Si zhvillohen zgjedhjet legjislative në Turqi!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

turqi votonTurqit votojnë sot deputetët e tyre në zgjedhjet legjislative të parakohshme, pesë muaj pas zgjedhjeve të mëparshme që regjistruan një humbje të maxhorancës absolute të partisë së presidentit Recep Tayyip Erdogan, që mbante që prej 13 vjetësh.

Këto zgjedhje zhvillohen në një klimë shumë të tensionuar pas rifillimit të konfliktit kurd dhe kryesisht atentatit kamikaz që shkaktoi 102 të vdekur më 10 tetor në Ankara.

Më poshtë vijojnë disa shifra për këto zgjedhje:

– SHIFRAT –

Sipas Këshillit të Lartë Zgjedhor (YSK), një total prej 54 049 940 zgjedhës të Turqisë, për një popullsi prej 77,6 milionë banorësh janë thirrur për të votuar, një shifër në rritje me rreth 400 000 që nga zgjedhjet legjislative të 7 qershorit.

Më shumë se 2,8 milionë qytetarë turk, residentë jashtë vendit kanë mundur tashmë të votojnë këto javët e fundit në konsullatat e tyre.

Qendrat e para të votimit nga 175 000 të tilla do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën lokale 17:00 (04:00-14:00 GMT.

– MËNYRA E VOTIMIT –

Deputetët turq janë zgjedhur në një raund të vetëm në zgjedhjen me listë në secilën prej 81 provincave të vendit.

Vendet ndahen në mënyrë proporcionale me numrin e votave që marrin, sipas një sistemi të quajtur ligji i Hondt.

Me qëllim për të favorizuar shumicat e qendrueshme, vetëm partitë që marrin më shumë se 10 për qind të votave në nivel kombetar marrin pjesë në këtë shpërndarje.

Shumë i kritikuar, ky sistem ekziston në vende të tjera evropiane, ku tavani i përfaqësimit është i limituar në pesë për qind.

Në Turqi, ky sistem i mundësoi në vitin 2007 AKP-së të Erdogan të merrte 62 për qind të vendeve me vetë, 46,5 për qind të votave.

– SIGURIA –

Deputetët e opozitës janë të shqetësuar për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në juglindjen me maxhorancë kurde të vendit, skenë që prej tre muajsh e përleshjeve të dhunshme mes forcave turke të sigurisë dhe rebelëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).
Ministri i Brendshëm, Selam Altinok njoftoi mobilizimin e 255 000 policëve dhe 130 000 xhandarëve për të garantuar sigurinë në zgjedhje.

– FORCAT POLITIKE PJESËMARRËSE –

Nëse YSK-ja ka regjistruar zyrtarisht 16 parti për këto zgjedhje, vetëm katër prej tyre janë të favorshme për të hyrë në Parlament.

Në pushtet që prej vitit 2002, AKP-ja ka fituar të gjitha zgjedhjet dhe ka riforcuar pozitat e saj në çdo zgjedhje legjislative (34,2 për qind në 2002, 46,5 për qind në 2007, 49,9 për qind në 2011). Por viktimë e një rënieje ekonomike dhe kritikave për orientimin autoritar, ajo mori në muajin qershor 40,6 për qind.

Partia e majtë Republikane Popullore (CHP), është forca kryesore e opozitës aktuale, dhe së bashku me partinë e djathtë, Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP), pritet që të ruajnë përfaqësimin në Asamblesë e Madhe Kombëtare, me shpresë për t’u bërë partnerët e vegjël, në një koalicion të mundshëm me AKP-në.

Partia Republikane Popullore (CHP, social-demokrate) ka dënuar me forcë devijimin autoritar dhe islamik të Erdogan. Por ajo vuan nga mungesa e një kreu emblematik. Kjo parti ka marrë  26-28 për qind të votave.

Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) shpreson të përfitojë nga rezultati i ulët i bazës konservatore të AKP-së dhe rifillimi i konfliktit kurd. Ajo mori 16,4 për qind të votave më 7 qershor, ndërkohë që sondazhet parashikojnë një rezultat më të ulët të dielën.

Zëri i minoritetit kurd (20 për qind e popullsisë, Partia Demokratike Popullore (HDP) duhet të kalojë pragun prej 10 për qind të votave, ashtu si në muajin qershor. Në sajë të shefit të saj karizmatik, Selahattin Demirtas, 42 vjeç, ajo u transformua në një parti të majtë, moderne e kthyer drejt të gjithë minoriteteve. Ai ka marrë 12-15 për qind të votave.

Gjatë zgjedhjeve të 7 qershorit AKP-ja siguroi 258 vende deputetësh, para CHP-së (132), MHP-së dhe HDP-së (80 secila)./ATA

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Si zhvillohen zgjedhjet legjislative në Turqi!”

  1. emigra says:

    Ka shume Kurd qe votojne per Erdoganin .

    1. tfgs1 says:

      nje nga keta je edhe ti,pavaresisht se flet shqip……….
      xhandare dhe Police per ”mbarevajtie” te zgjedhjeve………!!

  2. $$$$$$$ says:

    TFGS NUK PASKE GJETUR AKOMA NDONJE DASHNOR ,QE ATE LLAPEN TA PERDORESH VEND TJETER ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *