Kriza e refugjatëve dhe mbyllja e kufijve/ Merkel paralajmëron luftë të re në Ballkan

3 Nëntor 2015, 13:13Rajoni TEMA

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar se mbyllja e kufijve në Evropë do të shkaktonte një konflikt të armatosur në Ballkan.

Këtë deklaratë, Merkel e ka bërë gjatë një konference në Darmstad, ku theksoi se nëse Gjermania do të mbyllte kufirin e vet me Austrinë ky veprim, mund të çonte në një konflikt të ri në Ballkan, shkruan Spiegel.

Merkel tha se muri i ndërtuar nga Hungaria në kufirin e saj me Serbinë mund të çojë në përkeqësim mes shteteve në rajonin e Ballkanit, shumë prej të cilave janë të përfshira në luftëra të përgjakshme në vitet 1990.

Nuk po bëj një parashikim negativ, por thjesht dua të them se ndonjëherë gjërat ndodhin shumë më shpejt nga sa ne mendojmë: një zënkë kthehet shpejt në një akt dhune dhe një akt dhunë kthehet shpejt në diçka që askush nuk e dëshiron”, tha Merkel.

Kancelarja gjermane tha se një rritje e tensionit midis shteteve të Ballkanit është arsyeja që e çoi atë kohët e fundit për të thirrur një konferencë dhe për të diskutuar për rrugët e refugjatëve në rajon.

“Rreziku është se në qoftë se Gjermania mbyll kufirin e saj, atëherë këto vende do të bëjnë të njëjtën gjë”, vazhdoi më tej Merkel.

Merkel shtoi se ishte përgjegjësi e Gjermanisë, si shteti më i madh në BE, për të gjetur një zgjidhje për problemin, që nxit solidaritetin dhe jo ndarjen.

5 komente në “Kriza e refugjatëve dhe mbyllja e kufijve/ Merkel paralajmëron luftë të re në Ballkan”

  1. pirdh-pirdh says:

    Merkel eshte vete pjese e problemit me inkurajimet e saj per refugjate

  2. tr says:

    Sa mire qe po ja u merr Hakun LIBIA DHE TURQIA ,DUKE JA MBUSHUR PLOT EUROPEN ME JEVGJITE ,KRUJENI PRAP ME TURQINE . DO TE MBUSHET EUROPA PLOT E PERPLOT . ZOTIN PO JA U LUAJNE ,SE KURVA EUROPE ESHTE SHKAKETARE E LUFTRAVE NE LIBI DHE SIRI .TANI MBAJINI ME SHENDET .HA HA HA .

    1. le says:

      Mos qesh aq shum e gezo para kohe se sa te stabilizohet i kthejne prap tek e semes, mos qaj shum hallin e gjermanis po te shqipris qe po ju mbulon turku e arabi.

      1. zz says:

        Ku jane keto turq e arab qe po na mbulojn ne shqiptareve ore SHURRTORE e Janulles apo o burra te bejm propagande ore gjakdhjere 300 mos i qaj hallin shqiptareve por shiko jevgjitet e tu te dashur qe po nuk ulen kurrizin i ti shtrohen punes do tju tredhin sic ju trodhi dikur turku apo sic po ju tredh ne Qipro

      2. .... says:

        Ik ore zagare sufllaqesh po na tregon ti turkun e arabin ku ka me turq e arab se jeni ju kopilat e Janulles hidhi nje sy Greqise pastaj hajde e na hap barkun me komente hajvanesh si ky i yti palle kkkkk

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje