Në Guatemalë, president zgjidhet një komedian

1 Nëntor 2015, 12:38Bota TEMA

Muajt e kaluar në Guatemalë do të mund të krahasoheshin me një telenovelë politike.

Gjërat për të cilat është raportuar kanë qenë, herë pas herë, aq të pabesueshme, saqë mund të qeshje me to, shkruan  BBC.

Prandaj, mbase ish-komedianti Jimmy Morales e ka gjetur punën e përkryer si president i ri i këtij shteti.

Parodia dhe politika

Morales është mësuar të jetë në qendër të vëmendjes. Ai ka qenë pjesë e programit komik të përjavshëm, «Moralejas», së bashku me vëllanë e vet, Sammyn, për më shumë se 15 vjet.

«Humori m’i ka hapur dyert dhe më ka mundësuar që të përcjell porosi të rëndësishme», thotë ai, pas fitores në zgjedhje.

Presidenti i posazgjedhur përmend «Diktatorin e Madh», filmin satirik të Charlie Chaplinit që tallet me Adolf Hitlerin, si inspirim i tij.

«Nuk ka film tjetër me një përmbajtje aq të fuqishme – dhe e tërë kjo është realizuar me humor», thotë ai.

Megjithatë, jo të gjitha talljet e Moralesit kanë qenë të suksesshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje