VIDEO/ Ja si u shndërruan për Halloween futbollistët e Barcelonës

1 Nëntor 2015, 19:31Sport TEMA
VIDEO/ Ja si u shndërruan për Halloween futbollistët e

Futbollistët e Barcelonës e festuar në mënyrë të veçantë fitoren ndaj Getafes 2:0, të regjistruar të shtunën, duke mbetur me pikë të njëjta me Real Madridin në krye të tabelës, shkruan Zëri.info.

Pas lojës, lojtarët e Barçës u shfaqën në dhomën e zhveshjes me maska, për ta shënuar festën e Halloweenit, ndërsa e ndërprenë edhe konferencën për shtyp, shkruan Zëri.info.


Për këtë, mesfushori i Getafes, Mehdi Lacen i ka kritikuar yjet e Barçës, që e ndërprenë konferencën, duke thënë se ai me shokë nuk do ta bënin një gjë të tillë nëse Getafe do të fitonte në udhëtim.

Këtë fotografi e ka postuar në rrjetin social Instagram, mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic. Në fakt, nuk dallohen mirë se cilët lojtarë janë në foto.

1 komente në “VIDEO/ Ja si u shndërruan për Halloween futbollistët e Barcelonës”

  1. totila direktan prenos says:

    Edhe BARCA “IME “” ,pak nga pak po kthehet ne nje ekip monoton .
    Gabim qe kane festuar HALLOWEEN-in ne kete menyre ,ku i gezohen fitores me GETAFEN e cila tashme eshte duke u kthyer ne nje “EKIP KREVATI “.
    BARCA qysh se MESSI u lendua ne 26 Shtator ka patur vetem nje TEST te Veshtire ,si MUSTAFIRE ,ate kunder SEVILLAS te cilin e humben 1-2 ,perndryshe fitoret me Las Palmasin ,me Levanten ,me Vallecanon ,me Leverkursenin per Kupen e Kampioneve ,me Borisovin po per Kupen e Kampioneve dhe Getafen dje ,ishin te lehta .
    BARCA e tregoi se eshte ekip i zakonshem qysh se u Rrah nga CELTA 1-4 dhe Sevilla qe e ceka me lart .
    Gjasat jane qe ne takimin e 21 Nentorit ne BERNABEU ekipi i BARCES dhe i REALIT do te kene te njejten Sasi pikesh ,por REALI prin me Golaverazh .
    Me se shumti mungesen e MESSIT po e ndjejne ALBICELESTET kur kane grumbulluar vetem 1 Pike me Paraguajin jashte dhe Humben me EKUATORIN ne menyren me te turpeshme ne MONUMENTAL 0-2 .
    Testi te veshtire do te kene perseri Albicelestet me BRAZILIN ku me gjase MESSI do te vazhdoje qe te jete i lenduar dhe i padisponueshem .
    Edhe me REALIN e shikoj MESSIN ne bankine ,kurse per rezultatin e ndeshjes ,REALI eshte dukshem i Avantazhuar ,por si DERBY ,besoj se te TRE OPSIONET e rezultatit jane te mundeshme .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje