INTERVISTA/ Briseida Shehaj: Biznesmenët me makina të bukura, 150 milion euro borxh tatimeve

3 Nëntor 2015, 15:21Politika TEMA

Drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj flet për Rudina Xhungën në emisionin “Dritare”

Çfarë ndjesie pate sot, kur kryeministri u qëllua me vezë, pasi doli nga takimi trajnues i tatimeve?

Të flas si Brisida, jo në emër të postit. Nuk më la një shije të mirë të them të drejtën, kushdo ka të drejtë të protestojë. Absolutisht duhen përkrahur, por do ishte më mirë të mos përdornin fjalë fyese por të lëshonin argumente.

Çfarë mund të thotë një njeri që godet me vezë, ka argumente?

Veza është për të tërhequr vëmendjen, por kur pashë një vajzë të re e cila protestonte për një të drejtë që e quan të drejtë, kur e pashë të përdorte atë fjalor nuk mu duk shumë e hijshme për një studente.

Në rrjetet sociale pastaj kishte edhe shakara të tipit janë në burg studentët sepse vezët ishin pa kupon.

Nuk besoj se studentët janë në burg, nuk kam informacion të tillë se studentët janë në burg, nuk besoj se do ketë masa të tilla, as që e mendoj se mund të ketë në Shqipërinë e 2015 masa të tilla. Por shpresoj që vezët t’i kenë marrë me kupon,  sepse është një akt qytetarie dhe ata janë studentë e duhet të jenë qytetarët e parë të Shqipërisë.

Vetë je rebele apo të ka lëmuar Drejtoresha e Tatimeve?

Jo, nuk e quaj veten rebele, kam një natyrë të fortë, nuk shquhem për natyrë të butë por që detyra të kërkon të jesh i qetë apo në momente të frenohesh, të mendohesh dy-tre herë para se të flasësh. Edhe do kisha protestuar për të shprehur një opinion të lirë.

Të kufizon kostumi që vesh?

Absolutisht, të kufizon, por jo për të bërë detyrën.

Për detyrën do të pyes në fillim pastaj dhe pyetje të tjera sepse më bëri përshtypje një nga pyetjet e para në facebook thoshte, Brisida kthehu te rimelei dhe peneli. Pse të paragjykojnë?

Nuk di ta them pse, edhe pse s’para e kam përdorur rimelin, ajo është një mënyrë e imja, ashtu jam unë, nuk besoj që më duhet një make-up për t’u etiketuar si titullar i zoti, besoj është puna që na vlerëson dhe jo pamja dhe nuk po dua ta analizoj komentin.

Ndjehesh keq kur të paragjykojnë, të shohin si grua, vënë re tonin e buzëve që gjithsesi e ke të ndezur, do të bësh përshtypje.

Jo, jo nuk ndjehem aspak keq, thjesht, individi që ka bërë komentin duket që është njeri sipërfaqësor. Normalisht unë do pranoj çdo kritikë për sa i përket punës, për sa i përket pamjes, lyhem apo nuk lyhem, nuk besoj se krijon problem.

Megjithatë në spektaklin Portokalli të vunë në lojë, le të themi, por më bëri përshtypje kënaqësia e rrjeteve sociale, domethënë e pëlqyen faktin që përdorej fjala ‘unë jam pjeshkë’ këtë fjalën nuk e pëlqej fare, më duket fyese për një femër, por gjithsesi çfarë ndjeve, e more në telefon vajzën.

Unë dhe nuk e pashë të them të drejtën, ishin familjarët e mi që e panë, unë e pashë më vonë nëpër mediet online. Zonjushën e mora në telefon dhe ishte disi e shqetësuar për të parë ndoshta dhe emocionet e mia, si e kisha pritur. Realisht unë nuk kam asgjë, ai është një spektakël humori, i mirëpritur humori, vajza është aktore,  unë e mora për ta uruar dhe për ta falënderuar për pjesën e humorit.

Kaq e hapur je edhe me njerëzit që kanë halle, mund të të marrë njeri në telefon, mund të marrësh dikë në telefon dhe të flasësh për problemin e tij? Je e hapur si Drejtoreshë e Tatimeve?

Absolutisht po, unë numrin tim e kam të publikuar në faqen e Drejtorisë së Tatimeve që në momentet e para që në momentet e para të detyrës.

Të marrin në telefon dhe u kthen përgjigje?

Absolutisht po, unë kontrolloj çdo email denoncues si në portalin “Stop Korrupsionit”, si në portalin e Drejtorisë së Tatimeve, replikohet automatikisht në emailin tim dhe unë kudo që të jem, edhe nga shtëpia në darkë, shoh çdo email deri në 12 të natës çdo denoncim replikohet te unë, çdo ankesë çdo protokoll kalon nga dora ime prandaj edhe unë rri deri në orën 12 të natës zgjuar kështu që, dua të di çfarë ndodh me administratën tatimore sepse mendoj se kjo është mënyra më e mirë për të bërë detyrën.

E ndjen që problemi është te administrata tatimore? Ke kontroll mbi tatimorët?

Kontroll kam, nuk është se skam kontroll mbi tatimorët, por gjithsesi njerëz janë ata që nuk paguajnë, njerëz janë edhe ata që janë pjesë e inspektorëve tatimore, kështu që ke të bësh me natyra njerëzore ku dikush ka një natyrë tjetër, dikush duhet trajtuar ndryshe, por që administrata tatimore ka një gjë të qartë të bëjnë detyrën dhe të jenë të sjellshëm, të kenë sjellje maksimale edhe kur  i drejtohen publikut. Nje një aksion i tillë do ketë gjithmonë ankesa, ai që paguan taksa ankohet pse nuk paguan ai ngjitur, kur shkon te subjekti që as i tillë nuk mund të jetë, edhe pse i regjistruar mund të ketë disa mangësi të tjera ai ankohet pse erdhët dhe më vendostë gjobën. Ky aksion duhet kuptuar dhe mirëkuptuar pak nga të gjithë sepse nuk bëhet për sot, bëhet pak më larg.

Çfarë ka më larg?

Ka ulje taksash.

Se tani ka burg, ka kupon me shtrëngim.

Burgu ishte aty në legjislacion, ishte në kodin e procedurave, është ndryshuar masa administrative dhe në kodin penal është kërkuar që të mos jenë dy masa administrative dhe më pas ndjekja penale, është kërkuar një masë administrative dhe më pas ajo penale. Është hequr një masë administrative  e ndërmjetme.

Cili është lajmi për biznesin e vogël, çfarë do ndodh me të?

Ka mbi pesë muaj që ne diskutojmë në disa institucione për ligjin e zejeve e iniciuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe në një ndër pikat ka të bëjë me zejtarët që janë biznese me xhiro deri në 2 milionë lekë që mbajnë familjet. Për sa kohë që shteti nuk është në gjendje t’u gjejë një punë ata vetëpunësohen. Këta nuk do të taksohen.

Që kur nis kjo?

Shumë shpejt do të bëhen ndryshimet ligjore, flasim brenda dhjetorit të 2015, kemi katër pesë muaj që diskutojmë draftin

Po administraten e ndeshkon?

Absolutisht kalon në komision ndëshkimor dhe masa më e lehtë që kemi në bazë të statusit të Kodit të Nëpunësit civil është 1/3 e pagës fillon me një muaj dhe kalon në  gjashtë muaj.

Sa të tilla masa janë marrë që nga koha që jeni drejtoreshë?

Të paktën 700 në 1400 punonjës.

Kaq shumë denoncime ka pasur?

Nuk është vetëm çështje denoncimi, kemi fituar edhe besimin te qytetarët  të cilët denoncojnë por administrata tatimore auditohet vazhdimisht. Marrim informacion edhe për drejtoritë rajonale, marri, informacion për aktet e tyre si veprojnë për gjithçka. Kemi trajtuar edhe inspektorë pasi në fillim bëhej për shumë pak njerëz dhe më pas nuk testoheshin.

Mjafton trajnimi që ai mos marrë gjysmën e lekëve nga biznesi?

Korrupsioni është fenomen varfërie por është edhe fenomen mosdije, prandaj trajnojmë administratën, trajnojmë biznesin që të ketë dijeni për ligjet se kush janë ligjet. Ne do bëjmë edhe një manual të thjeshtë ku të jenë të gjitha pikat se çfarë duhet të zbatojë biznesi i vogël. Do bëjmë edhe video-trajnime do i shpërndajmë ne faqen tonë.

Nese vjen një person që të jep gjysmën e parave për të marrë rimbursimet si i bëhet?

Ai që i jep gjysmën e parave nuk duhet ta bëjë, nuk i takon TVSH-ja, janë 140 raste rikontrollesh sepse është dhënë TVSH-ja.

Ka vonesa të palëve për rimbursim, ka ankesa, çfarë ndodh?

Kam lexuar një artikull të tillë dhe nuk është i saktë, shifrat nuk janë të sakta, deri në korrik 2015 ne kemi dhënë 4.8 miliardë lekë rimbursime, këtë muaj janë rreth 8  milion dollarë që janë rimbursime. Ka një procedurë për dhënien  e tij, kalon në thesar. Ka një procedurë, por ka edhe subjekte që duhet ta marrin edhe më përpara, ka edhe të tjera që kanë një debit pa paguar, një detyrim në doganë, pasi ne bashkëpunojmë edhe me këtë institucion.

Me cilat institucione bashkëpunon më pak?

Kërkoj bashkëpunime me të gjitha institucionet, janë disa që nuk përgjigjen. Kemi problem shumë të madh me gjyqësorin, i jam drejtuar me shkresa pa fund presidentit, KLD-së, ministrit Naço. Për kortezi duhet të kisha marrë edhe një përgjigje nga presidenti.

Përse i shkruani presidentit?

Për raste flagrante të gjyqtarëve, për shkelje proceduariale, administrata tatimore nuk lajmërohet për gjyqe dhe merren vendime në mungesë dhe më pas nuk marrin masa për personelin e tyre.

Po ju i respektoni vendimet e gjykatës?

Janë 80 vendime gjyqësore që janë zbatuar këto dy vite.

Kam këtu një listë që flet për të emëruarit partiake prej jush ku kishte shumë pak vendim gjykate te marra parasysh.

E pashë listën, fillohet me Drejtorinë Rajonale të Durrësit, drejtoresha ka 15 vjet emëruar. I di përmendësh emrat, por nga kurioziteti ia lashë porosi Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, të hidhnin një sy dhe të shihnin kush janë të përkëdhelurit dhe 124 emra të evidentueshëm, 55 janë me masa displinore  dhe 11 të larguar.

Por ne jetojme ne Shqiperi dhe tenderat e punesimet i degjojme si behen. Shto faktin qe jemi vend i vogel dhe shohim kush rri me ke ne kafe. Për çfarë mund të ulet në kafe drejtoresha e tatimeve, me Taulant Ballën, psh, përveçse për një emërim?

Jam shumë e lumtur për këtë pjesë se nuk më kanë parë dhe s’do më shohin në kafe me pjesën e politikës. Sot kemi një problem të madh me burimet njerëzore, 15-16 % të stafit ne i kemi bosh.

Do ishte e rëndë të dilte nga emaili juaj një listë e tillë. Kush e ka nxjerrë?

S’ka lidhje me mua. Nuk di çfarë të them,  nuk besoj se një drejtor i tatimeve është i pëlqyeshëm në një situatë të tillë, çfarë do lloj gjëje do përbënte lajm për të sulmuar titullarin e institucionit.

Por ju përbëni lajm?

Para se të merrja detyrën isha kurjoze kush ishte drejtore e tatimeve, edhe vete nuk e kisha menduar të punoja me pjesën e tatimeve, punoja në sektorin privat dhe nuk më lidhte asgjë me pjesën e tatimeve. Lexova vetëm një artikull, kishte mbaruar anglisht, kishte punuar 6 muaj në doganë dhe ishte bërë drejtor i përgjithshme e tatimeve. Kaq kishte cv. Kur vajta pashë shifrat, maksimumi 92% e planit ishte realizuar nga drejtori i përgjithshëm.

Që krahasuar me ju është?

Krahasuar me mua është që jam 99.2% të realizimit të planit.

Por ka ndryshuar sistemi, barra fiskale?

Nuk ka të bëjë barra fiskale, nëse do zhveshim të ardhurat tatimore nga rritja, ne kemi disa ndryshime të planit që ka rritje.

Po që s’ka ka kapur ka pritshmërinë megjithatë.

Ne kemi një problem, shumë pak në administratën tatimore, ka në atë doganore për arsye që i kemi bërë publike. Të gjithë e kanë parë rënien e çmimit të mineralit, të naftës që përkthehen në të ardhura.

Kush është përgjegjësia juaj?

Jam punonjëse e administratës tatimore, kam detyrë t’i shërbej atij vendi, t’i shpërbejë vendit tim, t’i shërbejë me drejtësi dhe ndershmëri. Jam inspektore, shpjegoj në telefon. Nuk vuaj nga kompleksi i madhësisë.

Kush është drejtori që e merr përgjegjësinë?

Unë jam drejtori që e marr përgjegjësinë, dhe nuk jam njeri që them të pres të më harrojnë nga fokusi. Do të  qëndroj në atë detyrë  derisa të gjykoj se e bëj mirë. Sot ka një rritje të të ardhurave dhe jemi i vetmi institucion me rritje. Edhe pse kemi probleme, vende bosh.

Si ka mundësi që ka vende bosh, nuk do njeri të punojë në tatime?

Po të ishim qeveria me militantë që shkarkonte kur vinte marsi i 2013 shkarkonim 200 vetë se na duheshin nja 200 vota  ju siguroj se të gjitha vendet do ishin të mbushura.

Ka mijëra të rinj me master që punojnë në call center. Pse nuk vijne te kerkojne pune ne tatime.

DAP-i bën testime, sigurohemi që testimi të mos jetë shumë i vështirë por duhen njohuri paraprake sidomos për inspektorë, që janë vende teknike dhe shohim që dështojmë.

Kaq të vështira janë konkurset tuaja?

Jo, ne kemi bërë pjesën e testimeve, më vjen mirë që në konkursin e fundit shumë studentë që i përdorëm për pjesën e praktikës dhe sondazhit të evazionit, kanë fituar vendet sepse kanë treguar vullnet shumë të mirë, janë motivuar.

Kryeministri Rama të mbështet, të inkurajon. Çfarë di Kryeministri që se dimë ne për punën tuaj?

Kryeministri di punën dhe më vjen shumë keq që pjesa tjetër nuk e di.

Kush është pjesa tjetër, ministri Cani e di punën tuaj?

Absolutisht i takon ministrit të shprehet, jam vartëse e ministrit, automatikisht puna im është edhe puna e ministrit. Çdo lavdërim apo kritikë e imja është pjesë e fiskut, ministria e tatimeve dhe doganave jemi një, një shtëpi që kemi një problem të gjithë bashkë.

Dështoni secili më vete.

Absolutisht, Jemi pjesë e një sistemi të gjithë bashkë.

A mund të thuash se tatimet janë mirë ndërsa doganat janë pas?

Nuk preferoj ta them sepse unë e shoh…

Por e mendon…

Jo, absolutisht nuk e mendoj edhe pse i takon tjetër kujt të bëjë analiza. Ka gazetarë ekonomie të cilët, më vjen keq ta them, nuk bëjnë analiza por lexojnë të ardhurat tatimore dhe kur shikojnë bilancin e konsoliduar të Ministrisë së Financave dhe të ardhurat tatimore, mendojnë automatikisht se janë të ardhura tatimore por ndërkohë nuk është kështu sepse administrata tatimore mbledh të ardhura tatimore, mbledh të ardhura jotatimore, mbledh sigurimet shoqërore dhe ka edhe një zë të vogël që shpesh nuk i japin rëndësi. Administrata tatimore mbledh taksat e biznesit të vogël që është gati dyfishi i asaj që mblidhej përpara dhe me taksë të përgjysmuar, kur në kohën e Bashës të vinte Bashkia e kur shikonte që kishe një dyqan 2×2 të përcaktonte sa ishte xhiroja jote, e të thoshte që për këtë dyqan xhiroja jote nuk është 2 milion të reja por është 3.8 dhe për këtë duhet të paguash 12 mijë e 400 lekë.

Por nuk dëgjonim kaq shumë njerëz të ankoheshin atëherë. Tani ankohen më shumë për taksat.

Sepse atëherë nuk bëheshin analiza, atëherë nuk merrej njeri me Drejtorin e Tatimeve, atëherë nuk merrej njeri as me Drejtorinë e Doganave.

Mos ndoshta sepse puna bëhej pavarësisht?

Jo, atëherë nuk bëhej punë sepse nuk merrej njeri me rishikimin e buxhetit. Unë dhe drejtoresha e doganave jemi dy punonjëse të Ministrisë së Financave si cdo punonjëse tjetër e kësaj ministrie.

Meqenëse kam respekt për punën e paraardhësve, lexoj shumë edhe materialet e bëra dikur nga Ministria e Financave sepse jo gjithkush edhe keq, nga kushdo mund të mësojmë dicka të mirë.

Cfarë keni mësuar nga administrata paraardhëse?

Unë kam mësuar shumë qysh nga momenti që kam hyrë në administratën tatimore sepse kam preferuar ta di punën vetë, të ulem, të mësoj, të studioj cdo ligj pavarësisht se ne jemi ligjzbatues dhe jo ligjvënës, ne jemi të detyruar të aplikojmë dhe zbatojmë politikat fiskale të cilat përcaktohen nga Ministria e Financave dhe Qeveria. Ajo që kam mësuar nga administrata tatimore është që administrata ka pasur atëherë dhe ka edhe tani njerëz shumë të mirë, njerëz të ndershëm e të përgjegjshëm, ka individë që kanë qenë në nivel inspektori dhe sot janë promovuar pasi kanë mbi 15 vjet që kontribuojnë në administratën tatimore. Unë nuk vuaj nga asnjë kompleks partiak që nuk duhet të vlerësohen njerëzit.

Nuk ke komplekse partiake? Nuk je e majtë?

Unë jam shumë e majtë por kjo nuk do të thotë se jam e politizuar në punë. Unë mora një detyrë që nuk e mora për socialistët, unë e mora këtë detyrë për të bërë një sistem të mirë për të gjithë shqiptarët, socialistë apo demokratë qofshin.

Jeni duke bërë një sistem të mirë për shqiptarët? Sepse shqiptarët janë të pakënaqur, kanë frikë.

Sepse kur bëhet fjalë të paguash taksat nuk është asnjëherë dicka e mirë pasi kujdo do i pëlqente që ato para t’i mbante në xhepin e vet dhe jo t’i paguante shtetit, por nuk duhet të harrojmë dicka. Ne jemi qytetarë të këtij vendi që do shkojmë në spital, ju keni një vajzë ndërsa unë kam një nip që do e coj në shkollë, ne jemi qytarë të këtij vendi që ecim në rrugë dhe duam rrugë të mira e lulishte, duam spitale, duam ngrohje dhe ky investim sot duhet kuptuar si një pagesë për një të mirë të mëvonshme që është po e mira e këtyre qytetarëve. Jam dakord që për sa kohë paguhen taksa, t’i kërkohet llogari qeverisë për cdo cent të shpenzuar mbi ato taksa. Nuk kam parë qeveri të cilës i kërkohet llogari më shumë sesa qeverisë rama, po kërkohet llogari e po jepet përgjigje, ka transparencë për gjithçka dhe prapë vazhdojmë të palodhur të japim llogari dhe madje e kemi për detyrë. Por ndoshta do ishte mirë që jo gjithcka të reflektohet e zezë, media nuk duhet të tregojë gjithmone, vetëm rastet negative, të thuhet edhe ajo që është pozitive.

Mirëpo ti gjithsesi nuk përgjigjesh , pavarësisht se të kanë sulmuar shumë.

Më kanë sulmuar shumë keq dhe me keqardhje e shoh këtë gjë. Ndoshta ne jemi shoqëri maskiliste.

Sulmoheni se jeni grua?

Unë mendoj që absolutisht po, e besoj shumë fort.

Ti drejton si një grua?

Unë drejtoj si titullare e një institucioni. Nuk ka rëndësi në je mashkull apo femër, kur je titullar institucioni ke vetëm një detyrë, të drejtosh me përgjegjshmëri dhe ndershmëri. Për mua kjo është e rëndësishme dhe jo nëse je mashkull apo femër, por, mesa duket, kur je femër, kur je në këtë moshë njerëzit e kanë më të thjesht të mendojnë gjënë e keqe, njerëzit e kanë më të thjesht të mendojnë se mori një vend të pamerituar që nga arkëtare u bë drejtoreshë. Se ku qëndron turpi pse unë kam filluar si arkëtare, nuk e kuptoj ende. Nuk e kuptoj pse duhet të kem turp që unë e fillova punën time në sistemin bankar nga niveli i parë dhe dalëngadalë i ngrita të gjitha shkallët me zotësinë time. Kam dëgjuar në medie sikur kam mbaruar me mesatare 5. Unë kam mbaruar me rezultate të shkëlqyera Petro Nini Luarasin, kam mbaruar me mesatare 8 Fakultetin e Ekonomisë, një fakultet shumë i politizuar ku këta studentë sot duhet ta ngrenë zërin për politizimin e universiteteve. Unë u gjykova dhe paragjykova dhe tani, pas dy vjetësh, shoh që riciklohen foto e cdo gjë tjetër.

Keni foto të tjera?

Nuk e di nëse do riciklohet ndonjë foto tjetër, por nuk besoj se është mëkat që unë të kem foto, apo është mëkat që unë të kem një jetë tjetër që nuk është puna ime në administratë. Sigurisht mua më takon të kem një jetë shumë korrekte edhe jashtë administratës, është një detyrim i pozicionit të punës por edhe ndaj qytetarëve, por kushdo duhet të jetë i lirshëm të pijë kafe me cilindo apo të drekoj në një restorant me prindërit etj.

Meqenëse të kanë sulmuar si grua, a të kanë mbrojtur gratë si grua?

Kjo është një cështje tjetër. E dëgjoj shumë cështjen e barazisë gjinore, Kryeministria Rama ka marrë shumë gra në qeveri sepse e ka kuptuar që femra janë më të dhembshura, janë më të përgjegjshme, femra është nënë, femra është pjesa më e mirë e familjes. Unë nuk kam ende fëmijë por kur mendoj familjen, mendoj dhe adhuroj nënën time e cila nuk u lodh kurrë për asgjë. Por me keqardhje vërej se cdo gjë mbetet tek pjesa e fasadës.

Ti je fyer me sulmet. A ke menduar ndonjëherë të japësh dorëheqjen?

Shumë herë, por ekonomistët gjithmonë në fund shohin koston, a ia vlen kostoja?! Kjo është një kosto shumë e lartë por ia vlen.

Ia vlen se doni të hyni në politikë.

Jo, absolutisht, nuk e preferoj pjesën e politikës për momentin.

Cila është pritshmëria juaj në fund të detyrës si drejtoreshë e tatimeve?

Unë nuk e mendoj fundin, por mendoj të bëj sa më shpejt reformat që duhen bërë sa më shpejt në administratën tatimore. Ne kemi marrë vlerësimet maksimale si nga BE, FMN dhe Banka Botërore. Kemi për të implementuar deri në fund të dhjetorit dy reforma shumë të rëndësishme. Njëra është reformë e pjesës sonë të teknologjisë, që për herë të parë krijojmë hartën dixhitale të biznesit në Shqipëri, pa nuk do ketë letra që humbasin, që grisen dhe bëhen pjesë të korrupsionit sepse taksapaguesi do ta shohë cdo gjë në tabletë apo telefon. Kemi edhe një reformë tjetër shumë të rëndësishme që është reforma organizative. Ne do bëjmë një ndryshim thelbësor të kësaj administrate. Pjesa e inspektorëve të terrenit do të shkrihet e gjitha në të gjithë territorin e shqipërisë dhe do të jetë thjesht një strukturë në Drejtori të përgjithshme e cila do lëvizë vetëm me urdhër të analizës së riskut dhe do ketë subjekte të mirëpërcaktuara të cilat kanë dalë në risk për një arsye apo tjetrën dhe monitorimi i xhirove dhe i kasës do të bëhet pikërisht nga kjo analizë risku. Deri në fund të vitit 2016 dua të përmbyllim të gjithë sistemin e administratës tatimore me informacione nga shumë institucione të tjera. Ne, për herë të parë, fillojmë në fund të nëntorit ankandin për pjesën e debitorëve, një procedurë që nuk është bërë kurrë më parë dhe këto janë debitorë të administratës tatimore, biznese dhe biznesmenë që vazhdojnë të qarkullojnë me makina të bukura, por që në administratën tatimore nuk paguajnë detyrimet.

Biznese të mëdha?

Absolutisht ato.

Të tipit? Njerëz të njihur, njerëz të medies, etj.

Të gjithë, unë nuk i ndaj. Biznesi i madh, qysh nga tetori i vitit 2013, ka 150 milionë euro që ka detyrim për t’ia dhënë administratës tatimore në prokurori.

Alpet ishte çështja juaj?

Po, është çështje që e kemi referuar ne në prokurori.

Nuk është se Alpet ishte u lidhur me  qeverine  Berisha dhe meqë iku Berisha, iku edhe Alpet me të siç ndodh shpesh me kompanitë ajrore apo të naftës?

Hetimet do flasin shumë. Nuk preferoj të flas për çështjet e prokurorisë por ne kemi referuar shumë dosje me emra të njohur e të panjohur, por për mua nuk është e rëndësishme kjo sesa fakti që këto biznesmenë vjedhin taksat e popullit shqiptar dhe ne duhet të jemi të gjithë të barabartë përpara ligjit.

Nuk e ke problem të përplasesh? Nuk të marrin në telefon të të kërkojnë?

Jo, absolutisht.

Kryeministri Rama nuk të kërkon?

Absolutisht jo.

Dhoma Amerikane e Tregtisë ankohet për punën tuaj, thotë që në asnjë vend të botës nuk të fusin në burg pse nuk jep kuponin tatimor.

Dhoma Amerikane e Tregtisë e ka shumë gabim. Shprehja “death and taxes” nga Amerika vjen.

Po mirë, Dhoma Amerikane e Tregtisë e ka gabim, Bankers e ka gabim. Mos ndoshta investitorët e huaj do largohen në këtë mënyrë?

Në qoftë se investitorët e huaj largohen se administrata pas 15 vjetësh vendosi të bëjë detyrën, kjo është vendimmarrje e biznesit dhe jo e imja. Bankers Petrolium është një nga kompanitë që ka fitim jofiskal të deklaruar, listuar në bursën e Kanadasë, me një rritje aksionesh me një vlerë të konsiderueshme por që gjithmonë kishte një humbje fiskale në Shqipëri. Për herë të parë u vendos të auditohej. Sipas administratës tatimore kjo kompani ka një detyrim që duhet t’ia paguaje administratës, kompania iu është drejtuar gjykatës dhe arbitrazhit, ne jemi në pritje të përfundimit të këtij arbitrazhi dhe kësaj vendimmarrje dhe më pas do vazhdojmë me auditivit e të gjitha viteve. Mendoj se ajo pasuri atje është pasuri e jona dhe e askujt tjetër.

Marrë me shkurtime

17 komente në “INTERVISTA/ Briseida Shehaj: Biznesmenët me makina të bukura, 150 milion euro borxh tatimeve”

  1. nini says:

    znj Shehaj ,treguesit e punes tuaj dhe transpartenca ,jane mates te veprimtarise suaj si drejtoresh e tatimeve . Kritikat se je femer dhe prandaj te behen ,nuk shkon ,perkundrazi ne Shqiperi. ,kur nje femer ka sukses ,ka dhe suport te madhe ne popull . Kritikat vine ,kur ka pa aftesi ,kur nuk realizohet plani i te ardhurave per bisnesin ,kur ka diferencime ne kontrolle ,kur tatimoret qe sherbyen dhe me pare qe kane rrjepur bisneset ,akoma vazhdojne avazin e tjer ,kur kompani te medha nuk paguajne detyrimet dhe vazhdojne aktivitetin . E fundit nuk the se si erdhe ne krye te nje organeve kryesore te financave shqiptare ,duke mos pasur nje karriere te njohur dhe te sukseseshme ,apo dhe ti je produkt I miqsive si eshte ndertuar gjithe paria e qeverise Rama ?

  2. habija says:

    Po ju cfare beni moj direktoreshe nderkohe qe i dini se kush jane kete bicim biznesmenesh e cfare pasurie posedojne,Apo mastruboheni kolektivisht.

  3. miri says:

    sekuestro….car pret

  4. Aldo says:

    Po pra futni ne burg keta bisnesmene me makina te bukur qe nuk paguajne detyrimet..jo kepucaret se na hapet barkun…

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Brravo..

  6. Lili says:

    150 million borxh iu paskan?Cfare veprimi pra keni marr per ato borxh?prédit magyar sa te bije bari apo sekestro sa ma shpejt?

  7. Pallatet Agimi says:

    Kejo ka thene se “ka besim se ky vend behet”, njesoj sic thote “i madhi”. Mire, dakort, por problemi eshte se vete ky vend edhte e sigurt se me keta monstra jo vetem nuk behet, por shkon ne gremine, ne grope. Dhe jo se eshte femer, por eshte thjesht e paafte, e papergjegjeshme per detyren qe ka. Puna behet per dite e jo nje here ne vit, sidomos kejo natyre pune. Me rezultatet qe ka, ne vendet serioze kejo aguridhe e kishte vendin ne…burg. Sepse kur e pranon detyren ose refuzon shifrat, ose ne se i mer, o je hajdute o bashkejeton me hajduterine. E c’ti besh kur mbi te mvaren cadra idjote si mburoja pathollogjike e kryeministrit, qe haron se eshte aty per te administtuar vendin e jo per “gocat e cunat e mire”. Turp, por mbi te gjitha dem i madh.

  8. alkeo says:

    po si mundet qe rudina nuk po pyet per realizimin e te ardhurave tatimore dhe pse eshte shtuar barra fiskale? pyetje per rimelin dhe buzekuqin? kjo eshte gazetaria dhe kjo eshte performance.PIKAAA!!!!

  9. Bankieri says:

    Kjo laraske nga mente ka qene per tu proceduar penalisht qe kur punonte Pergj Arkes ne nje banke bullgare fantazme te nivelit te dyte. Urdheronte njeren prej varteseve te saj te bente nje veprim fiktiv duke bere hyrje nje sasi te madhe valute nga nje biznesmen (pa e pasur fizikisht kete sasi valute) dhe ta bente dalje menjehere (terheqje e menjhershme). Dhe kur vartesja nuk pranoi ne menyre kategorike kjo monster ju versul me sharje dhe ofendime duke i thene do te bej te mos shkelesh me asnje dite ne kete banke. Vartesja paraqiti doreheqjen e parevokueshme dhe kjo shembelltyre e papergjegjshmerise dhe arrogances u emerua nga Rilindasit ne krye te Tatimeve. Turp e faqja e zeze.

  10. POP says:

    shehaj ka shume te drejte ne gjithcka thote. nuk e di nese e ka arrire planin por di qe reforma ne ekonomi per formalizimin eshte nje perle e vertete nje e mire kombetare kur te gjithe shqiptaret me ne fund duhet te jene te barabarte jo te fitoje hajduti ne kurriz te te ndershmit dhe intelektualit.

  11. KUPONI says:

    Po ca e ka emrin kjo Briseida apo Brisida se dhe vete e natarron kjo?

  12. Eli says:

    Vetem ka genjyer. Plani nuk realizohet ndonese taksat jane rritur. Profesionalizmi pertoke. Profesionistet i hoqi ose po japin doreheqje. Tmerr

  13. ILIRIA says:

    Po ju si istitucione shteterore kur i dini te gjitha keto pse merreni me bisnesin e vogel dhe te mesem qe mezi mbajne familjet qe kane punesuar me buken e gojes ndersa keta qe kane vjedhur gjithe pasurit kombetare me tendera e me kredira te majme pa paguar tatime dhe taksa dhe kane edhe avjone privat se kush pyet per makina lluksoze ju rini e beni sehire sa te falimentojne gjithe shtetin si ato 35 firmat qe kane gjithe kredite e bankave dhe kane falimentuar dhe ju kerkoni para nga tatimpaguesit e ndershem. TURP TURP TURP per RILINDJEN qe do te vendoste drejtesi dhe shtet ligjor por po e filloni se prapthi nga me te pa mbrojturit dhe me te ndershmit ndersa atyre qe ju takon po ju beni karshillek se nuk jua mban se trembeni se ju rezojne nga pushteti.

    1. Ermal says:

      Mjaft folet dokrra. Kjo pra eshte qasja ndryshe e tatimoreve, i jepet mundesi tjetrit te shlyej borxhet me keste. Ai biznesmeni i madh ka mbi 100 punonjes = 100 familje qe u jep rrogen çdo muaj. Nese i konfiskohet biznesi ato 100 familje x 4 persona perfundojne ne rruge duje u bere barre per shtetin dhe shoqerine. Po ka edhe nja 10 milion Euro hua neper banka, qe nese arrestohet mund te tronditet edhe sistemi bankar qe mund te prek ty dhe mua direkte.
      Ndersa borxhi aty i mbetet, sepse tatimet asetet fizike i kane per kolateral konfiskimi per diten me te keqe nese vendos te zhduket. Arrestohet ai qe vjedh e jo ai qe s’ka mundesi per te paguar. Kaq arrini ta kuptoni?
      Ndersa kepucari dhe berberi nuk arrestohet per kasen apo kuponin, por gjobitet. Arrestohet nese kundershton dhe godet inspektoret tatimore ne detyre dhe eshte nje ndalim i drejte. Biznesi i vogel me xhiro deri ne 2,000,000 lek te reja ne vit eshte aq i paditur sa preferon te rrezikoje gjoba 50 dhe 100 mije lekshe e rri gjithe kohes me frike se mos vijne tatimoret per kuponin, nderkohe qe ne vit u eshte kerkuar te paguajne tatim 25,000 Lek dhe nga 2016-a do u hiqet fare dhe ky tatim. Pse duhen toleruar pa u ndeshkuar keta njerez kur u jane ofruar gjithe lehtesite e mundshme per te bere biznes, por refuzojne te sillen normale duke sfiduar çdo ligj dhe institucion?

  14. Dmth nqs bredhin me qerre e jo me benza luksoze nuk ka prob qe jane borxhlinj, keshtu i bie me llogjien e pjeshkes. Po ca na plasi trapi ne me ca bredhin, akoma nuk bredhin me avion apo karroc me kushinjeta. Gjej menyren te mbledhesh borxhin pa falimentuar bizneset, per ket pune je aty. Se te paguajm me taksat tona qe te mbledhesh taksat nga tatimet dhe doganat jo te behesh si kukull vitrine. Bibë.

  15. Era1 says:

    Zonja…ABSOLUTISHT.

  16. goni says:

    Cfar eshte kjo kinkaleri qe flet sikur nuk jeton ketu. Kjo drejtoresh nuk paska nje plan per te ardhmen . Gjynah qe se marrin per reklam

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje