per ne banje dhe mezi po e mbaje ujin e trashe? Dhe te mendosh qe ty te mbajne pene te forte gazetarie ne Shqiperi.

    1. black_lion says:

      Nuk e di se tek cili mikrofon kendon “mengjes-dreke-darke” ti hasan, te i Ed Rames apo Sandrit te Klanit, por une nuk kam ndermend te kendoj per hater te tyre. As Mero nuk po e ben, megjithese mendoj qe po e zbut situaten per kryeministrin. Lartgjatesia e Tij ka shume haqe per te lare dhe nuk i ndjehet zeri se e di qe eshte gabim. Kujton se i genjen njerezit duke pretenduar se Jaguari eshte me i lire se Volkswagen, se vetem prej moratoriumit te ndertimit kemi deshtuar ne trgun rajonal, se ja kemi kaluar edhe Frances per pjesemarrjen e femrave ne keshillat bashkiake, se ekonomia po rritet ne menyre te qendrueshme, se vetem me gjoba e burg nenshtrohet ky popull, etj etj etj…

  3. Thana says:

    Me pelqeu shume ky artikull i z. Baze. Jemi vertet perpara zbulimesh morale te z. Kryeminister.

    1. Akrepi says:

      Po
      per here te pare qe argumenti i Meros me pelqen thjesht si gazetar profesionist
      e ka goditur ashtu sic duhet
      mendoj se keshtu duhen sqaruar lexuesit ne cdo editorial
      Nuk e kam me njeriun, por me shtetarin
      pra si sillet kryeministri, jo sandri
      sandri gjen shesh dhe ben pershesh
      standarti duhet pare, rezultati
      se edhe berisha tatepjeten e mori kur u pa se si u soll me 21 janarin
      po ta kishte lene te hetohej
      sdo degradonte i gjithe shteti

  4. Blendi says:

    Hipokrizi. Prej sot askush qe nderton pa leje ne token e vet, jo te grabitur si Sandri nuk duhet t’i bindet me pushtetit qe perkedhel sandrin qe eshte bere si kurva e kryeministrave dhe fut ne burg hallexhinjte qe as televizor nuk kane te shikojne si kapardiset Edi. Ju q….mu ne pushtet, race e keqe.

  5. ALB Man says:

    Shkrim i sakte. Te shohim cdo beje dhe ti veme festen mbi koke shokut kryeminister qe do te beje shtet !

  6. ILIRIA says:

    Epo ligji dhe shteti ligjor karshi ketyre shkelsave dhe hajdutave me cizme behet pambuk ndersa ndaj te pa mbrojturve dhe bisnesit te vogel e te mesem behet me gunga qe te japin nje dhe se merr veten per tere jeten.

  7. beso says:

    Frangaj te qofsha fale! Rama u bere turp i botes. Pse puna e CEZ-it te jete valle? S’besoj. Keta te dy do kene bere ndonji turp banal prej alabaku. Lamja tamam siç duket : S K U T H !

  8. laguna mavi says:

    Mero…je I modh…!!

    Ai koqja i gjate nuk e ka marre vesh akoma se Berishes, populli ja futi me shume pres Sandrit se sa prej Zenit…!!

    Le ti shkoje nga mbrapa Sandrit, se me shume i shkurton ditet vetes !!!

    Ai bullari tjeter, te pakten u tregua i zgjuar, u terhoq me “dinjitet”..sa nuk ishte bere m…kala.

    “Q…robt” Sandro…mos e rruj fare…se sa te kesh kryeministrat qe ta lepijne b… mos e fal plako..(se je nga Malesia e Madhe i rritur ne Lezhe je ti, jo si keta bythecat qe jane “cuna qyteti”).

  9. paloqe says:

    ore e njeh sandrin ti mero apo jo?? ai shet edhe gruan, edhe bythen ,e dhe gjithcka qe te perdfitoje dhe ne kete rast don te dali i forte se edhe edi ramen e qi…. sic kam palluar berishen, duke iu marre firmat per prpna, euro, pislleqe, privatizmime etj.

    Sandri nuk do terhiqet nga ideja se eshjte io forte

  10. Iliria says:

    Shume e drejte Mero, ketu do duket çfare ka qellim te beje Rama, çfare lloj shteti do na ofroje ne vazhdimesi. Nese e lejon Sander kafshen te zaptoje dhe te ndertoje pa leje, perfundimisht qeveria socialiste eshte e deshtuar. Nese do qe t’a ruaje edhe ate pak besueshmeri qe i ka ngelur ne popull, atehere te veproje sa nuk eshte vone.

  11. ARGITA says:

    KY I GJATI PO LEJOJ FRANGAJN TE BEJ CFARE DO JA KA FUTUR VETES O RAMA MOS BEJ POPULLIN KUNDER SE NE POPULLI QE TE BESUAM NE NUK TE BESOJME ME HIQ DORE NGA FRANGAJ BERISHA NGA AI E HENGRI

  12. TJ says:

    Mero ke te drejte! Eshte rasti te shikojme kush eshte Edi Rama?!

  13. Mandi says:

    Po ç’do bej krye tari o Mero. Do i thote Sandrit lere se u qelb, rregullohemi ne tjeter vend. Ç’do na thuash pastaj? Qe krye tari ka standard luften ndaj padrejtesive? Ky Krye TAR qe kemi e ka treguar veten qe kur ishte krye tar i vogel, jo me tani qe eshte Krye TAR.
    Kot lodheni qe shkruani keshtu me delikatese, ne na duhen nja 20 Avni Rustemi njeheresh.

  14. ferra1 says:

    Po shoh se me ne fund Meros i eshte mprehur shikimi dhe holluar degjimi. Mbaji hapur syte dhe veshet tani e tutje o qeros se u pa zbythja e Rames qe ne opozite por ti nuk deshe ta pranoje. Me ne fund te erdhi ne qeveri dhe ka kohe qe ta ka treguar se eshte burracak por t’u deshen dy vite ta pranosh nje gje te tille. Te jesh gabim nuk eshte e turpshme por te jesh gabim dhe te ngulesh kembe si mushka eshte fatale. Rama eshte nje diktatoruc i vogel si Berisha dhe ka nevoje te zhduket nga skena. Nuk ka njeri tjeter? Kurre mos paste! Por jam i sigurte qe heret a vone do gjendet nje drejtues me dinjitet dhe karakter kombetar. E gjithe ceshtja eshte te mos ndalemi kurre se kerkuari me pretekstin se nuk kemi me te mire!

  15. ministri says:

    Shprehja Q..robt eshte e folme e tironasve,Frangaj te vjen turp kur flet ,tamam nje injorant dhe gjuhe malesh,aspak intelektual ne te folme,por kete shprehje e mesoi kur zbriti ne Tirane,bashkoi dinakerine etij me hajdutllekune qeverise,i lumte te q..robt.RAMA sapo u kthye nga nje ekspozite personale ne Hong Kong,ndoshta do ti fusi ndonje telajo edhe figures se Frangajt dhe e paraqet si sukses te Rilindjes me dicituren:q..robt ne rilindje.Suksesi qe korri ne Hong Kong me ekspoziten me siguri qe do tja q…robt Frangajt,koka e tij ngjet me ate te Kocos dhe ka shanse ta caktoje komisar per bregdetin.K/prokurori dhe shteti per ti q..robt jane kapur rob nga Frangaj.Mqs ka shume ngjashmeri karakteresh ma do mendja qe q..robt do te fitoje ,kjo eshte nje Rilindje e dyte per Ramen,e para ishte me Zahon e dyta me Frangajn.

  16. ▌sit..back..and relaks ▌ says:

    Pse hiqeni naive. Rama e dinte shume mire cpo bente sandri, sandri e dinte shume mire qe rama e dinte. ankesat e banoreve i dinin te dy. i dinte edhe prokuroria, i dinte dhe bashkia kavajes. pasi plasi muti dhe i doli era vetem pak gazeta e gazetare u ngriten, asnje politikan nuk foli, asnje bos i shtypit apo televizionit nuk u prononcua. Jane te gjithe ne tave. Rama si ta lejoje si ta ndaloje tani nuk ben me ndryshim. Fakti qe e dinte qe perpara se te hynte fadroma ne veprim qe sandro do bente ate qe beri e ben dhe ramen po aq fajtor e bashkepunetor sa sandro, per te mos folur pastaj per bashkine e kavajes apo komunen apo policine qe i dolen te gjithe sandros ne krah dhe nuk shkoi ti kerkonte njeri llogari, ore mik pa ti shohim pak letrat ai ke ne rregull. Brace ziu the qe dikush duhet te shkoje ne burg per kete, dhe qe besonte se rama nuk kishte dijeni, po behu burre o brace dhe thuaja rames ne sy, ja ke q.. robt o rame thuaj.

  17. xxx says:

    shtegu i keq, i thyen dyfekun kryeministrit

  18. a.g says:

    “Çfarë ka në dorë tani Edi Rama dhe çfarë mund të lejojë ai, është standardi i ri që do të vendosë ky si kryeministër në raport me ligjin.” Seriozisht Mero????

    Pse ka ende shprese per standarde pas shqelmit te te gjithe standardeve qe i ka vene e dhene ky kryeminister ??? Korrupsion masiv. Media e kapur. Klientelizem. Nderhyrje ne gjyqesor. Arrogance. Mos realizim i asnje premtimi. Genjeshtra. Deshtim.

  19. Aleks says:

    Mero Ky eshte artikull brilant.Tani pervec plageve te thella te se kaluares ky kryeminister I beri gropen besimit te shqiptare dhe shpreses per drejtesi. Ky pervers po shkel mbi gjakun e viktimave te pafajshme te Gerdecit, 21 Janarit dhe mijera krimeve te tjera te kryera keto 25 vjet nga mortja Sali.

  20. eklipso says:

    Mirë e ke shkruar Z. Baze.
    Të paktën me këto që bëri Sandri dhe Rama, e nxorri kokën gjarpri.

  21. Nazisti says:

    Robt ku ti ket Sandri dhe kurvat e tij,,sa shpejt harron ky popull qe sandri i beri leket duke ja marre ne goje atij shpellarit

  22. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Edhe nga une,Sandri !

  23. ENDRI says:

    A mer Mero, eshte koha qe ju te gjithe gazetaret e ndershem pere hire te kohes te merrni fatet e vendit ne dore pasi sic duket edhe me Ramen njelloj si me Berishen do jete.Biles ky i fundit paska menduar per popullin me shume se sa Rama por sipas menyres se tije.

    Formoni nje parti dhe bejeni si puna e Cypras ne Greqi.

  24. Jimi says:

    Nuk di se sa te vertea jane tere keto qe shkruhen ne gazete, per raportet kryeminister gazetar!? por nje gje e them me siguri, nese “peshorja” e kryeministrit do te anoje nga ana e gazetarit, atehere fal me shendet Edi! Ti mbaj gazetarin e klanit te klaneve dhe ne 1 milion mbeshtetes te kauzes tende, me te cilet ti mburresh do te dime se si ta kolaudojme nje “peshore” te prishur!

  25. Jorgo says:

    Mero, pse vetem Sandri eshte qe nderton me bekimin e pushtetit, nuk te degjohet zeri per Kokedhimen, me Dakon, per Agron Celen e Ilir Meten. Mos e personalizo, edhe Sandrin mos e kurse, por cilido “Sander” qe te ndertoje pa leje, ose me dokumenta te fallsifikuara ose te marra me dhune, duhet te kete emrin ne “Tema”.

  26. B says:

    Duhet te merret kryeministri i shtetit per te zgjidhur kete ceshtje ?

  27. $$$$ says:

    Rilindja po diskretiton veten ,pot me shume ne kete rast po e ndihmon Frangaj qe mos ti lere fytyre Rames para popullit . Frangaj ka te drejte kur kerkon te zaptoje toka ,sepse koqedhjeri ben te njejten gje . Keshtu eshte kur nuk je i ndershem ne pune ,shitesh tek te tjeret . Rilindja shume shpejt mori fund . Populli po cuditet nga hajdutelliqet e kesaj qeverie .
    DUHET TE ZGJEDHIM AMBASADORIN LU PER KRYEMINISTER .
    RAMA NUK DO TE MARRI ASNJE VOTE NE 2017 TE ZEZEN JA BERI VETES ME QEVETISJEN E TIJ TE DHJERE .

  28. Artur says:

    Mero, me kete rast ja ke share edhe robt Sandrit, jo se e ka problem, por ndoshta gojarisht nuk do i kishte ardhe mire dhe do ta kishte kthyer.

  29. Indipende'ti says:

    O maskarenje,te gjithe maskarenje jeni,ju qe kujtoni se mje person psikppat,bythe jasjte,qe ka ndare kated gra,qe ka akuzu baben se i ka qi gruan,besonise ky monstre do bej shtet.Ju qifsha robt ju e Edvon Rames.

  30. Prologu i një vjedhjeje tjetër në emër të kombit says:

    Te nderuar lexues,

    Duam t’ju bejme me dije disa fakte ne lidhje me tenderin e zhvilluar dje, ku u paraqiten ofertat për Zonën Ekonomike të Spitallës, nga dy kompani të huaja.
    http://www.ekonomia.gov.al/al/newsroom/lajme/hapen-ofertat-per-zonen-ekonomike-te-spitalles-dy-kompani-te-huaja-interes-per-zhvillimin-e-zones

    Nga 2 ofertuesit:

    – firma italiane “RENDur4” sh.p.k. qe nje firme fantazem, qe nuk ekziston fare ne Itali dhe per kete mund te kerkoni neper regjistrat italiane. Kjo na le te mendojme qe pjesmarrja e saj ne tender eshte bere thjeshte per te nxjerre fitues konkuruesin e dyte.

    – ndersa dy firmat kineze “Zhejiang Haiteng Investment Co., Ltd” dhe “Bejing Dongrun Tongbao Technology Co.Ltd” jane dy firma per te cilat mund te informoheni shume qarte ne website te Qeverise Kineze per Regjistrin e Kompanive: http://gsxt.saic.gov.cn/

    Ne kete website “Zhejiang Haiteng Investment Co., Ltd” eshte nje kompani shume e vogel, bile dhe per permasat e Shqiperise, me nje kapital prej 2,7 milione euro (ose 20 milione Juan) dhe ne historikun e aktivitetit te saj ka blere aksione te nje prodhuesi te vogel farmaceutik. Kjo kompani rezulton qe nuk ka as faqe interneti.
    http://gsxt.zjaic.gov.cn/appbasicinfo/doViewAppBasicInfo.do?corpid=966217C221760E2A9600135A33FE7AF18C7DD49CE2BF756EB984754884A10D77
    Kjo kompani ndodhet ne nje zone rurale te Kines, ne Quzhou te provinces Zhejiang. Pa asnje Zonë te Lire Ekonomike.
    https://www.google.com/maps/place/1+Nan+Hu+Lu,+Kaihua+Xian,+Quzhou+Shi,+Zhejiang+Sheng,+China/@29.1293387,118.4058768,17z/data=!3m1!4b1!4m2!3m1!1s0x3437ccb32a9dc887:0x746e99f65c45c865

    Ndersa firma “Bejing Dongrun Tongbao Technology Co.Ltd” ka ne aktivitetin e saj mirembajtjen e shtepive te pleqve ne Kine.

    Pra asnje nga firmat kineze ne konsorcium

    – nuk kane kapacitetin financjar te investoje 1,5 miliarde dollare, sic pretendohet ne njoftimin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes;

    – nuk kane asnje eksperience per zhvillimin e Zonave te Lira Ekonomike;

    – nuk kane asnje eksperience nderkombetare;

    – nuk kane certifikimet e nevojshme per aktivitet Free Trade Zone ne Kine.

    – nuk paraqiten dje ne tender asnje garanci bankare per investimin e tyre.

    Nga informacione shume te sigurta kompania “Zhejiang Haiteng Investment Co., Ltd” i ka shkruar vete termat e references, te cilat ministri Ahmetaj i paraqet si sygjerime nga Universiteti i Harvardit. Pra ministria ka pergatitur cdo gje sipas “sygjerimit” te firmes “kineze”. Kjo shpjegon dhe faktin e mungeses se interesit nga kompani te medha ne kete sektor.

    Duhet t’jua themi troc se mbrapa ketyre dy firmave kineze qendron direkt vellai i Edi Rames, Olsi Rama, perfaqesuesi de-facto i ketyre firmave dhe fituesi real i Zones se Lire Ekonomike te Spitalles.

    Kete mund ta shifni ne faqen e web te nje kompanie kineze te ndrelidhur (sa pa e fshire), qe thote qe Olsi Rama eshte i derguari zyrtar i Qeverise Shqiptare ne keto negociata, se bashku me Keshilltarin Tregtare te Ambasades Krivis Meci dhe Gëzim Mance, perfaqesues per investimet ne Shqiperi. http://www.awjt.cn/P1.asp?id=19522

    Cuditerisht Gëzim Mance, se bashku Xiaohe Zhou (foto e pasaportes dhe kartvizita jane bashkengjitur), pronarin e firmes kineze “Zhejiang Haiteng Investment Co., Ltd”, qe jane ne fotot e mesiperme me Olsi Ramen ne Kine, dje jane paqitur ne tenderin e Ministrise se Ekonomise.

    Organet repsektive dhe mediat le te bejne hetimet perkatese.

    Per ne perfitues real i Zones se Lire Ekonomike te Spitalles prej 500 hektare dhe per 99 vjet eshte Edi Rama dhe vellai i tij Olsi Rama. Firmat e vogla kineze jane paraqitur ne tender thjeshte sa per te mbuluar kete mega afere korruptive.

    Plan biznesi real i tyre nuk eshte zhvillimi i nje Zone Industriale ne Spitalle, pasi ajo zone nuk ka nje port te mirfillte dhe lidhje hekurudhore efektive me rajonin dhe Europen, por eshte shitja e vizave dhe rezidencave te perhershme per shtetas kineze, i cili eshte nje nga bizneset me fitim prurese ne Kine.

    Per kete kemi informacione te sigurta, qe qeveria shqiptare do te beje nje pakete ligjore, ku cdo shtetas i huaj qe investon mbi 200 mije euro ne Shqiperi merr automatikisht leje qendrimi ne Shqiperi. Po te ishte bere ky rregullim ligjor para ketij tenderi, sigurisht qe do te kishin marre pjese shume firma kineze. Por gjithmone me qellim shitjen e rezidences ne Shqiperi dhe jo investimet ne industri, c’ka kerkon paketa ligjore me komplekse, qe qeveria shqiptare as nuk i ka dhe as nuk i di.

    Kjo eshte nje RILINDJE e GRABITJEVE te PRONAVE PUBLIKE!

    Albanian Whistleblower

    [email protected]

    1. Luli says:

      Duket si Artur Cani ky. Se e degjova ne TV po me keto arsyetime. Po edhe shtete te fuqishme si Kanadaja psh e kane qe per nje investim 500 mije dollaresh, behesh qytetar kanadez. Nejse, mund te kesh te drejte ne ate se gjithcka mund te jete e stisur.

    2. Sh says:

      Prologu i vjedhjes se Spitalles eshte 100000% I VERTETE . KY PLAN ESHTE BERE GATI SAPO RAMA MORI QEVERINE NE DORE .VELLAI I RAMES ,OLSI DHE GEZIM MANCE JANE SHOKE .
      AT A TE DY DO TE MARRIN SPITALLEN
      POR KY POPULL HAN BAR SI GJITHMON .I DHANE VOTAT RAMES ,SE MENDUAN QE DO TE BENTE CUDIRA . CUDIRAT RAMA PO I BEN PER VETE DHE PER NJERZIT E TIJ .
      FAJIN NUK E KANE QEVERITARET ,POR NE SI POPULL JEMI TEPER IDIOTA .
      KU TE GJITHE POLITIKANET VJEDHIN MILIARDA .

  31. tan tirona says:

    Rama do boj ate qi bo perher,kryeministrin.prokurorin e bo prokurori.gjygjtarin e bo gjygjtari etj,etj ….

  32. NjeQytetarOptimist says:

    Populli po vezhgon.. Si shume inferjor flet per te drejten dhe deri tani s’kam pare gje.. Perkundrazi, ne disa raste si dhe sot nuk distancohet nga keqberesit.. Sic beri Bracja..

  33. Goni says:

    E ke qare kete artikull Mero. Te lumte! Me ne fund fillove ti biesh e ti nxjerresh te palarat qeverise se Rames. Nese Saliu e bastardoj shtetin mandatin e dyte ky e beri qe ne gjysmen e mandatit te pare. Sic duket po e parandjen ngordhjen.

  34. Geri says:

    Ed Rama e kupton se nuk eshte ndryshe, ai tashme e ka rikthyer Sandrin dhe Sandri vlen tashme!

  35. Pse says:

    O ckam ngrene ca fasule me turshi e qepe dhe vuuuuuu…..po ja skrep me dolli per kryemi..nistrin

  36. shvejk says:

    Kur lexon rubriken e komenteve te gazetes tende o Mero ,sikur lexon Facebook-un e Sali Berishes. Lejohen vetem komentet pro linjes editoriale, perndryshe sepata e censures eshte e pameshirshme. Dhe kjo qenka media e lire dhe me integritet? Mos u tremb nga komentet kondra Mero , mos i censuro ato . Mos harro diversiteti i mendimit eshte i vetmi tregues i nje gazete me te vertete te lire.

  37. Eni says:

    Z.Mero,mos përdor gazetën tënde serioze në drejtim të gabuar:Nuk është qeveria as kryeministri drejtori operative as dispeçeri.Çdo problem që del kërkon një kohë për njohje serioze aq më tepër një çeshtje si kjo më sipër.Kjo është çeshtje e organeve të drejtësisë,qeveria nuk bën drejtësi…po e shkeli le ta gjykojë drejtësia e votuesit..por jo juve-gazetarë e opinionista të pa moral të baltosni çdo gjë që po bëhetdhe nuk po shohim të kritikoheni etj.por po shohim se jeni bërë milioner duke shkruar nga pese rreshta çdo ditë si puna e Bushatit
    e tëra fallco e pa dinjitet…..

    1. Lule Velo Partizani says:

      Eni vazhdo ha mut se te ben mire.

  38. luis says:

    He me ju lumte te gjithe juve me Meron ne krye se keshtu zgjidhen punet,duke i rene ne koke te keqes.Lehaqener te te gjithe llojeve mbidhuni se na mori lumi.Ka bere vaki e madhe dhe nuk me merr gjumi naten sepse Frangaj po ndertoka nje pallat ne nje fushe topi ku luanin kalamanjte e varfer te milionerave sepse ai fshat i varfer turistik ku kane ndertuar te varferit milionera na ka prishur imazhin e rilindjes.Oh mortja qe nuk u merr sepse nuk e vini trurin fare ne pune dhe turreni nga te fryje era.Per nje ore thoni Edo je njesh,je i papare,krenari qe te kemi dhe pas nje ore,cfare ben ky palaco ky maskara,te ngrihemi dhe ta shpartallojme.Me saliqenerit nuk lodhem fare sepse ata kete duan,por ju qe nuk keni as bythe dhe as koke e qe u perplasin ku te duan vete,kush zgjohet me heret ne mengjez cfare u gjeti.
    Cfare do thoni kur ta merrni vesh te verteten,apo sipas jush e verteta eshte cfare thote Merua Edhe Mero si te gjithe leberit per 5 minuta te ka mik per koke pastaj te thote te qivja udhet.Po te kishte Rama koken tuaj nuk do i thonin politikan,por ngaqe eshte ndryshe ka talent dhe eshte njeri nga politikanet me i afte qe ka patur ndonjehere Shqiperia dhe jam i bindur se te gjithe juve ka per tu dhene nje mesim te mire pavaresisht se era here pas here do u hedh nga ti teket.

  39. tani says:

    I qifsha robt sandrit dhe rames ,dy plehrave te shqiperise,bashke me meten e berishen,,,,

  40. Na vjen per te vjelle me komunistet Laguna blu I di o mero kush jan ,njeni me hajduteve se tjetri ca palo avoketerish te fshatar me ca mjekrasi cjap ,lej o mero Tuareg nxiirni je ten sander katnarise Mir jau Bo.

  41. Tartarini says:

    Do shohim shume shpej transformimin nga Sander Harbuti ne Sander Mafishja. Ma do mendja qe banoret tek Laguna Blu kur te jene perballe Sandrit do kruajne koqet. Ndonjerit ne moshe te thyer edhe mund ti shpetoje ndonje pordhe.

  42. lavdosh says:

    Si gjithmone pikat mbi “I” Mero.
    Edhe sikur Kryeministri te shprehet dhe te zbatoje ligjin, per mua cfare ndodhi ne mes te dites, heshtja e organeve dhe vete kryeministrit per nje kohe te gjate, tregon kapjen e shtetit dhe te vete kryeministrit nga mafia.
    Tamam si ne kohen e Nanos, Metes, Berishes, Bashes
    Imazhi i nje Kryeministri shteteberes ra.

  43. oldman says:

    Edhe sikur Rama te respektoje dhe zbatoje ligjin ne rastin “Frangaj”,
    qe duket te ndodhe, sidoqofte, “me nje dallendyshe nuk vjen pranvera”.
    Rama duhet te pastrohet mire nga llumi, qe te behet i besueshem.

  44. sul korriku says:

    Edhe disa te tjere po presin standartin e Kryeministrit pasi jane viktime e nje çeshtjeje te ngjashme ne fshatin turistik tek pishat e buta ne Golem.
    Vetem me pak ndryshime ne personazhe:
    Sandri zevendesohet nga Rapush Oxholli dhe Banoret VIP-a te Lagunes Blu zevendesohen nga banore jo vip-a pek Pishat e Buta.
    I njejti skenar: Shitje te tokes shteterore, Gjykata (e Durresit)e korruptuar, Komuna Golem e super koruptuar, leje ndertimi e skaduar dhe e transferuar, teritori i perbashket i rrethuar me dhune ne gardh llamarine.
    Sandri e ka teritorin te pa rrethuar po me fadroma.
    Rapushi e ka teritorin te rrethuar dhe pret preçedentin “Sandri” qe te fuse fadromat.

  45. kaqi i zi , 100 % antikamunist says:

    O edo mos u perziej fare me halet qe i kane bere gojore berishes.te dyja palet e pronareve jane funderrina edhe pronaret e vilave edhe ata qe duan te ndertojne vila te tjera.Jane fytyrat e verteta te rrumpalles berishiane.U kenoqem tu pa se si shqyhen mes njeri tjetrit keta lloj funderrinash hajdute.

  46. kenataret says:

    Po lejeni Ramen te grindet ne Berishen…kush ja lepin e i pari Sandrit

  47. Milanisti says:

    Shqipëria vend për të jetuar vetëm hajdutet dhe vrasësit, të gjithë njerëzit e ndershëm të marrin rrugën e emigrimit se ska shpresë në atë vend.

  48. ZahoKoka says:

    Sa te ndyre, te paboje, plehra e mos me keq tju them jeni ju qe vini nga shtresa e katundareve, pabuksave, pabreksave ne byhe ju jeni fundi i cdo katastrofe kombetare jeni varri i nje kombi.

  49. majda says:

    te lumte Mero Baze. e ke qare shkrimin. kisha kohe qe nuk te lexoja se mendoja qe promovon edi k..e ramen. ska per ta marre kure voten time. na ka zhgenjyer shume

  50. Bureto says:

    Nje problem i thjeshte dhe i lehte per t’u zgjidhur nga Edi Rama. Nese nuk eshte i kapur dhe ai, eshte rasti te tregoje me vepra se ato qe thote per luften ndaj korrupsionit nuk jane hipokrizi. Ky do te ishte dhe fundi i tij. Do te thone me te drejte njerezit, kur ky nuk eshte i zoti te merret me nje halabak dhe me nje problem lehtesisht te zgjidhshem e plotesisht ne dore te tij, si do te zgjidhe ay ato premtimet e bujshme per te denuar krimet e kohes se Berishes se me tej, qe me se shumti e sollen ne pushtet? A, a…! Duroni o milet dhe prisni reformen ne drejtesi, e cila edhe sikur do te jete celsi magjik, thuhet se do te filloje te veproje ne vitin 2017, vit kur ai ka shume gjasa te mos jete me kryeminister.

  51. fred says:

    Mero, pse pa ze ti ?te ka ik VOA pa koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje