Erdogan, ”sulltani” i tronditur i Turqisë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

erdoganSa i adhuruar aq dhe i urryer, ai mbretëron që prej 13 vjetësh në Turqi. Presidenti islamo-konservator, Recep Tayyip Erdogan pësoi në zgjedhjet legjislative të 7 qershorit dështimin e parë serioz politik, që kompromenton ëndrrat për të dominuar me të drejta të plota në vend.

Për ndonjë, ai është shpëtimtari i Turqisë. Për të tjerë, asgjë më pak se një ”diktator”.

Drejtuesi i pandarë, por gjithnjë e më shumë i diskutuar në vend që prej 13 vjetësh, presidenti, Recep Tayyip Erdogan ka sot në lojë të ardhmen e tij politike.

Më 7 qershor, ëndrra e tij për të vendosur një ”superpresidencë” me imazhin e paraardhësit të tij u thye mbrëmjen e zgjedhjeve legjislative. Pavarësisht angazhimit personal në fushatë, Partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) ka humbur maxhorancën absolute në Parlament.

Në moshën 61-vjeçare, Erdogan mbetet në fakt kreu politik më popullor dhe më karizmatik i vendit që prej kohës së Mustafa Kemal Ataturkut, babai emblematik i Republikës laike. Por dëshira e tij për të krijuar një “superpresidencë” me imazhin e paraardhësit të tij duket shumë e largët.

Që prej zgjedhjes së tij në muajin gusht, presidenti nuk ka ndalur për t’i rimarrë barrën e vendit pasardhësit të tij në krye të qeverisë, kryeministrit, Ahmet Davutoglu duke ndryshuar Kushtetutën për të riforcuar pozitat e tij.

“Zgjedhësit turq i kanë treguar hapur se ata nuk mund të kalojnë në një regjim presidencial”, theksoi dje në mbrëmje analisti politik, Seyfettin Gursel për stacionin televiziv CNN-Turk.

I njohur për oratori dhe për daljet herë herë brutale kundër shtypit apo kundërshtarëve të tij, ish-kryetari i Bashkisë së Stambollit, ka kaluar nga islamizmi politik, para kthimit të tij në ”demokracinë konservatore”, ashtu siç e ka cilësuar vetë ai partinë e tij Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), në pushtet që prej vitit 2002.

Një evolucion që nuk e bind opozitën laike, e vendosur për parimet e Republikës Ataturke, që e akuzon se po kërkon të islamizojë shoqërinë turke, të paktën do të shoqërojë një evolucion të tillë.

Konsideruar gjatë mandatit të parë si reformatori kryesor, i cili kërkon demokratizimin e shoqërisë turke përballë influencës politike ushtarake, ai ndërmori në vitin 2005 fillimin e negociatave për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian, që sot ndodhen në pikën e vdekjes.

Ardhur në krye të qeverisë në vitin 2003 mbi rrënojat e një krize të rëndë financiare, Erdogan u përshëndet nga mbështetësit e tij si njeriu i mrekullisë ekonomike dhe reformave që çliruan maxhorancën fetare dhe konservatore të vendit nga dominimi i elitës laike dhe ndërhyrjet politike të ushtrisë.

Ai u përshëndet gjatë mandatit të dytë (2007-2011) për rimëkëmbjen e ekonomisë, pavarësisht krizës globale. Në vitin 2010, Turqia regjistroi një rritje ekonomike me 8,9 për qind e barabartë me atë të Kinës.

Por, pas një fitoreje të partisë së tij në zgjedhjet legjislative të vitit 2007, një numër analistësh denoncuan tek Erdogan tendencat populiste dhe autokratike dhe vullnetin për të orientuar diplomacinë turke drejt Lindjes së Mesme, veçanërisht drejt Iranit, në dëm të Evropës dhe aleatëve tradicionalë të NATO-s, ku bën pjesë dhe Turqia.

Prej dy vjetësh, ai është bërë gjithashtu figura më e kritikuar në Turqi, këtë herë nga ata që e kritikojnë për devijimet e tij autokratike dhe islamike.

Sulmi spektakolar i ndërmarrë këtë javë nga policia kundër dy stacioneve televizive, mbështetëse të opozitës nuk ka bërë gjë tjetër vetëm ka rritur shqetësimin e atyre që, ashtu si kreu i opozitës, Kemal Kiliçdaroglu, e akuzojnë se dëshiron të ”rivendosë sulltanatin”.

Luksoz, gjigant dhe ekstravagant, pallati prej 500 milionë eurosh në të cilin ai u vendos vjeshtën e kaluar është bërë simbol i “megalomanisë” dhe korrupsionit.

– Një sulltan i ri –

Rritur në lagjen popullore të Kasimpasas në Stamboll, arsimuar në një gjimnaz fetar, shitës në rrugë, “Tayyip” ëndërronte të bëhej futbollist, para se të hynte në politikë në lëvizjen islamike.

Ai merr postin e kryeministrit në muajin mars të vitit 2003, disa muaj pasi AKP erdhi në pushtet dhe amendoi ligje që ishin të ndaluara që prej vitit 1997 të aktivitetit politik.

Ndërkohë që ai ishte kryetar Bashkie i Stambollit, Erdogan recitoi gjatë një mitingu një poemë me konotacione islamike që i shkaktuan atij dënimin me katër muaj burg dhe humbjen e të drejtave politike.

Fillimet e tij në në militantizmin islamik datojnë në vitet e universitetit, kur ai u përfshi në lëvizjen e Necmettin Erbakan, këshilltari i tij politik, i cili vdiq këtë vit.

Ky i fundit u bë në vitin 1996 kryeministri i parë islamik në Turqi, para se të rrëzohej një vit më vonë nga pushteti nën presionin e ushtrisë dhe mijëra laikëve.

Zgjedhur kryetar i Bashkisë së Stambollit në vitin 1994, Erdogan fitoi një popullaritet të lartë në saj të efikasitetit të punës së tij në shërbimet bashkiake.

Por, dorëheqja e kërkuar me forcë në vitin 1997 nga Erbakan dhe ndalimi i partisë së tij e nxitën Erdoganin dhe mbështetësit e tij “modernistë” të rishikojnë vizionin e tyre politik.

Pas daljes nga burgu, ai konfirmoi gjithashtu se ishte tërhequr nga e shkuara islamike duke shprehur perspektivën e tij për vlerat properëdimore dhe laicitetin.

Ai mbetet padyshim një mysliman i devotshëm, që nuk pi alkool dhe bashkëshortja dhe vajzat e të cilit mbajnë perçe.AFP/ATA

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

7 komente në “Erdogan, ”sulltani” i tronditur i Turqisë”

  1. $$$$$$$ says:

    Duhet marre shembull nga Arnautet we beren ROTACION qe do te thote ,hiku nje rrote dhe erdhi nje tjeter.

  2. Kush mundet te dalloj dicka njerezore ke ky surrat ,
    ke ky surrat i peshtir ,kjo rrace qensh te terbuar ?!

  3. tfgs1 says:

    pune sunitesh,varu kkkkkkkkkkkk…………..

  4. Kina says:

    KINA HOQI POLITIKEN E NJE FEMIJE. DERI TANI POPULLSIA E KINES ESHTE RRITUR 50 MILJONE NE VIT. PRITET TE RRITET SHUME ME SHPEJT. BALLKANASIT INJORANTE MERREN ME NJERI TJETRIN. NUK KUPTOJNE SE RREZIKU I TYRE VJEN AZIA QE DO TI PUSHTOJE PA LUFTE. DO TI BLEJE E DO PERFUNDOJNE SKLLEVER TE KINEZEVE TE GJITHE TURQ, GREK, SERB E SHQIPTAR.

  5. MEDIA SHKATERRUSE e SHOQERISE says:

    Ja pra qe doli qe CNN eshte nje media GENJESHTARE sepse populli Turk dashka te kunderten e asaj qe kerkon te imponoje kjo media e kompllotit nderkombetar Turqis.

    Te kot e keni o HIPOKRITER…

    Kohra te tjera do te vijne …

    Iku koha e kapitalizmit dhe medias genjeshtare…

    Hipokrizia dhe genjeshtra po fillojne te veniten….

    Keshtu do te ndodhi ne gjith boten…

    Hipokrizia dhe genjeshtra do te zhduken…

  6. MEDIA SHKATERRUSE e SHOQERISE says:

  7. shefi says:

    bejini nje gojore erdoganit ju dhe kush ju paguan te komentoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *