Përse kompleksohet qeveria nga biznesmenët e Berishës?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

mero

Nga Mero Baze

 

Mu duk i pavend reagimi i qeverisë lidhur me një leje ndërtimi që ka marrë Mihal Delijorgji dhe sidomos nxitimi i saj për të thënë, që lejen e ka dhënë i pari Lulzim Basha. Mihal Delijorgji, partneri i djalit të Sali Berishës në Gërdec, nuk është ndërtues i keq, por është biznesmen problematik pasi kap shtetin. Atij nuk i ka rënë ndonjë pallat që të ndalohet të ndërtojë, atij i është hedhur në erë një fabrikë dhe ka vrarë 26 persona, pasi mendonte se i kishte krahët e ngrohta nga Sali Berisha.

Fakti që qeveria nxiton të distancohet nga ai pse i ka konfirmuar një leje ndërtimi, dhënë nga Lulzim Basha, është një kompleks faji që qeveria ka në mënyrën sesi i diferencon biznesmenët.

Është shumë logjike që socialistët e thjeshtë të jenë alergjik ndaj emrit të Delijorgjit, Frangajt, Manes, Ulajt dhe shumë biznesmenëve të tjerë që bënë emër në kohën e Berishës si klientë të tij. Me ndryshimin e pushtetit, nuk është e thënë që këta të shpallen armiq të klasës. Ata thjesht mund të vazhdojnë bizneset e tyre dhe të mos jenë më klientë të qeverisë. Problemi që ka krijuar Edi Rama me këtë kast biznesmenësh dhe më qëndrimin ndaj së shkuarës së Berishës në Shqipëri, është se ai ka shmangur çdo parim për qëndrimin ndaj tyre dhe ka qëndrime të veçanta për secilin. Fjala vjen, për pallatin që besohet se është dhe i Shkëlzenit dhe i kunatit të Lulzim Bashës në Vlorë, mbajti qëndrim të rreptë dhe e mbështeti mbi parimin se ai do të vendosë rregull në kontrollin e territorit në bregdet. Dhe u duartrokit. Por duke i marrë në bllok, ata që ishin etiketuar si biznesmenë të Berishës, duheshin trajtuar të gjithë njëlloj dhe me një kriter. Jam absolutisht kundër persekutimit të tyre dhe të çdo shqiptari që ka 100 euro për të investuar në këtë vend, por qëndrimi selektiv ndaj të njëjtit grup, me të njëjtën ndjeshmëri politike në shoqëri, krijon amoralitet politik.

Kështu, Samir Mane dhe Aleksandër Frangaj kanë bashkëpunuar në fushën e ndërtimit në disa objekte në Tiranë dhe kryeministri ua ka konfirmuar sërish një leje të re, në një zonë parku. E them qysh në fillim, që nuk jam kundër vendimeve që merr një institucion i specializuar për lejet e ndërtimit, pasi nuk jam gjitholog të gjykoj vlerën e tyre. Por, meqë njerëzit e kanë pare njëlloj si Samirin, si Frangajn, ashtu dhe Bashkim Ulaj duke ndërtuar së bashku tek TV Klani dhe duke kthyer fushat sportive në fusha ndërtimi, nuk e kuptoj pse Bashkim Ulaj duhet të bllokohet dhe këta duhet të ndërtojnë. Le të ndërtojnë të gjithë, ose asnjë. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për Delijorgjin. Nuk kam pikë respekti për atë biznesmen, pasi e kam parë gjithmonë të torturohet të kapë pushtetin për ndonjë punë, por ai është një ndërtues i mirë pallatesh në Tiranë. Fakti që qeveria nxiton të distancohet prej tij, si ish- ortak i Shkëlzenit, është qesharak dhe dëshmon kompleksin e fajit që ka për qëndrimet selektive ndaj ish-biznesmenëve të Berishës.

Ajo që Rama ka bërë për Delijorgjin, është pikë më pikë ajo që ka bërë për Frangaj tek “Laguna Blu”, të cilit i ka konfirmuar përmes Këshillit të Rregullimit të Territorit në korrik 2014, lejen e dhënë nga Komuna e Golemit në shkurt 2014. Përse nga Frangaj nuk distancohet dhe e mbron, dhe nga Delijorgji distancohet? Mendon se ne mërzitemi më shumë nga partneri i Shkëlzenit sesa nga partneri dhe ushtari i Berishës? Dhe kur i bën gjithë këto, ç’e ka atë teatër me një pallat të Bashkim Ulajt tek Liqeni, ku duket sikur ruan ndonjë parim? Çfarë parimi ruan? Politik, jo e jo, se e ka shkelur me të dy këmbët. Urbanistik jo e jo; ambientalistët që rrijnë para pallatit të Ulajt, harruan të vinin tek “Laguna Blu” ku po rrafshohen fusha e do ndërtohet buzë detit, dhe po ashtu nuk janë ndjerë për lejet e tjera në park, ndërkohë që ajo e Ulajt s’ka lidhje as me parkun, por me një hapësirë poshtë Liqenit, që ndërkohë është bërë masakër.

Pra, nuk e kuptoj më, se mbi ç’kritere dhe mbi ç’parime disa ish- biznesmenë të Berishës privilegjohen dhe disa bëhet sikur luftohen. Shqipëria në këtë pikë është më e çliruar se Edi Rama dhe nuk do t’ia dijë për raporte personale, por për parime publike. Nëse do biem dakord që nuk do të ndërtohet në Park, atëherë s’ka pse jep leje të reja aty dhe rrotull tij. Nëse jep të reja, s’ke pse bllokon të vjetrat. Nëse biem dakord që s’do ndërtohet në rërë, s’ke pse lejon Aleksandër Frangajn të ndërtojë aty, 20 metra larg detit. Nëse e lejon, se ke hallin e Kokëdhimës në Qeparo, lëri të gjithë të bëjnë punën e tyre dhe mos na lodh me parime. Parimet kur zbatohen në mënyrë selektive janë persekutim politik. Ato japin drejtësi vetëm kur vlejnë për të gjithë. Këtë betejë kjo qeveri e ka humbur, së paku tek kjo puna e qëndrimit ndaj ish-klientëve të Sali Berishës në biznes. Nuk kam asgjë me asnjë prej tyre, edhe pse kam shkruar faqe të tëra kur ishte në pushtet Berisha si përfitues të padrejtë nga pushteti i tij. Tani ai pushtet iku dhe ky i riu ose të bëhet si Berisha dhe t’i trajtojë të gjithë njëlloj, ose të mos merret më fare me ta dhe t’i lërë në fatin e gjithë biznesmenëve të tjerë shqiptarë. Nuk mund të ndodhë si tek “Femra e kafshëve” të Oruellit, ku të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa janë edhe më të barabarta. Fakti që qeveria nga disa nxiton të distancohet dhe me disa nxiton të krenohet, e bën shumë më të zezë qeverinë se ata. Le të jetë beteja jonë e humbur, beteja ime dhe e atyre që besuan se diçka mund të ndryshojë. Qeveria s’ka pse skuqet nëse është e drejtë me ta dhe s’ka pse nxihet vetëm se ka qejf vetëm disa nga ata.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

29 komente në “Përse kompleksohet qeveria nga biznesmenët e Berishës?”

  1. Lidi says:

    Nuk e di ,a i lexon Kryeministri keto editoriale. Do i vlenin shume.

    1. Hajdari says:

      Me çfare t’i lexoje?
      Me syte si pufka misri, te nxire e te fryre si mos me keq nga malli i forte!?

    2. pjetri says:

      E fillon me nje genjeshter flagrante Meroja kur thote se Mihal Delijorgjin e paskej perzgjedhur Berisha.
      Nuk ka shqiptar qe te mos ta dije, se ishte Edi Rama qe i dha leje ndertimi ketij biznesmeni per nje lagje te tere ne Tirane.
      U mor drejtesia shqiptare e ndihmuar edhe nga specialiste te huaj mbi nje vit e gjysem me aksidentin e Gerdecit.
      Perfundimisht u vertetua se aksidenti ndodhi nga pakujdesia e nje punonjesi te kesaj fabrike, qe edhe vete humbi jeten.
      A ka pergjegjesi per kete qeveria ?
      Sigurisht qe ka e eshte kjo arsyeja qe Berisha kerkoi dorheqjen e ministrit te mbrojtjes Mediu e drejtori me pergjegjessine direkte ne ministrine e mbrojtjes, u arestua u gjykua dhe vuajti denimin.
      ASsnje nga fantazite e Meros qe ka bere e ben vrases Berishen e djalin e tij, nuk eshte vertetuar e nuk ka sesi te vertetohet pasi me i interesuari qe te mos ndodhte kjo fatkeqesi, ishte pikerisht kryeministri Berisha.
      Vetem ndonje i semure psiqik, muund te akuzoje kryeministrin se i paskej vene tritolin karriges se tij te pushtetit.

    3. Bureto says:

      Mendoj se i di qe cke me te! Ne mos eshte dhe vete nje i tille, me shume besoj se nuk ka bythe dhe eshte nje dhjeraman qe vetem qahet. Mire per disa e kane fajin gjykatat por per ato qe jane ne kompetence te tij pse nuk vepron. Mero ka te drejte. ose te distancohet me vepra ose fundin e ka afer dhe per te zezen tone perseri rokada do te behet per keq e mos me keq, sidomos me kete elektorat qe kemi ne.

  2. ??? says:

    V.O.”Ferma e kafsheve”

  3. eklipso says:

    Sepse ca e pinë dhe ca jo…

  4. erion brace says:

    mos u merzit mero se une do u q… robt atyre

    1. eeeeeee says:

      E erion e kur mè ,kur tu nxjerrim ne, mbas nje viti pension???

  5. Leo says:

    O Rame te lumte se me fort se ja u ke futur ti shqiptareve sja u ka futur kush. Berisha eshte vrases dhe shqiptaret e dine se cfare marrin kur ai vjen ne pushtet. Por ti po perdor friken e shqiptareve ndaj ardhjes se Berishes ne pushtet per te qene kryeminister. Nje milione vota na i more duke premtuar berjen e shtetit, dhe 2 vjet pas zgjedhjeve shteti i yt eshte kopje e shtetit Berishian. Padronet e kriminelet qe benin ligjin ne kohen e Berishes bejne ligjin dhe sot.

    1. Mezani Celoja says:

      Leo, seriozisht e ke qe shteti Rames eshte kopje e Berishes ???!!

      Mund te kesh 100 qind pakenaqesi ndaj punes se Rames, te drejta apo te padrejta, por me kete qe ke thene provon qe je i verber ose i njeanshem se si rrjedhim e zhvlereson gjithcka qe thua.

      Leo, Kristalet dhe Vitrinat tu mbyllen, importi plehrave tu ndalua, kontrolli mbi lumejte dhe pyjet po vendoset, ndertimet katastrof po frenohen, dinamiti tre here ne dite pushoi, Lazarati tu mbyll, ne politiken e jashtme fitove respekt, informalitetin po e lufton, dritat po u paguajne te gjithe, aksidentet ne rruge jane ulur, etj.

      Njerezve u erdhi goja, punonjesit e administrates nuk kane frike te belbezojne, gazetaret shkrujne cfare te duan, biznesi kritikon per shtate pale qejfe qeverine dhe kjo nuk u hakmerret.

      Berja e shtetit nuk eshte mision i nje njeriu te vetem, eshte e gjithe shoqerise. 25 vjet shkaterrim nuk i korigjon dot me 25 muaj.

      Gabime qeveria ka bere sa te duash keto 2 vjet, por mos na hap barkun tani duke na kujtuar Berishes.

  6. Mentari says:

    Nuk na tregove gje per maredhenjet e Delijorgjit me Edi Ramen.Por si harrove ti se kur Edi Rama ishte kryebashkiaku i Tiranes i dha leje ndertimi Delijorgjit atje te Kombinati? Nuk besoj se e ke harruar por per inat te djalit te Berishes qe te vetmin krim qe beri ishte ti gjente fakirit burrit te tezes se tij nje vend pune atje tek ndermarrja e Delenxhiut(Delijorgjit)Po pse nuk flet njehere per ato krime qe Delijorgji beri atje tek Biznesi i tij dhe Rama e la te pafajshem? Deformimet e fakteve dhe akuza te kota eshte krim ,eshte mashtrim qe i behet shqiptarve per te degjuar pordhet dhe te njeres ane dhe fshehja e pordheve te tjetres ane.

  7. B. says:

    “Ata thjesht mund të vazhdojnë bizneset e tyre dhe të mos jenë më klientë të qeverisë. “; – kendveshtrim tipik nga brenda fermes!

    Le te ndertojne te gjithe ose asnje…

    …nuk jam kundër vendimeve që merr një institucion i specializuar për lejet e ndërtimit

    Tek biznesi I madh Mero nuk ka besim. Te qeveria gjithashtu jo…(dhe mire ben), po ne a duhet t shpresojm ende te utopia e medias se lire!?

    “gjithologjia” po fillon te bjere ere. Andin e mbeshtetem per shoqni…
    Kush eshte sponsori i tremujorit ne vijim do e lexoni me qarte ne editorialin ne vijim.

  8. edvini says:

    Me ne fund o Mero e pranove qe Rama i ka reformat e ashpra vetem ndaj qytetareve te varfer,te papune,te pashprese. Perfundimisht keta po e shtrydhin Shqiperine.Shpresa e fundit jeni vetem ju gazetaret

  9. a.g says:

    Mero vazhdon te flase per parime edhe pse e di shume mire qe parimet dhe Rama nuk kane asnje lidhje. parimet e 200 milione ofshore??? Parimet e “nga nje apartamenti per leje pallati”? Parimet e kthimit te blendi gonxhes ne bashki? Parimet e aleances me Meten pas 21 janarit? Parimet e raportit te neveritshem me top channel e Sandrin e Klanit? Parimet e darkes se peshtire ne ditelindjen e metes? Parimet e te berit ben ahmetaj minister? Etj etj..Dhe nuk kemi pare gje akoma. Po degradon per dite e keq e me keq do shohim

  10. Alban cani says:

    Perse po qaj ??????

  11. Populli Ju Mallkon me shpirt!!! says:

    Si per cudi vitin e trete te pushtetit degjenrojne te gjithe keta kryeministra,ndoshta nga fakti qe nuk kane besim qe fitojne prape zgjedhjet e reja dhe fillojne e bej kerdine…Qari Ilir Beqes dhe hajdurete te tjere qe duke mos e pasur mendjen njeri bejne namin me Mond Cimbin dhe Fredin e Elvana Hanes..Suksese dhe mallkimi do ju ndjek mos kini merak

  12. BERISHA DHE I GJITH LLUMI I PD-SE LARGOHU. says:

    Kjo teme nuk ka lidhje me c’fare po komentoj une, por po e perdori per ti bere thirrje Edi Rames qe te mos ti fike dritat dhe shpirtin e te varferve dhe pencionistave qe sapo i shikova tek oranews. Nje plake 92 vjecare jetonte pa drita dhe ja kishin keputur shpirtin kesaj plake, qeveria e Rames po ben krim kur i pret energjine 92 vjecares. Me falni per qe nuk po qendroj tek shkrimi i Meros, por thjeshte komentova sepse ajo plake kerkon drite per te jetuar. Mbeshtes reformat e Rames, por duhet te beje leshime me te moshuarit qe nuk i kane mundesite per te perballuar energjine, Rama po gabon jashtezakonish me te moshuarit.

  13. Aqif says:

    O mero po ne vlore ça prishi po vertet e rrezoi ate pallatin ne uje te ftohte por thuaj edhe tjetren ama qe pronaret i kishin shitur hyrjet domethen fitimin e tyre e kishin marre kurse rama me taksat e shqiptarve kompesoi ata qe kishin bler hyrjet pra nuk jua mori pronarve edhe t’ia kthente njerzve prandaj edhe atje nuk eshte se beri na nje gje

  14. A says:

    me shkruani ju lutem kush fshihet pas zamir manes dhe aleksander frangaj me keto pasuri maramendese ??????????????

  15. Xhelal [email protected] says:

    Keni shkruar ne gazeten tema ne 2011 per nje turk qe ishte liruar nga gjygjtari Gjin Gjoni dhe ne artikull permendej nje emer Xhemail Pasmaciu. Ju gazete Tema a keni studiuar se kush eshte ky emer (XHEMAIL PASMACIU)?

  16. Tili says:

    O Mero ti mendon se Edi Rama ka mend?????? Nuk e ke kuptuar kur ke ndenjur me të???? Mos më bëj të dushoj për intelegjencën tënde se për ligësin tënde jam i bindur!!!

  17. luis says:

    Mero per nje gje nuk kisha dijeni per Lagunen blu dhe qe ka dite qe po u bini tam tameve per ate fshat te varfer milionerash se Sandri na qenka mekatari i madh dhe qe Rama qe te tregoje vehten se eshte per drejtesi duhet te pezulloje punimet.Nuk jam per te mbrojtur Sandrin as qe me ha palla per ate por kurrsesi nuk po tregohesh i drejte kur aty ne ate fshat jane te gjithe batakcinjte me te medhenj te tokes shqiptare qe kane perfituar te gjithe ne menyre korruptive dhe qe Rama duhej te bente si Enveri qe ti zhdukte te gjithe ku Sandri mund te jete mekatari me i vogel i atij llumi,por ja qe eshte nje kohe tjeter dhe qe per ate vend kane firmosur turli qelbesirash gjyqtare ish kryeminstra dhe te luftosh megjithe keta monstra nuk eshte e lehte as nuk eshte e dobishme prandaj mos na e hap barkun per drejtesi ne ate vend qelbesirash ku Sandri duhet pergezuar per ate qe po ben dhe mire tu behet atyre horrave qe jane pasuruar ne kurriz te nje populli dhe qe popullin e thjeshte e shikojne thjeshte me perbuzje sikur te kene zgjeben.

  18. mira says:

    TE LUMTE DORA DHE PENDA,NUK KE CFARE TI HEQESH E TI SHTOSH SHKRIMIT,ME VJEN KEQ VERTETE SE MENDUAM,PER PAK DREJTESI,POR JEMI TE ZHGENJYER DHE PESIMISTE PER TE ARDHMEN E FEMIJEVE NE VENDIN TONE.

  19. $$$$$$$ says:

    Bravooooo Mero !! Sipas leash llogjike ,Rama del nje Kryeminister teper i padrejt ,dhe nuk mundet ti justifikoje veprimet te cilat bejne MUUUUUUU.
    TE GJITHA PO I BEN PER TE ZEZE TE VETES ,KESHTU NUK QEVERISET, CA TE NENES DHE CA TE NJERKES .

  20. shpresa says:

    Na duhet nje termet me I forte dhe rente andej nga Laguna Blu!

  21. EJ says:

    Çkelqesa e Tij edrama i BASTit:
    -Eeeeeeë, fajin e ka saliu!
    S’kini pa gjo haaala!
    T’fala nga sandri!
    Palloit Tresh, tha, 200çit
    qe i ka ngec sharra m’ gozhdet….
    Ej,
    1. Fajin e ka saliu
    2. haaaaaaaaaaaaaaaaaa ala s’kini pa gjo!

  22. oldman says:

    Merua pyet… PERSE?
    Sepse Paria e Tiranes (sipas radhes) e konsideron pushtetin
    si prone private me te cilen mund te sillet si t’ja kete
    kokrra e qefit. Pa u merakosur fare per “sovranin” (popull).
    Sepse ky popull nuk di ti shkule dhembet hajduteve te tij.
    Ti ndrroje cdo dy vjet deri sa te kullohet uji nga llumi.
    E ka thene tamam Blushi se ky popull vidhet me shume se te
    gjithe popujt e tjere… dhe nuk i ben pershtypje…

  23. noah says:

    Mero, shkruaj edhe për ata pisnesmenë që gëlojnë në parlament. Ke harruar edhe kriminelët e parlamentit që “bëjnë” gjumë dhe pisnes se nuk dinë asgjë tjetër. Shkruaj për injorantët në politikë që sillen si akademikë me që kanë venë para duke grabitur pasuritë kombëtare edhe me letrat me vlerë. Dje letrat me vlerë ishin 7%. Po ato 93% e tjera kush i merr dhe ku i shpie? Me letrat me vlerë (me vërë!!!) po grabiten ata që punuan pothuaj falas për atë të mallkuar socializëm, pensionistët e mjerë. Socializmi u hëngri edhe mishin edhe kockën dhe sidomos jetën. Asnjë pensionist nuk siguroi jetën e vet, pa le pastaj atë të fëmijëve. Pensionistët marrin “mëshirën” çdo muaj dhe mezi e shpien deri në fund të muajit…Merresh me Sandrin!!!! Merru me ata që mezi mbijetojnë.

  24. beth says:

    Me ne fund o Mero Baze u ktheve edhe ti nga parimi.Si ndodhi qe fillova ta kuptosh qe rama ka qene selektiv?koleget e tu e kane thene qe muajne e pare te qeverrisjes Rama-meta qe veprimet e qeverrise rana-Meta jane veprime arbitrare.me siguri ndonje shoqeri me ndonje nga te demtuarit te ka bere “te kujtohesh” per parimet.ma ke shpifur me shkrimet e tua qe ke bere keto dy vjet.(me perjashtim te ketij shkrimi)Ju gazetaret jeni bashkefajtore kur mbroni veprimet e mbrapshta te qeverrive pavaresisht te kujt krahu jane.Qendrojini besnik popullit te reabilitoni veten(ne se mund te reabilitoheshit)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *